“E mbaj flamurin kudo” – Spahiu deklarohet pas takimit me Gjuriq në Beograd

Analisti Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq gjatë një konference në Beograd, shkruan Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu.

Ai ka deklaruar se me Gjuriq njihen më shumë se 10 vite.

Ai ka treguar se me ministrin kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoj në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbajë në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu./teve1

Moment tensioni në Tiranë: Ergodani e ‘kap’ Macronin nga gishti, nuk e lëshon

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka sajuar një “kurth” për t’i kapur njërin prej gishtave homologut të tij francez, Emmanuel Macron, gjatë një shtrëngimi duarsh.

Momenti në fjalë ndodhi pasi presidenti francez ofroi dorën me pëllëmbën poshtë, në një gjest të dukshëm dominues.

Erdogan, nga ana tjetër, u përgjigj duke ‘kapur’ njërin nga gishtat e homologut të tij dhe duke e mbajtur atë për disa sekonda shumë të gjata, duke injoruar të gjitha përpjekjet e Macron për t’u çliruar.

Presidenti francez Emmanuel Macron u përpoq të krijonte epërsi psikologjike duke vendosur dorën e tij mbi dorën e Presidentit Erdogan.

Presidenti Erdogan ia mbajti gishtin Macronit për sekonda dhe nuk e lëshoi.

Pamje:

Dy tërmete në Maqedoninë e Veriut

Mëngjesin e së dielës, rreth orës 05:07 dhe 05:16, janë regjistruar dy tërmete në Maqedoninë e Veriut, me epiqendra në rajonin Peshteni – Ohër – Strugë, afërsisht 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik në Shkup, magnituda e tërmeteve ishte ML3.4 dhe ML2.3.

“Sipas të dhënave të deritanishme të cilat disponon observatori, tërmeti i parë është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri më tani. Autoritetet janë duke monitoruar situatën.

Ramush Haradinaj në super formë, mëngjesin e së dielës e nis me vrap në Gërmi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur ta nisë mëngjesin e së dielës me aktivitet fizik në natyrë. Ai është parë duke vrapuar në parkun e Gërmisë, i veshur sportivisht dhe në formë të shkëlqyer fizike.

Fotografitë e publikuara nga vetë ai në rrjetet sociale, e tregojnë Haradinajn të përqendruar gjatë stërvitjes në natyrë, duke dëshmuar një stil jetese të shëndetshëm dhe disiplinë të lartë fizike.

Ky aktivitet i zakonshëm për Haradinajn, i cili shpeshherë ndan momente të ngjashme në rrjetet sociale, që sigurisht mbetet një shembull pozitiv i përkushtimit ndaj mirëqenies personale.

Kreu i AAK-së vazhdon të mbetet i angazhuar jo vetëm në skenën politike, por edhe në ruajtjen e një forme të admirueshme fizike, shkruan Gazeta Imazhi.

POSTIMI I PLOTË:

Detaje nga aksidenti tragjik në Prizren: Vetura bie nga 9 metra lartësi

Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Pouskë të Prizrenit, ka rezultuar fatal për 19-vjeçaren Dilge Nanovçe, e cila ishte në timon.

LEXO EDHE:

E rëndë: Kjo është 19-vjeçarja që humbi jetën në vetaksidentin tragjik në Pouskë të Prizrenit

 

Sipas burimeve të Sinjalit, Nanovçe po ngiste veturën Opel Astra me targa vendore, pa patentë shoferi dhe pa përvojë në vozitje. Ajo po udhëtonte në rrugën Pouskë-Opojë, kur në një kthesë të mprehtë prej 180°, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi automjetin.

Vetura doli nga rruga në anën e djathtë dhe u rrokullis nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke përfunduar në një pjesë të thepisur të terrenit. Ajo u shkatërrua totalisht nga përplasja, ndërsa tre personat brenda saj u bllokuan në automjetin e rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes intervenuan ekipet e zjarrfikësve për nxjerrjen e të lënduarve. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e vozitëses në vend, ndërsa dy pasagjerët që ishin me të, Fati Gashi, 27 vjeçar dhe Erdall Tumba, 25 vjeçar, u dërguan fillimisht në Spitalin e Prizrenit.Gashi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa Tumba, pas trajtimit fillestar, u transferua në QKUK për kujdes të avancuar.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Vdes një grua në QKUK

Ka vdekur gruaja që u akisdentua mbi një muaj më parë në Kllokot.

Akisdenti mes dy veturave që ndodhi më 12 prill të këtij viti, la të lënduar tre persona, derisa ditën e djeshme pasagjerja e njërës prej veturave vdiq.

Sipas policisë, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në QKUK, derisa tjetri është liruar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sulm i rëndë në Gjermani: Disa të plagosur rëndë

Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qendër të Bielefeldit, landa e Nordrhein-Westfalen në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave gjermane, një burrë ka sulmuar disa persona që po festonin para një bari, duke i plagosur disa prej tyre rëndë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka ngritur një komision hetimor për vrasje dhe është vënë në kërkim të agresorit.

Ai përshkruhet si një burrë me pamje mesdhetare, i gjatë rreth 1.65 deri 1.70 metra, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një xhaketë të markës “Northface” në ngjyrë blu ose të zezë. Dyshohet se mund të ketë plagë në fytyrë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të mundshëm për identifikimin e tij.

Përplasen dy helikopterë civilë në Finlandë, pesë të vdekur, mes tyre dy biznesmenë estonezë

Dy helikopterë janë përplasur me njëri tjetrin në Finlandë, duke lënë pas pesë të vdekur.

Sipas planeve të tyre përkatëse të fluturimit, një helikopter mbante tre persona. Dy prej viktimave ishin biznesmenë estonezë.

Mediat transmetojnë se helikopterët u ngritën nga Estonia. Shkaku i përplasjes, e cila ndodhi në perëndim të Helsinkit në mesditë, nuk është bërë ende publik.

Një dëshmitar okular i tha se pa njërin nga helikopterët të manovronte dhe të godiste helikopterin tjetër. “Njëri ra si gur, tjetri më ngadalë, nuk dëgjova asnjë zhurmë”, rrëfeu dëshmitari. /TCh/

Momenti i aksidentimit

 

 

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd, ja si e quan analistin

Analisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq.

Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu, ndërsa ka njoftuar edhe Gjuriqi.

“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq.

 

E rëndë: Kjo është 19-vjeçarja që humbi jetën në vetaksidentin tragjik në Pouskë të Prizrenit

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një aksident në orët e para të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit, ku një grua humbi jetën e dy të tjerë u lënduan.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë është Dilge Nanovçe, 19 vjeçare, shtetase turke me prejardhje nga Kosova.

E ndjera ishte duke e vozitur makinën në momentin kur e humbi kontrollin dhe u vetaksidentua.

E reja 19-vjeçare po udhëtonte me dy persona të tjerë kur vetura me të cilën po lëviznin pësoi vetaksident. Për fat të keq, ajo nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy personat e tjerë kanë pësuar lëndime – njëri rëndë dhe tjetri më lehtë.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe opinionin publik, ndërsa autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.