Kuvendi s’u konstituua, por selfie-ja u realizua – Edona Llalloshi pozon me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun

Këngëtarja dhe deputetja e njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ‘selfie’, ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.

Ndahet nga jeta Dr. Kujtim Bakiqi, shefi i Urgjencës në QKMF-në e Prizrenit

Dr. Kujtim Bakiqi, shef i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut e kanë bërë të ditur të afërmit e tij përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë shkruar:

“Te dashur miq dhe dhashamirë,

Me dhimbje të thellë ju njoftojme se më i dhashuri ynë, Dr KUJTIM BAKIQI, nderroji jetë sot në orët e hershme te mengjesit.

Shpirti i tije pushofte ne paqe.”

 

Krasniqi: Ndodhi një zhvillimi papranueshëm, deputetët e VV-së kërkuan që …

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se sot ndodhi një “zhvillimi i papranueshëm” në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.

“Zhvillimi papranueshëm. Deputetët e VV-së erdhën me vonesë dhe kërkuan që ta shkelin rregulloren. Ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Është e papranueshme të bëhet një kërkesë e tillë. Kjo tregon që vullneti i tyre s’është për të tentuar për të bërë lëvizje. Për keqardhje kjo mungesë totale e përgjegjësisë para qytetarëve”.

Ndahet nga jeta profesori i njohur

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Naser Kamberi, një ndër emrat më të njohur në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në vendin tonë. Ai njihej për përkushtimin ndaj dijes dhe ndikimin e madh në formimin e gjeneratave të reja.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Naser Kamberit – profesor i shquar, studiues i palodhshëm dhe figurë e rëndësishme e arsimit dhe shkencës në vendin tonë… Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

UBT thekson se Kamberi ishte një nga bashkëpunëtorët më të përkushtuar që nga fillimet e programeve akademike të institucionit dhe se kontributi i tij do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive.

“Humbja e tij është një boshllëk i madh për të gjithë ne, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe një frymëzim i përhershëm.”

Varrimi i profesorit bëhet sot në varrezat e fshatit Zhunicë, në Preshevë.

Para seancës Kurti fton në kafe komunitetet joshumicë, i mungojnë dy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim informal me përfaqësues të komuniteteve joshumicë para seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, e cila pritej të nisë në orën 10:30.

Kjo është tentativa e 17-të për ta konstituuar Kuvendin, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme në javët e fundit.

Takimi me kafe është mbajtur në një atmosferë të qetë, mirëpo është vërejtur mungesa e dy deputetëve: Duda Balje dhe Veton Berisha, të cilët nuk morën pjesë në këtë takim joformal.

Nuk dihet nëse mungesa e tyre është e lidhur me zhvillimet politike të fundit.

A po ndryshon emri për kryeparlamentar? Ja çfarë u konfirmua sot nga VV-ja

Sot nga ora 10:30 do të bëhet tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit.

Arben Vitia, deputeti i LVV-së, ka thënë se nuk pret se do të ndryshojë kandidati për kryeparlamentar.

“Jo, në asnjë mënyrë. Po presim përgjigje edhe gjykata kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë as forma e votimit”, tha Vitia.

Ai tha se konstitutimi i Kuvendit “natyrisht se është urgjent”.

Treni përplaset me një veturë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Qikatovë të komunës së Drenasit, ku një tren është përplasur me një veturë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacion rreth këtij rasti dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Vjosa Osmani feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi Presidentja e Kosovës

Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo sot feston ditëlindjen e 43-të. Osmani u zgjodh si e para e shtetit më 22 mars 2021.

Ajo ka shërbyer edhe si shefe e kabinetit të presidentit të Kosovës, në kohën e Fatmir Sejdiut nga viti 2006 deri në 2010-të.

Osmani është profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Vjosa Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë. Është e martuar dhe i ka dy vajza.

Këto vende do të jenë pa rrymë të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të shtunën, më 17.05.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete të Prishtinës do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas lokaliteteve në kryeqytet:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërpritet:

TS 10/0.4kV Rezervoari 2 (kodi: 11000079088) nga ora 10:00 deri 15:00.

Vendet:Lagjja e Spitalit te Spitali Turk.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, energjizimi i daljes së re dhe kalimi i konsumatorëve në rrjetin e ri.

***

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/20 kV Prishtina I do të ndërpritet:

LP 10kV J04 Dalja F.K nr 12 (kodi: 10012183)  nga ora 08:00 deri 12:00.

Vendet:Rr. Prishtinë- Fushë Kosovë, Zona Industriale.

Arsyeja: Krijimi i sistemit Hyrje- Dalje i TS-it sipas PEE.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërpritet:

LP 10kV J05 Radavci (kodi: 50000004)  nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe  dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë

Vërejtje! Dalja ka BRRE

Prizren

Punime në projekte investive

1.

Në TS 110/35/10 kV Theranda

Nga dalja 10 kV Shpenadija do të ndërpriten TS-at në stabilment dhe pa tension mbesin:

TS 10/04[kV] Caparc I (kodi: 32000023001) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Shpenadia 1 (kodi: 32000023002) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Shpenadia 2 (kodi: 32000023003) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Velezha 1 (kodi: 32000023007) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Velezha 2 (kodi: 32000023008) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Smaqi (kodi: 32000023010) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Trepetnica (kodi: 32000023011) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Caparce 2 (kodi: 32000023012) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Ferma e Viçave-Vesi Rexhaj-Korishë (kodi: 32000023014) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] ARTI FRUIT”LLC (kodi: 32000023018) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Trepetica, Shpendija, Smaqi , Velezha, Caparci dhe Korisha.

Arsyeja: Punime në rrjet  në projekte investive.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Mushtishti (kodi: 32000002) nga ora 08:00  deri 17:00 .

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Projekte Investive, ndërrimi i trafove, ndrërimi i ndarësave, ndërrimi i izolatorëve, energjizimi i rrjetit të ri ajror, ngritja e shtyllave nën tension, si dhe punime tjetra elektrike në kuadër të Lot 13-Mushtisht.

Ferizaj

Punime në projekte investive

1.

Nga TTS 35/10kV Ferizaj III do të ndërpritet:

Dalja 10kV Gaçkës (kodi: 40042002)  nga ora 09:00 deri 15:00.

Vendet: Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë,Bajnicë,Semaj,Prushaj,Sllatina dhe bizneset private.

Arsyeja: Projekte investive, punime në lartpërçues.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] J08 Qytet e Fshatra (kodi: 73000003)  nga ora 08:00 deri 18:00.

Vendet: Gjykata e Re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Smrekonica, Pasoma, Tërllabuqi dhe Pompat Sllatinë.

Arsyeja: punime sipas projektit investiv. Rregullimi i stabilimentit elektroenergjetik ne bazë të vërejtjes së dhënë në Pasoma.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005) nga ora 09:00 deri 18:00.

Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërçinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë dhe Smaq (një pjesë),

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i rrjetit tr ri në LP Bistazhini dhe kalimi i trafove Marmulli ,LP Ura e Terezive!

2.

Nga TS 110/10 kV Gjakova 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Ura e Terezive (kodi: 81000004)  nga ora 09:00 deri 11:00.

Vendet: fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj Kushavec, Muhadër, Pnish, Rogovë, Smaq dhe  Ujëz.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i rrjetit tr ri nr LP Bistazhini dhe kalimi i trafove Marmulli, LP Ura e Terezive.

Trump: SHBA duhet ta marrë Gazën dhe…

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rripi i Gazës duhet të kthehet në atë që ai e quajti një “zonë e lirë” e kontrolluar nga SHBA, megjithëse specifikat në propozimin e tij mbeten të paqarta.

“Unë kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira, bëjeni atë një zonë të lirë, lërini Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjnë atë vetëm një zonë lirie. Keni një zonë të vërtetë lirie, sepse duket se Gazës, çdo herë, çdo 10 vjet, i ndodh dhe më shumë se kaq”, tha Trump.

“Në të vërtetë ndodh gjatë gjithë kohës. Nuk zgjidhet problemi i Gazës”, shtoi ai.

Trump tha se “nëse është e nevojshme, mendon se do të ishte krenar që SHBA ta marrë atë dhe ta bëjë një zonë të lirë”, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

“Lërini disa gjëra të mira të ndodhin. Vendosini njerëzit në shtëpi ku ata mund të jenë të sigurt”, vazhdoi presidenti amerikan.

Ndryshe, Trump së pari paraqiti propozimin e tij që SHBA të merrte pronësinë e Gazës në shkurt.

Plani u kundërshtua gjerësisht nga kombet në mbarë botën, por ai ka vazhduar ta përsërisë atë gjatë tre muajve të fundit.

Megjithatë, përshkrimi i tij i “zonës së lirisë” është i ri.

Detajet se çfarë do të sillte kjo mbeten të pakta pasi presidenti nuk dha hollësi të tjera.