Takimi Ukrainë-Rusi në Turqi mbyllet – çfarë u vendos?

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar agjencinë Reuters se janë përmbyllur bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura sot.

Këto ishin bisedimet e para direkte që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë.

Sipas Reuters, diplomatët ukrainas kanë reaguar menjëherë pas takimit, duke thënë se kërkesat e Rusisë janë jorealiste dhe shumë larg nga ato që janë diskutuar më parë në tryezën diplomatike.

Përmbajtja e plotë e diskutimeve ende nuk është bërë publike, por palët duket se mbeten larg një marrëveshjeje të mundshme.

Ndahet nga jeta gruaja e ish-kryeministrit

Ka ndërruar jetë Dragica Çeku, gruaja e ish-kryeministrit Agim Çeku, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rohde për ngërçin politik, kritikon pozitën: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.

Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box, diplomati gjerman u pyet nga Klan Kosova se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Në këtë event morën pjesë një ekip kick-boxi nga Ambasada gjermane, ajo austriake si dhe nga ajo zvicerane.

Ulja e temperaturave/ Bora “sfidon” verën edhe në Shqipëri, ‘zbardhen’ këto vende

Edhe pse ndodhemi në mesin e muajit maj dhe në prag të stinës së verës, reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të premte në qarkun e Shkodrës.

Mëngjesin e sotëm, bora ka zbardhur Qafën e Thorës në Theth si dhe fshatrat Lëpushë dhe Vermosh, në njësinë administrative të Kelmendit, Malësi e Madhe.

Krahas reshjeve të dëborës në zonat malore, në të gjithë qarkun raportohen ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në qytetet kryesore kanë mbizotëruar reshjet e shiut.

Ky ndryshim i papritur i motit vjen në një periudhë kur zakonisht priten temperatura më të larta dhe kushte më të favorshme klimatike për sezonin turistik që po afron.

Rama pret kryeministren Italiane në gjunjë – momenti që po bën xhiron e rrjetit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Ajo është pritur nga nikoqiri, Kryeministri Edi Rama, në një mënyrë të veçantë. Ndryshe nga të gjithë liderët e tjerë, Rama e ka pritur Melonin në gjunjë.

Ky veprim i Kryeministrit Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Bora surprizon në maj – shtresat e bardha mbulojnë edhe këtë pjesë të Kosovës

Ndërsa pranvera ka hyrë në mesin e saj, reshjet e borës kanë rikthyer pamjet dimërore në bjeshkët e Rugovës.

Pamje të siguruara nga terreni tregojnë zona malore të mbuluara nga bora, një dukuri e pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Edhe rruga që lidh Pejën me Rozhajën është mbuluar nga shtresa e bores, si pasojë e reshjeve të pazakonta për këtë peri udhe të vitit.

Rruga Pejë-RozhajëStankaj-Rugovë

Rugovë

Tronditje në Tiranë: Një grua gjendet pa jetë në makinë, dyshohet vet’vrasje

Një grua është gjetur e pajetë brenda një automjeti në zonë e Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Sipas policisë, 38-vjeçarja është vetëvrarë brenda një makine tip Volvo, të parkuar në sheshpushimin poshtë pallatit.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit kur është gjetur nga policia që është lajmëruar nga motra e 38-vjeçares.

Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.

Deputeti i PDK-së takon Richard Grenell në SHBA – përshëndesin me simbolin e njohur si “gishti i Thaçit”

Deputeti nga Mitrovica, Artan Behrami, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Behrami ka ndarë një fotografi me ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, të cilin e ka përshkruar si “mbështetës të madh të Kosovës dhe luftëtar të palëkundur për drejtësi”.

Në fotografi, Behrami dhe Grenell shihen duke bërë përshëndetjen simbolike me një gisht – një gjest që në diskursin publik shpesh identifikohet me ish presidentin e të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky fshat i Kosovës mbulohet nga bora në mes të majit

Tani jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Pamjet nga terreni tregojnë shtresa dëbore mbi tokë, ndonëse pranvera është në kulmin e saj.

Reshjet e borës në këtë periudhë janë të pazakonta për këtë rajon, por jo të paprecedentë në lartësitë malore, ku temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta.

Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë disa zona malore të Kosovës, duke sjellë reshje të shiut dhe rënie të temperaturave.

 

Këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtina

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

TS 35/10kV Prishtina II do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Spitali kodi: 10010001) nga ora 09:00 deri 11:00.

Vendet: Enti Higjenik, Spitali Amerikan dhe Forenzika TMK-1.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, duhet të bëhet fazimi me J16 QKUK me J04 Spitali për shkak të zëvendësimit të kabllove me vaj.

Punime në projekte investive

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:

LP 10kV J13 Fabrika e kasetave (kodi: 19000039) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret dhe Busia Petroll

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformatorit Trafo Maksi!- Ndërrimi i kthinave Gorenje!

Punime nga KOSTT-i

Nga NS 110/35/10kV Prishtina 1 do të ndërpritet:

TR2 110/35 KV (H08,H09 dhe H10) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV te NS 35/10 kv Prishtina I (100121)dhe daljet 10 kv ne NS 35/10 kv Fushe Kosova II (100122)nga ora 00:40 deri 00:50.

Vendet: Magjistrala Prishtinë-F.Kosovë,Interex,Universiteti AAB,Euro Medi,Al Trade Center,Shtypshkronja Dinor,NNT Model Sllovenia 1. Bercom, Europrint, Semitronix, rr. Hamdi Grajqevci, Objekte ne rr.Dardania banesa të Tregtisë, disa objekte në rrugën Enver Maloku. Rr Prishtine -Fushë -Kosovë, Zona industrial, NNT “Model Slovenia” -Lulzim Tafa, Hilmi Ymeri 1, Nexhmedin Bajrami, N.P.P Arditi. Rr. Hajrullah Zymi, CIMA SH.P.K.Bali Kabashi, Mentor Beqiri”MAB”SH.P.K, Model Sllovenia-Zyrja e Model Sllovenis, Rexhep Hajdari-Fshati Trojë, Rr. Molla E Kuqe, Besa Besë Ob.Kabashi Lok.1, Selim bislimi BB-HOME LL.F- 13F, Rr.Pajazit Islami, rr.Ismail Sllamniku, rr.28Nentori ( nje pjese). rr.Kontantin Kristoforidhi, rr.Rexhep Mala, rr.Vllezerit Gervalla, rr.Onorfi, rr.Bedri Pejani, Rr.Qerim Grajqevci. Britania Home,Model Sllovenia. Al Fest. Rr Nëna Terezë Princesha, rr Shefki Kuleta, Apollonia A/24 Lok, Dardania-alfest, .Xhemajl Mustafa OB NN “LDV “/7, : Rr. Sylejman Vokshi 3-1, Dardani , rr. 17 Shkurti , Dardania Kompleksi -Dino, 28 Maji Obj11-H2/37, Rr. Qamil Hoxha, Rr.Çajupi.

Arsyeja: Kthimi i furnizimit në gjendjen e mëparshme.

Peja

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/10kV Klina do të ndërpritet:

Dalja 10kV Gllareva (kodi: 52000009) nga ora 09:00 deri 12:00.

Vendet: Dresniku, shkolla, Benita Kompani, Gllareva1, Veselajt 2,3,4, Morinët 5 shkolla, Rixheva1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërxha, Çabiqi1,2 dhe 3, Gllarevë Antena e IPKO-s, Depo M. Jaha, Mirusha Transport dhe Lagjja Buzhala.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllës në TM, lokacioni Zabërxh (shtylla e aksidentuar).

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërpritet:

LP 10kV J25 Peçani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Peçan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël,Nishor,Kosterrc, Breshanc,Semetisht, Gurthyesi Destani Peçan,N.T.P.Kroni Bllacë,.Pompat e benzinës Bes co.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Nga NS 35/10[kV] Pirana do të ndërpritet:

LP 10kV J10 Randobrava (kodi: 30034010) nga ora 10:00 deri 15:00.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:

LP 10kV J09 Komogllava (kodi: 40000009) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Komogllava, Gërrlica, një pjesë e rrugës Magjistralja Ferizaj-Kaçanik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë

Nga NS 35/10[kV] Shtime do të ndërpritet:

LP 10kV J05 Rashinca (kodi: 41046001) prej orës 09:30 deri në ora 14:30.

Vendet:Fshatrat: Davidovc, Gjergjaj (Gjurkoc) (një pjesë), Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Punime nga pala e tretë

Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërpritet:

LP 10kV J21 Gadime (kodi: 41000013) nga ora 09:00 deri 15:00

Vendet: . Babushi i Muhaxherëve, Gadime e Ulët, Gadime e Lartë, Vrella dhe Plitkoviqi.

Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas ZT.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

Në TS 110/10[kV] Vushtrria 2

Nga Dalja 10 kV (TSB) Maxhunaj do të nderpritet drejtimi i Dumnicës në stabilimentin shpërndarës dhe pa tension do të mbesin këta TS-ë: nga ora 08:30 deri 16:00

1.TS 10/04[kV] Dumnicë e Ulët-1(Danovitë) (kodi: 73000011041)

2.TS 10/04[kV] Dumnicë e Ulët-1(Qokollt) (kodi: 73000011042)

3.TS 10/04[kV] Dumnicë e Ulët (Shkolla) (kodi: 73000011043)

4.TS 10/04[kV] Dumnicë e Ulët (Bekteshi) (kodi: 73000011044)

5.TS 10/04[kV] Dumnicë e Ulët (Zenovit) (kodi: 73000011045)

6.TS 10/04[kV] Dumnicë (Latifaj) (kodi: 73000011051)

7.TS 10/04[kV] TSSH dumnic L .Abazi (kodi: 73000011053)

8.TS 10/04[kV] Përballë KFOR-it (kodi: 73000011055)

9.TS 10/04[kV] Te Xhamia (kodi: 73000011056)

10.TS 10/04[kV] TS Naim Haradinaj (kodi: 73000011058)

11.TS 10/04[kV] TS Faton Syla (kodi: 73000011059)

Vendet: Dumnicë e Ulët,një pjesë e Maxhunajt.

Arsyeja: Projekte Investive, montimi i shtyllave t; reja, demontimi shtyllave të vjetra , si dhe energjizimi i pjesshëm i LP të ri për projektin LOT2 Mitrovica-Maxhunaj-22 MV1-02/701.