Momente jo të zakonshme nga Samiti i Tiranës, çfarë ndodhi mes Erdogani’t dhe Ramës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pasi ka mbërritur në Samitin e Tiranës i ka komentuar atletët kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në kuadër të samitit Erdogan ka ardhur i shoqëruar me një pjesë të kabinetit të tij.

Ndërkohë që gjatë takimit, Erdogan i ka tërhequr vëmendjen Ramës për atletet. Ndërsa më tej, Rama e ka shoqëruar deri në gjysmë të rrugës dhe më pas është kthyer.

Ndryshe, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot në Tiranë se bota ka nevojë për një arkitekturë të re të administrimit global për ta tejkaluar atë që ai e përshkroi si zbehje ndaj besimit në arenën ndërkombëtare.

Erdogan mbajti fjalim në seancën e parë plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë me pjesëmarrje të gjerë liderësh evropianë dhe të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

“Për ta tejkaluar zbehjen e besimit në arenën ndërkombëtare, kemi nevojë për ndërtimin e një arkitekture administruese globale të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, theksoi presidenti turk.

Nipi i tij u anëtarësua në “Guxo” tek Peci e Gërvalla, por ja si e komenton këtë Gani Geci

Dje dhe zyrtarisht kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Fatos Geci, djali i vëllait të Gani Gecit, i është bashkuar kësaj partie.

Në njoftimin për anëtarësimi, Gërvalla, Fatos Gecin e quajti “pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike”.

Madje ajo në detaje shkroi se Fatos Geci është djali i Halil Gecit, apo vëllait të madh të Gani Gecit.

“Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin institucionalist që e ka në asht, si pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, djali i vëllait të madh nga Shtatë Vëllezërit Geci. Fatos (Halil) Geci është në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e ekonomisë në UP “Hasan Prishtina” si dhe përfitues i tri bursave ndërkombëtare të studimeve doktorale në Cote d’Azur University në Francë. Ai ka disa vjet përvojë profesionale në sektorin e financave, duke u angazhuar në çështje që lidhen me analizën ekonomike, menaxhimin financiar dhe politikat zhvillimore” – ka shkruar Gërvalla.

E bashkimi i Fatos Gecit në “Listën Guxo” natyrisht se është i çuditshëm- duke pasur parasysh qëndrimet e ashpra e të vendosura që axha i tij, Gani Geci ka ndaj këtij subjekti politik, sidomos gjatë javëve të fundit.

E ky kalim i nipit të tij në Guxo vie pak ditë pasi ai publikisht deklaroi se po mundohen t’i përçajnë Gect, por se s’do t’ia arrijnë.

Gani Geci në një prononcim të shkurtër për lajmi.net për aderimin e nipit, Fatosit në partinë Guxo tha se nuk ka pse e komenton, pasi është bindje personale politike.

Ndryshe nga shumë komentime të tjera që Gani Geci nuk heziton t’i bëj, kësaj radhe e pa të udhës të mos flasë gjatë.

“Nuk merrem me këtë çështje është çështje personale ajo për secilin individ. Çka me komentu për çështje personale individuale – nuk ka rëndësi është çështje personale dhe bindje politike e secilit individ”, tha Geci për lajmi.net.

Dy muaj pasi ZRRE njoftoi se bizneset do të dalin në treg të hapur, Rizvanolli thotë se po bëhet me ligj të Isa Mustafës

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka publikuar një vendim të marrë në kohën e Qeverisë Mustafa të vitit 2015, duke thënë se ligji që parasheh liberalizimin e tregut është miratuar derisa Isa Mustafa ishte shef qeverie.

Këtë “argument” Rizvanolli e ka prezantuar rreth dy muaj pas njoftimit të ZRRE’së që bizneset duhet të gjejnë furnizues të rrymës në treg të hapur. Po ashtu në vend gjatë kësaj kohe është diskutuar shumë edhe ngritja e çmimit të energjisë për 16.1%.

“Ligji që parasheh liberalizimin e tregut, zbatimi i të cilit po kundërshtohet sot, është miratuar nga Qeveria Mustafa para gati 10 vitesh”, ka shkruar Rizvanolli.

Duke filluar nga 1 qershori, kompanitë e mëdha në Kosovë duhet t’i zgjedhin vetë furnizuesit e tyre me energji elektrike. Me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE), të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Si pjesë e Ligjit për energjinë elektrike, kjo masë nënkupton që bizneset duhet ta zgjedhin vetë furnizuesin e tyre me energji elektrike. Për këtë ishte paralajmëruar se mund të shkaktojë çrregullime ekonomike dhe rritje të çmimeve të produkteve.

 

 

Vdes babai i Hekuran Muratit

Ka ndërruar jetë Muhamet (Bislim) Murati, babai i ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Njoftimi për vdekjen e babait të ministrit e ka bërë një i afërm i tij.

Sipas njoftimit varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e Fshatit Kishnapolë.

Takimi Ukrainë-Rusi në Turqi mbyllet – çfarë u vendos?

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar agjencinë Reuters se janë përmbyllur bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura sot.

Këto ishin bisedimet e para direkte që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë.

Sipas Reuters, diplomatët ukrainas kanë reaguar menjëherë pas takimit, duke thënë se kërkesat e Rusisë janë jorealiste dhe shumë larg nga ato që janë diskutuar më parë në tryezën diplomatike.

Përmbajtja e plotë e diskutimeve ende nuk është bërë publike, por palët duket se mbeten larg një marrëveshjeje të mundshme.

Ndahet nga jeta gruaja e ish-kryeministrit

Ka ndërruar jetë Dragica Çeku, gruaja e ish-kryeministrit Agim Çeku, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rohde për ngërçin politik, kritikon pozitën: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.

Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box, diplomati gjerman u pyet nga Klan Kosova se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Në këtë event morën pjesë një ekip kick-boxi nga Ambasada gjermane, ajo austriake si dhe nga ajo zvicerane.

Ulja e temperaturave/ Bora “sfidon” verën edhe në Shqipëri, ‘zbardhen’ këto vende

Edhe pse ndodhemi në mesin e muajit maj dhe në prag të stinës së verës, reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të premte në qarkun e Shkodrës.

Mëngjesin e sotëm, bora ka zbardhur Qafën e Thorës në Theth si dhe fshatrat Lëpushë dhe Vermosh, në njësinë administrative të Kelmendit, Malësi e Madhe.

Krahas reshjeve të dëborës në zonat malore, në të gjithë qarkun raportohen ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në qytetet kryesore kanë mbizotëruar reshjet e shiut.

Ky ndryshim i papritur i motit vjen në një periudhë kur zakonisht priten temperatura më të larta dhe kushte më të favorshme klimatike për sezonin turistik që po afron.

Rama pret kryeministren Italiane në gjunjë – momenti që po bën xhiron e rrjetit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Ajo është pritur nga nikoqiri, Kryeministri Edi Rama, në një mënyrë të veçantë. Ndryshe nga të gjithë liderët e tjerë, Rama e ka pritur Melonin në gjunjë.

Ky veprim i Kryeministrit Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Bora surprizon në maj – shtresat e bardha mbulojnë edhe këtë pjesë të Kosovës

Ndërsa pranvera ka hyrë në mesin e saj, reshjet e borës kanë rikthyer pamjet dimërore në bjeshkët e Rugovës.

Pamje të siguruara nga terreni tregojnë zona malore të mbuluara nga bora, një dukuri e pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Edhe rruga që lidh Pejën me Rozhajën është mbuluar nga shtresa e bores, si pasojë e reshjeve të pazakonta për këtë peri udhe të vitit.

Rruga Pejë-RozhajëStankaj-Rugovë

Rugovë