Nga 31 deri në 127 euro për metër, dalin në shitje drutë e sekuestruara

Agjencia Pyjore e Kosovës i ka vënë në shitje drutë e sekuestruara nëpër komuna të vendit.

Çmimi fillestar për metër nis nga 31 euro e shkon deri në 127 euro, varësisht nga lloji i drurit. Çmimi më i lartë është për dru teknik.

Kompanitë e interesuara mund të bëjnë edhe inepsktimin e druve që janë në shitje.

Kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i lartë.

Në dosje theksohet se çmimet e ofruara nën çmimin fillestar do të eliminohen.

Ofertat duhet të dorëzohen deri më 22 maj, në orën 14:00.

“Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë”, thuhet në dosje./Reporteri

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen dy kamioneta

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Mazgit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:00 dhe në aksident janë përfshirë dy kamioneta.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar për Telegrafin se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, deri në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar.

“Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hoxha.

Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina, Policia jep detaje nga rasti i trishtë

Një ngjarje tronditëse është vërejtur nga një qytetar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia për Sinjalin,e cila ka zbardhur detajet e fundit për ngjarjen.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë”, tha Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës për Gazetën Sinjali.

“Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se  foshnja e porsalindur është pa shenja jete”.

Borovci ka njoftuar se “trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”.

“Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, apeloi ai.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Gazetën Sinjali.

Biden thyen heshtjen pasi zbuloi se po lufton me kancerin ‘agresiv’ të prostatës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe miku i Kosovës, Joe Biden, 82 vjeç, është diagnostikuar me kancer të prostatës që është shpërndarë edhe në eshtra, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij të dielën.

Për rastin ka reaguar edhe vet Biden, përmes një shkrimi në Facebook.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet ku jemi thyer. Faleminderit që na mbështetni me dashuri dhe përkrahje”, shkruan Biden.

Politikani veteran, i cili u largua nga pushteti në janar, u diagnostikua të premten, pasi vizitoi një mjek javën e kaluar për shkak të simptomave urinare, raporton televizioni BBC.

Kanceri i tij është një formë më agresive e sëmundjes, i karakterizuar nga rezultati Gleason prej nëntë nga dhjetë. Kjo do të thotë se sëmundja e tij klasifikohet si “e shkallës së lartë” dhe qelizat kancerogjene mund të shpërndahen shpejt, sipas Qendrës Kërkimore të Kancerit në Britani.

Thuhet se Bideni dhe familja e tij po i shqyrtojnë opsionet për trajtimin e ish-presidentit.

Zyra e tij tha se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se me gjasë mund të menaxhohet.

Prifti bie nga çatia e kishës

Një prift në Korçë është rrëzuar nga çatia e kishës ku shërben.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, këtë të hënë.

“Shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Policia për rastin disi të pazakontë.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet foshnja e porsalindur

Një foshnje e porsalindur, është gjetur sot pranë një deponie mbeturinash në një zonë në Matiqan.

Foshnja është pa shenja jete dhe në vendin e ngjarjes, ndodhen njësitë përkatëse.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin tashmë dhe kanë bërë me dije se po marrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë situatën.

“Krejt jemi në gjendje edhe me kallë”, “S’ka me lu me fëmijë tanë” – punëtorët e “Pastrimit” shpërthejnë me deklarata para komunës

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Pastrimi” kanë protestuar sot para Komunës së Prishtinës, duke shpërthyer me deklarata të ashpra për shkak të mospagesave të borxheve nga ana e komunës ndaj kompanisë.

Të revoltuar dhe me tone të larta, ata kanë akuzuar institucionet për neglizhencë, ndërsa kanë kërkuar urgjentisht zgjidhje për situatën që, sipas tyre, po rrezikon mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre.

“Pasha Zoti, krejt jemi në gjendje edhe me kallë.S’ka me lu me fëmijë tanë” – u dëgjua nga njëri prej protestuesve.

“Ndalni këto politika të fëlliqta”, dëgjimet duke thënë tjetri teksa njëzëri bëjnë me dije se iu është sosur durimi.

“Nuk durojmë, nuk durojmë më”.

Sipas tyre, Komuna e Prishtinës po dështon të kryejë obligimet financiare ndaj ndërmarrjes, duke ndikuar drejtpërdrejt në pagesat e punëtorëve dhe në funksionimin normal të shërbimeve të pastrimit në qytet.

Ndodh edhe kjo – e trishtë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

Një ngjarje tronditëse është vërejtur nga një qytetar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 19 maj 2025, rreth orës 10:30, në rrugën “Butofci”, pranë deponisë së mbeturinave, një qytetar ka vërejtur një qese të zezë brenda së cilës dyshohej se ndodhej një foshnje e vdekur.

Sipas burimeve nga Prokuroria, në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, e braktisur në mënyrë të tmerrshme.

Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe njësia emergjente është thirrur për të dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet përkatëse janë parë në vendin e ngjarjes, duke nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Shkaku se pse është sjellë foshnja në atë lokacion dhe identiteti i personit që e ka braktisur mbeten ende të paqarta.

Sinjali disponon edhe foton e qeses dhe foshnjës, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do ta publikojë.

A do të ketë risi sot në Kuvend, ja çfarë thotë Peci

Deputeti i LVV-së, Faton Peci para mediat lidhur me risitë në Kuvend ai tha se VV është pushtet kujdestar.

Peci në një deklarim për media të hënën paralajmëroi se edhe në këtë seancë do të shkojnë me skenarin e njëjtë atë të votimit të fshehtë.

“Ata që e kanë në dorë me pasë risi, ne jemi pushteti kujdestar do të thotë ajo që mundemi me pritë ndryshim, pjesa kryesore i takon pjesës së partive, PDK, LDK, AAK. Të gjithë deputetë tanë që po marrin pjesë votojnë në funksion në debllokim të Kuvendit”, tha Peci.

Ai ndër të tjera shtoi se kjo është mënyra më e mirë për të dal nga kriza, pasi siç ka thënë ai shumë deputetë në biseda private thonë se i vret ndërgjegjja që nuk po konstituohet Kuvendi.

Nesër bllokohet disa orë qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor

Nesër në trasen e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë- N9, ku po realizohet zhvillimi i punimeve në zgjerimin e segmentit Kijevë-Dollc LOT-3, do të bëhet minimi Nr.9 i masave shkëmbore.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: 16:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Nga të gjithë shoferët kërkohet që në këtë periudhë kohore që të shfrytëzojnë rrugët alternative.