Ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri  5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Ndryshon moti ndjeshëm në Kosovë

Pas reshjeve të dëborës pjesëve të Sharrit mëngjesin e sotëm, natën vranësirat shpërndahen, e pritet të ketë më shumë kthjellime.

Nën këto kushte të motit të kthjellët, temperaturat minimale në mëngjes mund të zbresin deri në 2C e 3C nga rrafshi I Kosovës. Ditën e mërkurë kushte më stabile do të favorizojnë mot kryesisht me diell e të thatë në vend. Orëve të pasdites përreth zonave malore zhvillohen vransira të pakta lokale. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 2-5m/s. Temperaturat maksimale shënojnë një rritje të lehtë deri në 18C e 21C.

Mot më i ngrohtë po parashihet ditën e enjtë, me maksimale deri në 22C e 24C, ndërkohë që vransirat fillojnë të shtohen gjatë ditës. Më pas të premtën vije përkeqësimi i motit, me të reshura më të qëndrueshme shiu.

Temperaturat pësojnë një rënie deri në 9C e 10C, e viseve malore parashihen dhe reshje më të shumta dëbore, sidomos përgjatë vargmaleve të Sharrit. Të shtunën reshjet pushojnë, por se mbeten më shumë vransira. Temperaturat në rritje graduale deri në 15C ato maksimale, derisa minimalet mund të zbresin deri në 2C e 4C. Ditën e diel aty këtu priten zhvillime të vransirave dhe kushte për të reshura shiu. Të enjtën frynë erëra jugperëndimore, ndërsa nga e premta ato veriore, të lehta dhe mesatarisht të fuqishme prej 5-14m/s.Mendimi për motin

Ftesa s’mbeti pa përgjigje – ja si reagon VV ndaj Presidentes!

Të gjithë liderët e subjekteve politike në vend do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, i cili pritet të mbahet të enjten.

Lajmi për IndeksOnline e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani.” tha ai.

Takimi vjen në një kohë kur ende nuk është arritur një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme, pasi është kundërshtuar nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar atë si një figurë përçarëse dhe kanë kërkuar nga VV të propozojë një emër tjetër.

Presidentja Osmani, më herët, kishte shprehur gatishmërinë për të zhvilluar takime me krerët politikë, nëse ata do ta konsideronin të nevojshme një qasje të tillë.

Gjermania kërcënoi me sanksione, Rusia kundërpërgjigjet me këtë veprim

Rusia nisi dhjetë dronë drejt Ukrainës gjatë natës, të gjithë të cilët u rrëzuan nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, konfirmoi të martën forca ajrore ukrainase.

Sulmi erdhi pasi Gjermania kërcënoi Rusinë me sanksione të reja dhe më të ashpra nëse ajo nuk do të binte dakord për një armëpushim deri në mesnatë të mbrëmshme.

“Ora po ecën – kemi ende 12 orë deri në fund të kësaj dite”, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius të hënën, duke konfirmuar se Berlini ishte koordinuar me partnerët evropianë për sanksione shtesë.

Ultimatumi u dha pasi Rusia refuzoi të angazhohej për një armëpushim 30-ditor pa kushte, një propozim i vënë fillimisht në tryezë nga SHBA-të në mars.

Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicë të Veriut

Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

Kështu ka konfirmuar Artane Rizavnolli, ministre në detyrë e Ekonomisë.

“Ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë”, tha ajo.

“Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”.

Ngërçi politik, Memli del me një propozim

Memli Krasniqi ka marrë shembull vendimin e partisë demokrate në SHBA për ta ndërruar Joe Bidenin me Kamala Harrisin për garën presidenciale.

Ai ka thënë se është i pakuptimtë insistimi i Albin Kurtit për ta mbajtur Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të kuvendit.

“Unë shpreh keqardhjen për situatën në të cilën krejt institucionet kanë mbetur peng i VV-së, e cila përkundër insistimit tonë për ndërrim të kandidates, ani pse nuk e ka votën, ajo vazhdon. Në situata aktuale ndërrohen kandidatët në mes të garës. Edhe në SHBA në mes të garës partia demokrate ndërroi kandidatin për president, është e pakuptimtë insistimi i Kurtit për Haxhiun”, ka thënë Krasniqi.

A do të shkoni në takim te Presidentja? – Ky është veprimi i Kurtit

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka refuzuar sërish të përgjigjet për gazetarët para seancës së sotme.

Ai u pyet nëse do të shkojë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar daljen nga bllokada, por Kurti s’u përgjigj.

Video: EO

 

 

Reagon Arbërie Nagavci pas ftesës së Osmanit – Ja si përgjigjet VV

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ,është deklaruar për ftesën e Presidentes Osmani, para vazhdimit të seancën konstituive të Kuvendit shkruan Gazeta Infokus.

Ajo tha se për këtë do të njoftoj kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ndryshe sot do të bëhet përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive, e ndërprerë të dielën do të vazhdojë në orën 10:00. Kjo do të jetë seanca e 15-të çdo 48 orë që nga 15 prilli.

Banorët nën breshëri plumbásh në mesnatë – Dalin detaje tronditëse nga sulmi i armatosur në Prishtinë
Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Dy vetura janë dëmtuar të masë të madhe ngase në to janë shkrepur armë.

 

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhojë të armës AK-47.

Por nga ky akt terrori, kanë mundur të pësojnë edhe banorët që jetojnë pranë rrugës “Bardhyl Qaushi”.

Plumbat kanë depërtuar në ballkon dhe muri të banesave pranë kësaj rruge

‘Natë lufțe’ në Prishtinë – 22 plumba tronditin rrugën ‘Rrugën B’

Ky është oficeri serb i BIA-s, që komunikonte me Hysri Selimin i dyshuar për spiunazh

Përgjimeve të reja kanë dalë nga dosja e Hysri Selimit – i arrestuar për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb, BIA.

Në emisionin Debat Plus, Ermal Panduri ka dhënë detaje të reja për Igor Babiq me të cilin ka punuar ngushtë Hysri Selimi.

‘’ I lindur në vitin 1975 është lindur në Gjilan, officer I BIA-s në Nish të Serbisë.  Igor Babiq ka peshë të madhe në rajonin e Gjilanit ku ëhstë nga njerëzit më të rëndësishëm për ruajtjen e pushtetit nga Lista Serbe. Ky është oficeri I BIA-s që I ka dhënë detyra Hysri Selimit. Selimi ka pas disa udhëtime në Serbi për të cilat AKI ka të dhëna. Dihen metodat e udhëtimit, vendet e takimit dhe masat që I ka marr për parandalimin e rrjedhës së informacionit. Babiq ka punuar në vitet e 90-ta për sigurimin e shtetit të atëherë Jugosllavisë’’, tha Panduri