E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit të riut, Drilon Muletës

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Drilon Petrit Muletës, i cili ndërroi jetë të dielën pas një sulmi në zemër.

Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë familjarë, miq dhe dashamirë të tij, të cilët po e kujtojnë me fjalët më të mira një njeri të dashur, të qetë dhe të respektuar, shkruan Gazeta Imazhi.

Familja Muleta ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 12 maj 2025, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, duke filluar nga ora 17:00.

“Miq, shokë e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot humba më të dashurin tim, djalin tim të madh, Drilon Petrit Muleta”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ngushëllime të sinqerta familjes Muleta në këto momente të vështira.

I ndjeri qoftë i xhenetit!

Një autobus nga Kosova bllokohet në nënkalimin e Zagrebit, hallakamë në komunikacion

Autobusi i kompanisë nga Kosova, “Flutura Reisen” ka ngecur sot përpara nënkalimit më të famshëm në Zagreb, atij në rrugën “Miramarska”, shkruan Indeksonline.

Autobusi me dy kate u përpoq të kalonte nën nënkalimin me lartësi 3.65 metra.

Për shkak të gjithë kësaj, pati një bllokim të madh trafiku në korsinë e djathtë.

“E goditi tri herë tokën, më pas kokën” detaje të reja nga vdekja e dyshimtë e të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:20 në Prizren, ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

‘’Në stacion policor janë paraqitur, dy persona meshkuj kosovarë dhe të ata kanë deklaruar se kanë shkuar në një zonë malore me viktimën mashkull kosovar për ta provuar një armë të cilën viktima do ta blinte nga njëri prej tyre. Dyshohet se viktima pasi e ka marrë armën ka shtënë tre herë në drejtim të tokës dhe pastaj ka qëlluar veten në kokë’’, thuhet në raport.

Më tej është bërë e ditur se njësitë relevante policore, prokurori dhe ekipi i balistikës nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

‘’Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet ndërkaq.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe ata me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

TË NGJASHME:

Si i shpëtoi Rina vdekjes, mësohen detaje të reja

Nga grushtet te plumbat: Përleshjet në Kosovë janë bërë të zakonshme

Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona, njëri nga ta e ka përdorë edhe armën e zjarrit por nga të shtënat nuk është lënduar askush.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Tëvë1 ka thënë se një nga personat është dërguar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Konfirmimi i tij i plotë:

Me datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të pesë (5) personave meshkuj kosovar, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri pistoletë e llojit TT me të cilën dyshohet se është shtënë ti herë nga i dyshuari, nga të cilat të shtëna nuk ka pësuar askush.

Gjatë këtij konflikti fizik lëndime trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët në këtë përleshje i cili është duke marrë tretman mjekësore në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar arma e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë. Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme.

Pesë të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim nga Prokurori i Shteti janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar  të armëve’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Zgjedhjet në Shqipëri, deklarohet partia e Edi Ramës

Partia Socialiste ka reaguar mbi procesin zgjedhor, duke vënë akuza ndaj KQZ-së për vendimin për Vorën dhe Njësinë 10-të.

Në deklaratën e saj, PS shpall fitoren e saj pavarësisht vendimit të KQZ-së.

”Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.

Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështetësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.

Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.Urime, urime, urime!

Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik”.

Vdekja në rrethana tragjike e 24-vjeçarit në Prizren, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana që kanë tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Anton Tunaj, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një armë zjarri që po e provonte për ta blerë nga njëri prej shokëve të tij.

Policia ka konfirmuar ngjarjen, deklarata e tyre:

“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njeri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kane raportuar në se derisa janë takuar me një person të tret- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistoletë, për të ia shitur”.

“Viktima posa e ka marr armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij. Patrulla policore menjëherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë.

E rëndë sa s’ka më: Kosova nuk po gjenë qetësi, 24-vjeçari e qëlloi vetën me armë aksidentalisht

Përfundimi i zgjedhjeve në Shqipëri, të gjithë po çuditen me një gjë

Kanë kaluar tashmë mbi dy orë nga mbyllja e vendvotimeve në Shqipëri, atje ku qytetarët sot votuan në zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë, gazetarët shqiptarë në shumicën e televizioneve raportojnë për një situatë shumë të qetë në selitë e të gjitha partive, transmeton Nacionale.

Lëvizje shumë të vogla janë parë para dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Ndërkohë, deri më tani është publikuar një Exit Poll i gazetarit Baton Haxhiu.

Rezultatet sipas Exit Pollit si vijon:

Mandatet e fituara si ne vijim:

51.8% apo 79 mandate, Partia Socialiste

38% apo 54 mandate, Partia Demokratike

1.80 apo 0 mandate, Shqipëria e Bashkuar

3.60% apo 2 mandate, Partia Mundësia

2.20% apo 3 mandate, PSD

1.20% apo 1 mandat, LB

1.40% apo 1 mandat, KE

E rëndë sa s’ka më: Kosova nuk po gjenë qetësi, 24-vjeçari e qëlloi vetën me armë aksidentalisht

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku një i ri ka humbur jetën në rrethana që kanë tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Anton Tunaj, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një armë zjarri që po e provonte për ta blerë nga njëri prej shokëve të tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30, kur dy të rinj – S. J. dhe D. B. – së bashku me viktimën, ishin ngjitur në një zonë pyjore për të testuar një armë të tipit revole.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, ata kanë deklaruar para hetuesve se se Tunaj kishte shfaqur interesim për ta blerë armën.

Sipas versionit të tyre, pasi Tunaj kishte shkrepur tri herë në tokë për ta testuar armën, papritmas kishte drejtuar revolen nga koka dhe kishte shtënë mbi veten. Të tronditur, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe janë paraqitur në polici për të raportuar rastin.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin. Ekipi mjekësor nga Qendra Emergjente ka konfirmuar vdekjen e të riut në vendngjarje.

Ndërkohë, njësitet e hetimeve dhe forenzikës, nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit, janë duke kryer veprimet hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, përfshirë origjinën e armës dhe qëllimin e saktë të takimit.

Të dy të rinjtë janë momentalisht të shoqëruar dhe nën mbikëqyrje policore, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorinë.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila përfundoi me humbjen e jetës së një të riu, ka lënë pas pikëllim të thellë dhe shumë pikëpyetje që autoritetet pritet t’i ndriçojnë në ditët në vijim.

PS-ja me fitore bindëse… kaq mandate mori

Rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post për zgjedhjet në Shqipëri që u prezantuan në Rubikon në Klan Kosova e kanë nxjerrë Partinë Socialiste fituese të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Sipas këtyre rezultateve, PS ka marrë 51.8%, apo 79 mandate, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38% apo 54 sosh.

Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar 47.7 për qind apo 20 mandate, kurse Partia Demokratike e Sali Berishës ka fituar 30.01 për qind apo 12 mandate.

Gjithnjë sipas Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post, në Qarkun e Elbasanit, PS ka fituar bindshëm me 57 për qind apo nëntë mandate, teksa PD-ja ka marrë 35 për qind apo pesë mandate.