Kurti godet në ‘merkato’: Përforcim i madh nga LDK

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj.

Sipas LVV-së, Behar Begaj, është emër i njohur në komunën e Prizrenit.

LEXO EDHE:

“Dy deputete të LDK-së janë gati të votojnë Qeverinë Kurti”

Tutje në postimin e LVV-së thuhet se Begaj ka ardhë në këtë parti me bashkëpunëtorët e tij.

Postimi i plotë:

Aderimi i Behar Begajt dhe bashkëpunëtorëve në Lëvizjen Vetëvendosje – Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.

Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi politik i dëshmuar në vite, janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rajon.

Bashkë me të, në Lëvizjen Vetëvendosje aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike. Emrat e bashkëpunëtorëve që i janë bashkuar Lëvizjes janë:

1. Sali Nuhiu – ish Kryetar i nëndegës PZ

2. Islam Omaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

3. Jetmir Susuri – ish anëtar i nëndegës Zhuri

4. Ajdin Ademaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

5. Zamir Begaj – ish nënkryetar i F.Rinor Zhur

6. Zijadin Omaj – anëtar

7. Uran Krasniqi – anëtar

8. Qendrim Krasniqi – anëtar

9. Nderim Begaj – anëtar

10. Alban Omaj – anëtar

11. Bekim Vezaj – anëtar

12. Ilami Susuri – anëtar

13. Sabri Susuri – anëtar

14. Flamur Gashi – anëtar

15. Floridan Begaj – anëtar

16. Ismet Kyqyku – anëtar

17. Shaban Susuri – anëtar

18. Sami Kurtaj – anëtar

19. Vezir Omaj – anëtar

20. Arif Islami – anëtar

Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.

Mirë se erdhët në Lëvizjen Vetëvendosje!

“Edi Rama e urren Kosovën, do të fitojë Berisha”

Kreu i Partisë Demokristiane në Shqipëri, Nard Ndoka, ka thënë se zgjedhjet e së dielës do t’i fitojë Sali Berisha, dhe sipas tij, ai do të bëhet kryeministër i ri i Shqipërisë. Edhe pse nuk është në listën e të djathtëve, Ndoka ka thënë se është koha e fundit që të përfundojë sundimi i Partisë Socialiste.

Në një intervistë për Interaktiv Talks të gazetarit Xhemajl Rexha, Ndoka ka thënë madje se Edi Rama e urren Kosovën.

“Sali Berisha është i vetmi që e do me zemër Kosovën. Edi Rama nuk e do, madje ai e urren Kosovën, dhe u ka vënë kosovarëve dy pagesa”, ka thënë Ndoka.

Për më shumë ndiqeni videon:

Vendimi i ZReE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, vjen ky njoftim i rëndësishëm

Aleanca Kosovare e Bizneseve gjatë ditës së nesërme do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flitet për vendimin të ZRrE-së për shtrajtimin e energjisë elektrike e po ashtu për ndikimin e tij në sektorin privat.

Më herët Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vlerësur se shtrenjtimi i energjisë elektrike 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimit të produkteve deri në 50 për qind, duke kritikuar keqpërdorimin e situatës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ishte shprehur se Kosova duhet të ketë më shumë prodhime vendore dhe të zvogëlojë varësinë nga importet.

Sipas njoftimit konferenca mbahet nga ora 12:00.

E rëndë: Ndërron jetë në moshë të re i riu nga Drenasi

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Drilon Muleta nga Korrotica e Epërme e Drenasit

Lajmi u bë i ditur nga familja.

Njoftimi i plotë:

Njoftimi nga familja Muleta:

Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe të gjithë dashamirët se sot humba më të dashurin tim, djalin tim të madh, Drilon Petrit Muleta.

Njëkohësisht ju njoftojmë se ceremonia e varrimit do të mbahet më 12.05.2025, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme.

Të pikëlluar: Familja Muleta

Ngushëllime!

Provokim i rëndë në zemër të Kosovës: Motoçiklistët serbë sfidojnë me flamuj dhe tre gishta!

Një incident me sfond provokues është regjistruar sot në rrugën Gjakovë–Prishtinë, ku një grup prej 10 motoçiklistësh, të pajisur me flamuj serbë, kanë defiluar nëpër qytete duke ngritur tre gishta – një simbol nacionalist serb – në drejtim të qytetarëve.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë me dije se patrullat e Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë janë angazhuar menjëherë pas marrjes së informacionit, ndërkohë që është njoftuar edhe Stacioni Policor në Klinë për të ngritur një pikë kontrolli.

Njësia e Reagimit të Shpejtë nga Gjakova ka ndjekur grupin e motoçiklistëve deri te udhëkryqi Gjakovë–Klinë–Prishtinë, por pavarësisht përpjekjeve për t’i ndaluar, 9 prej tyre kanë vazhduar drejt Prishtinës, duke mos respektuar urdhrin e ndaljes nga Policia. Ndërkohë, njëri nga ta është shkëputur nga grupi dhe ka vazhduar drejt Klinës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të qytetarëve për shkak të natyrës provokuese të sjelljes së tyre dhe simboleve të përdorura.

Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të përfshirë, ndërkohë që nuk dihet nëse ata kanë pasur ndonjë leje për këtë lloj defilimi apo ndonjë lidhje me ndonjë organizim zyrtar.

‘S’ka qetësi në Kosovë’: Theren me thikë tre persona

Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm 2025 në qytetin ePodujevës, më saktësisht në rrugën “19 Qershori”, afër lokalit “Shisha Zone”, ku tre persona kanë mbetur të lënduar nga një mjet i mprehtë, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar në polici rreth orës 00:41, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat kanë konfirmuar se në incident janë përfshirë: Z.L., 24 vjeçar, L.H., 28 vjeçar, dhe N.H., 27 vjeçar.

Të tre kanë marrë lëndime trupore nga therje me thikë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht, të lënduarit janë trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa dy prej tyre janë transferuar në QKUK – Prishtinë, nën përcjellje policore për shkak të natyrës së plagëve.

Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar Z.L. dhe N.H., ndërsa si dëshmitar është marrë në pyetje edhe H.H., 26 vjeçar. Me urdhër të Prokurores Kujdestare është inicuar rast penal ndaj Z.L. për “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.

Ndërkohë, ndaj N.H. është iniciuar rast për “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, pasi mbetet për t’u intervistuar edhe E.R. dhe A.H., të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në incident.

“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Raportohet për tensione afër qendrave të votimit në Shqipëri

Shqipëria sot po voton për zgjedhjet parlamentare, shkruan Insajderi

Kandidati i PD, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

Korreshi: Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë.

Dështim në Kuvend, festë në Vetëvendosje – Albulena s’fitoi votat, por mori tortën!

Albulena Haxhiu, e cila është bërë tashmë kandidate e përhershme e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, po e feston sot ditëlindjen.

Konstituimi i Kuvendit dështoi të bëhej edhe sot dhe seanca u ndërpre sërish. Por menjëherë pas ndërprerjes pati festë në grupin parlamentar të LVV-së

Haxhiu u fryu qirinjve të një torteje të përgatitur për të.

Aty shihet edhe Albin Kurti, kryetari i LVV-së i cili po insinston në propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare, pavarësisht dështimit për t’i marrë votat e nevojshme dhe moskalimit të një komisioni për votim të fshehtë, i cili po konsiderohet joligjor.

Kurti u duk i buzëqeshur ndërsa duartrokiti fort kur Haxhiu u fryu qirinjve.

Pacolli i ashpër me deputetët: Tallje me qytetarët – Popull, a po e shihni kë keni votuar?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!!.
Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin.
Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?

LEXO EDHE:

E rëndë: Shembet dheu i zë dy punëtorë

 

 

 

 

 

 

 

 

Paralajmërimi i Mefit: Disa deputetë nga opozita kanë nisur të shfaqin dilemat e tyre

Deputeti i betuar i VV-së, Mefail Bajqinovci, tha se kjo parti nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit pasi siç tha ai, ajo është gruaja më e votuar në vend.

Ai para mediave tha se me LDK-në kanë tentuar të bisedojnë, por pozita e kryetarit të Kuvendit nuk negociohet pasi siç shtoi ai, i takon partisë së parë.

“Për qeveri do të ketë bisedime për formimin e saj. Për çështjen e kryetarit nuk ka diskutime sepse dihet kujt i takon, votimi i fshehtë është demokratik. Disa deputetë të opozitës kanë shfaqur dilemat e tyre, dhe këta nuk po i lejojnë sepse po e dinë që do ta votojnë”, tha ai