Vrasja e 15-vjeçares nga babai: Ka therur me thikë edhe bashkëshorten, vajza tjetër në gjendje të rëndë

ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës në Prizren

Një tragjedi familjare ka tronditur qytetin e Prizrenit, ku një shtetas turk dyshohet se ka privuar nga jeta vajzën e tij dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Burime të Gazetës Sinjali konfirmojnë se personi i dyshuar është Mehmet Görenç, i cili pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit, ku Görenç dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij, për arsye që aktualisht janë objekt hetimi. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve, dyshohet se motive të brendshme familjare kanë çuar në këtë krim të rëndë, megjithatë, rrethanat e plota do të sqarohen gjatë fazës hetimore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

E rëndë: Babai vret vajzën e tij

Një rast i rëndë ka ndodh në Prizren, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Merret vesh se babai e ka vrarë të bijën e tij.

Një shtetas turk dyshohet se ka kryer një vrasje të rëndë brenda familjes, duke privuar nga jeta vajzën e tij, dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është vajza e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, i dyshuari ka pësuar lëndime, pasi ka tentuar të vetëlëndohet pas aktit tragjik

Festë në shtëpinë e Lumir Abdixhikut

Sot është ditë shumë e veçantë për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Vajza e tij, Era, mbushi plot një dekadë jetë.

Për këtë moment të veçantë, Abdixhiku shkroi në Facebook dhe ndau edhe një foto të saj.

“Çika jonë Era, na i mbushi sot një dekadë. Plot 10 vjet. Koha fluturon shpejtë; ardhja e saj më duket se ka ndodhur dje. Si fëmija ynë i parë – e si një bekim i rrallë në jetën tonë – Era na mësoi ndjenjat më të thella të dashurisë dhe përkushtimit. Me të mësuam si të jemi prindër, me të u pjekëm edhe ne. Erushe të duam pafund. Sot, nesër e përjetë. Mu rrite”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Platforma legjendare e komunikimit mbyllet sot – Ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat tua!

Është fundi i rrugëtimit për Skype, pasi sot shënohet “dalja zyrtare” nga përdorimi e platformës legjendare të komunikimit.

Përdoruesit ekzistues të Skype mund të “migrojnë” në Microsoft Teams (falas) me kredencialet e tyre të Skype, kontaktet dhe historikun e bisedave që transferohen automatikisht në platformën e re.

Gjithashtu, përdoruesit e Skype mund të eksportojnë të dhënat e tyre deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.

Arsyetimi zyrtar i Microsoft për mbylljen e Skype është “përmirësimi i ofertave tona falas të komunikimit për konsumatorët në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve”.

Që nga fillimet e tij modeste në vitin 2003 dhe disa blerje të mëdha, përfshirë atë nga Microsoft në vitin 2011, Skype ishte një nga platformat më me ndikim të zërit mbi IP (VoIP) gjatë dy dekadave të fundit.

PDK-së i ‘mbet hatri’: Kurtit s’i lamë as vend për letër, e lëre më për kompromis!

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin me PDK-në.

Ai tha se si parti nuk kanë flirtuar dhe nuk i kemi dhënë mundësi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kompromis.

“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera. Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri.

Tahiri rikujtoi se si parti kanë kërkuar zbritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se e “kanë goditur” edhe në çështjen e pagave

“VV i ka ofruar LDK-së postin e Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe disa ministri”

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka deklaruar se, sipas burimeve të tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV) i ka ofruar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) disa poste të rëndësishme në shtet.

Sipas Sylës, oferta e VV-së përfshin postin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Kuvendit si dhe disa ministri.

Ai ka theksuar se kjo lëvizje e Kryeministrit Albin Kurti është pjesë e një strategjie për t’u përgatitur për zgjedhje të reja. “Kurti po tenton që para qytetarëve ta paraqesë veten si dikush që i ka lutur të tjerët për bashkëpunim, por ata nuk kanë pranuar”, ka thënë Syla.

Alarm për konsumatorët: Shtrenjtohen këto produkte për 4.7%

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas ASK-së, në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Në ASK thonë se prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Ndërkaq, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Moti ndryshon ndjeshëm: Rrebeshe shiu dhe rënie e madhe temperaturash

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash këtë javë.

Ai tha sot në T7 tha se rrebeshe parashihen më së shumti të premten dhe të shtunën.

“Temperaturat zbresin, ndoshta edhe për 5 gradë celsius”, tha ai, duke parashikuar përkeqësim të motit në fundjavë.

Mendim Rugova tha se temperaturat mund të biejnë “deri në 16-17 gradë, eventualisht deri në 13 gradë celsius”.

Turpërohet Vuçiq në SHBA: Kapet duke tentuar hyrjen me emër të rremë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raportohet se ka tentuar të hyjë me emër të rremë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridas.

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e quajti turp dhe dëm të madh diplomatik dhe gjeopolitik për Serbinë, duke reaguar pas dëshmisë së serbo-amerikanit Aleksandar Joviçiq nga organizata “Serbët për Trump 2024”, i cili foli në lidhje me këtë.

“Kapur duke u përpjekur të hyjë me emër të rremë Aleks Vuçi në Konventën e Byron Donalds, presidenti i Serbisë u kap në shkelje të ligjit dhe me mirësjellje u lut të largohet nga SHBA”, deklaroi Vojislav Mihailoviq, kryetar i kësaj lëvizjeje, siç raporton gazeta Danas.

“Na ka turpëruar para serbëve në SHBA dhe në mbarë botën. Për më tepër, i ka shkaktuar dëm të madh serbëve në SHBA, falë të cilëve Serbia mësoi të vërtetën. U mësua edhe që Trump e mban mend mirë financimin që Vuçiq i bëri fushatës së Hillary Clinton dhe se me të në krye, Serbia nuk ka ç’të shpresojë për mirë kur është fjala për marrëdhëniet me këtë vend. Me keqpërdorimin e VMA-së dhe mediave serbe për ta mashtruar të gjithë popullin e Serbisë jemi mësuar prej tij, dhe askush nuk e besoi atë shfaqje”, theksoi Mihailoviq, transmetoi kjo lëvizje në një komunikatë për media.

Vuçiq u kthye urgjentisht në Serbi pasi kishte nisur një vizitë në SHBA dhe autoritetet shtetërore dhe mediat e kontrolluara prej tij thanë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij.