Gashi: S’është e arsyeshme të mos ulesh me Kurtin, kur duhet të ulesh me Vuçiqin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë thirrje për liderët politikë, edhe atij të partisë që i takon, Lumir Abdixhiku, që të ulen me Albin Kurti dhe të merren vesh. 

Para fillimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, Gashi ka thënë se ata duhet të ulen dhe të merren vesh, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje.

“Problemi është se nuk e sheh askush të mundshëm bashkëpunimin me z.Kurti. ajo çka z.Kurti ka prezantuar në pesë vjetët e fundit është problematike. Mënyra se si e ka shkarkuar ministrin e LDK-së, mënyra se si është sjellë në pushtet në katër vjetët e fundit janë problematike. Por unë mendoj se sërish ka mundësi, duhet të tejkalohen këto. Kushdo që të jetë kryeministër nesër, do të ulet me Vuçiqin. E nuk pranon të ulet me Albin Kurtin apo Lumir Abdixhikun apo Memli Krasniqin e Ramush Haradinajn. Është e papranueshme, e paarsyeshme. Duhet të ulen dhe të bisedojnë e të merren vesh, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje. Të gjitha partitë duhet ta mendojnë objektivisht dhe të jenë më konstruktivë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Kurti duhet të kërkojë falje “për gjuhën ofenduese dhe sjelljen degraduese dhe marrja e përgjegjësisë për pozicionin ku gjendet vendi, jo me këtë gjuhë”.

Koalicion LVV-LDK? Kurti e bën hapin e parë

Për të tretën herë Albin Kurti i ka dërguar ftesë Kryetarit të Lidhjes Demokratie të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kësaj here krejtësisht i shpaluar në kërkesë për koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratiek të Kosovës.

“Unë nuk kam pasur problem me juve”, i shkruan Kurti – Abdixhikut.

Kurti i kërkon fjalpërflajshëm koalicion Abdixhikut, siç thotë ai, ngase “koalicionet bëhet pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime”.

Kryetari i Vetëvendosjes i shkruan Abdixhikut, se një koalicion mes VV-së dhe LDK-së, është edhe i preferuar nga votuesit e dy partive.

Letra e Plotë:

Rama prezanton “rregullat e reja” për rrugën “Agim Ramadani”, gjoba deri në 80 euro nëse i shkelni

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar gjoba për ata që shkelin rregullat e reja në rrugën “Agim Ramadani”, apo në pjesën e shenjëzuar si “Kutia e Verdhë”.

Siç thotë Rama, të gjithë shoferët janë të obliguar si në vijim:

– Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit dhe

– Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku.

Shkelësit e këtij rregulli, pritet të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro. /Insajderi.org/

 

E dhimbshme: Kjo është e reja që vdiq pasi u godit me veturë nga një polic në Pejë

Ka vdekur vajza e cila është goditur me veturë nga një polic në Pejë, ngjarje kjo e cila ndodhi më 1 prill.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj përmes një postimi në Facebook.

“Ike shumë e re shpirt bardha jonë, shpirti yt i bardhë u prehtë ne paqe motra ime”, thuhet në njoftimin e familjes.

E reja që vdiq pasi u godit me veturë nga një polic në Pejë është Zana Gjevukaj.

Alarm për konsumatorët: Çmimet pritet të rriten deri në 35% deri në korrik!

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar që deri në korrik çmimet e produkteve do të rriten deri në 35 për qind.

“Kjo rritje e çmimit të rrymës do të reflektojë po ashtu në inflacion direkt zinxhiror sidomos te produktet bazike dhe në këtë aspekt është goxha problematike t’i thuhet prodhuesit vendor që e përdor energjinë si burim të mos i rrisë çmimet dhe pritet që nga qershori, eventualisht korriku çmimet e shumë produkteve të rriten nga 25-35 për qind, pikërisht për shkak të tarifës së padrejtë të rrymës”, ka deklaruar ai

Për të gjitha ngritjet e çmimit të energjisë elektrike në vend, Ferat Shala fajëson qeverinë, që thotë se e kontrollon këtë sektor.

“Të gjitha kanë buruar dhe burojnë nga ministria e zhvillimit ekonomik, gjegjësisht nga kryeministria. Sektorin energjetik askush tjetër nuk e kontrollon përveç kabinetit të ngushtë të kryeministrit Kurti dhe të tjerat janë krejtësisht janë leva, mekanizma apo dorë e zgjatur e këtij trupi”, ka thënë Shala për Gazeta Blic.

Vdes 26-vjeçarja e aksidentuar disa ditë më parë nga një veturë në Pejë

Ka ndërruar jetë 26-vjeçarja Zana Gjevukaj, e cila ishte goditur nga një veturë më 1 prill në fshatin Qyshk të Pejës.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook.

E reja kishte pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit dhe, pavarësisht përpjekjeve për trajtim mjekësor, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas informacioneve të para nga policia, shoferi i automjetit dyshohet se nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet në rrugë, duke bërë që nga pakujdesia të godasë viktimën.

Kujtojmw se personi që e shkaktoi aksidentin është zyrtar policor.

Mot i paqëndrueshëm gjatë javës në Kosovë – Java nis me diell, por përfundon me…

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tha se java e ardhshme me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (05 -09 maj 2025)

E hëne. Mot me diell dhe vranësira te pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 -26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.

E merkure- Mot i vranet dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

E enjte- Mot me diell dhe vranesira te shperndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-7m/s.

E premte- Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona të kufizuara.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-5m/s./

E rëndë në Batllavë – Gruaja gjendet pa shenja jete në liqen, zbardhen detaje të reja

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u gjet sot e pajetë në Liqenin e Batllavës, në afërsi të vendit të njohur si “Te Plepat”, është Teuta Kaçiu, rreth 45 vjeçare, e cila ishte nga fshati Lupç i Podujevës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ajo dyshohet se ka dalë nga shtëpia rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa rreth orës 12:16 qytetarë të rastit kanë sinjalizuar autoritetet se në liqen është parë një trup në ujë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë: Njësitë patrulluese, hetuesit dhe forenzika, njësia B-10, si dhe ekipi mjekësor dhe emergjenca, të cilët kanë bërë nxjerrjen e trupit nga uji dhe kanë konstatuar vdekjen.

Pas verifikimit, është bërë identifikimi zyrtar i viktimës, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e kësaj vdekjeje që për momentin mbetet e dyshimtë.

 

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

Putin lëshon paralajmërimin e ftohtë: Armët bërthamore janë opsion – Ende s’ka nevojë… por gjithçka është e mundur

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe shpreson që të mos ketë.

 

 

 

Në një pjesë të shkëputur të intervistës me televizionin rus – që do të transmetohet e plotë më vonë – që u publikua të dielën në Telegram, Putin tha se Rusia ka fuqinë dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një “përfundim logjik”.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me sulmet ukrainase në territorin rus, Putin tha: “Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve [bërthamore]… dhe shpresoj që të mos ketë nevojë”.

“Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha ai.

 

 

Në nëntor të vitit 2024, Putin nënshkroi versionin e rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, ku përcaktohen rrethanat që i lejojnë atij të përdorë arsenalin bërthamor të Moskës – më të madhin në botë, raporton rel.

Ky version i përditësuar i doktrinës, uli kriteret, duke i dhënë atij mundësinë që të përdorë armët bërthamore edhe si përgjigje ndaj një sulmi konvencional, të mbështetur nga një fuqi bërthamore.

Deklaratat e Putinit vijnë në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë dhe kur dyja palët kanë mosmarrëveshje lidhur me propozimet për një armëpushim.

Të shtunën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se njoftimi i Moskës për një armëpushim 72-orësh javën e ardhshme në Ukrainë për të shënuar Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore ishte një “shfaqje teatrale”, teksa Rusia planifikon që 9 majin ta festojë me një sërë ngjarjesh, përfshirë një paradë ushtarake në Moskë.

Ai ka kërkuar një pauzë 30-ditore, që fillimisht ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara, por që nuk ishte pranuar nga Rusia.

Dhimbje në gjoks dhe kthim urgjent nga SHBA – Si është gjendja shëndetësore e Vuçiqit?

Gjendja shëndetësore e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është stabile dhe e kënaqshme, sipas kardiologut Dragan Dinçiq nga spitali ushtarak në Beograd. Vuçiq kishte shfaqur simptoma shëndetësore gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, ku mori menjëherë ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

“Në ditët në vijim, nuk është reale të pritet që presidenti të jetë në gjendje t’i kthehet aktiviteteve të tij të rregullta”, deklaroi Dinçiq, duke sqaruar se pas analizave të fundit, Vuçiq pritet të dalë nga spitali gjatë ditës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Vuçiq përjetoi dhimbje në gjoks dhe presion të lartë të gjakut. “Mjekët në Amerikë kryen të gjitha kontrollet dhe presidenti, në kundërshtim me rekomandimin e tyre, vendosi të kthehej në Serbi”, tha Dinçiq.

Pasi mbërriti në Serbi, ai u ndje mirë dhe nuk pati komplikime gjatë udhëtimit. Ndërkohë, vizita e tij në SHBA përfshinte një takim me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, si dhe ishte planifikuar të takonte zyrtarë të Partisë Republikane – takime që u anuluan për shkak të shëndetit të përkeqësuar.

 

 

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, përmes një postimi në X, i uroi Vuçiqit shërim të shpejtë, duke shprehur keqardhje për mungesën e takimit të planifikuar.

Vuçiq pritet të marrë pjesë më 9 maj në ceremoninë e Ditës së Fitores në Moskë, vizitë që është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, megjithëse BE-ja i ka bërë thirrje të përsëritura që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të bllokut.