Kaos në QKUK – Dr. Bajgora: Ishte si “luftë”, ndiheshim të rrezikuar

Dy persona të lënduar pas një përleshje janë dërguar dje për t’u trajtuar në Qendrën Emergjente.

Njëri i therur në shpinë e tjetri i lënduar në kokë nga mjetet e forta, iu nënshtruan trajtimit mjekësor.

Por, krejt ‘hallakama’ nuk përfundoi me kaq, por vazhdoi edhe brenda objektit të Emergjencës.

Aty pati përleshje mes disa personave, “miq të viktimave”.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë për Klankosova.tv mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

“Kemi qenë të rrezikuar edhe pacientët e tjerë edhe ne si staf. Ka shkuar luftë brenda mes tyre. Nuk më kujtohet saktë se si është zhvilluar rasti, por mezi kemi shpëtuar”, deklaroi Bajgora.

“E kemi thirrur policinë dhe sigurimin menjëherë të cilët kanë intervenuar në rast, dhe e kanë vënë nën kontroll. Ne shpesh në këso raste ndihemi të rrezikuar dhe e kemi të pamundur ta zhvillojmë punën tonë. Uroj dhe bëj apel që taste të tilla të mos përsëriten më”, deklaroi ai.

Mjeku kujdestar tutje tha se të lënduarit janë pranuar për trajtim në Kirugjinë Torakale.

“Personat e lënduar mund të them se janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai./ Klankosova.tv.

Mbështeti Kurtin, tani po përballet me faturën, Palushi: Rryma po na kushton tri herë më shumë

Pronari i kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi, ka njoftuar se pas vendimit të ZRrE-së, i cili obligon konsumatorët e mëdhenj të kalojnë në tregun e hapur pas datës 1 qershor 2025, Frutex ka kontaktuar operatorin aktual KESCO për të marrë ofertën për furnizim të mëtejmë dhe sipas kësaj oferte çmimi i energjisë elektrike është 225 për qind më shtrenjtë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Palushi thotë se gjatë vitit 2024 Frutex ka paguar 421,000 euro për energji elektrike dhe të njëjtën sasi të konsumuar, pas 1 qershorit do të duhej të paguajmë 1,370,000 euro.

Sipas tij, kjo është një rritje e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për industrinë prodhuese.

Postimi i plotë:

Ftesë për paraqitje të ofertave nga operatorët e licencuar për furnizim me energji elektrike

Frutex fton të gjithë operatorët e licencuar për furnizim me energji elektrike që të paraqesin ofertat e tyre për furnizimin e kompanisë sonë, në përputhje me rregulloren për funksionimin e tregut të hapur të energjisë.

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili obligon konsumatorët e mëdhenj të kalojnë në tregun e hapur pas datës 1 qershor 2025, Frutex ka kontaktuar operatorin aktual KESCO për të marrë ofertën për furnizim të mëtejmë.

Sipas kësaj oferte, çmimi i energjisë elektrike rezulton të jetë 225% më i lartë krahasuar me çmimin aktual.

Për ilustrim, gjatë vitit 2024 Frutex ka paguar 421,000 euro për energji elektrike. Për të njëjtën sasi të konsumuar, pas 1 qershorit do të duhej të paguajmë 1,370,000 euro – një rritje e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për industrinë prodhuese.

Të gjithë operatorët e interesuar ftohen të paraqesin ofertat e tyre apo të na kontaktojnë për informacione shtesë në adresën:
Email: info@goldeneagle-ks.com

Pas rritjes së çmimit të rrymës, rriten çmimet edhe në motele

Pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, qytetarët e Kosovës po përballen me rritje të njëpasnjëshme të çmimeve në sektorë të ndryshëm të jetës së përditshme. Fillimisht, çmimi i bukës në shmë qytete të Kosova është shtrenjtuar nga 50 në 60 cent, përderisa në disa zona ka arritur deri në 70 apo 80 cent. Po ashtu, një kafe e zakonshme, e cila më herët kushtonte rreth 1.20 euro, tani në disa lokale në kryeqytet ka arritur deri në 2 euro.

Në këtë valë shtrenjtimesh, së fundmi kanë reaguar edhe pronarët e moteleve, të cilët kanë njoftuar rritjen e çmimit të pushimit. Nga 15 euro sa ishte më parë, çmimi për pushim në shumë motele është rritur në 20 euro, shkruan Gazeta Imazhi.

Ky trend shtrenjtimesh po vlerësohet si barrë e rëndë ekonomike për qytetarët, ndërsa njohësit e ekonomisë kanë paralajmëruar për ndikime të mëdha në fuqinë blerëse dhe jetesën e përditshme të popullatës. Shoqata e Mullistëve ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të bukës, duke e cilësuar atë si të paarsyeshme dhe të motivuar nga fitimet e tepruara, e jo nga kosto reale.

Reagon ashpër Shoqata e Mullistëve: Shtrenjtimi i bukës jo real, u rrit për lluks

Pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16.1%, qytetarët e Kosovës po përballen me një tjetër goditje në buxhetin e përditshëm.

Çmimi i bukës në Prishtinë është shtrenjtuar nga 50 cent për 60 cent, në qytete tjera të Kosovës raportohet se çmimi i një buke ka shkuar në 70 apo 80 cent, ndërsa një kafe e zakonshme në disa lokale të kryeqytetit nga 1 euro e 20 cent tani kushton deri në 2 euro.

 

Kjo situatë po vlerësohet si barrë e rëndë ekonomike për konsumatorët dhe shqetësim për këta të fundit.

Njohësit e çështjeve ekonomike, nuk janë pajtuar me rritjen e çmimit të bukës duke i cilësuar si enorme dhe çmime të paarsyeshme.

 

Kreu i Mullistëve: Rritja e çmimit të bukës është për luks, jo për kosto reale

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, ka reaguar ashpër ndaj shtrenjtimit të bukës pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1%.

Sipas tij, rritja nuk ka asnjë bazë reale dhe është bërë për përfitime luksi.

Ai sqaroi për “Front Online” se ndikimi i rrymës në çmimin e bukës është minimal, vetëm rreth 2%.

Tutje, ka shpjeguar edhe deri në sa euro mund të shtrenjtohet çmimi i miellit.

“Veç për luks ka ndodh kjo rritje. Pse ka budalla blerës, asnjë arsye s’ka. Buka shkaku i rrymës është dashur për 2% të shtrenjtohet, kaq është pjesëmarrja e energjisë elektrike në pjesëmarrjen e bukës. Në industrinë tonë mielli rritet gjysmë deri në një cent për kilogram, apo 10 euro për një 10 ton miell. Prej 33 cent që është kilogrami i miellit, do të bëhet 34 cent më së shumti. Për një mijë kilogram 1 euro, për 10 mijë kilogram 10 euro”, u shpreh ai.

PAMJE të rënda/Gjakosen pasagjerët në Obiliq, u sulmuan me gurë teksa po udhëtonin me tren

Disa pasagjerë janë lënduar e gjakosur, pasi janë sulmuar me gurë teksa po udhëtonin me tren.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga EO, pasagjerët kanë pësuar lëndime jo të lehta, transmeton Insajderi.

Sulmi ndodhi në fshatin Grabovc të Obiliqit.

E pazakontë: Një grua u godit në kokë me një gur ndërsa po udhëtonte me tren

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e së premtes në afërsi të fshatit Graboc, në komunën e Obiliqit, ku një grua ka pësuar lëndime të lehta derisa ishte pasagjere në një tren që udhëtonte në relacionin Prishtinë–Pejë.

Sipas policisë, persona ende të panjohur kanë goditur trenin me gurë, dhe për pasojë një prej tyre ka qëlluar në kokë një nga udhëtaret.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fsh. Grabovc, Obiliq 03.05.2025 – 17:51. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke udhëtuar në tren (drejtimi Prishtinë–Pejë), dikush ka hedhur një guri në drejtim të trenit, ku ankuesja është qëlluar në kokë. Viktima pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar. Rasti në hetime.”

Sulmi me armë zjarri, vdes i riu 24-vjeçar

Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Laçin mesditën e së shtunës, ku pas një përleshje, pesë persona u plagosën pas një breshërie me armë zjarri pranë rrugës që të çon në Kishën e Laçit.

Nga informacionet e bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur pas një sherri, dhe një person i identifikuar si Klevis Ndreca, ka qëlluar me armë drejt një grupi të rinjsh prej katër personash, duke i lënë të plagosur, raproton tch.

Por plumbat kanë kapur edhe një zonjë e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe shiste qirinj.

Pacientët e plagosur me armë zjarri në Laç të cilët po marrin shërbim mjekësor dhe janë në kujdes intensiv nga stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës janë Amarildo Ndoj 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj 58 vjeç, janë në gjendje shëndetësore stabël koshient, dëmtime në gjymtyrët e poshtme të gjithë pacientët.

“I tham hajde, pushkën e ki këtu”, Sami Lushtaku: Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesëtar i UÇK-së

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku ka shpalosur histori nga lufta.

Lushtaku tha se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar edhe momentin kur i kishin bërë ftesë që të bëhej pjesë e tyre, por Kurti refuzoi ta merrte pushkën në dorë.

“Kurrë, kurrë s’ka qenë. Unë e mbaj mend kur ka ardhë një herë në Likovc dhe i kemi thanë hajde, uniformën e ki kurdush, pushkën e ki hajde udhëro. Ai nuk ka pranu me qenë pjesëtar i UÇK-së. Ai ka qenë me Adem Demaçin dhe mbaj mend që ai nuk ka pranu me kanë pjesëtar i UÇK-së”, tha Lushtaku në Periskopi.

Kërcënimi rus po rritet: Paralajmërim për sulme të reja nga Putini edhe jashtë Ukrainës

Ish-ministri britanik për Evropën Denis MacShane, foli nga Londra live për emisionin Balkan Talks.

Duke komentuar mbi ecurinë e negociatave SHBA-Rusi për një mundësi të përfundimi të luftës në Ukrainë, ai tha se Trump është i moshuar dhe ato që thotë sot mund t’i ndryshojë në ditët në vijim.

Ndërkohë, vuri në dukje shqetësimin se, sipas tij, Putin mund të përpiqet të sulmojë vende të tjera fqinje.

“Putin mund të sulmojë dhe të përpiqet të aneksojë vende të tjera fqinje, ashtu siç u nda Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne duhet ta marrim Putinin seriozisht dhe të shqyrtojmë se çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar demokracinë evropiane. Shpresoj që Serbia do të zgjedhë Evropën si të ardhmen e saj, dhe jo të vazhdojë të jetë ndihmëse e presidentit rus Putin”, tha ish-ministri britanik.

“Deputetët serbë në Kuvend: Betimi për sovranitetin, një manovër për të ndezur përplasje”

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës kanë firmosur tekstin e betimit si pjesë e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në dokumentin që kanë nënshkruar, ata zotohen për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës – një akt që ka ngjallur reagime, përfshirë edhe nga avokati serb Çedomir Stojkoviq. Ky i fundit ka publikuar dokumentet në rrjetin social X, duke e cilësuar këtë si një “lojë trefishe” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Në njërën anë nxit tensione dhe përplasje të armatosura, siç ndodhi në Banjskë më 2023, nga ana tjetër përpiqet ta bindë opinionin publik serb dhe Kishën Ortodokse se po e mbron Kosovën si pjesë të Serbisë. Ndërkohë, deputetët që kontrollon betohen në institucionet e Kosovës për të ruajtur pavarësinë e saj. Kjo lojë e dyfishtë, madje trefishtë, ka prodhuar vetëm urrejtje, manipulim dhe përplasje të dhunshme – duke nxitur përçarje ndërmjet komuniteteve dhe viktima të pafajshme, në një kohë kur paqja mund të ishte zgjedhja më e thjeshtë dhe më e drejtë”, shkroi Stojkoviq.

Betimi u bë më 19 prill, gjatë tentimit të tretë për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit. Deri më tani janë mbajtur 10 vazhdime të seancës konstituive, por procesi ende nuk ka përfunduar.