Pas pak fronti i fuqishëm, pritet të sjellë reshje të dendura shiu e bore, si dhe erëra të forta deri në 100 km/h

Aktualisht kemi reshje shiu në shumë pjesë të Kosovës, të cilat më intensive janë në Rrafshin e Dukagjinit, e po ashtu edhe erëra mjaft të forta nga jugu dhe jugperëndimi, ku në disa zona kanë arritur mbi 80 km/h, duke shkaktuar edhe dëme materiale dhe jo vetëm, sidomos në Gjakovë.

Në ndërkohë, cikloni i fuqishëm, i cili ka sjellë reshje të dendura shiu e bore në pjesë të shumta të Evropës, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin rrugor dhe atë ajror, do të arrijë për pak kohë në vendin tonë, çka edhe do të paraprihet nga fronti i dytë i fuqishëm gjatë kësaj jave, duke sjellur intensifikim të reshjeve të shiut dhe borës, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa rrufesh.

Po ashtu, fronti do të sjellë edhe erëra jashtëzakonisht të forta nga veriu në të gjithë vendin, me shpejtësi maksimale prej 50 deri në 90 km/h, ndërsa në zonat malore edhe mbi 100 km/h.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme të shiut, lokalisht mund të ketë edhe vërshime, sidomos në zonën perëndimore dhe jugperëndimore.

Reshjet e borës pritet të shtrihen më shumë në mbrëmje dhe sërish do të jenë më të përqëndruara në Rrafshin e Kosovës, megjithatë, sipas parashikimeve të fundit, edhe disa zona të Rrafshit të Dukagjinit pritet të përfshihen nga reshjet e borës, sidomos Prizreni.

Temperatura maksimale në rang vendi deri në 15°C, ndërsa me ardhjen e frontit do të pësojnë ulje të shpejtë, ku deri në mbrëmje më vonë parashihet të zbresin në vlera negative në shumë vende.MeteoKosova

Rritet çmimi i naftës

Më 22 nëntor 2024, çmimi i naftës ka shënuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 4%, duke arritur nivele të reja të larta. Kjo rritje e papritur është ndikuar nga zhvillimet e fundit në krizën ndërkombëtare, veçanërisht nga tensionet që vazhdojnë të përshkallëzohen mes Rusisë dhe Ukrainës, me paralajmërimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për mundësinë e një konflikti global.

Në bursën amerikane, çmimi i naftës u rrit me 0.34%, duke arritur në 70.44 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta u rrit me 17 cent, ose 0.32%, duke arritur në 74.55 dollarë për fuçi. Ekspertët e tregut sugjerojnë se kjo rritje vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh, përfshirë zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Britanisë për të lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar brenda territorit rus.

Por si varijojnë çmimet e derivative në Kosovë ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në tregun kosovar sillen përafersisht: disel 1.18 cent deri në 1.28 cent, Benzina 1.20 deri 1.29 cent.

“Këto çmime në tregun kosovar janë mbi dy muaj. Ka pasë lëvizje në berz po çmimet me pakicë deri sot nuk kanë levizë. E saktë është se ka rritje në berz po te ne nuk ka levizje të çmimeve. Qytetart tanë janë duke u shërbyer me çmime më të ulëta ne regjion përveç Maqedonisë Veriore. Sot çmimet në Shqipëri janë: diseli 1.87 cent, benzina 1.88 cent. Çmimet në Serbi: diseli 1.79 cent, benzina 1.80 cent Për standardin tonë qytetart tonë çmimi real kishte me qenë 1 €. Por, çmimi nuk e dikton as Qeveria as shoqata e Naftëtarve por çmimin e përcakton berza. Ka një javë që ka rritje në berz, ndërsa çmimet në tregun kosovar janë stabile”, ka thënë Berjani për rtv21.tv..

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara edhe në Kosovë.

Sipas kryetarit të naftëtarëve të Kosovës, vetëm brenda një dite Kosova importon përafërsisht 3 milionë litra derivate.

“Import ditor ka përafërsisht 100 autobota ose tre milionë litra përafërsisht. Kryesisht importi bëhet nga Shqipria”, ka thënë Berjani.

Si ndikojnë çmimet e naftës te konsumatorët

Nafta bruto është malli më i rëndësishëm strategjik në botë. Ka mbi 4000 nënprodukte të naftës dhe çmimi i saj ndikon pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në çdo sferë të jetës sonë.
Andaj, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në kosto më të larta të transportit që mund të rezultojë në rritjen e çmimeve të mallrave.

Për më tepër, duke rritur çmimet e energjisë në përgjithësi, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në nivele më të larta inflacioni që ushqejnë fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Sipas projeksioneve të stafit të Eurosystem, “një rritje prej 1% e çmimeve të naftës do të nënkuptonte një rënie të nivelit të prodhimit potencial të zonës së euros prej rreth -0,02% në afat të mesëm”.

E dhimbshme: Babai e gjen pa ndjenja djalin e tij, i riu humb jetën në Emergjencë

Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në qytetin e Gjilanit, ku një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, dje në mesditë, babai e ka gjetur pa ndjenja djalin e tij, i cili menjeherë është dërguar në emergjencë për të pranuar ndihmë mjekësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijejojë dhe ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga Insituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës dhe e kanë dërguar për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës

Pas një sëmundjeje të shkurtër ka vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Hashim Muleta. Polici nga Korrotica e Epërme e Drenasit ishte shembulli më i mirë i një zyrtari policor profesional. Me rastin e vdekjes së policit, telegram ngushëllimi ka dërguar Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Hashim Muleta, familjes së tij, miqve dhe kolegëve të dashur të Policisë së Kosovës, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush me mendje dhe zemër”, thuhet në telegramin e SPK-së.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme.

Aksident trafiku në mes kamionit dhe veturës në Komoran

Një aksident trafiku para pak çastesh në Komoran, raporton Demos.

Sipas pamjeve që ka siguruar Duakgjini në aksident janë përfshirë një veture dhe kamion.

GazetaDemos është në pritje të konfirmimit zyrtar nga institucionet e rendit dhe ligjit.

Policia aksion në veri, gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në pjesën veriore të vendit.

Sipas informacioneve aksioni është zhvilluar në Zubin Potok.

‘’Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tutje është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është thirrë njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme.

Vëllai i Liridona Ademajt tregon se ku ndodhën fëmijët e viktimës: Janë të brengosur që ishin në veturë dhe që babai i tyre u përfshi

Leonard Ademaj ka thënë se ngritja e një aktakuze më shpejtë për vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademaj dhe dënimi maksimal sipas ligjit në fuqi është lehtësim për familjen.

Ai ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë për ngritje të aktakuzës, por siç tha ai ka ende afat ligjor për këtë.

“Tash po bëhet 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Sidoqoftë, vrasja e Liridones është një ndër rastet me të rënda qe ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nëne para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit. Por ngritja e një aktakuze sa më shpejtë dhe dënimi maksimal që parasheh Kodi Penal i RKS është një lehtësim për ne si familje dhe për gjithë popullin sakrifikues e dashamirës të Kosovën”, ka thënë ai.

Ademaj më tej, ka thënë se vrasja është e qartë se ka ndodhur në bashkëkryerje dhe se ishte e planifikuar nga Naim Murseli.

“Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe se bashku te 3 duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake. Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një personi që e njeh se mund ta kryej këtë punë. Kushtrimi i kishte gjetur dorasin Granit Plava si personin adekuat sipas Kushtrimit.

Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motrën tonë duke e mbajtur shtrëngueshëm për krahu Naimi, në veture ne prezence te dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhtuar dhe e pambrojtur nga personi që duhet ta mbronte)  në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrënguar për krahu nga vetë burri i saj”, ka thënë ai.

Tutje, vëllai i Liridonës ka thënë se familja dhe fëmijët po e vuajnë shumë mungesën e saj, i cili tregojë se janë në kontakt të vazhdueshëm më fëmijët.

Ai ka thënë se fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin ne veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës e tyre në momentin kritik qe vrasja te kryhet sa me lehtë.

“Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me fëmijët të cilët gjendën nën kujdesin e socialit dhe organeve kompetente në Suedi të cilët i falënderojmë për angazhimin e tyre. Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin ne veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës e tyre në momentin kritik qe vrasja te kryhet sa me lehtë. Falënderojmë të gjithë për ngushëllimet, bashkëndjerjen e dhimbjes dhe solidarizimin me ne si familje dhe rastet e ngjajshme në Kosovë, që shpresojmë të mos përsëritën kurrë”, ka thënë ai për tëvë1.

Ndryshe, Liridona u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri tani janë arrestuar tre persona, në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Stuhia “Kaitano” nga nesër prekë edhe Kosovën, paralajmërohen reshje bore për 2-3 orë

Dita e enjte mund të zbardhë me borë. Kështu ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.

Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.

“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depertojë deri mbi Ballkan që është emëruar si stuhia “Kaitano” sipas Agjencionit Meterologjik Spanjoll”, tha ai.

Rugova tha se gjatë orëve të mbrëmjes të ditës së premte sërish parashihet që reshjet e borës të kthehen, e pastaj ditën e shtunë ato pushojnë.

“Pastaj kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai në Klan Kosova.

Ndahet nga jeta polici nga Klina, ishte ish-pjesëtar i UÇK-së

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë nga Klina, Deli Tigani.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, përmes postimeve në rrjete sociale.

I ndjeri ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me fjalë prekëse për vdekjen e zyrtarit policor, ka reaguar një nga miqtë e tij, i cili ka treguar për virtytet me të cilat cilësohej Tigani.

Deliu qysh në rini na u bashku në aksionet tona kundër regjimit serb. E kishim gjithëher në mbështetje të çdo aksioni. U dallua në luftën e UÇK-së edhe në liri në detyra të rëndësishme në Polici të Kosovës. Prehu në tokën e Kosovës që nuk kurseve asgjë për ta parë të lirë dhe prosperuar”ka shkruar Abaz Foniqi.

Valë e re me të reshura shiu e bore në pjesë të ndryshme të Evropës, përfshinë edhe Kosovën

Cikloni i parë i fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta me origjinë polare, ka sjellur reshje të dendura shiu dhe bore në shumë pjesë të Evropës, e po ashtu edhe erëra të forta.

Ky ciklon po vazhdonë rrugëtimin drejt vendit tonë dhe lindjes së kontinentit, duke sjellur sonte intensifikim të reshjeve të shiut dhe borës, e po ashtu edhe erëra të forta.

Cikloni i dytë, i cili gjindet në Oqeanin Atlantik, gradualisht do të shtrihet të enjten dhe të premten në pjesë të ndryshme të Evropës, përfshirë edhe vendin tonë, duke sjellur reshje të dendura shiu e bore si dhe erëra mjaft të forta.

Reshjet e borës priten edhe në ato vende të cilat nuk janë shumë të zakonshme, e njëra ndër to është edhe qyteti i Parisit.

Reshje bore priten edhe në gjithë Zvicrën, në shumë vende të Austrisë, në pjesën jugore të Gjermanisë, në Hungari, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi, Kosovë, në Shqipëri në zonat malore, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe kështu duke vazhduar drejt lindjes së kontinentit gjatë fundjavës, përfshirë edhe Turqinë me reshje të dendura bore në shumë zona. /MeteoKosova/