Rama në Hungari takohet edhe me Vuçiqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian.

Rama është takuar me disa liderë nga rajoni e nga Evropa.

Një takim i ngrohtë ka qenë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn. Nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me Orbanin apo Macronin, shkruan “BalkanWeb”.

Por Rama ka gjetur dhe një kohë për t’u ulur dhe me presidentin e Serbisë Alleksandar Vuçiq. Gjatë bisedave me Orbanin nuk kanë munguar dhe të qeshurat.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale

Kabineti i ri i Donald Trump: Ja posti që pritet të marrë Richard Grenell

Donald Trump pritet të fillojë procesin e përzgjedhjes së kabinetit të tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës në javët e ardhshme pas fitores në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Sipas agjencisë Reuters, Richard Grenell pritet të marrë një post në administratën e re republikane.

Grenell ka qenë një nga këshilltarët më të afërt të Trump-it për çështjet e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë katërvjeçar të presidentit të zgjedhur, ai shërbeu si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe ambasador në Gjermani.

Grenell konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion që nuk kërkon miratim nga Senati, megjithëse një post që kërkon miratimin e Senatit nuk është përjashtuar.

I riu që vdiq mbrëmë në Vushtrri, ishte anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim

Mbrëmë në mesnarë ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni në Vushtrri, Ahmet Istrefi.

I ndjeri ishte anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim.

“Ahmeti ishte një pjesëtar i përkushtuar dhe me zemër të madhe, i cili kontribuoi me përkushtim në shërbim të komunitetit tonë.
Detajet e varrimit do t’i bëjmë të ditura me kohë. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Ahmetin. Qoftë i paharruar kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

VV në ethe të zgjedhjeve, Dimal Basha: Edhe nëse ne i marrim 45% me kënd e bëjnë koalicionin këta

Pas zgjedhjeve në SHBA, Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se veprimet e ndërmarra të kryeministrit Albin Kurti në veri nuk ishin kundër Amerikës.

“Nuk munden 20 mashtrues m’i bind 2 milion shqiptarë se Albini është anti-amerikan! E para, ky popull e di që Albini asnjëherë te vetme s’ka pas qëndrim anti-amerikan, por vetëm anti-serbian. Gjene në këto 4 vite një veprim të vetëm të Kryeministrit që ka qenë kundër interesave amerikane”, ka shkruar ai.

Ai ka akuzuar opozitën se në emër të amerikanizmit po duan ta kthejnë “biznesin me Radoiçiqin në veri”, ndërsa nën ethet e zgjedhjeve, Basha tha se edhe nëse Vetëvendosje i merr 45% me kënd e bëjnë koalicionin.

“A e keni pyet veten, nëse edhe i marrim veç 45%, me kënd bëjnë koalicion këta, si e formojnë qeverinë pa partinë e Radojçiçit?!”.

Sipas Bashës, opozita do që Kosovën ta kthejë në vitin 2019-tën “me Radojçiçin shef në veri”.

Postimi i plotë:

Nuk munden 20 mashtrues m’i bind 2 milion shqiptarë se Albini është anti-amerikan!

E para, ky popull e di që Albini asnjëherë te vetme s’ka pas qëndrim anti-amerikan, por vetëm anti-serbian. Gjene në këto 4 vite një veprim të vetëm të Kryeministrit që ka qenë kundër interesave amerikane.

Shkatërrimi i bandave në veri nuk e prish popullin me Amerikën, por lidhjet me kriminelët në jug! Ndalja e dinarit nuk na prish me Amerikën, por me Vuçiqin dhe ata që janë ushqy prej dinarit! Mbyllja e kontrabandës nuk na ka prish me Amerikën, por ua ka prish hajninë kriminelëve në veri. Lufta kundër Radojçiçit nuk na ka prish me Amerikën, por e ka prish me kumarinë me bashkëpunëtorët e tij në jug.

Pra Albin Kurti ka bë veprime që ia ka marrë pushtetin Vuçiqit në veri, e ua ka prish kumarinë disa tjerëve në jug, e që opozita e disa t’ashtuquajtur gazetar po vazhdojnë me tentu me i paketu si veprime “anti-amerikane.”

Pra këta nuk është se këta e dojnë Amerikën – se s’mundesh me qenë mercenar, haraçxhi ose hajn e me u thirr në amerikanizëm – por e kanë si shpresë m’i arritë dy gjëra, (1) që m’u kthy në pushtet në emër kinse të Amerikës, njerëzit që po kjo Amerikë në raporte i ka cilësu si njerëz të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe (2) po shpresojnë që n’emër  Amerikës me kthy kumarinë me Radijçiçin në veri sepse ju duhet me i kthy bizneset krimnale dhe potencialisht koalicionin me të  politikë! A e keni pyet veten, nëse edhe i marrim veç 45%, me kënd bëjnë koalicion këta, si e formojnë qeverinë pa partinë e Radojçiçit?!

Sa i përket Amerikës, Albini është bë Kryeministër nga populli më pro amerikan në botë! Ky Kryeministër është dëshmu që i mbron më së miri interesat e Kosovës në raport me Serbinë, dhe i vetmi Kryeministër që punon pastër e drejtë dhe mbetet i pashantazhueshëm!

Amerika vazhdon me qenë aleati më i madh i shtetit tonë, dhe Kosova me Kryeministrin Kurti është qeveria më pro-amerikane në gjithë Ballkanin, sepse me qenë amerikan është me qenë patriot që lufton për drejtësi, demokraci e mirëqenie të popullit tënd, jo për mirëqenien personale ku prej panlave me rrogë të shtetit kanë përfundu pronar të tokave e villave luksoze milionëshe! Ju nuk i bëni nder as me ia përmend emrin Amerikës, aq më pak m’u thirr në vlera të tyre!

Për fund, më treguan që mercenarët po ulurojnë me kthy Kosovën në vitin 2019, dmth pe kërkojnë një Kosovë pa Albinin, por me Radojçiçin shef në veri. Kjo ka qenë Kosova e 2019-së që po e kërkojnë! Të njëjtën kërkesë e ka Serbia – një Kosovë pa Albinin e me Radojçićin – mirëpo ajo gjendje nuk kthehet as në ëndrrat tuaja, sepse ky popull nuk mashtrohet më!  Nuk mundeni me kthy Radojçiçin duke u thirr n’emër të Amerikës. Kush do me kthy Kosovën në vitin 2019-tën me Radojçiçin shef në veri, mundet m’u rreshtu pas tij veç në Serbi, se n’Kosovë më s’ka vend më, së paku me Albinin jo!

E rëndë: Ky është 21 vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti në Pestovë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik e jo rrallë herë përfundojnë edhe me fatalitet, raporton Gazeta Imazhi.

Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Gazeta Imazhi ka mësuar se 21-vjeçari që humbi jetën te rrethrrotullimi që po ndërtohet afër Pestovës është Meti Istrefi i cili pas plagëve të marra u nda nga jeta.

Siç njofton policia – viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve të rënda, mirëpo ka ndërruar jetë në spital rreth orës 00:40 të datës së sotme.

 

 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdes zyrtarja e policisë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se një pjesëtare e policisë ka vdekur.

 

 

 

Sindikata për këtë rast ka dërguar telegram ngushëllimi:

Me rastin e vdekjes së pjesëtares së policisë, Mevlude Hajdari, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!
TË NGJASHME:
Për 24 orë vdesin dy persona si pasojë e aksidenteve

Dy persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e dy aksidenteve të ndodhura në Vushtrri.

Kjo sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se brenda kësaj vazhde kohore u regjistruan gjithsej 66 aksidente, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu u shqiptuan 2 mijë e 413 gjoba trafiku, 18 persona u arrestuan, 13 u dërguan në mbajtje, dy në ndalim policor dhe tre të tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit.

Fitorja e Trumpit në Amerikë, paralajmërohet lirimi i Thaçit dhe të tjerëve së shpejti

Evi Kokalari aktiviste e njohur në SHBA ,tha se pas fitores së Donald Trump si president i SHBA-së, së shpejti do të lirohen nga Haga Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë.

“Kam idenë që Hashim Thaçi dhe të tjerët që janë në Hagë fatkeqësisht, e kam idenë që së shpejti do të lirohen pasi fitoi Donald Trump. Këtë e di që e kanë qëllim individë rreth presidentit Trump”, u shpreh Kokalari.

Duke folur për fitoren e Trump, Kokalari theksoi se kosovarët në Amerikë ishin më të kujdesshëm për votën e tyre.

”Shqiptarët e Kosovës kanë qenë më të kujdesshëm për të dhënë votën”, tha Kokalari në RTV21.

Gjatë këtij viti, edhe ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte folur për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se evropianët po bëjnë një punë të pisët.

“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z. Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”, kishte deklaruar Grenelli.

U aksidentua disa javë më parë, vdes fëmiju tetëvjeçar në QKUK

Një tetëvjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në QKUK.

 

 

Ai ishte dërguar për trajtim pas një aksidenti që kishte ndodhur në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë, disa javë më parë.

 

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më datën 19.10 ka ndodhur ky aksident. Fëmija i moshës rreth tetëvjeçare, i gjinisë mashkullore u aksidentua disa javë më parë. Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një çiklist. Dhe sot e kemi pranuar që fëmija ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës”, bëri të ditur Ilmi Prekazi zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë.

 

 

Sipas ligjit për trafik deri në një muaj konsiderohet aksident me fatalitet. Me këtë rast Prokurori i rastit ka kërkuar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion, ka shtuar më tutje Prekazi.

Një person i del trenit përpara në Pejë, shoferi ia shpëton jetën

Një qytetar nga Peja dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke i dal trenit përpara. Derisa treni ishte në qarkullim duke ardhur nga Prishtina drejtë Pejës, një person ka dal para tij, shkruan Insajderi.

Por, sipas policisë, shoferi i trenit e ka vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenin.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:35, Policia e Kosovës ka marr informacion tek hekurudhat e trenit Prishtinë- Pejë, në fshatin Zahaq një person ka tentuar t’i dal trenit përpara. Vozitësi i tretni e kishte vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenit”tha ai.