E dhimbshme: I riu nga Kosova që humbi jetën në një aksident trafiku në Itali

Rilind Thaqi, 21-vjeçar nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku derisa kthehej nga Jesolo, Venedik, me kushëririn e tij 24-vjeçar.

BMW-ja e drejtuar nga kushëriri humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë, Rilindi, që ndodhej në vendin e pasagjerit, humbi jetën në vend.

Ky aksident vjen në një moment të vështirë për familjen e Rilindit, i cili priste me padurim të kthehej në shtëpi pas një viti për të kaluar Krishtlindjet me prindërit e tij në Kosovë.

Siç shkruan mediumi italian, Corriere, Rilindi kishte planifikuar të ndërtonte një jetë të re në Itali, duke arritur të sigurojë një punë të mirë si kopshtar në kampingun Union Lido në Ca’ di Valle dhe po punonte për të marrë lejen e drejtimit të makinës, si dhe për të blerë një shtëpi në Ca’ Savio.

Të afërmit dhe miqtë e përshkruajnë Rilindin si një djalë të dashur dhe me zemër të madhe, gjithmonë të buzëqeshur dhe të gatshëm për të ndihmuar.

“Një copë bukë. Gjithmonë me një buzëqeshje,” thotë kushëriri i tij Dini Paçarizi.

Rilindi ishte pasionant për futbollin dhe çdo fundjavë luante në Jesolo me miqtë e tij të rinj, një hobi që e mbante të lidhur me komunitetin.

Komuniteti shqiptar në Cavallino-Treporti, i cili përbëhet nga rreth 100 shqiptarë, është në zi për humbjen e tij.

Kryetarja e Bashkisë, Roberta Nesto, shprehu ngushëllime për familjen e tij, duke vlerësuar të rinjtë si Rilindi dhe kushëriri i tij për integrimin dhe kontributin që kanë dhënë në zonë.

Reagon babai i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Një vrasje e dyfisht me armë zjarri sot rreth orës 17:15, brenda një lokali në komunën e Klinës, tronditi vendit. Njëri nga të plagosurit humbi jetën në vendngjarje, kurse tjetri u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Pejës, raporton GazetaDemos.

Siç mësoi ekzkluzivisht Demos nga burimet e veta, njëri nga viktimat u godit me një plumb në pjesën e majtë të gjoksit, goditje të cilës i bëri ballë vetëm për pak minuta.

Të dy viktimat, siç njoftoi edhe prokurori i rastit nga vendi i ngjarjes, u takojnë moshave të reja. Ndërsa, GazetaDemos mësoi se bëhet fjalë për Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, të cilët dyshohet se u privuan nga jeta nga i riu Jon Hoti.

Disa orë pas ngjarjes babai i të dyshuarit për vrasje ka vendosur në profilin e tij në “Facebook”, dy foto të errëta.

Rikujtojmë se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është dorëzuar në Polici.

Theret me thikë një 24-vjeçar, Policia jep detaje

Një 24 vjeçar është therur me thikë sot në rrugën ‘Isa Boletini’ prapa stacionit të autobusëve në qytetin e Gjilanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa shtoi se viktima është dërguar në QKUK për trajtim.

“Sipas hetimeve të para mësohet se viktima është i moshës 24 vjeqar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dergohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë”, tha Hashani.

Ai tha se i dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim.

“Policia e Kosovës po punon intezivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.

Detaje të reja: Vdes edhe personi i plagosur në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Klinë, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton Sinjali.

FIllimisht u raportua se nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vdekur dhe një i një tjetër i plagosur.

Por, Sinjali mëson se tashmë ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur, i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim mjekësor.

Ai nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lajmi në lidhje me këtë ngjarje tragjike është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Mujë Krasniqi” Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali, dyshohet se një person u qëllua në një lokal në qendër të Klinës dhe se një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku tha se një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Detaje të reja për therjen në Ferizaj, thika e Fadil Islamit ishte 32-centimetërshe, i sulmoi për shkak të…

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Fadil Islami, për rastin e sulmit të katër (4) personave me thikë në Ferizaj.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 11 nëntor 2024, rreth orës 15:30 minuta, në rrugën “Rifat Berisha “ në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar t’i privonte nga jeta dy të mitura- pjesëtare të komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuarat kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Po ashtu, sipas prokurororisë, i pandehuri F.I., me të njëjtën datë rreth orës 15:05 minuta në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privonte nga jeta të dëmtuarin N.M., pjesëtar i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafenenë “Verona” , i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë, duke e goditur në pjesën e kokës, të fytit dhe në faqen e djathtë , të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, ndërsa, me po të njëjtën datë rreth orës 15:53 minuta , në rrugën “Halim Spahiu” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privonte nga jeta të dëmtuarin E.A.,- pjesëtarë i komunitetit RAE, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke ecur në këmbë, i pandehuri e sulmon me të njëjtën thikë, duke e goditur nga mbrapa në pjesën e shpatullave, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me këtë do të kryente veprën penale në vazhdim “Vrasje e rëndë në tentativë” nga nen 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.10 lidhur me nenin 28 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit prej 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.

Krasniqi dhe Hamza falënderojnë mërgimtarët në Gjermani:Me ju – Kosova mundet ma mirë (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza kanë falënderuar mërgimtarët në Gjermani për mbështetjen dhe pritjen madhështore në vikend.

Përmes një video-adresimi ata i janë drejtuar mërgatës. “Mërgimtarë të dashur jemi bashkë me Bedriun këtu që t’ju falënderojmë për pritjen madhështore gjatë kësaj fundjave në Gjermani”, është shprehur Krasniqi. Hamza i ka cilësuar tubimet në Gjermani si impozante.

“I falënderoj nga zemra, me mbështetjen e tyre Kosova mundet ma mirë. I ftoj dhe i pres që të takohemi në vikendin e ardhshëm bashkë në Zvicër”, ka thënë Hamza.

Për më shumë klikoni këtu https://www.facebook.com/reel/8961828777200418

Vjen parashikimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, VV-ja po renditet e treta

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se beson shumë partia e tij do t’i merr 35-36 % në këto zgjedhje.

Kështu deklaroi ai , ku shtoi se qytetarët duhet ta ndëshkojnë Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç tha, mashtrimeve që i ka bërë.

“Do të jemi partia e parë. LVV nëse e merr rezultatin zgjedhor të vitit 2019 është sukses për ta. LVV do të del partia e tretë. LDK-ja mund ta kalojë Vetëvendosjen në përqindje”, deklaroi Haxhiu.

Ai shtoi se parasheh që LDK-ja do të arrijë t’i merr 28-30 % të votave,  ndërsa LVV jo më shumë se  24-26 %.

“Këtë rezultat të Vetëvendosjes e bazoj në dështimin e plotë të LVV-së në të gjitha sferat, edhe kauzat me të cilat ka ardhur në pushtet i ka përmbysur vetë, asnjërës s’i është përmbajtur, as luftës kundër korrupsionit, as luftës kundër nepotizmit, as zhvillimit ekonomik, as bashkimin me Shqipërinë, as kushteve për dialog me Serbinë”, theksoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në KlanKosova.

Xuxi ‘kërcënon’ banorët: Kam informacione për ju, posaçërisht…

Gjatë natës,  Xuxi pati një ‘përplasje’ me disa nga banorët.

Ai deklaroi se do të merret fillimisht me “këta të Prishtinës”, duke pretenduar se ka informacione për ta, pastaj me të tjerët.

“Ju kallëzoj nesër për krejt këtu, posaçërisht për këta të Prishtinës. Kam informacione sa kanë jetë këta”, u shpreh ai.

Situata u bë edhe më e ndezur kur Drenusha u përfshi në debat, por Xuxi i drejtohet ashpër duke i thënë “Mos fol me mua” .

Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon e plotë:

Bie bora e parë për këtë sezon edhe në Shqipëri

Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në fshatin Dardhë të Korçës.

Reshjet kanë qenë të pakta por sinoptikanët lokalë bëjnë me dije se ditët në vijim reshjet do të jenë prezente në formë më intensive në lartësitë mbi 1400 m2 mbi nivelin e detit.

Ditën e sotme temperaturat kanë zbritur deri në – 1 grade në orët e para të mëngjesit ndërkohë që gjatë fundjavës parashikohet të shkojnë deri në – 4 gradë celsius.