Trump mund të arrijë diçka që nuk ka ndodhur për 132 vjet në zgjedhjet amerikane

Donald Trump mund të hyjë në histori si presidenti i dytë amerikan që shërben dy mandate jo të njëpasnjëshme, nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, arritje që ndodhi për herë të fundit 132 vjet më parë.

Trump është presidenti i parë i mundur që rikandidon për postin që nga fundi i shekullit të XIX-të.

Gjersa ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt kandidoi për një mandat të tretë në vitin 1912 ndërsa më parë nuk ishte mposhtur dhe nuk siguroi nominimin nga ndonjëra prej partive kryesore.

Benjamin Harrison

Vetëm një person ka shërbyer dy mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë: Grover Cleveland.

Demokrati u zgjodh president për herë të parë në vitin 1884, shkruan newsweek.

Ai u mund në tentativën për rizgjedhje në vitin 1888 nga republikani, Benjamin Harrison, pavarësisht se fitoi votën popullore në të dyja rastet.

Temperaturat shënojnë ulje, parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kamala Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

Kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, Kamala Harris, u është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera ajo vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me SHBA. Në letër ajo thekson ndihmën amerikane edhe për Pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen që do të vazhdojë ta japë, në qoftë se ajo do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

“Amerikanët shqiptarë kanë bërë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra amerikanë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Kamala Harris.

Ajo vlerëson kontributin e vazhdueshëm të shqiptaro amerikanëve, të cilët thotë se tashmë shqiptarët prej punëtorëve, bizneseve të vogla, kanë arritur në profesione të ndryshme, në mjekësi, në drejtësi, e kudo në shërbime publike.

“Amerikanët shqiptarë kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla deri te profesionistët në mjekësi, ligj dhe shërbimin publik, amerikanët shqiptarë kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin.

Që prej më shumë se një shekulli, duke filluar nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Edhe sot, amerikanët shqiptarë e kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që u qëndruan pranë në atë moment të rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë.

Dua të konfirmoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i qëndrueshëm i NATO-s, dhe jam mirënjohës për Shqipërinë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas invazionit të egër të Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar Harris.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur Pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike dhe demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

I kuptoj sfidat unike në vendin tonë, që shumë prej komunitetit shqiptaro amerikan përballen dhe unë angazhohem për politika që e fuqizojnë këtë komunitet, duke përfshirë luftën për një ekonomi me mundësi dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e amerikanëve shqiptarë në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të formojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta” ka theksuar Kamala Harris.

“Faleminderit për gjithçka që kontribuoni në këtë vend të madh”, përfundon letrën e saj, zëvendëspresidentja amerikane, e cila po pret votën e shtetasve amerikanë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të martën, me 5 nëntor./RTK/

Shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë duke intervenuar zjarrfikësit dhe prezentë janë njësitë relevante policore.

Dëshmitarët për Tëvë1 kanë thënë se është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili dyshojnë se mund të jetë nga bombola e gazit.

Ndërkaq, banorët të cilët jetojnë në atë objekt janë udhëzuar që të dalin jashtë.

Lidhur me rastin, redaksia ka dërguar pyetje në polici për të kuptuar më shumë detaje.

Bedri Hamza shpalos sloganin e PDK-së: Kosova mundet ma mirë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin me të cilin kjo parti do të garojë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

“Nëse ka një mesazh që dua ta merrni të gjithë ju nga kjo konventë, është bindja jonë se Kosova mundet ma mirë. Ky është edhe slogani i fushatës sonë “Kosova mundet ma mirë”.

Ne jemi këtu për ta dëshmuar këtë. Ndërsa, unë si kryeministër ju siguroj se do ta bëj këtë”, ka thënë Bedri Hamza. Hamza është zotuar se si kryeministër do të përkushtohet të ndërtojë një ekonomi që fuqizon çdo familje.

“Vizioni im është i thjeshtë, por thelbësor: zhvillimi ekonomik, forcimi i drejtësisë dhe ndërtimi i një sistemi të qeverisjes që përfshin të gjithë, që u jepë të rinjve mundësi për të punuar dhe ndërtuar jetën këtu, në vendin që e duam”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se populli ynë beson se Kosova mundet ma mirë. “Ky është zëri i qytetarëve tanë. Ata thonë se Kosovën mund ta bëjmë më të mirë. Ata janë të gatshëm të punojnë shumë për ta arritur këtë. Por, më e rëndësishmja, sot populli ynë beson se Kosova mundet ma mirë”.

“Ne të gjithë mund të bëhemi më të mirë në shumë mënyra. Mund të bëhemi zyrtarë më të mirë, punëtorë më të mirë, punëdhënës më të mirë, mësues më të mirë, prindër më të mirë, studentë më të mirë. Dua që të gjithë ju të besoni se Kosovën mund ta bëjmë ma të mirë”, ka shtuar ai. Duke folur për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, Hamza ka përmendur faktin se qytetarët ende janë duke luftuar për t’i përmbushur nevojat e përditshme.

“Shumë të reja e të rinj janë duke kërkuar shpresë e punë në vende të huaja. Kjo duhet të ndryshojë. Kjo është arsyeja pse kam pranuar kandidaturën për kryeministër dhe ta udhëheq Kosovën në rrugën përpara. Unë besoj fuqishëm se Kosova mundet ma mirë”, ka thënë ai.

Kurti: Serbia do të jetë gjithmonë rrezik për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë rrezik për vendet që e pengojnë projektin e ashtuquajtur “bota serbe”.

Përveç Kosovës, Kurti ka përmendur edhe Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën si vende që “ngacmohen” nga Serbia.

“Përderisa elita e saj autoritare vazhdon të propagandojë dezinformata, të mobilizojë trupa përgjatë kufirit tonë dhe të refuzojë të ndjekë penalisht terroristët që vranë rreshterin tonë të policisë një vit më parë në Banjskë të Zveçanit, Serbia gjithmonë do të përbëjë rrezik të madh për sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të vendeve të tjera fqinje që i pengojnë projektit të ‘Serbisë së Madhe’, që tani e quajnë ‘bota serbe’, përkatësisht Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina po ngacmohen përveç Kosovës”, ka thënë Kurti.

Hamza prezanton programin qeverisës: Pagat do të rriten për 50%

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se me dinjitet do të udhëheq Kosovën drejt zhvillimit.

Duke falënderuar Memli Krasniqin, familjen e tij dhe PDK-në, për mbështetjen e pafund, Hamza u shpreh qe ndjen krenari dhe përgjegjësi të madhe të përfaqësojë partinë e krijuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Ne tani po nisim një rrugëtim të ri. Me dy fjalë: ma mirë! Kjo është për çfarë bëhet fjalë: të bëhemi më të mirë dhe ta bëjmë Kosovën më të mirë” tha Hamza.

Nën sloganin “Kosova mundet ma mirë”, Hamza u shpreh se është i gatshëm të arrijë rezultate konkrete.

Hamza tha se kanë gati programin qeverisës, me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke ndihmuar bizneset të krijojnë vende të reja të punës, shkruan IndeksOnline.

“Bizneset e vogla, me qarkullim nën 10 mijë euro, do t’i lirojmë nga tatimi. Do ta eliminojmë tatimin doganor për importimin e veturave elektronike” ka thëmë Hamza.

Ai tha se pagat deri në 400 euro nuk do të tatohen, ato nga 400 deri në 800 do të tatohen 8% ndërkaq ato deri në 1 mijë euro, 10%. Ai tha se do të rritën pagat në sektorin publik, për 50%.

“Pensionet do të rriten 50%. Njëjtë si veteranëve të luftës. Pensionistëve nuk do t’iu kushtëzohet ose pensionin e tyre ose të dëshmorit të familjes. Do të marrin edhe pensionin e vet edhe atë të dëshmorit.”

KËTU mund të lexoni programin e plotë qeverisës:

https://media1-prd-eu1.onlinefiles.info/4f68c284/a0a080f4/018b6a49/d7a84628/media/document/2010/kosovamundetmamire_f2013dc6.pdf?fbclid=IwY2xjawGTRtdleHRuA2FlbQIxMAABHce5JiWGLp7I63oaT1vJ4gfsMRR-9O3oYdVr8yOSC5DBfotYmdyIuChz-A_aem_V-6uix8-p8Q_uVl62dgY_A

Shoferi nga Kosova e godet për vdekje një 57-vjeçar në Shqipëri

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, një burrë 57-vjeçar me initialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se e ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së regullave të qarkullimit rrugor”

Ngjarja ka ndodhur në territorin e Bashkisë së Mirditës, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari e ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Treni godet veturën, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture në fshatin Pavlan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Gashi bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë.

Një iluzion optik që zbulon nëse jeni inteligjent nga natyra

A jeni ndierë ndonjëherë sikur mendja apo sytë po ju mashtrojnë? Epo, ndoshta është e gjitha një iluzion optik

Truri dhe sytë tanë punojnë së bashku në përpjekje për të interpretuar atë që kemi përpara – por ndërsa ata mund të përpiqen të flasin me njëri-tjetrin në gjuhë të thjeshtë, ajo mund të hutohet dhe të ngatërrohet.

Gjërat si ngjyra, hijet dhe perspektiva e ndihmojnë trurin të kuptojë atë që sheh dhe ai do të fillojë të formojë një opinion bazuar në ato të dhëna – por nëse ato janë të dizajnuara në një mënyrë specifike, truri ynë mund të ngatërrohet.

Ajo që e bën atë edhe më konfuze është se dy njerëz mund të shikojnë në të njëjtin iluzion optik dhe të shohin dy gjëra krejtësisht të ndryshme, raporton Mirror.

Në këtë iluzion optik të fundit, ju sfidoheni të dalloni frutën e vërtetë në foto – dhe ajo që shihni zbulon nëse jeni apo jo natyralisht më inteligjentë.

Bërë nga një kompani britanike printimi online, duhet të përqendroheni për të gjetur frutën e fshehur mes linjave dhe ngjyrave.

Nëse sytë tuaj janë mjaft të mprehtë, ju do të jeni në gjendje ta shihni qartë frutin dhe padyshim, nëse mund ta shihni atë, ju jeni natyrisht inteligjent.

Natyrisht, njerëzit më inteligjentë, të cilët janë në gjendje të njohin frutat, thonë se “nuk ka gjasa t’i marrin gjërat si të mirëqena” dhe gjithmonë kërkojnë “nuanca në gjithçka”.

Gjithashtu, si bashkëpunëtorë, ata konsiderohen si “kënaqësi për të punuar me të, shpejtë mëson dhe tepër i besueshëm”.

Ata që janë natyrshëm inteligjentë ka të ngjarë të jenë stimulues, të mirë në komunikim në mënyra të ndryshme dhe përgjithësisht më të organizuar.

Pra, a mund të gjeni frutën e duhur? Përgjigja që po kërkojmë është një mollë.