Ndërron jetë zyrtarja komunale në Gjilan

Sot më 2 nëntor 2024, në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë Ismete Sahiti Kurtalani.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, derisa drejtues të institucioneve dhe të tjerë, të pikëlluar nga ky lajm i trishtë, kanë ngushëlluar familjen e të ndjerë.

Në lajmin mortor thuhet:

Me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë se sot me 2 nëntor 2024 ne moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje te shkurtër ndërroi jetë bashkëshortja, motra, nëna, gjyshja jonë

 

 

ISMETE SAHITI KURTALANI (1964-2024)

Varrimi behet ne varrezat e qytetit Gjilanit me Ikindi!!!! Funerali niset nga Kompleksi Fitorja !!!! Çdo vuajtje dhe mundim Allahu ta kompenzoftë me shpërblime te xhennetit të pafund.

Ishe shpirtmirë dhe zemërbutë, Hyzmetqare e vetës nuk mërzite askend për nevojat e tua !

Ti asnjëherë nuk i’a prishe qejfin askujt!

Në duart e tua vizatohen shenjat e nderit,

Durimi yt pa ankim është cilësi e njerëzve të mëdhenj oj Nëna jonë Allahu na takoftë në xhennetin firdeus./GJILANI INFO/

Arrestohet kosovari në Jarinje, dyshohet se prezantoi dokumente serbe false

Një kosovar është arrestuar dje në pikën kufitare në Jarinje, sipas policisë pasi ai ka prezantuar dokumente të lëshuara nga Serbia të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia, përcjell Klankosova.tv.

Rasti është cilësuar “Falsifikim i dokumenteve”.

Haradinaj: Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes sime

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka premtuar se Kosova do të hyjë në NATO në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, nëse fiton zgjedhjet në shkurt të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për A2 CNN, Haradinaj theksoi se fitorja e të gjitha fitoreve është anëtarësimi në NATO, që për kreun e AAK-së sjell zhvillim dhe shuan vatra të rrezikshme, transmeton Klankosova.tv.

“UNMIK-u nuk ekziston më, zgjidhja e të gjitha çështjeve dhe problemeve është anëtarësimi në NATO. Një vend në NATO shtrin juridiksionin e vet dhe shuan vatrat e rreziqeve qofshin të brendshme e nacionaliste, zhduken. Për ne anëtarësimi në NATO është fitorja e të gjitha fitoreve. Në 100 e para të qeverisë së ardhshme nëse qeveris, vitin e parë so të përmbyll anëtarësimin në NATO”, tha Haradinaj.

Anëtarësimi në NATO për Haradinajn forcon shtetin ligjor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Luftën kryesore e kemi që duhet të mbajmë njerëz në Kosovë, nuk duhet të kursejmë pagat. Duke kursyer pagat humbim kualitetin e atyre që shërbejnë në shtet. Kualitet i dobët e i tyre shtet i dobët. Ushtari, polici, mjeku, mësuesi. Zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ndodhë me kthesën e NATO-s. Shteti ligjor forcohet me anëtarësim në NATO”.

Ai tha se vendi i tij tani duhet të përmbushë planin aksionar të anëtarësimit.

“Kam arritur ta përmbyll opsionin tonë të anëtarësimit në NATO për të kaluar në planin aksionar të anëtarësimit. Është një proces i pyetësorëve detyrave e punëve. Unë mendoj që arritjet tona të dialogut dhe implementimi i obligimeve që dalin nga dialogu janë themel për hapjen e marrëdhënieve për anëtarësim të Kosovës, por duhet të përmbushim obligimet politike e ushtarake, të prodhojmë më shumë armë, planin ekonomik, infrastrukturën dhe resurset për interesa të NATO-s, t’i aktivizojmë”.

Sipas tij Kosova duhet të shkojë me ShBA-në dhe BE-në pa e pritur Serbinë, sepse kjo e fundit sipas tij po flirton me Rusinë e Kinën.

“Duhet të shkojmë me Amerikën e BE pa e pritur Serbinë. Serbia ka interesa të tjera, kanë agjenda të tjera, po flirton me Rusinë e Kinën”, tha Haradinaj.

Dy të plagosur në një incident me armë në fshatin Haraçinë

Pas raportimit në disa media vendase për incident me armë në Haraçinë, MPB ka dalë me detaje zyrtare.

“Dy persona kanë marrë lëndime nga armë zjarri në incidentin që ndodhi sonte në fshatin Haraçinë”, konfirmojnë nga MPB.

“Më 01.11.2024 rreth orës 19 nga Qendra urgjente Nëna Terezë në SPB Shkup është paraqitur se me plagë nga armë zjarri janë sjellë S.A. dhe A.A. nga f. Haraçinë. Sipas paraqitjes, drejt tyre, në f. Haraçinë është shtënë me armë zjarri nga ana e dy personave të cilët kanë qenë në automjet të llojit ‘Audi’”, theksojnë nga MPB.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Serbi

Tetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pasi është shembur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe Daçiq tha se ekipet e shpëtimit po tentojnë që t’i nxjerrin nga aty.

Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

Ai tha se streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964, raporton REL.

Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiq, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviq dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriq.

Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

Siç u tha në njoftimin e kësaj kompanie, në kuadër të rikonstruksionit është punuar në pjesën e brendshme e stacionit, çatisë dhe fasadës sipër dhe poshtë strehës.

Thaçi dhe të tjerët”, Specialja jep lajmin e fundit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se në rastin “Thaçi dhe të tjerët” i ka larguar 12 dëshmitarë.

Sipas njoftimit, ZPS-ja njoftoi sot se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve, e gjithashtu do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim.

“Siç ishte bërë e ditur gjatë konferencës për ecurinë e çështjes më 1 tetor, për të cilën informuam këtu, ZPS-ja njoftoi sot, më 1 nëntor, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dymbëdhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e tetë dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Abrashi akuzon opozitën: Gjuriqi bëri thirrje të mos votohet Kurti, po kërkon të kthehet koha prapa

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën.

Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë ndaj partive opozitare, duke pretenduar se Serbia po kërkon të kthehet koha prapa.

Tutje, Abrashi shkroi se “ata juve po ju lypin, edhe nga OKB-ja madje”.

Statusi i plotë:

“ATA JUVE PO JU LYPIN, EDHE NGA OKB MADJE

Thirrja e Gjuriqit në Këshill të Sigurimit ishte thirrja e fundit e sikletit në Beograd që ekziston tash e 4 vite. Në çdo paraqitje të Serbisë ata kanë kërkuar që koha në Republikën e Kosovës të kthehet mbrapa.

Serbia, përmes Gjuriqit në OKB, bëri thirrje të hapur që të mos votohet Albin Kurti, ndërkaq Vuçiq më parë deklaronte se me kë mund të merrej vesh e më kë.

Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe mirë që është kështu” – ka shkruar Abrashi.

Thellohet bilanci tragjik nga përmbytjet në Spanjë, ja sa ka shkuar numri i të vdekurve

Spanja po përballet me shifra tronditëse të viktimave si pasojë e përmbytjeve që ndodhën në zonën e Valencias.

Sipas CNN deri më tani numri i viktimave është 202, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.

Stuhia përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga shtratet dhe lanë mijëra banesa pa energji dhe ujë të rrjedhshëm.

Valencia pa reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.

Projektligji i rrezikshëm ndaj Kosovës, analisti Raci apelon të sanksionohet qeveria serbe!

Qeveria e Serbisë ka miratuar Projektligjin për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij ligji ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mesin e shtatorit, duke thënë se prokuroria speciale dhe trupi gjykues special “do të ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Gazmir Raci. Sipas tij, Serbia duhet të anulojë projektligjet për Kosovën, pasi ato shkelin Marrëveshjet e Brukselit dhe Planin Franko-Gjerman, duke penguar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ajo meriton sanksione të ashpra për të kuptuar pasojat”, është shprehur ai.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë më 28 tetor, zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë publiku i Apelit. Prokuroria dhe Gjykata e Apelit në Beograd.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është pajtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut Kosovë- Serbi.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në një postim në rrjetin social “X”, transmeton Telegrafi.

“Ne pajtohemi me BE-në se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë ASM-në dhe zgjidhjet e dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, ka pohuar ai.

Moment i frikshëm, aeroplani dështon të ulej nga era e madhe që po fryente (Pamje)

Një aeroplan në aeroportin Taoyuan pati probleme me uljen pasi Tajvani u godit nga një tajfun më i rëndi gjatë 30 vjetëve të fundit.

Starlux JX871 po udhëtonte nga Okinawa në Taipei, por pas përpjekjes së parë të dështuar për t’u ulur, iu desh të qarkullonte përsëri në aeroport dhe u ul në një përpjekje të dytë.

Mbi 500 fluturime u anuluan në të gjithë Tajvanin.

Administrata Meteorologjike e Tajvanit tha se ishte tajfuni më i madh që goditi ishullin që nga viti 1996.