Aksidenti në Viti, ky është i riu që humbi jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas menatës në rrugën Kllokot – Viti, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Besnik Kurteshi nga Vitia.

Sipas informacioneve të para, Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të së premtes.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Aksident i rëndë përsëri në rrugët e Kosovës, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën Kllokot Viti, transmeton IndeksOnline.

Viktima ishte pasagjer në një veturë, e cila është vetërrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024, rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë, pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, ka thënë Hashani.

Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Pacolli e krahason rritjen e rrogave me atë të Britanisë

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka folur rreth rritjes së rrogave dhe shtesave të fëmijve.

Gjatë një debati, Pacolli ka marrë shembull Britaninë e Madhe, duke deklaruar se ky vend i ka rritur nga pesë ose gjashtë funte shtesat për fëmijë.

“Ne jemi shtet në krahasim me Britaninë, Britania ka shumëfish më shumë buxhet. Ka rëndësi vlera, sepse ne po kritikohemi pse i kemi rritur shtesat në shumën që i kemi rritur, a unë po ta jap një shembull prej një shteti supër të zhvilluar, prej një shteti me ekonomi shumë të fortë, i cili i ka rritë shtesat për fëmijë gjashtë funta, gjashtë funta”, tha Pacolli në RTV 21.

“Pagat do të rriten për të gjithë të punësuarit…”, thotë Hekuran Murati

Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet (VIDEO)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se vendi ku është e vendosur QKUK-ja do të rrënohet, e QKUK-në do ta ndërtojë në një vend të ri.

Sipas tij, kjo do të ndodh për shkak se spitali është i vjetruar,i ndërtuar me model sovjetik, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Abdixhiku shpreh shqetësim edhe për edukimin e fëmijëve, ku thotë se ndikuesi kryesor i mosdijes së fëmijëve është qëndrimi i pakët në shkolla.

“E para, më shqetësuesja është edukimi, pra unë ndihem i shqetësuar kur një fëmijë i klasës së pesë në Kosovë, ka aftësinë e një nxënësi të klasës së dytë në shtetet e jashtme, kjo pasi nuk po rrinë në shkolla. Çfarë do të bëjmë e dyta është shëndetësia. Unë vërtet vërej që kemi infrastrukturë të vjetruar, kemi një spital publik të ndërtuar në vitin 1964, model sovjetik. Unë kam plan ta largoj nga aty komplet, kam ndarë 250 milionë euro për fazën e parë, do të hiqet për t’u ndërtuar spital i ri, por nuk do të preket derisa të ndërtohet spitali i ri me vlerë 250 milionë euro”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klankosova.tv.

“Stikersi” që çoi në incidentin në Lagjen e Boshnjakëve

Në orët e mbrëmjes, në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicë së Veriut është regjistruar një incident.

Rreth 10 persona janë acaruar pasi në një përmendore të një ish-ushtari të UÇK-së ishte vendosur një “stikers”.

Si pasojë e kësaj, turma ka reaguar duke shpuar gomat e dy veturave që gjendeshin aty pranë, raporton Klankosova.tv.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se situata është qetësuar dhe policia po e heton rastin.

“Një stikers është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast”.

“Njerëzit janë shpërndarë dhe policia po merret me rastin”, ka deklaruar Elshani për Klankosova.tv.

Elshani tha se 4 persona janë marrë në stacion policor për t’u intervistuar, të cilët ishin pjesë e grumbullimit.

Ai nuk saktësoi se çfarë nacionaliteti i përkasin të dyshuarit, mirëpo tha se “po intervistohen për rastin e dëmtimit kriminal”.

Klankosova.tv ka siguruar edhe fotot e përmendores së heroit Avni Hajredini, i rënë në vitin 2000 pikërisht në vendin ku i është ngritur edhe përmendorja.

Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, Policia në vendin e ngjarjes

Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak minuta.

Kjo pasi që persona të panjohur kanë shpërthyer gomat e disa veturave, në mesin e tyre edhe ato me tabela të Serbisë, e poashtu edhe kanë vendosur ‘stikera’ në një përmendore të UÇK-së.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka thënë se situata tani është e qetë, derisa ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Disa goma janë shpërthyer, e poashtu edhe stikersa prej letre janë vendosur në një shtatore të UÇK-së. Janë mbledhur diku 10 persona pastaj kemi ndërhy dhe janë shpërndarë. Policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Elshani për IndeksOnline.

Luftojnë mes vete me thika, çifti e gënjejnë policinë

Një çift nga Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë.

Gruaja fillimisht kishte raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë nga një e panjohur.

Por më pas, organet e sigurisë zbuluan se lëndimet ajo i kishte marrë si pasojë e përleshjes me bashkëshortin, raporton Klan Kosova.

Më pas, të dy pranuan tretman mjekësor dhe u shoqëruan në stacionin e policisë, ku janë ndaluar për 48 orë.

Tashmë mbi ta rëndojnë dyshimet për tri vepra penale – përveç lëndimit të rëndë trupor dhe dhunës në familje, edhe për deklarim të rremë.

E dhimbshme: Viktima e aksidentit të rëndë në Bresalc është një grua 46-vjeçare

Një aksident i rëndë trafiku i cili ndodhi sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ia mori jetën një gruaje dhe la të lënduar edhe dy persona tjerë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, të cilët kanë filluar hetimet për zbardhjen e detajeve të këtij aksidenti, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima e këtij aksidenti është një grua 46-vjeçare.

Ajo fillimisht u dërgua në Qendrën Emergjente të Gjilanit bashkë më dy të lënduarit e tjerë, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Por, 46-vjeçarja nuk arriti t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda, ku edhe humbi jetën në klinikën emergjente.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët e emergjencës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkaq rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga policia e trafikut.

Në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e dy të lënduarve të tjerë.

Sondazhet zgjedhore në SHBA: Kush është përpara – Harris apo Trump?

Votuesit në SHBA do t’i drejtohen kutive të votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm, shkruan BBC.

Zgjedhjet fillimisht ishin një rimeç i vitit 2020, por ato u përmbysën në korrik, kur presidenti Joe Biden përfundoi fushatën e tij dhe miratoi zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Pyetja kryesore tani është – a do të ketë SHBA presidenten e parë grua apo do t’i jepet mandati i dytw Donald Trumpit?

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, janë analizuar sondazhet dhe janë sjellë detaje se çfarë efekti ka fushata në garën për të parin e Shtëpisë së Bardhë.

Kush po udhëheq në sondazhet kombëtare?

Harris ka pasur një epërsi të vogël ndaj Trump në mesataret kombëtare të sondazheve që kur ajo hyri në garë në fund të korrikut dhe mbetet përpara – siç tregohet në grafikun më poshtë me shifrat e fundit të rrumbullakosura në numrin e plotë më të afërt.

Harris ka një rritje në numrat e saj të votimit në javët e para të fushatës së saj, duke krijuar një epërsi prej afro katër pikë përqindjeje në fund të gushtit.

Sondazhet ishin relativisht të qëndrueshme në shtator dhe në fillim të tetorit, por ato ngushtuar shtrënguar në dy javët e fundit, siç tregohet në grafikun e mëposhtëm, me linjat e trendit që tregojnë mesataret dhe pikat për rezultatet individuale të sondazheve për secilin kandidat.

Ndërsa sondazhet kombëtare janë një udhëzues i dobishëm se sa popullor është një kandidat në të gjithë vendin, ato nuk janë mënyra më e mirë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo për shkak se SHBA përdor një sistem kolegji zgjedhor, në të cilin çdo shteti i jepet një numër votash afërsisht në përputhje me madhësinë e popullsisë së tij. Një total prej 538 votash të kolegjit zgjedhor janë në dispozicion, kështu që një kandidat duhet të arrijë 270 për të fituar.

Ka 50 shtete në SHBA, por për shkak se shumica e tyre pothuajse gjithmonë votojnë për të njëjtën parti, në realitet ka vetëm një pjesë të vogël ku të dy kandidatët kanë shanse për të fituar. Këto janë vendet ku zgjedhjet do të fitohen dhe do të humben dhe njihen si shtete në fushëbetejë ose shtete swing.

Kush po fiton në sondazhet e shtetit në “pavendosur”?

Për momentin, epërsia në shtetet e pavendosura është aq e vogël, sa është e pamundur të dihet se kush është me të vërtetë përpara duke parë mesataret e sondazheve.

Sondazhet janë krijuar për të shpjeguar gjerësisht se si ndihet opinioni për një kandidat ose një çështje, jo për të parashikuar rezultatin e një zgjedhjeje me më pak se një pikë përqindje.

Është gjithashtu e rëndësishme se sondazhet individuale të përdorura për të krijuar këto mesatare, kanë një marzhë gabimi prej rreth tre deri në katër pikë përqindjeje, kështu që secili kandidat mund të jetë më mirë ose më keq sesa sugjerojnë numrat aktualisht.

Nëse shikohen tendencat që kur Harris u fut në garë, nxjerr në pah disa dallime midis shteteve.

Në Arizona, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut, drejtimi ka ndryshuar disa herë që nga fillimi i gushtit, por Trump ka një epërsi të vogël në të gjitha për momentin. Është një histori e ngjashme në Nevada, por me Harrisin, kandidate që është pak përpara.

Në tre shtetet e tjera – Miçigan, Pensilvani dhe Viskonsin – Harris kishte udhëhequr që nga fillimi i gushtit, ndonjëherë me dy ose tre pikë, por sondazhet janë shtrënguar ndjeshëm dhe Trump tani ka një epërsi shumë të vogël në Pensilvani.

Të tre këto shtete kishin qenë bastione demokratike përpara se Trump t’i kthente të kuqe, në rrugën e tij për të fituar presidencën në 2016. Biden i rimori ato në 2020 dhe nëse Harris mund të bëjë të njëjtën gjë, atëherë do të jetë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.

Në një shenjë se si ka ndryshuar gara që kur Harris u bë kandidatja demokrate, në ditën që Biden u largua nga gara, ai ishte pas Trumpit me gati pesë pikë përqindjeje mesatarisht në shtatë shtete.

Në Pensilvani, Biden ishte prapa me gati 4.5 pikë përqindjeje kur u largua. Është një shtet kyç për të dyja palët pasi ka numrin më të madh të votave elektorale nga të shtatë dhe për këtë arsye fitorja e bën më të lehtë arritjen e 270 votave të nevojshme.

Kjo është pajisja që u gjet në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se një “pajisje e dyshimtë” është gjetur në njërën prej rrotave të veturës së tij, pasi e kishte dërguar te mekaniku.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi të pajisjes që iu gjet atij në veturë. Është pajisje e gjurmimit GPS, e cila mbledh informacione në kohë reale.

Kajtazi shkroi më herët në Facebook se Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe se për këtë është njoftuar edhe Prokuroria.

“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, shkroi ai.