Abrashi akuzon opozitën: Gjuriqi bëri thirrje të mos votohet Kurti, po kërkon të kthehet koha prapa

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën.

Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë ndaj partive opozitare, duke pretenduar se Serbia po kërkon të kthehet koha prapa.

Tutje, Abrashi shkroi se “ata juve po ju lypin, edhe nga OKB-ja madje”.

Statusi i plotë:

“ATA JUVE PO JU LYPIN, EDHE NGA OKB MADJE

Thirrja e Gjuriqit në Këshill të Sigurimit ishte thirrja e fundit e sikletit në Beograd që ekziston tash e 4 vite. Në çdo paraqitje të Serbisë ata kanë kërkuar që koha në Republikën e Kosovës të kthehet mbrapa.

Serbia, përmes Gjuriqit në OKB, bëri thirrje të hapur që të mos votohet Albin Kurti, ndërkaq Vuçiq më parë deklaronte se me kë mund të merrej vesh e më kë.

Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe mirë që është kështu” – ka shkruar Abrashi.

Thellohet bilanci tragjik nga përmbytjet në Spanjë, ja sa ka shkuar numri i të vdekurve

Spanja po përballet me shifra tronditëse të viktimave si pasojë e përmbytjeve që ndodhën në zonën e Valencias.

Sipas CNN deri më tani numri i viktimave është 202, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.

Stuhia përmbyti qytete dhe rrugë, bëri që lumenjtë të dilnin nga shtratet dhe lanë mijëra banesa pa energji dhe ujë të rrjedhshëm.

Valencia pa reshjet e saj më të mëdha në 28 vjet, teksa banorët u gjetën në befasi dhe të bllokuar në bodrumet dhe katet e poshtme të ndërtesave.

Projektligji i rrezikshëm ndaj Kosovës, analisti Raci apelon të sanksionohet qeveria serbe!

Qeveria e Serbisë ka miratuar Projektligjin për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij ligji ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mesin e shtatorit, duke thënë se prokuroria speciale dhe trupi gjykues special “do të ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Gazmir Raci. Sipas tij, Serbia duhet të anulojë projektligjet për Kosovën, pasi ato shkelin Marrëveshjet e Brukselit dhe Planin Franko-Gjerman, duke penguar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ajo meriton sanksione të ashpra për të kuptuar pasojat”, është shprehur ai.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë më 28 tetor, zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë publiku i Apelit. Prokuroria dhe Gjykata e Apelit në Beograd.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është pajtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut Kosovë- Serbi.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në një postim në rrjetin social “X”, transmeton Telegrafi.

“Ne pajtohemi me BE-në se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë ASM-në dhe zgjidhjet e dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, ka pohuar ai.

Moment i frikshëm, aeroplani dështon të ulej nga era e madhe që po fryente (Pamje)

Një aeroplan në aeroportin Taoyuan pati probleme me uljen pasi Tajvani u godit nga një tajfun më i rëndi gjatë 30 vjetëve të fundit.

Starlux JX871 po udhëtonte nga Okinawa në Taipei, por pas përpjekjes së parë të dështuar për t’u ulur, iu desh të qarkullonte përsëri në aeroport dhe u ul në një përpjekje të dytë.

Mbi 500 fluturime u anuluan në të gjithë Tajvanin.

Administrata Meteorologjike e Tajvanit tha se ishte tajfuni më i madh që goditi ishullin që nga viti 1996.

Publikohen pamjet e rënda nga krimi që tronditi Shqipërinë, trupat e pajetë të shtrirë në tokë (VIDEO)

Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e mërkurë nga një atentat i armatosur, si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, një prej tyre qytetare e rastësishme në vendin e ngjarjes.

Top Channel ka publikuar pamjet e rënda nga ngjarja, ku shihen të shtrirë në tokë trupat e pajetë.

Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu humbi jetën një grua dhe u plagos burri i saj, të cilët ishin duke udhëtuar me motor në momentin e atentatit.

Policia ende nuk ka arritur t’i kap të dyshuarit, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre persona.

Aksidenti në Viti, ky është i riu që humbi jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas menatës në rrugën Kllokot – Viti, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Besnik Kurteshi nga Vitia.

Sipas informacioneve të para, Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të së premtes.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Aksident i rëndë përsëri në rrugët e Kosovës, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën Kllokot Viti, transmeton IndeksOnline.

Viktima ishte pasagjer në një veturë, e cila është vetërrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024, rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë, pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, ka thënë Hashani.

Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Pacolli e krahason rritjen e rrogave me atë të Britanisë

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka folur rreth rritjes së rrogave dhe shtesave të fëmijve.

Gjatë një debati, Pacolli ka marrë shembull Britaninë e Madhe, duke deklaruar se ky vend i ka rritur nga pesë ose gjashtë funte shtesat për fëmijë.

“Ne jemi shtet në krahasim me Britaninë, Britania ka shumëfish më shumë buxhet. Ka rëndësi vlera, sepse ne po kritikohemi pse i kemi rritur shtesat në shumën që i kemi rritur, a unë po ta jap një shembull prej një shteti supër të zhvilluar, prej një shteti me ekonomi shumë të fortë, i cili i ka rritë shtesat për fëmijë gjashtë funta, gjashtë funta”, tha Pacolli në RTV 21.

“Pagat do të rriten për të gjithë të punësuarit…”, thotë Hekuran Murati

Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet (VIDEO)

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se vendi ku është e vendosur QKUK-ja do të rrënohet, e QKUK-në do ta ndërtojë në një vend të ri.

Sipas tij, kjo do të ndodh për shkak se spitali është i vjetruar,i ndërtuar me model sovjetik, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Abdixhiku shpreh shqetësim edhe për edukimin e fëmijëve, ku thotë se ndikuesi kryesor i mosdijes së fëmijëve është qëndrimi i pakët në shkolla.

“E para, më shqetësuesja është edukimi, pra unë ndihem i shqetësuar kur një fëmijë i klasës së pesë në Kosovë, ka aftësinë e një nxënësi të klasës së dytë në shtetet e jashtme, kjo pasi nuk po rrinë në shkolla. Çfarë do të bëjmë e dyta është shëndetësia. Unë vërtet vërej që kemi infrastrukturë të vjetruar, kemi një spital publik të ndërtuar në vitin 1964, model sovjetik. Unë kam plan ta largoj nga aty komplet, kam ndarë 250 milionë euro për fazën e parë, do të hiqet për t’u ndërtuar spital i ri, por nuk do të preket derisa të ndërtohet spitali i ri me vlerë 250 milionë euro”, tha Abdixhiku në Rubikon të Klankosova.tv.

“Stikersi” që çoi në incidentin në Lagjen e Boshnjakëve

Në orët e mbrëmjes, në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicë së Veriut është regjistruar një incident.

Rreth 10 persona janë acaruar pasi në një përmendore të një ish-ushtari të UÇK-së ishte vendosur një “stikers”.

Si pasojë e kësaj, turma ka reaguar duke shpuar gomat e dy veturave që gjendeshin aty pranë, raporton Klankosova.tv.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se situata është qetësuar dhe policia po e heton rastin.

“Një stikers është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast”.

“Njerëzit janë shpërndarë dhe policia po merret me rastin”, ka deklaruar Elshani për Klankosova.tv.

Elshani tha se 4 persona janë marrë në stacion policor për t’u intervistuar, të cilët ishin pjesë e grumbullimit.

Ai nuk saktësoi se çfarë nacionaliteti i përkasin të dyshuarit, mirëpo tha se “po intervistohen për rastin e dëmtimit kriminal”.

Klankosova.tv ka siguruar edhe fotot e përmendores së heroit Avni Hajredini, i rënë në vitin 2000 pikërisht në vendin ku i është ngritur edhe përmendorja.