Shtatë persona të lënduar pas një aksidenti të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 19:20 në fshatin Rufc të Lipjanit.

Zëdhëndsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Gazeta Imazhi, njoftoi se si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndimë 7 persona.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Imazhin.

Melanie u shfaq në tubimin e parë të Trumpit, momente të sikletshëme, s’i ndalin puthjet

Donald Trump, kandidat republikan për president të SHBA-së, drejtoi tubimin e fushatës së kësaj fundjave në Madison Square Garden të Nju Jorkut.

Mes të mbledhurve ishte edhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, e cila u shfaq për herë të parë dhe foli në mitingun e të shoqit gjatë kësaj fushate presidenciale.
Ajo i dhuroi një buzëqeshje të madhe teksa ai doli në skenë në “God Bless America”. Ata hapën krahët për një përqafim, ndërsa ish-zonja eparë hezitoi të puthej në buzë.

Arrestohet një polic në Prishtinë, është zënë duke blerë drogë te Parku i qytetit

Nje zyrtar policor dyshohet se është arrestuar në orët e mbremjës në Prishtinë.

Burime të Front Online bëjnë të ditur se ai është zënë duke blerë substancë narkotike në parkun e qytetit.

Front Online është munduar të kontaktoj, Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, po deri më tani, të njejtit nuk kanë kthyer përgjigjje.

 

TË NGJASHME:

Njoftim i rëndësishëm nga Policia e Kosovës, nga 1 nëntori…

 

I mituri godet shokun e klasës me thikë në autobus

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Podujevë, ku një i mitur ka goditur një bashkëmoshatar me thikë gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjës Pollatë-Podujevë, ndërsa dy të miturit po udhëtonin së bashku, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, pas një fjalosjeje mes tyre, i dyshuari e ka goditur viktimën me një thikë në krahëror, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është intervistuar në prezencë të prindit dhe Qendrës për Punë Sociale (QPS). Ndërkohë, thika është sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.

I dyshuari është intervistuar gjithashtu në prezencë të avokatit mbrojtës, prindit dhe përfaqësuesve të QPS-së.

Me autorizim të prokurores nga Departamenti për të Mitur, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për një periudhë prej 24 orësh, ndërkohë që hetimet për këtë rast janë në proces.

Mefi nga Suedia: Mërgata s’i lejon hajnat të kthehen në pushtet

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, përmes një video adresimi nga Suedia ka thënë se mërgata nuk do të lejojë kurrë më hajnat të kthehen në pushtet.

Sipas Bajqinovcit, mërgata është më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nga Suedia e deri në çdo cep të botës, për fitore të reja! Mërgata nuk do të lejojë kurrë më hajnat të kthehen në pushtet.Mërgata me Lëvizjen!”, ka thënë Bajqinovci./Indeksonline/

Bie çmimi i drurit në Kosovë

Çmimet e druve për djegie në kryeqytet dallojnë në varësi të llojit.

Bungu mund të blihet më 60 euro ndërsa Ahu me 55 euro për metër.

Çmim i njëjtë për metër dru sipas tregtarëve të Prishtinës është në të gjithë Kosovën,kjo edhe për shkak se koha ende është e nxehëtë.

Kemi një rënie të çmimit të lëndëve djegse për ngrohje gjatë këtij viti.

Interesimi i qytetarëve është që ngrohjen gjatë sezonit të dimrit ta bëjnë nëpërmjet paisjeve elektirke efiçiente.

“S’du me vdek me emra arab, do e ndërroj emrin, nga Ahmet në Shqiptar Shaljani”

Në emisionit “Dita e re” në Kanal 10, u diskutua lidhur me faktin se a duhet të hapet Katedralja në Bajgorë? – Të ftuar në studio janë Abdullah Klinaku nga Demokracia Konservatore dhe profesori, Ahmet Musa.

Profesori Ahmet Musa, i cili është edhe iniciator i kësaj nisme ka thënë se do ta ndërrojë emrin nga Ahmet në “Shqiptar Shaljani”.

 

 

Ai ka thënë se është jo etike me fol se a je mysliman apo katolik, “a je shqiptarë, po kjo është me rëndësi” ka thënë ai.

“Unë kam vendosur që na emri Ahmet që ja kanë qitë një “t” sepse këta e urrejnë fort sepse e ka formën e kryqit, unë do të jem Shqiptar Shaljani. Unë e kam emrin Ahmet Musa, unë kom vendosur dhe është vetëm çështje procedure, nuk du me vdek me emër arab du me vdek si shqiptarë se qashtu me ka lindur nëna”, ka thënë ai. 

 

 

 

Kjo është arsyeja që dyshohet se u sulmua Gazmend Muhaxheri

Gjykata Themelore e Pejës sot ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Driton e Korab Lulajt, të dyshuar për sulmin ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Klan Kosova e ka siguruar edhe dosjen e prokurorisë, ku bëhet e ditur edhe arsyeja e sulmit ndaj të parit të Pejës.

Sipas dosjes së organit të akuzës, thuhet se të dyshuarit e sulmuan Muhaxherin për shkak të pakënaqësisë që kishin me të.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dëmtuari Gazmend Muhaxheri, është sulmuar për shkak të detyrës së tij si kryetar i Komunës së Pejës, ku për shkak të pakënaqësive të cilat të pandehurit kanë pasur ndaj të dëmtuarit Gazmend kohë më parë”, thuhet në dosje njofton Klankosova.tv

Tutje, bëhet e ditur se kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, dhe të dyshuarit Driton e Korab Lulaj, jetojnë në një distancë jo fort të largët nga njëri-tjetri/

Familja Myftari: Djali jonë humbi jetën në rrethana tragjike, varrimi bëhet nesër

Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit, i cili dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga vëllai i tij, Genti, mbrëmë te banesa e tyre në Prishtinë.

Regjisori Agon Myftari ka bërë të ditur lajmin tragjik dhe ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.

Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Me respekt,

Familja

Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ish-ushtari i UÇK-së dëshmon sot në Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi do të dëshmojë sot në Gjykatën Speciale në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ai do të jetë dëshmitari i 98-të në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e tij në Speciale vjen pas asaj të Nuredin Ibishit, i njohur me nofkën komandant “Leka”, i cili mbante kodin 04758 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sopi kishte dëshmuar edhe dy vjet më parë në këtë gjykatë në Hagë në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës.