Turqia nuk gjen qetësinë, sërish goditet nga një tërmet i fortë

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë pasditen e së dielës.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë, me epiqendër Kozan të Adanasë.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 20.13 kilometrash, me lëkundjet që janë ndjerë edhe në Siri.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Pas lëkundjeve që u ndjenë në Adana si dhe në Osmaniye, Gaziantep dhe Kayseri, disa qytetarë dolën në rrugë.

Guvernatori i Adanas, Yavuz Selim Köşger, tha: “Nuk ka asnjë dëm në provincën tonë për momentin, shqyrtimi ynë vazhdon”.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya ka bërë të ditur se nuk ka asnjë dëmtim pas tërmetit 5 ballë.

Në deklaratën e tij në rrjete sociale, Yerlikaya deklaroi se tërmeti me magnitudë 5 në rrethin Kozan të Adanas është ndjerë edhe në krahinat përreth, dhe vuri në dukje

“AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse kanë filluar menjëherë skanimet në terren. Për momentin nuk ka asnjë situatë negative. Uroj më të mirat për qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”.

Ndryshe, dy javë më herët vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.9 me epiqendër provincën Malatya në lindje të shtetit turk.

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe autoritet turke për fatkeqësitë dhe emergjencat të njohura si AFAD.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 9 kilometra nën tokë.

Viteve të fundit, Turqia është goditur nga tërmete shumë të fuqishme, ku si pasojë mijëra qytetarë humbën jetën.

Tërmet në Greqi, kaq ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar në Lesbos.

Epiqendra u shënua 9 kilometra nga Mandamados.

Ndërkohë sipas vlerësimeve të para nuk ka raportime për dëme, ndërsa thellësia e regjistruar është 5 kilometra.

Gani Geci vazhdon me akuzat: Hashim Thaçi u mundua të më vriste pas vdekjes së Adem Jasharit

Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit”.

Kështu u shpreh Gani Geci, vëllai i Fadil Gecit, i cili dëshmoi kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai tha se kërkonin asgjësimin e tij, teksa sjell në vëmendje edhe një sulm që rezultoi me plagosjen e tij dhe humbjen e dy miqve të tij, duke e cilësuar atë si pasojë e një komunikate të lëshuar nga UÇK-ja.

“Ata kërkonin asgjësimin tim. Ata e përdornin emrin e shtabit të përgjithshëm, jo emrin të përveçëm. Në vitin 2001 organizohet një pritë kundër meje. Mi vrasin dy shokë, mua më plagosin”, tha Geci në A2.

Ndonëse nuk ndien frikë, ai pranon rrezikun nga ‘hienat e natës’, siç i quan ai.

“Me thënë të drejtën, unë frikë nuk kam, rrezik ka, por frikë nuk kam se nuk i frikësohem këtyre hienave të natës. Nuk i jam frikësuar Serbisë që ka pasur helikopterë, jo këtyre të hajnave natën, që këta veç natën janë fortë”, tha ai në A2.

Ai shprehu gatishmëri për të dëshmuar në Hagë, duke mbrojtur legjitimitetin e tij dhe për të zbuluar të vërtetën mbi komunikatën 59, për të cilën akuzon drejtpërdrejt Hashim Thaçin.

“Hashim Thaçi është munduar me më denigruar. Për atë ka shkuar Fadili që aty me ju kallëzu që nëse nuk është Ganiu, është Fadili dhe ne jemi 7 vëllezër dhe ne jemi të pëqëndruar të mbrojmë njëri-tjetrin dhe që nuk mund të na zmbrapsin nga e drejta jonë legjitime, nacionaliste, demokratike, për të kërkuar zbardhjen e komunikatës numër 59, për të kërkuar ata që na vranë, për të kërkuar ata që dhanë urdhër, për të kërkuar ata që shkruan komunikatën”.

Si të regjistroheni për votim jashtë Kosovës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se si diaspora mund të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ka disa mënyra se si qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, mund të regjistrohen për votim.

Njëra prej tyre është përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org, dhe e dyta përmes postës, në kutinë postare te KQZ-së.

Për më shumë informacione mund të vizitohet faqja e KQZ-së, www.kqz-ks.org.

Dafina Zeqiri hodhi lulet e dasmës, ky ishte ‘fatlumi’ që i kapi (VIDEO)

Mbrëmë gjithë vëmendja ishte tek dasma e Dafinës dhe Kreshnikut.

Dyshja i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore.

Gjatë dasmës u pa një atmosferë e ‘’zjarrtë’’, e Dafina hodhi edhe lulet.

Ai që i priti ishte kunati i saj, ku ishte shumë i entuziazmuar.

 

 

E rëndë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rënë është shënuar në orët e para të së shtunës në Leposaviq.

Siç njofton policia, një burrë është gjetur pa shenja jete, transmeton Klankosova.tv

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

E rëndë: Humb jetën një person, u godit nga një veturë teksa ishte në karrocë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Banjë të Malishevës, ku një person në karrocë është goditur për vdekje nga një veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Drejtuesi i makinës dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me këtë, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje, teksa rasti po hetohet.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Këto janë vendet ku do të ketë reduktime të energjisë elektrike

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet:

LP 10kV J04 Obiliqi-(Qyteti ) (kodi: 18024002) nga ora 09:30 deri 10:30

Vendet: qyteti i Obiliq (një pjesë), Mazgit i Epërm dhe i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë-e Mitrovicë, Subotiqi dhe Kijaci.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumi I madh-Prugovc (kodi: 15019008)  nga ora 14:30 deri 15:30

Vendet: Nici petroll, Te Bazeni-Halim Thaqi, Amazona, fsh. Stanovc i Ulët, Lumi i Madh-banesat, Stanofc i Epërm, Bujaria B.M,Bakshi, Prugovc, Milloshevë  te shkolla, Hamdi Aliu Qendra rekreative sportive afariste,”Barileva” Sh.P.K,

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

3.

Nga TS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet:

LP 10kV J03 Palaj (kodi: 18024001) nga ora 11:30 deri 12:30

Vendet: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi,  Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullaë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Pejë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10kV Peja II do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Rugova (kodi: 50051006) prej orës 09:00 deri 12:00

Vendet: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotove, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqisht 1, Drelaj 2 dhe Bregu Kuqishtë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Radavci (kodi: 50000004) nga ora 15:30 deri 16:30

Vendet: Vitomiricë, Brestovik, një pjesë e Novosellës, Jabllanicë e Vogël, Jabllanicë e Madhe  dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Vërejtje! Dalja ka BRRE

3.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007)  nga ora 13:30 deri 14:30

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni dhe Sedefi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas ne stabiliment.

Prizren:

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10kV Pirana do të ndërprehet:

LP 10kV Hasi 2  (kodi: 30034003)  nga ora 08:30  deri 17:30

Vendet: Fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i rrjetit, zhvendosja e TS me gjithë elementet përcjellëse si dhe pune të tjera elektrike në kuadër të LOT14, Hasi 2 Krusha e Madhe.

Mitrovicë:

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10(20)kV Skenderaj do të ndërprehet:

LP 10kV Likovci me (kodi: 74000001) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushil dhe një pjesë e Skenderajt.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimit te përçuesit të ri, i cili është dëmtuar nga kulmi i zhvendosur

Zgjedhjet në Gjeorgji, kush e deklaroj fitoren?

Në Gjeorgji, partia që qeveris vendin si dhe ato në opozitë pretenduan fitoren në zgjedhjet parlamentare të së shtunës. Procesi shihen si vendimtar lidhur me të ardhmen e vendit, nëse ish-republika sovjetike do të vazhdojë rrugën drejt Perëndimit apo do të anojë nga Rusia.

Sondazhet e kryera menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit ofruan parashikime të ndryshme mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas një sondazhi të kryer nga kanali televiziv ‘Imedi’ që mbështet Ëndrrën Gjeorgjiane, partia në pushtet ka fituar zgjedhjet duke siguruar 56% të votave.

Por sondazhet e kryera nga kanalet pro-opozitës ‘Formula’ dhe ‘Mtavari Arkhi’ treguan se partitë opozitare pro-perëndimore, kishin fituar mbështetje të madhe, duke siguruar sëbashku 83 vende në parlamentin me 150 deputetë.

Por katër blloqet kryesore opozitare janë thellësisht të përçara dhe është e paqartë nëse ata do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder i partisë në pushtet, pretendoi fitoren.

“Është një rast i rrallë në botë që e njëjta parti të arrijë një sukses të tillë në një situatë kaq të vështirë – ky është një tregues i mirë i talentit të popullit gjeorgjian”, tha ai vetëm pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.

“U siguroj se vendi ynë do të arrijë sukses të madh në katër vitet e ardhshme”, shtoi Ivanishvili.

Në dy vitet e fundit Ëndrra Gjeorgjiane, që qëndron në pushtet që nga viti 2012, i ka dhënë zë retorikës pro-ruse, duke nxitur zemërimin e aleatëve të saj perëndimorë, rreth asaj që ata e konsiderojnë si prirje gjithnjë e më autoritare.

Vëzhguesit e pavarur si dhe Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili – një aleate e dikurshme e partisë në pushtet, shndërruar tashmë në një nga kritiket më të ashpra të saj, akuzuan Ëndrrën Gjeorgjiane për blerje masive të votave si dhe forma të tjera të abuzimit me zgjedhjet.

Ëndrra Gjeorgjiane nuk i është përgjigjur kërkesave për koment lidhur me akuzat.

Opozita pretendoi fitoren dhe tha se ishte në rrugën e duhur për të fituar shumicën.

“Gjeorgjia evropiane po fiton me 52% të votave pavarësisht përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet dhe pa votat e diasporës”, shkruante zonja Zourabichvili në rrjetin social X./VOA

A do shtrenjtohet energjia elektrike në shqyrtimin e tarifave të reja në 2025?

Shqyrtimi i tarifave të reja për energjinë elektrike do bëhet në mars të vitit të ardhshëm, andaj duke parë kërkesat gjatë këtij viti nga KEDS dhe KESCO për shtrenjtim të këtyre tarifave mundësia mbetet të ndodh atëherë. ZRrE ka refuzuar herën e fundit të bëjë rishqyrtim të jashtëzakonshëm, e njohësit e fushës e shohin të mundshëm të ndodh në 2025 ani se thonë që momentalisht nuk ka arsye të mjaftueshme.

Shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike nga ZRrE pritet të ketë më së largu deri më 31 mars të 2025-të.

Aty këta të fundit vendosin nëse do këtë nevojë për rritje të çmimit të energjisë elektrike ose jo.

E nga deklarime se do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike ende pa ardhur koha për shqyrtim të tarifave ZRrE doli me reagim, qysh në fillim të këtij muaji duke demantuar lajme të tilla, duke thënë se duhet pritur afati ligjor.

Por, njohës të fushës konsiderojnë se KEDS e KESCO do të gjejnë arsyetime që në mars të 2025-s kjo të ndodh.

“Në këto periudha mblidhen akterët dhe shohin, aspektet e mirëmbajtjes, aspektet e investimeve, pastaj edhe në bursen energjetike, se si kanë lëvizë çmimet, dhe secili pretendon për favoret e veta nuk ka diskutim këtu”, ka thënë Vezir Rexhepi,  profesor universitar.

Kërkesën e KEDS dhe KESCO-së në muajt e parë të këtij viti për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave nuk e aprovoi ZRrE.

Andaj, Rexhepi thotë se edhe kërkesa të tilla përsëri nuk janë bindëse për shtrenjtim të energjisë.

“Duke pas parasysh edhe situatën, që KEDS dhe Kesco ashtu siç dihet edhe publikisht marrin 80% të energjisë nga centralet termike me një çmim shumë të volitshëm, atëherë mendoj se duhet parë këto gjana që eventualisht të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë Vezir Rexhepi,  profesor universitar.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore, jep arsyet se pse çmimi aktual nuk mund të mbetet edhe gjatë, ani pse pajtohet që momentalisht nuk ka hapësirë për shtrenjtim.

“Nuk mund të themi ende se ka arsyeje të mjaftueshme të rritjes së çmimit të energjisë, por dihet se çmimi aktual nuk mund të mbahet si i tillë, procesi i transofrmimit energjetik të Kosovës do kërkoj investime shumë më të mëdha, edhe në rritjen e prodhimit, por edhe në transformimin gradual që normalisht do ketë kosotot e tij për rritjen e çmimit të energjisë”, ka thënë Dardan Abazi, INDEP.

E nëse kanë bërë vlerësimet për nevojën e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike treguan nga ZRRE.

“Ne përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor ka disa hapa deri në marrjen e vendimeve finale (deri në fund të marsit 2025) nga Bordi i ZRRE-së për të hyra dhe tarifa si: aplikimi i të licencuarve të rregulluar për përshtatjet e rregullta vjetore të hyrave të lejuara maksimale, analiza e aplikacionit nga ZRRE dhe publikimi i raporteve për konsultim publik, pastaj në fund merren vendimet finale. Deri në përfundimin e këtij procesi është e vështirë të parashikohet se si do të jenë tarifat për vitin e ardhshëm”, ZRrE.

TV Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga edhe nga KEDS dhe KESCO.

Megjithatë asnjëra deri në publikimin e kronikës nuk dhanë përgjigje nëse kanë bërë vlerësimet për nevojën e ngritjes së energjisë elektrike ose jo./Dukagjini/