Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ish-ushtari i UÇK-së dëshmon sot në Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi do të dëshmojë sot në Gjykatën Speciale në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ai do të jetë dëshmitari i 98-të në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dëshmia e tij në Speciale vjen pas asaj të Nuredin Ibishit, i njohur me nofkën komandant “Leka”, i cili mbante kodin 04758 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sopi kishte dëshmuar edhe dy vjet më parë në këtë gjykatë në Hagë në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës.

Pas rritjes së tatimit në pronë paralajmërohet edhe rritje e çmimeve nga viti i ardhshëm

Nga janari i vitit 2025, tatimi i pronave komerciale pritet të rritet nga 100% e deri në 200%. E kjo ngritje do të ketë pasoja negative për bizneset në Kosovë. Madje edhe pritet që çmimet të rriten për shkak të ligji të ri për tatimet që është miratuar vitin e kaluar.

Nga janari i vitit 2025, pronarët e pronave komerciale do t’i paguajnë më shumë tatim shtetit për pronat e tyre të paluajtshme.

Madje ngritja pritet të shkojë nga 100% deri në 200%.

Kështu parashihet me ligjin e ri të për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar.

“Është shumë e vërtetë që me ligjin aktual mbi tatimin në pronë e paluajtshme, pronat komerciale vitin e ardhshme do të tatohen do të pranojnë faturë deri në 100% dhe deri në 200%. Ne si asociacion e kemi bërë një analizë me ekspert tonë të brendshëm dhe del se bizneset në vendin tonë do të pranojnë fatura shumë të shtrenjta në raport me faturat që kanë pranuar këtë vit”, shprehet Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kjo rritje sipas profesorit të ekonomisë, Bashkim Mustafa do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve.

“Vendimi i qeverisë Kurti shihet qartë se ka një tendencë të rritjes së tatimeve sidomos të sektorit të bizneseve private por është një tatim progresiv. Edhe në bazë të shkallës apo vlerës së tregut do të tatohen bizneset, do të paguajnë tatime të larta apo personave që kanë pronën e dytë nga ajo që mund të shkoj nga 100% deri në 200% të rritjes së tatimeve nga tatimet aktuale. Bizneset nuk mendoj që do të mbyllen për shkak të rritjes së tatimeve por hapat e parë që do të bëjnë nga bizneset është ngritja e çmimit nga e cila do të pasojnë qytetarët e vendit edhe ashtu trendit të fundit e kemi të papërballueshme nivelin e lartë të çmimeve të ngritura”, shprehet Mustafa.

Pasoja më të mëdha sipas Odës Ekonomike do të bartin bizneset.

Prandaj kryetari i kësaj Ode, Lulëzim Rafuna pret që menjëherë pas zgjedhjeve të bëhet një zgjidhje.

“Çështja e lëvizjes së tatimit në pronë nuk ka qenë momenti i mirë sidomos në një periudhe kur biznesi po sfidohet me shumë sfida të tjera. Ky lloj tatimi sidomos për pronat e vogla dhe të mesme do të fillojë prej 1 janari .E vetmja zgjidhje është që pas zgjedhjeve me krijimin e qeverisë të bëhet një plotësim ndryshim i këtij ligji që të ndryshohet kjo dispozitë”, tha Rafuna .

Me ligjin për tatimet në pronë, vlerësimin e pronave e ka bërë Ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale. /Teve1/

Pamje nga vendi ku vëllai ia mori jetën vëllait në Prishtinë

Një person është vrarë në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se dy vëllezër janë përleshur mes vete dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga një mjet i mprehtë.

Gazeta Imazhi ka provuar të kontaktoj disa herë Policinë e Kosovës por deri me tani nuk e kanë konfirmuar rastin.

Janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

E rëndë: Vëllai ther për vdekje vëllanë në Prishtinë

Një therje me thikë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku

Sinjali ka raportuar se sipas informacioneve të para, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë më policinë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.

Turqia nuk gjen qetësinë, sërish goditet nga një tërmet i fortë

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë pasditen e së dielës.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë, me epiqendër Kozan të Adanasë.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 20.13 kilometrash, me lëkundjet që janë ndjerë edhe në Siri.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Pas lëkundjeve që u ndjenë në Adana si dhe në Osmaniye, Gaziantep dhe Kayseri, disa qytetarë dolën në rrugë.

Guvernatori i Adanas, Yavuz Selim Köşger, tha: “Nuk ka asnjë dëm në provincën tonë për momentin, shqyrtimi ynë vazhdon”.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya ka bërë të ditur se nuk ka asnjë dëmtim pas tërmetit 5 ballë.

Në deklaratën e tij në rrjete sociale, Yerlikaya deklaroi se tërmeti me magnitudë 5 në rrethin Kozan të Adanas është ndjerë edhe në krahinat përreth, dhe vuri në dukje

“AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse kanë filluar menjëherë skanimet në terren. Për momentin nuk ka asnjë situatë negative. Uroj më të mirat për qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”.

Ndryshe, dy javë më herët vendi është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.9 me epiqendër provincën Malatya në lindje të shtetit turk.

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe autoritet turke për fatkeqësitë dhe emergjencat të njohura si AFAD.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 9 kilometra nën tokë.

Viteve të fundit, Turqia është goditur nga tërmete shumë të fuqishme, ku si pasojë mijëra qytetarë humbën jetën.

Tërmet në Greqi, kaq ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4 ballë është regjistruar në Lesbos.

Epiqendra u shënua 9 kilometra nga Mandamados.

Ndërkohë sipas vlerësimeve të para nuk ka raportime për dëme, ndërsa thellësia e regjistruar është 5 kilometra.

Gani Geci vazhdon me akuzat: Hashim Thaçi u mundua të më vriste pas vdekjes së Adem Jasharit

Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit”.

Kështu u shpreh Gani Geci, vëllai i Fadil Gecit, i cili dëshmoi kundër Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai tha se kërkonin asgjësimin e tij, teksa sjell në vëmendje edhe një sulm që rezultoi me plagosjen e tij dhe humbjen e dy miqve të tij, duke e cilësuar atë si pasojë e një komunikate të lëshuar nga UÇK-ja.

“Ata kërkonin asgjësimin tim. Ata e përdornin emrin e shtabit të përgjithshëm, jo emrin të përveçëm. Në vitin 2001 organizohet një pritë kundër meje. Mi vrasin dy shokë, mua më plagosin”, tha Geci në A2.

Ndonëse nuk ndien frikë, ai pranon rrezikun nga ‘hienat e natës’, siç i quan ai.

“Me thënë të drejtën, unë frikë nuk kam, rrezik ka, por frikë nuk kam se nuk i frikësohem këtyre hienave të natës. Nuk i jam frikësuar Serbisë që ka pasur helikopterë, jo këtyre të hajnave natën, që këta veç natën janë fortë”, tha ai në A2.

Ai shprehu gatishmëri për të dëshmuar në Hagë, duke mbrojtur legjitimitetin e tij dhe për të zbuluar të vërtetën mbi komunikatën 59, për të cilën akuzon drejtpërdrejt Hashim Thaçin.

“Hashim Thaçi është munduar me më denigruar. Për atë ka shkuar Fadili që aty me ju kallëzu që nëse nuk është Ganiu, është Fadili dhe ne jemi 7 vëllezër dhe ne jemi të pëqëndruar të mbrojmë njëri-tjetrin dhe që nuk mund të na zmbrapsin nga e drejta jonë legjitime, nacionaliste, demokratike, për të kërkuar zbardhjen e komunikatës numër 59, për të kërkuar ata që na vranë, për të kërkuar ata që dhanë urdhër, për të kërkuar ata që shkruan komunikatën”.

Si të regjistroheni për votim jashtë Kosovës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se si diaspora mund të regjistrohet për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ka disa mënyra se si qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, mund të regjistrohen për votim.

Njëra prej tyre është përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org, dhe e dyta përmes postës, në kutinë postare te KQZ-së.

Për më shumë informacione mund të vizitohet faqja e KQZ-së, www.kqz-ks.org.

Dafina Zeqiri hodhi lulet e dasmës, ky ishte ‘fatlumi’ që i kapi (VIDEO)

Mbrëmë gjithë vëmendja ishte tek dasma e Dafinës dhe Kreshnikut.

Dyshja i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore.

Gjatë dasmës u pa një atmosferë e ‘’zjarrtë’’, e Dafina hodhi edhe lulet.

Ai që i priti ishte kunati i saj, ku ishte shumë i entuziazmuar.

 

 

E rëndë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rënë është shënuar në orët e para të së shtunës në Leposaviq.

Siç njofton policia, një burrë është gjetur pa shenja jete, transmeton Klankosova.tv

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.