Sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit, reagon deputeti i VV-së

Deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Këtë sulm ndaj kryetarit të Pejës, Agusholli e quan akt të shëmtuar dhe të pabesë, njofton Klankosova.tv.

“U bëj thirrje organeve të rendit të ndërmarrin masat e nevojshme për të sjellë autorët para drejtësisë. Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Reagon Gazmend Muhaxheri pasi u sulmua nga dy persona

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Muhaxheri, ka reagur për herë të parë pas sulmit, duke ndarë një fotografi në facebook me disa miqë, ku shprehet se është shëndosh e mirë.

“I rrethuar mes miqëve.

Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri.

Indeksonline ka mësuar se njëri nga personat që ka sulmuar fizikisht kryetarin është, Korab Lulaj nga fshati Stankaj i Rugovës.

Muhaxheri u godit në kokë dhe këmbë nga dy të dyshuar, arrestimin e të cilëve e konfirmoi për IndeksOnline edhe drejtoria rajonale e policisë në Pejë.

Momenti kur sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri në Pejë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Indeksonline ka mësuar se njëri nga personat që ka sulmuar fizikisht kryetarin është, Korab Lulaj nga fshati Stankaj i Rugovës.

Sulmin ndaj kryetarit për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.

Indeksonline ka siguruar pamje, nga momenti kur sulmohet fizikisht Gazmend Muhaxheri në Pejë.

EMRAT/ Dyshohet se sulmuan fizikisht Muhaxherin, këta janë dy personat e arrestuar

Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona.

Gazeta Insajderi merr vesh se të arrestuarit janë Dukagjin e Korab Lulaj.

Të njëjtit siç ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi janë ndaluar për 48 orë.

Ai tha se në koordinim të plotë me Policinë po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë për shkak se kanë sulmuar Kryetarin e Komunës së Pejës dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit. Gjithashtu janë duke u marrë të gjithë veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Nikçi për Insajderin.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, kishte deklaruar se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Ndërkaq, vetë Muhaxheri tha se tashmë ka dal nga spitali.

Ai për Gazetën Insajderi tha se për momentin është në polici.

“Po jam sulmuar, për momentin jam në polici”, tha shkurt ai për Insajderin.

Ndërkaq, kur u pyet se a i njeh personat që e kanë sulmuar i njëjti u përgjigj: Jo.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Policia konfirmon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se janë arrestuar dy të dyshuarit për sulm.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Sondazhi i CNN, Harris dhe Trump “kokë më kokë”, ja kush po prinë

Gara për Shtëpinë e Bardhë qëndron në fije të perit sipas sondazhit të fundit mbarëkombëtar të CNN, përpara se të numërohen votat.

Sondazhi, i kryer nga SSRS, zbulon se 47% e votuesve të mundshëm mbështesin Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe 47% mbështesin ish-Presidentin Donald Trump .

Sondazhi i CNN tregon një garë të ngushtë gjatë gjithë fushatës së shkurtër mes Harris dhe Trump. Në shtator, votuesit e mundshëm u ndanë në 48% për Harris dhe 47% për Trump, pothuajse identike me sondazhin e ri.

Në një sondazh të mëparshme, Harris kishte 49% të mbështetjes, ndërsa Trump 46%.

Trump nuk ka dalë kurrë jashtë kufirit të gabimit në sondazhin e CNN për garën presidenciale të këtij viti kundër Harris ose Biden.

Gara ka qenë jashtëzakonisht e qëndrueshme gjatë gjithë këtij viti të trazuar politik. Sondazhi zbulon se 85% e votuesve të mundshëm që kanë bërë një zgjedhje thonë se e dinin se cilën parti do të mbështesnin në zgjedhjet presidenciale gjatë gjithë kohës, dhe vetëm 15% thonë se ndryshuan mendje gjatë rrugës.

Deri tani, edhe më shumë se kaq janë të mbyllura plotësisht: Një pakicë 2% e të gjithë votuesve të mundshëm thonë se nuk kanë zgjedhur ende një kandidat dhe 9% të tjerë thonë se mund të ndryshojnë mendje përpara se të votojnë.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në disa qytete

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Fierit, Lushnjës e Vlorës dhe zonat përreth mbrëmjen e së premtes.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4 të shkallës rihter.

 

 

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

Ekskluzive: Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuari për vrasjen e Agonis Tetajt

Dy javë më parë, Gjykata e Apelit ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, sa i përket veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke e dënuar me dy vjet burgim.

Ndaj Gogajt, u shqiptua dënim unik me 6 vjet e 6 muaj burgim.

Mirëpo, burime të IndeksOnline pohojnë se i njëjti është liruar dje nga burgu.

Më 15 mars 2024, Themelorja e kishte dënuar Gogajn me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia

Në vendimin e Apelit, i cili është marrë, më 3 tetor 2024, thuhet se është aprovuar ankesa e mbrojtësit të Gogajt, avokatit Besnik Berisha përkitazi me vendimin mbi dënimin me burgim për pikën II të dispozitivit të aktakuzës, ndërsa aktgjykimi i Themelores u ndryshua sa i përket kësaj pike.

Agonis Tetaj u vra më 23 shtator të 2018-tës, në vendin e punës në Deçan.

Parandaloni këtë sëmundje me vetëm dy filxhanë kafe në ditë

Janë bërë të paktën 19 studime për rolin që mund të luajë kafeja në sëmundjen e parkinsonit dhe në përgjithësi, konsumimi i saj ul gati një të tretën e rrezikut. Përbërësi kyç është kafeina, duke qenë se edhe çaji ka veti mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë jo.

 

 

 

Ashtu si fitoushqyesit e frutave të pyllit, edhe kafeina ka treguar se ka veti mbrojtëse ndaj qelizave nervore njerëzore, nga vrasja e pesticideve dhe neurotoksinave të tjera.

Por si ndikon kafja në trajtimin e parkinsonit?

Në një eksperiment rastësor të kontrolluar, pacientëve me parkinson u dhanë kafeinë ekuivalente me 2 filxhanë kafeje në ditë (ose përafërsisht 4 filxhanë çaji të zi ose 8 filxhanë çaji jeshil) dhe brenda tri javësh, u vunë re përmirësime të ndjeshme.

 

 

Natyrisht, një filxhan kafeje nuk kushton shumë, kështu që kompanitë farmaceutike janë munduar ta përshtatin kafeinën në ilaçe të reja eksperimentale, të tilla si preladenanti dhe istradefilina, shkruan noa.al. Por ato nuk funksionojnë më mirë se kafeja, e cila është shumë më e lirë dhe e sigurt.