Ditën e diel ndryshon ora, çfarë ndodh me akrepat?

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 27 tetor.

Si zakonisht, ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

A kanë vendet e tjera ndryshim të orës?

Në hemisferën veriore, pjesa më e madhe e Evropës dhe Amerikës së Veriut vëzhgon kohën e kursimit të ditës (DST). Egjipti është i vetmi vend në Afrikë që ndryshon edhe orën gjatë verës.

Izraeli, Palestina dhe Libani gjithashtu respektojnë kursimin e ditës. Në hemisferën jugore, marrin pjesë vetëm pjesë të vogla të Amerikës së Jugut dhe Oqeanisë.

Jo çdo vend respekton të njëjtën datë për të ndryshuar orën e tij. Në Australi, për shembull, orët shkuan përpara (për verën e saj) më 6 tetor të këtij viti dhe në SHBA orët do të kthehen më 3 Nëntor.

Dhe të gjitha, përveç një vendi, i ndryshojnë orët me një orë të plotë. Ishulli Lord Howe, në brigjet lindore të Australisë, e rregullon kohën me 30 minuta.

“Prishtina nesër do të jetë në zi”, vdes nxënësi i shkollës “Ismajl Qemajli”

Mal Çavdarbasha, nxënës i shkollës “Ismail Qemali”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Kryeqyteti, sot ka humbur një nxënës shembullor. Në këto momente të rënda ndajmë dhimbjen me familjen Çavdarbasha, me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali””, thuhet në postimin e tij.

Ndërsa, Jehona Lushaku-Sadriu, drejtoreshë e Arsimit, tha se kryeqyteti nesër (e enjte) do të jetë në zi.

“Bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri- Prishtinë, në ora 15.30”, u shpreh ajo.

Për vdekjen e tij, ka shkruar edhe shkolla në faqen e tyre në Facebook.

“E nderuara familje Çavdarbasha, të nderuar kolegë, nxënës e ju prindër të nderuar, me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e nxënësit tonë Mal Çavdarbasha, i cili ishte në shërim jashtë vendit për një kohë!”, thuhet në njoftimin mortor.

“Na lejoni që në emër të kolektivit të ShFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë të ju shprehim ngushëllimet e sinqerta për të gjithë ju me rastin e vdekjes së djalit, shokut dhe nxënësit tonë të dashur Mal Çavdarbasha. Në emër të stafit dhe drejtorisë së shkollë”, thuhet në njoftim.

Harris dhe Trump – kush po udhëheq në “shtetet vendimtare”?

Zgjedhjet amerikane nuk kanë të bëjnë me atë se kush fiton më shumë vota në përgjithësi, ka të bëjë me atë se kush fiton në vendet e duhura.

Të dy kandidatët janë në “shtetet kyçe” sot në një përpjekje për të fituar votat vendimtare, shkruan skynews.

Kandidatja demokrate, Kamala Harris dhe ai republikan, Donald Trump raportohet se janë në garë të ngushtë bazuar në sondazhet e fundit.

Harris raportohet se udhëheq Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Nebraska dhe Nevada ndërsa Trump prin në Georgia, Karolina Veriut dhe Arizona.

Harris aktualisht kryeson në shtetet e betejës elektorale që vlejnë 41 vota në kolegjin elektoral, kundrejt 27 për Trumpin, ndërsa shtetet që vlejnë 26 janë praktikisht të barabarta.

Theksojmë se 50 shtete federale dhe një distrikt japin gjithsej 538 të ashtuquajturit zgjedhës, të cilët ndahen proporcionalisht sipas popullsisë së një shteti federal.

Për shembull, Nebraska dhe Wyoming japin numrin më të vogël të zgjedhësve (3), ndërsa Kalifornia dhe Teksasi japin më shumë, 53 dhe 38. Kandidati që merr më shumë vota në një shtet të caktuar federal fiton të gjithë zgjedhësit e atij shteti, dhe për një fitore totale janë të nevojshme të paktën 270 zgjedhës.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).

E dhimbshme: Ndahet nga jeta nxënësi prishtinas

Nxënësi i shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, Mal Çavdarbasha, i cili ishte në shërim jashtë vendit, u nda nga jeta sot, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur familja dhe shkolla, ku shprehën dhimbjen dhe pikëllimin për lajmin e hidhur që morën.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ndërroi jetë drita e shtepisë sonë Mal Çavdarbasha.

Varrimi behët nesër (25 tetor, e premtë) me ikindi në varrezat e qytetit në Prishtinë.

E pamja do të mbahet tre ditë në datat 26, 27, 28 Tetor (e shtunë, e dielë dhe e hënë) prej 09:00 deri ne 17:00 në Hotel Grand, Prishtinë.” – thuhet në njoftimin e familjes.

Nga shkolla kanë shkruar se Mali ishte në shërim jashtë Kosovë qe një kohë.

“E nderuara famije Çavdarbasha, të nderuar kolegë, nxënës e ju prindër të nderuar, me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e nxënësit tonë Mal Çavdarbasha, i cili ishte në shërim jashtë vendit për një kohë!”

Numër i madh i policëve, arrin edhe Autoambulanca në vendin ku u gjuajtën me armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku dyshohet se pati përleshje mes disa personave. Sipas informacioneve të para, janë përdorur edhe armët, raporton Gazeta Sinjali.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas pamjeve që kanë dërguar sinjalizuesit, tashmë ka arritur edhe Autoambulanca.

Ekipi mjekësor është parë duke u futur në lokalin ‘Golden Club’, ku dyshohet se ka të lënduar.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Gjatë mbrëmjes së sotme ndodhi një përleshje mes disa personave në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ku u përdorurën edhe armët e zjarrit.

Ndërsa, një person është venë në pranga nga Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë më shumë detaje.

“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit’’, ka thënë Ahmeti.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, ka shtuar më tutje ajo.

”Brenda dy sekondave”, Trump paralajmëron shkarkimin e njeriut që ngriti aktakuzën ndaj katërshes së UÇK-së

Kandidati republikan presidencial, Donald Trump ka deklaruar sonte që nëse ai fiton Shtëpinë e Bardhë, do ta shkarkojë prokurorin special Jack Smith “brenda dy sekondave” nga marrja e detyrës.

”Është kaq e lehtë”, u përgjigj tutje Trump, kur u pyet gjatë një interviste me prezantuesin, Hugh Hewitt, siç raporton AP, referuar Jack Smith, njëherit ish-kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton klankosova.tv.

Smith, i cili u emërua nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në vitin 2022, ka akuzuar ish-presidentin Trump për përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.

“Ai do të jetë një nga gjërat e para të adresuara”, ka shtuar Trump, transmeton klankosova.tv.

Trump, i cili e sulmon rregullisht prokurorin special dhe ka deklaruar më parë se do ta shkarkonte nëse do të ishte president, e quajti Smithin një “person të poshtër”.

Kujtojmë se në nëntorin e 2022-ës, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

Ai është fokusuar në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Donald Trumpit dhe për rolin e ish-presidentit në sulmin ndaj Capitolit.

Si përfundoi takimi tre palësh në Bruksel?

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, përfundoi pa “asnjë rezultat në temat e rëndësishme” të enjten në Bruksel.

Takimi trepalësh nisi të enjten pasdite, pas takimeve dypalëshe që i dërguari i bllokut Mirosllav Lajçak mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht, për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky është takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviqin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t’u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t’i shtjellonin, shkruan RadioEvropaeLirë.

Në lidhje me temat që pritet të shtjellohen në takimet në Bruksel, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

“Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano.

Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur ishte zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime.

“Presidentja u zgjodh me ndihmën e Radoiçiqit” – Osmani iu përgjigjet akuzave të Pacollit

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, prandaj edhe mund të dëgjohen lloj-lloj deklaratash.

Këto komente ajo i bëri kur u pyet nga gazetarët rreth akuzave të kreut të AKR-së, Begjet Pacolli, se ai ka komunikuar me Milan Radoiçiqin për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

Kjo kërkesë siç kishte thënë Pacolli kishte ardhur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani. Por e para e shteti këtë e ka quajtur fushatë, duke u rekomanduar medieve që për çdo pyetje t’i drejtohen me shkrim.

“Është kohë zgjedhjesh, mund të dëgjoni lloj-lloj deklaratash kështu që iu kisha lutur për çka do që keni pyetje t’i drejtori në Presidencë”, u tha ajo gazetarëve.

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së ka thënë se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tash kryeterrorist për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Pacolli shtoi se biseda me Radoiçiqin ishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

U pyet se a mori leje nga Dejona për seancë, Konjufca: Ruju Hajdar se dhe ty të shkarkon

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme,  për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

E në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e mazhorancës e as ministrat. Por i pranishëm në seancë është kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. E prania e tij u komentua nga deputetët e opozitës.

Ishte deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, i cili e përgëzoi Konjufcën për pjesëmarrje në seancë. Ndërsa e pyeti se a ka marrë leje nga Dejona Mihali, për të qenë i pranishëm aty.

“Është për keqardhje që në asnjë debat parlamentar të ftuar nga opozita, nuk po vjen mazhoranca. Sot paska ardh kryetari i Kuvendit, e përgëzoj. Po e pyes a je ardh me leje, a pa leje. Ishalla nuk do të kesh  ndonjë ndëshkim për këtë”, tha Beqa.

E Konjufca e pati një përgjigjje për Beqën. Ai i tha atij me ironi që të ketë kujdes, se Dejona mund ta shkarkojë dhe atë.

“Ruju Hajdar se dhe ty të shkarkon Dejona”, i tha Konjufca Beqës. .