Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit fizik që u mbajt sot për kandidatët që duan të bëhën ushtar

Ministria e Mbrojtjes i ka njoftuar kandidatët që kanë aplikuar për t’u bërë ushtarë aktivë të FSK-së për rezultatet e testit fizik që është mbajtur sot.

“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv për rezultatet e testit fizik të datës 22.10.2024. Njoftimin mund ta gjeni në këtë link 1DD4CD36-AC03-4E2C-A386-7CF3777306E0.pdf”, njoftoi Ministria në një postim në Facebook.

Mbyllet konkursi për ushtarët e rinj, ja sa qytetarë aplikuan

 

Deputetët e Listës serbe e pranojnë që votuan për Osmanin presidente me “aminin” e Radoiçiqit

Dy deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hodza, nga komuniteti goran, dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom, e kanë pranuar se iu është kërkuar vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Në një intervistë për Paparaci, të dy e kanë pranuar se kanë votuar për Osmanin presidente pasi kanë marrë “aminin”, në atë kohë nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ata kanë treguar se kanë pasur edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti para se të shkonin në seancën për votimin e presidentes.

 

 

Deputeti Gashi thotë se urdhri kishte ardhur nga Radoiçiq.

“Neve na bindi … unë përsëri po kthehem … kolegu im Adem Hoxha ka biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe Millan Radoiçiq…”, thotë deputeti Gashi.

“Unë po përsëris, unë nuk kam folur me të [me Radoçiqin, v.j], Adem Hoxha ka folur me të edhe … unë jam për herë të parë deputet … dhe si më ka thënë z. Radoiçiqi .. konsultohu me Ademin, Adem Hoxhën, ashtu edhe kemi vepruar”, ka shtuar ai.

Publikohen pamjet: “Dy deputetët lojalë të Listës Serbe që votuan për Vjosa Osmanin“

 

Fadil Geci- avokatit të Jakup Krasniqit: E ke bërë lëmsh, krejt…

Dëshmitari Fadil Geci gjatë dëshmisë së dhënë të martën në Hagë, i tha avokatit të Jakup Krasniqit, Aiden Ellis se e ka bërë lëmsh dhe është ‘out’ prej asaj se çfarë është çështja gjatë kundërpyetjeve të tij.

Madje, Geci tha se gjërat që po i thoshte Ellis nuk janë të vërteta dhe se i ka ngatërruar ato, raporton “Betimi për Drejtësi“.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të një artikulli të një medie, i cili thoshte se “zëvendësi i partisë opozitare LDD, Gani Geci tha që urdhrat për të vrarë Agim Veliun janë dhënë nga LDK dhe për Adem Salihun nga Lidhja Demokratike e Dardanisë”.

Tutje, Ellis theksoi se në artikull shkruhet se “duke iu drejtuar Parlamentit ai (Gani Geci) thotë ‘unë kam provë për këtë dhe i nderuar kryetar i Parlamentit ju nuk jeni. Megjithatë, në Qeveri kemi burra që kanë urdhëruar vrasjen e deputeteve, kolegëve tanë”.

Si rrjedhojë, avokati Ellis pyeti dëshmitarin se a ka informacion lidhur me këtë incident ku është raportuar në Parlamentin e Kosovës.

“Krejt out jeni. Krejt këto nuk janë deklarata që duhet me u merr me to. S’është e vërtetë hiç, qitash po të them çka po thu s’është e vërtetë se kurrë se prej Lidhjes Demokratike ka dhënë urdhër dikush. As nuk është e vërtetë që ka dhanë. E ki gabim. E ki ngatërru. Krejt e ke ngatërru,, e ke ba lëmsh. Hiç s’është e vërtetë kjo zotri gjykatës. Krejt out është e as s’po e kuptoj se çfarë po thotë. Krejt e ka ba guzhum e s’po ka kurrfarë kuptimi”, tha Geci.

Avokati i Krasniqit lidhur me këtë tha se me gjasë ka problem përkthimi, duke lexuar sërish artikullin.

“Ajo çka tha me këtë çka po thotë është krejt si nata me ditë. Është e vërtetë që Agim Veliu, një personalitet është plagu prej dikujt dhe Adem Salihaj është tentu me u vra prej njerëzve, por jo veç ata, por janë edhe disa tjerë që është tentu. Të gjithë ata që kanë qenë pengesë e proceseve aty janë mundu me i shkatërru. Ato dy figura kanë qenë figura që kanë pas ndikim dhe është mendu me i frigu dhe s’kanë mujtë me i frigu, e kanë tentu me i hjek krejt”, tha Geci.

Ndërsa, më pas Ellis vazhdoi sërish me leximin e artikullit, ku thuhet se “Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi mohoi kërkesën duke pretenduar që prova e pretenduar duhet të dërgohet në Polici. ‘Prova do të duhet që të çohet në Zyrën e Prokurorisë dhe se Parlamenti nuk është gjykatë’, thotë z. Krasniqi”.

Dëshmitari tha se “bravo i qoftë Krasniqit” se shumë mirë ka thënë kur e ka orientuar Gani Gecin që provat t’i dërgojë në Polici.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Geci tha se e di që Shukri Buja dhe Ramë Buja janë vëllezër, por që kontakte kishte vetëm me këtë të fundit.

“E di që është vëlla po lidhje nuk kam me ata. Me Ramën gjithë, e me Shukrinë kurrë”, tha dëshmitari.

Më pas, dëshmitarit Geci iu prezantua një deklaratë e Shukri Bujës, e cila fliste për një periudhe kohore në fund të marsit apo në fillim të prillit 1999.

“E pyesin: A ishte plagë serioze ajo që kishte vëllai. Shukri Buja thotë: Po ai ishte i plagosur këtu dhe me gisht tregon qafën poshtë mjekrës. Nuk e di nëse ishte në anën e majtë apo të djathtë. Pyetje; Si e keni ditur që ai ishte i plagosur? Përgjigje; ne ishim së bashku kur ndodhi kjo. Ne ishim duke i vizatuar pozitat tona bashkë më Fatmir Limajn. Ishin disa ushtarë të cilët i kishin zënë pozicionet e veta. Ndodhën të shtëna dhe Rama u plagos. Ne e tërhoqëm shumë shpejt dhe ishim të detyruar ta bartim deri në spital. Ne dhe ushtarët e tjerë e bartëm atë me makinë dhe e dërguam deri në spital”, lexoi deklaratën Ellis.

Ai vijoi sërish me leximin e kësaj deklarate, në të cilën Shukri Buja tregonte se në këtë rast kishte pësuar disa mavijosje.

“Pyetja është; A është plagosur edhe dikush tjetër gjatë të shtënave?, përgjigja: Unë kam pësuar disa të mavijosura, nuk kisha plagë. Mendoj se isha goditur nga fragmentet e municionit apo të plumbit”, tha Ellis teksa lexoi deklaratën e Shukri Bujës dhënë në një gjykim tjetër.

Më pas, dëshmitari tha se dëshiron që të jetë e verteta ashtu siç ka thënë Shukri Buja, mirëpo vëllai i tij, Ramë Buja i ka thënë atij gjëra tjera.

“Ishalla është qashtu. Ai mu m’i ka thanë qito. Unë ma qef kam me kanë qysh po thu ti se ajo që ai më ka thanë mu. Ai mu m’i ka thënë e ai është gjallë. Vetë m’i ka thanë në zyre. Inshallah del që është ashtu se unë nuk kam qef, asgjë e keqe mes vete me dalë. Ai e din e le të del le të deklarohet se a më ka thanë a nuk më ka thanë”, tha Geci. /BetimipërDrejtësi/

Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, dr. Lulzim Kamberi.

Ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar edhe nga QKUK-ja. Sipas tyre, së shpejti do të zëvendësohet Kamberi me një ushtrues detyre.

Ndryshe, Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ishte njoftuar  lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të po kësaj klinike.

Gjermania identifikon rastin e parë të variantit të ri të…

Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunit është zbuluar në Gjermani, tha të martën Instituti Robert Koch (RKI) për shëndetin publik, duke shtuar se rreziku për popullatën e gjerë është i ulët.

Në një deklaratë, instituti tha se një infeksion i shkaktuar nga varianti i ri, i cili ishte marrë jashtë vendit, u zbulua më 18 tetor, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Theksohet se kontakti i ngushtë fizik ishte i nevojshëm për transmetim.

“RKI aktualisht konsideron se rreziku për shëndetin e popullatës së përgjithshme në Gjermani është i ulët”, tha RKI, duke shtuar se po monitoron situatën nga afër dhe do të përshtas vlerësimin e saj nëse është e nevojshme.

Përparim Rama bëhet viral me deklaratën e tij në një emision: Kur ka kolona, mundesh me dalë prej kerrit…

Tollovia në komunikacion dhe pritjet e gjata në kolona vazhdojnë të mbesin problem kryesor për qytetarëve në Prishtinë.

Por kryetari i Prishtinës Përparim Rama, pritjet në kolona i merr me sportivitet.

Mbrëmë, Rama në emisionin Canape në T7 derisa foli për kolonat, ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë të nervozohen dhe se gjatë kohës sa presin në veturë mund ta shfrytëzojnë për të bërë diçka për veten e tyre

“Mundesh me dalë prej kerrit edhe me ecë…  Mundesh me bisedu me dikë telefon, me planifiku diçka, me shfrytëzu mundësinë për të menduar diçka për vete”, tha ai, derisa shtoi se nëse vonohesh në punë për shkak të kolonave nuk ke pse nervozohesh pasi që ajo nuk është në dorën tënde.

Rama tregoi se edhe vet atij i ka ndodhur që ka mbetur me orë të tëra në kolona në Londër e në New York.

 

 

Aksident me fatalitet në Gjilan, arrestohet një person

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi ai ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku në rrugën “Kamenica”, në Gjilan.

Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. ‘Kamenica’, Gjilan / 21.10.2024 – 06:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Grabovci: Me PDK-në në pushtet, ndërtimi i rrugëve moti do të ishte harruar

Ish-zëvendësministri i infrastrukturës në qeverinë kur shteti udhëhiqej nga koalicioni PDK-LDK, Adem Grabovci thotë se po të ishte partija e tij në pushtet, rruga Prishtinë-Podujevë, si dhe disa autostrada tjera, do të ishin harruar që moti nga përfundimi i tyre.

‘’Me përgjegjësi të plotë e them, se rruga Prishtinë-Podujevë, autostrada për Gjilan, për Mitrovicë, për Dukagjin, absolutisht këto me PDK-në do të ishin të harruara, e do të ishin realizuar edhe shumë projekte tjera’’ thotë ai.

Grabovci, e quan fatkeqësi këtë që po ndodhë me rrugën Prishtinë-Podujevë.

‘’Kjo është fatkeqësi’’ u shpreh ai

Ai thotë se qytetarët duhet të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi veprat dhe punët e qeverive, duke thënë se duhet shikuar se kush ka kontribuar më shumë, duke e vlerësuar qeverisjen e PDK-së si të pa përsëritshme.

‘’Unë i bëjë thirrje qytetarëve që të i vlerësojnë veprat dhe punët, le ti gjykojnë ato se kush sa ka kontribu e po ashtu bindshëm e them se qeverisja e PDK-së në atë kohë është pa përsëritshme’’, u shpreh Grabovci për FrontOnline

Avokati i parashtron pyetje Fadil Gecit, derisa Hashim Thaçi e bën këtë veprim në anën tjetër

Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai tha se nuk ka marrë urdhra nga LPK-ja që e quante veten UÇK.

Derisa, Geci u përgjigjej pyetjeve të avokatit, Hashim Thaçit në anën tjetër qesh.

E hëna tragjike për familjet Parallangaj dhe Parallaga: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Prizren

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodh mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidentin me të vdekur e konfirmoi edhe Policia.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.

Gazeta Imazhi raportoi se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë: Flurim Parallangaj, 29 vjeçar dhe Ardit Parallaga, 21 vjeçar nga Lugishta e Hasit.

Fotografitë e dy të rinjëve i ka publikuar Adem Morina, drejtori i Kulturës në komunën e Prizrenit. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve për rastin e rëndë.

Viktimat siç mësohet  janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.