Geci ironizon me Selimin: Rexha ka harruar që Gecët janë të parët që kanë luftuar në Prekaz

Fadil Geci, dëshmitari i radhës në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së ka kontestuar një intervistë të dhënë nga Rexhep Selimi për Sylejman Selimin.

Geci në dëshminë e tij ka thënë se vëllai i tij, Gani Geci, është lënë jashtë celulave të para të UÇK’së në Drenicë.

Në dëshminë e tij, ai thotë se familja Jashari ishte e para ajo që krijoi rezistencë ndaj forcave serbe, e më pastaj familja Geci.

“E ka gabim aty. Kushdo që e thotë, e ka gabim. E shtramon historinë. Me një fjalë trup, rren”, ka thënë ndër të tjera ai.

Arrestohet ish-Presidenti i Shqipërisë

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se kreu i PL-së ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.

Deri më tani nuk ka njoftim nga zyrtar nga SPAK për akuzën zyrtare.

Mësohet se ai po kthehej nga Kosova në momentin që u ndalua nga policia në kthesën e Kamzës.

Më në fund, lëshohet për qarkullim rruga e shumë pritur

Rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë është lëshuar sot në qarkullim.

Gjatë ditës ka filluar edhe shenjëzimi i rrugës por që lajmi i mirë është se ka filluar edhe qarkullimi i veturave.

Lajmin e ka dhënë nënkryetari Alban Zogaj.

Zjarri përfshinë një shtëpi, vdes 47-vjeçarja

Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel pasi shtëpia e saj u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, të ditës së sotme. Policia njofton se 41-vjeçarja humbi jetën si pasojë e tymit dhe asfiksisë.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe (vajza e shtetases Sh.C). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia, shkruan A2.

TË NGJASHME:

Banesa përfshihet nga flakët, djali hyn për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy

 

E rëndë: Aksident me fatalitet, vdes një i ri

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën e Kamenicës mëngjesin e së hënës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka bërë të ditur se përkundër ndihmës së ofruar në emergjencë, viktima e moshës 33-vjeçare vdiq si pasojë e plagëve të marra.

“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëher kanë dalë në vendë të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendres Emergjente jemi njoftuar  se rreth orës  07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndrruar jetë”, ka bërë të ditur Hashani.

I njëjti ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamionetë, ku drejtuesi i saj dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti i rëndë.

 

Këto zona do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 21.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërpritet

 

 

Dalja 10kV J02-Istogu 1 (kodi: 54000008) prej orës 11:00- 15:00.

Vendet: Istogu i Poshtëm,Muzhevin Arifaj, Muzhevin Blakaj, Muzhevin Gateri, Muzhevin 1, Ukaj, Dragolevci i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevin Balaj Kabashte Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevin Jahaj Dragolevc e Reja,si dhe HC” Burimi” Istog.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartje, shtrëngim i përçuesve, pastrami i trasesë në degëzimin e Llugave dhe Muzhevinës.

2.

 

 

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërpreitert:

Dalja 10kV Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:30 – 15:00.

Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

 

 

3.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Leshani (kodi: 51000005) prej orës 09:30-10:30 dhe nga ora 13:30-14:30.

Vendet: Fshatrat: Ramon, Gllaviqicë, Leshan, Jabllanicë, Rosuja dhe Cvërk e Thatë.

 

 

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zahaqi (kodi: 51000010) prej orës 11:30 deri në ora 12:30.

 

 

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

 

 

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bresana (kodi: 30036007) prej orës 12:30- 13:30.

Vendet: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzezë, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste : N.P.T “Mulliri”  Buzez, N.T.P. Qumështorja Sharri Kuk dhe Restorant Opoja.

 

 

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zhuri (kodi: 30035003) prej orës 15:30 – 16:30.

 

 

Vendet: Zhuri, Shkoza, Dobrushtë, Milaj, Gorozhubi,Planeja dhe Vërmica .

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,testimi i Scadas në stabiliment.

****

Punime në projekte investive

 

 

1

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Arbana (kodi: 30000001)nga ora 09:00- 16:00.

Vendet:Lagjja Arbana dhe Lagjja Jeta e Re.

Arsyeja: Projekte investive, punime në projekt investiv Arban.a ,Ortakollio 1 ne Lot 15 (Ngritja e shtyllave dhe energjizimi i rrjetit të ri nëntokësor të tensionit të mesëm)

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:

Dalja 10kV J02-Fshatrat (kodi: 40000002) prej orës 10:30- 15:00.

Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bajri (kodi: 70000004) prej orës 10:30- 15:00.

Vendet: Një pjesë e qytetit, lagjja Bajr dhe Frashëri.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërpritet:

Dalja 10kV J11 Bregu i thatë (kodi: 60063011) prej orës 10:00-10:15 dhe nga ora 13:45-14:00.

Vendet: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Evlia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi, Agim Rashiti dhe Mbretnesha Teutë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa të tensionit të mesëm.

2.

Në TS 35/10 kV Gjilani IV

Nga dalja 10kV Bregu i Thatë do të ndërpritet:

TS 10/04kV Bregu i Djegur (kodi: 60063011019) prej orës 10:00- 14:00.

Vendet: Arbëri

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- Ndërrimi i ndërprerësit tëë djegur me ndërperës të ri magneto-termik 1250.

3.

Nga TS 35/10kV Artanë do të ndërpritet:

Dalja 10kV J04-Bunjakët (kodi: 60024002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bunjak (një pjesë) dhe Marevc.

Arsyeja: Mirembajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

4.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërpritet:

Dalja 10kV J12-Tërpeza (kodi: 61065012) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, T.S Privat 1.

Arsyeja:Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

5.

Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Hogoshti (kodi: 62000001) prej orës 14:30- 15:30.

Vendet: Kopërnica, Hogoshtë, Ploçikë, Desivojsë, Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme, Trenidell (antenat), Dazhnicë, Kostandincë, Kolloleq, Tërsten, Laçiç, Vriçevcë, Lisockë, Gjyrishevcë, Zhujë, Air Energy – Kitka, Velegllavë, Marovcë, Sotllar, AIR-ENERGY SH.P.K.  Sait Ali Vokshi

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

 

Trazohet Universiteti Shtetëror i Albany, nga të shtënat me armë, një i vrarë e disa të plagosur

Universiteti Shtetëror i Albany u mbush me vallëzime, brohoritje dhe festime të shtunën pasi Golden Rams fituan në ndeshjen e universitetit për rikthimin në shtëpi.

Disa orë më vonë, nga të shtënat në kampusin e shkollës në Gjeorgjinë jugperëndimore mbeti i vrarë një person dhe shumë të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët e universitetit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi informuar se gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Mjerisht, njëri është raportuar i vdekur”, tha universiteti të dielën në një deklaratë.

Disa lagje të kryeqytetit pa ndriçim, ja çfarë thonë nga Komuna

Është zonë brenda kampusit universitar ndonëse nuk arrihet të shihet.

Gjatë ditës qarkullohet shumë e natën, mungesa e ndriçimit publik është arsyeja e cila detyron qytetarët të marrin rrugë të tjera.

E shqetësime mbi sigurinë e qytetarëve orëve të mbrëmjes, kanë arritur në redaksinë e Dukagjinit.

Jetoj në lagje të Muhaxherëve e konstant me bie me kalu aty, pasi që është forma më e shkurtër sa herë kthehem nga puna. Mirëpo në momentin që bie terri, nuk mundem të kaloj nga ajo pjesë për shkak se mungon ndriçimi. Unë shumicën e kohës jam pasdite në punë dhe me duhet të kalojë në anën tjetër në mënyrë që të arrijë e sigurt në banesë. Krahas kësaj edhe prezenca e qenëve e bënë më shqetësuese këtë pjesë.

Zakonisht dal me shokë shpesh aty ka parku, kohëve të fundit e kemi vrejt që po mungojnë dritat , edhe s’është se kemi mundur të rrimë ashtu deri vonë për shkaqe sigurie.

E po të njëjtat shqetësime i janë shprehur televizionit edhe në një pjesë të Arbërisë, atë të parkut.

Ndonëse Parku i Arbërisë vizitohet nga qytetarë të shumtë gjatë ditës, natën thuajse aspak. E kjo ngase qytetarët ndihen të rrezikuar nga mungesa e ndriçimit në shtegun e ecjes.

Për kampusin, nga komuna thonë se procesi ka ngecur si shkak i vonesës nga Organi shqyrtues i Prokurimit.

”Njëra pjesë e kampusit është e ndriquar nga komuna, edhe pse është përgjegjësi e universitetit mirëpo ne, që mos t’i lëmë qytetarët në terr disa vite më herët…tash është e paraparë edhe pjesa tjetër e kampusit të ndriçohet sepse për shkak të qytetaeëve, s’kemi kohë ta presim kampusin sepse është pjesë për të cilën kemi ankesa çdo ditë. Mirëpo kontratat janë duke u shqyrtuar në Organin shqyrtues për Prokurorim Publik. Kur të përfundojnë shqyrtimi i kontratave, ne do ta realizojmë ndriçimim edhe në atë pjesë”, ka thënë Bashkim Sadiku, Zyrtar i lartë i energjetikës në Komunën e Prishtinës.

Pa ndriçim mbetet edhe një pjesë e parkut afër QKUK-së për të cilën, Sadiku thotë se janë vendosur shtylla të reja që pritet të funksionalizohen.

”Pjesa tek fakulteti e deri te QKUK do të finalizohet brenda vitit mirëpo për dy të tjerat, varet nga prokurimi publik dhe afatit ligjor për ankesa. Nëse nuk kemi ankesa të vazhdueshme dhe lirohet kontrata, shpresojmë se pjesë do kryhet. Nëse ka ankesa dhe vazhdon me muaj të tërë deri në lidhjen e kontratës së re, kur të lidhet kontrata do kryhen shërbimet”, ka htënë Bashkim Sadiku, zyrtar i lartë i energjetikës në Komunën e Prishtinës.

Në maj të këtij viti, Komuna ka larguar shtyllat e vjetra të ndriçimit publik duke i zëvendësuar me tjera. Ndërkaq, në muajin shkurt, e njëjta nënshkroi kontratë në vlerë 200 mijë euro për ndriçim publik.

Punime në rrjet, këto vende do mbesin pa rrymë të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 21.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërpritet

Dalja 10kV J02-Istogu 1 (kodi: 54000008) prej orës 11:00- 15:00.

Vendet: Istogu i Poshtëm,Muzhevin Arifaj, Muzhevin Blakaj, Muzhevin Gateri, Muzhevin 1, Ukaj, Dragolevci i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevin Balaj Kabashte Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevin Jahaj Dragolevc e Reja,si dhe HC” Burimi” Istog.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartje, shtrëngim i përçuesve, pastrami i trasesë në degëzimin e Llugave dhe Muzhevinës.

2.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërpreitert:

Dalja 10kV Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:30 – 15:00.

Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

3.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Leshani (kodi: 51000005) prej orës 09:30-10:30 dhe nga ora 13:30-14:30.

Vendet: Fshatrat: Ramon, Gllaviqicë, Leshan, Jabllanicë, Rosuja dhe Cvërk e Thatë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zahaqi (kodi: 51000010) prej orës 11:30 deri në ora 12:30.

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bresana (kodi: 30036007) prej orës 12:30- 13:30.

Vendet: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzezë, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste : N.P.T “Mulliri”  Buzez, N.T.P. Qumështorja Sharri Kuk dhe Restorant Opoja.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zhuri (kodi: 30035003) prej orës 15:30 – 16:30.

Vendet: Zhuri, Shkoza, Dobrushtë, Milaj, Gorozhubi,Planeja dhe Vërmica .

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,testimi i Scadas në stabiliment.

****

Punime në projekte investive

1

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Arbana (kodi: 30000001)nga ora 09:00- 16:00.

Vendet:Lagjja Arbana dhe Lagjja Jeta e Re.

Arsyeja: Projekte investive, punime në projekt investiv Arban.a ,Ortakollio 1 ne Lot 15 (Ngritja e shtyllave dhe energjizimi i rrjetit të ri nëntokësor të tensionit të mesëm)

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:

Dalja 10kV J02-Fshatrat (kodi: 40000002) prej orës 10:30- 15:00.

Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bajri (kodi: 70000004) prej orës 10:30- 15:00.

Vendet: Një pjesë e qytetit, lagjja Bajr dhe Frashëri.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërpritet:

Dalja 10kV J11 Bregu i thatë (kodi: 60063011) prej orës 10:00-10:15 dhe nga ora 13:45-14:00.

Vendet: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Evlia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi, Agim Rashiti dhe Mbretnesha Teutë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa të tensionit të mesëm.

2.

Në TS 35/10 kV Gjilani IV

Nga dalja 10kV Bregu i Thatë do të ndërpritet:

TS 10/04kV Bregu i Djegur (kodi: 60063011019) prej orës 10:00- 14:00.

Vendet: Arbëri

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- Ndërrimi i ndërprerësit tëë djegur me ndërperës të ri magneto-termik 1250.

3.

Nga TS 35/10kV Artanë do të ndërpritet:

Dalja 10kV J04-Bunjakët (kodi: 60024002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bunjak (një pjesë) dhe Marevc.

Arsyeja: Mirembajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

4.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërpritet:

Dalja 10kV J12-Tërpeza (kodi: 61065012) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, T.S Privat 1.

Arsyeja:Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

5.

Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Hogoshti (kodi: 62000001) prej orës 14:30- 15:30.

Vendet: Kopërnica, Hogoshtë, Ploçikë, Desivojsë, Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme, Trenidell (antenat), Dazhnicë, Kostandincë, Kolloleq, Tërsten, Laçiç, Vriçevcë, Lisockë, Gjyrishevcë, Zhujë, Air Energy – Kitka, Velegllavë, Marovcë, Sotllar, AIR-ENERGY SH.P.K.  Sait Ali Vokshi

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës

Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv të Ushtrisë së Kosovës. Për 300 vende të hapura kanë aplikuar 1658 persona.

Kandidatët do të testohen fizikisht nga data 21 deri më 24 tetor në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Sipas njoftimit që kishte bërë publik Ministria e Mbrojtjes e Forca e Sigurisë së Kosovës grupi i parë i aplikantëve për këtë test duhet të paraqiten në kazermë jo më vonë se ora 07: 30 minuta ndërsa grupi i dytë jo më vonë se ora 11: 30 minuta.

Testimi i kandidatëve për ushtarë të Forcës së Kosovës do të bëhet në tri disiplina: pompa, barkore e vrapim.

Kandidatët që do t’i nënshtrohen testit rekomandohet që të jenë të hidratuar 24 orë para fillimit të testimit fizik.

Ndërkohë të gjithë kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete kodin e aplikimit, letërnjoftimin apo dokument identifikimi  ndërsa kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të paraqiten me veshje sportive.

Brenda katër viteve FSK-ja ka hapur katër konkurse për pranimin e ushtarëve dhe katër të tjerë për pranimin e kadetëve.

Numri total i të rekrutuarve në Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë periudhës 2021-2024 ka arritur në 2271, duke dyfishuar kështu pothuajse numrin total të ushtarakëve të FSK-së.