Punime në rrjet, këto vende do mbesin pa rrymë të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 21.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërpritet

Dalja 10kV J02-Istogu 1 (kodi: 54000008) prej orës 11:00- 15:00.

Vendet: Istogu i Poshtëm,Muzhevin Arifaj, Muzhevin Blakaj, Muzhevin Gateri, Muzhevin 1, Ukaj, Dragolevci i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevin Balaj Kabashte Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevin Jahaj Dragolevc e Reja,si dhe HC” Burimi” Istog.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartje, shtrëngim i përçuesve, pastrami i trasesë në degëzimin e Llugave dhe Muzhevinës.

2.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërpreitert:

Dalja 10kV Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:30 – 15:00.

Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

3.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Leshani (kodi: 51000005) prej orës 09:30-10:30 dhe nga ora 13:30-14:30.

Vendet: Fshatrat: Ramon, Gllaviqicë, Leshan, Jabllanicë, Rosuja dhe Cvërk e Thatë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

4.

Nga TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zahaqi (kodi: 51000010) prej orës 11:30 deri në ora 12:30.

Vendet: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bresana (kodi: 30036007) prej orës 12:30- 13:30.

Vendet: Fshatrat : Blaq, Brodosanë, Buzezë, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe, Afariste : N.P.T “Mulliri”  Buzez, N.T.P. Qumështorja Sharri Kuk dhe Restorant Opoja.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,testimi i Scadas në stabiliment.

2.

Nga TS 35/10 kV Zhuri do të ndërpritet:

Dalja 10kV Zhuri (kodi: 30035003) prej orës 15:30 – 16:30.

Vendet: Zhuri, Shkoza, Dobrushtë, Milaj, Gorozhubi,Planeja dhe Vërmica .

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,testimi i Scadas në stabiliment.

****

Punime në projekte investive

1

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Arbana (kodi: 30000001)nga ora 09:00- 16:00.

Vendet:Lagjja Arbana dhe Lagjja Jeta e Re.

Arsyeja: Projekte investive, punime në projekt investiv Arban.a ,Ortakollio 1 ne Lot 15 (Ngritja e shtyllave dhe energjizimi i rrjetit të ri nëntokësor të tensionit të mesëm)

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërpritet:

Dalja 10kV J02-Fshatrat (kodi: 40000002) prej orës 10:30- 15:00.

Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Bajri (kodi: 70000004) prej orës 10:30- 15:00.

Vendet: Një pjesë e qytetit, lagjja Bajr dhe Frashëri.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe pastrimi i trasesë.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilani IV do të ndërpritet:

Dalja 10kV J11 Bregu i thatë (kodi: 60063011) prej orës 10:00-10:15 dhe nga ora 13:45-14:00.

Vendet: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Evlia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi, Agim Rashiti dhe Mbretnesha Teutë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa të tensionit të mesëm.

2.

Në TS 35/10 kV Gjilani IV

Nga dalja 10kV Bregu i Thatë do të ndërpritet:

TS 10/04kV Bregu i Djegur (kodi: 60063011019) prej orës 10:00- 14:00.

Vendet: Arbëri

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- Ndërrimi i ndërprerësit tëë djegur me ndërperës të ri magneto-termik 1250.

3.

Nga TS 35/10kV Artanë do të ndërpritet:

Dalja 10kV J04-Bunjakët (kodi: 60024002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Bunjak (një pjesë) dhe Marevc.

Arsyeja: Mirembajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

4.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërpritet:

Dalja 10kV J12-Tërpeza (kodi: 61065012) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, T.S Privat 1.

Arsyeja:Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

5.

Nga TS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërpritet:

Dalja 10kV Hogoshti (kodi: 62000001) prej orës 14:30- 15:30.

Vendet: Kopërnica, Hogoshtë, Ploçikë, Desivojsë, Shipashnicë e Ulët, Shipashnicë e Epërme, Trenidell (antenat), Dazhnicë, Kostandincë, Kolloleq, Tërsten, Laçiç, Vriçevcë, Lisockë, Gjyrishevcë, Zhujë, Air Energy – Kitka, Velegllavë, Marovcë, Sotllar, AIR-ENERGY SH.P.K.  Sait Ali Vokshi

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i Scadas në stabiliment.

Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës

Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv të Ushtrisë së Kosovës. Për 300 vende të hapura kanë aplikuar 1658 persona.

Kandidatët do të testohen fizikisht nga data 21 deri më 24 tetor në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Sipas njoftimit që kishte bërë publik Ministria e Mbrojtjes e Forca e Sigurisë së Kosovës grupi i parë i aplikantëve për këtë test duhet të paraqiten në kazermë jo më vonë se ora 07: 30 minuta ndërsa grupi i dytë jo më vonë se ora 11: 30 minuta.

Testimi i kandidatëve për ushtarë të Forcës së Kosovës do të bëhet në tri disiplina: pompa, barkore e vrapim.

Kandidatët që do t’i nënshtrohen testit rekomandohet që të jenë të hidratuar 24 orë para fillimit të testimit fizik.

Ndërkohë të gjithë kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete kodin e aplikimit, letërnjoftimin apo dokument identifikimi  ndërsa kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të paraqiten me veshje sportive.

Brenda katër viteve FSK-ja ka hapur katër konkurse për pranimin e ushtarëve dhe katër të tjerë për pranimin e kadetëve.

Numri total i të rekrutuarve në Forcën e Sigurisë së Kosovës përgjatë periudhës 2021-2024 ka arritur në 2271, duke dyfishuar kështu pothuajse numrin total të ushtarakëve të FSK-së.

 

Skandal: Ja si e quan UNMIK-u sulmin terro’rist në Banjskë

Misioni i UNMIK’ut, në raportin e fundit e ka cilësuar sulmin terrorist në Banjska të 24 shtatorit 2023 si vetëm “incident”.

Në këtë raport, thuhet se ky “incient, i cili pa përleshje të armatosura mes sulmuesve dhe Policisë së Kosovës. Në atë sulm ishte vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në këtë raport, tregohet për padinë që Prokuroria Speciale ngriti ndaj Milan Radojçiqit dhe 44 pjesëtarëve tjerë të dyshuar në grupin e tij.

“Radoiçiq dhe 44 të tjerë u paditën nga Prokurori Special i Kosovës më 11 shtator për përfshirjen e tyre të dyshuar në incidentin e sigurisë të 24 shtatorit 2023 pranë fshatit Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Ky incident, i cili pa përleshje të armatosura mes sulmuesve dhe policisë së Kosovës, rezultoi me vdekjen e një polic, të plagosur dy të tjerë dhe me vdekjen e tre sulmuesve të armatosur. Ndërsa Radoiçiq më vonë pranoi përfshirjen e tij dhe dha dorëheqjen nga posti i tij politik, Serbia e ka përjashtuar ekstradimin e tij”, thuhet në këtë raport.

Detaje shokuese nga vrasja mizore e Marigona Osmanit, çka thotë aktgjykimi i gjykatës?

19 faqe më shumë sesa aktgjykimi i parë, është aktgjykimi i dytë dënues ndaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit.

Rreth dy muaj pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka përpilua edhe vendimin e plotë, me të cilin dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën e 15 vjet Arbër Sejdiun.

Në arsyetimin e gjykatës së Ferizajt thuhet se Krivaqa me dashje dhe në mënyrë mizore ka goditur deri në vdekje 18 vjecaren me të cilën ishte duke bashkëjetuar.

“Sa i përket të akuzuarit D.K., nga provat e administruara gjykata ka konstatuar përtej dyshimit të bazuar se në veprimet e tij janë prezentë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.4 të KPRK-së, si në kohën, vendin dhe mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e këtij aktgjykimi, me ç, rast i akuzuari me dashje, në mënyrë mizore duke e goditur me një kabllo të mbushjes së telefonit dhe me një shkop të zi e ka privuar nga jeta tani të ndjerën M.O., me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar, ku vdekja e saj ka qenë e ngadalshme, si pasojë e përdorimit të forcës fizike në mënyrë graduale, kohë pas kohe për një periudhë kohore prej së paku prej 48 orëve, duke i shkaktuar dhembje të mëdha fizike dhe psikike. Se i akuzuari D.K. ka ushtruar dhunë posaçërisht të rëndë-ekstreme të rëndë ndaj të ndjerës M.O., vërtetohet edhe nga raporti i autopsisë nr.ref.MA21-… të dt.23.08.2021 të përpiluar nga eksperti mjeko-ligjor Prof. Dr.N.H., në të cilin raport janë të përshkruara në detaje të gjitha lëndimet e shkaktuara të shumëfishta trupore dhe shkaku i vdekjes së sajë.”

Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, me arsyetimin se nuk ishte vërtetuar mjaftueshëm mizoria e kësaj vrasje, derisa në aktgjykimin e dytë përmenden hapat që ka ndërmarr gjyqtari për këtë.

“Andaj, nga e gjithë kjo që është konstatuar nga eksperti mjeko ligjor, si në raportin e autopsisë në të cilin raport në detaje janë shënuar të gjitha lëndimet trupore që i akuzuari ia ka shkaktuar të ndjerës për së gjalli, e të cilat lëndime kanë qenë të shumëfishta të quajtura në gjuhën mjekësore si politraumë, e të cilat lëndime janë sqaruar dhe konfirmuar nga eksperti mjeko-ligjor edhe në shqrtimin gjyqësor, ku nga këto lëndime të shumëfishta të shkaktuara për së gjalli dhe në mënyrë graduale, eksperti ka konstatuar se viktima ka përjetuar dhembje posaçërisht të rënda dhe dhimbje të rënda, trupi gjykues vlerëson se në këtë rast mizoria është e pa kontestueshme.”

Asnjë rrethanë lehtuese nuk ka gjetur as këtë herë, Gjykata në Ferizaj, për Dardan Krivaqën, kur vendosi ti shqiptojë dënim kapital, derisa rrethana rënduese kishte shumë.

“Mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, – ne mënyrën me barbare me privimin gradual nga jeta ne një ambient te mbyllur ne banese, ku e ndjera ka qenë krejtësisht e pa mbrojtur. I akuzuari ka qenë edhe më pare i dënuar me aktgjykime të shumta të formës së prerë për vepra penale të natyrave të ndryshme, Andaj, të gjitha këto veprime të të akuzuarit në unitetin e tyre tregojnë shkallën e lartë të pjesëmarrjes dhe shkallën e lartë të dashjes në kryerjen e veprës penale, ku nga kjo vepër penale janë shkaktuar pasoja të rënda në familjen e të ndjerës dhe është shkaktuar shqetësim i madh edhe tek qytetarët e Republikës së Kosovës..”

Krivaqa u shpall fajtor dy herë për veprën penale vrasje e rëndë, e Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

18 vjeçarja Marigona Osmani vdiq më 22 gusht të vitit 2021./RTVDukagjini/Q

Sot Harris feston ditëlindjen, ja sa vjet i mbushi

Kamala Harris, kandidatja për postin presidencial në SHBA, mbush sot 60 vjeç.

Ajo ka pasur një karrierë të përkushtuar pasi nga të qenit vajza e emigrantëve deri tek synimi për të qenë në Shtëpinë e Bardhë, ajo është bërë shembull për shumë emigrantë në SHBA.

E lindur në Oakland, Kaliforni, Harris u rrit në një familje me ndikime të ndryshme kulturore, pasi nëna e saj ishte nga India dhe babai i saj nga Jamaica.

Jeta Familjare dhe Personale

Kamala Harris është e martuar me Doug Emhoff, një avokat dhe profesor, që është gjithashtu i njohur për angazhimin e tij në mbështetje të çështjeve sociale. Ata u martuan në vitin 2014 dhe kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë, duke mbështetur njëri-tjetrin në karrierat e tyre.

Harris nuk ka fëmijë, por bashkëshorti i saj ka dy, Cole dhe Ella, të cilët kanë qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj personale. Sipas Living,al ajo shpesh flet për vlerën e familjes dhe për momentet e kaluara me ta, duke theksuar se si ata e mbështesin në sfidat e saj profesionale.

Synimi për presidencën

Që nga viti 2021 si zv/presidente e Joe Biden, Harris ka shënuar emrin e saj në histori si gruaja e parë, e para afrikano-amerikane dhe e para aziatike amerikane që mban këtë pozicion të vlerësuar.

Pas një gare fillestare për nominimin presidencial të demokratëve në vitin 2020, Harris u bë kandidatja e Bidenit, duke udhëhequr biletën e tyre drejt fitores.

Me miratimin e Biden, Harris ka nisur zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke zgjedhur guvernatorin e Minesotës Tim Walz si zëvendësin e saj, ndërsa ajo vazhdon të lundrojë në peizazhin kompleks të politikës amerikane dhe të përpiqet për të ecur para.

Sulm i papritur nga Ukraina, dërgohen dronë drejt Moskës dhe fabrikës ruse të armëve

Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh drejt Moskës dhe rajoneve perëndimore të Rusisë të dielën. Po ashtu, raportohet për një sulm në një zonë industriale, ku ndodhet një fabrikë e rëndësishme armësh.

Këto sulmet vijnë një ditë pasi dronët ukrainas thuhet se sulmuan një impiant mikroelektronik që është jetik për ushtrinë ruse.

Një ditë më parë, ministrat e Mbrojtjes së Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) e mbështetën rrugën “e pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO. Këtë javë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e shpalosi “planin e fitores” para BE-së dhe NATO-s, por nuk ia doli ta marrë ftesën për anëtarësim të menjëhershme siç kërkonte.

Kanali rus në Telegram, Astra, postoi një video që thotë se shfaq sulmin në zonën industriale në qytetin Dzerzhinsk në rajonin e Nizhni Novgorod të Rusisë.

Në këtë zonë ndodhet Fabrika e Mbrojtjes Sverdlov, një ndërmarrje shtetërore që prodhon eksplozivë, kimikate industriale, detonatorë dhe municion. Nuk është e qartë nëse fabrika, e cila është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, është dëmtuar nga sulmi.

Guvernatori i rajonit të Nizhni Novgorod, Gleb Nikitin, shkroi në një postim në Telegram se sulmi u zmbraps nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe se katër zjarrfikës u plagosën gjatë sulmit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 110 dronë u rrëzuan gjatë natës, përfshirë 43 mbi rajonin Kursk, 27 mbi rajonin Lipetsk, 18 mbi rajonin Oriol, tetë mbi rajonin Nizhni Novgorod, gjashtë mbi rajonin Briansk dhe një mbi rajonin e Moskës.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, gjithashtu konfirmoi se një dron që po fluturonte drejt kryeqytetit u shkatërrua mbi distriktin Ramenskoi të kryeqytetit.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi sulmin e raportuar me dronë, i cili ndodhi një ditë pas raporteve se dronët ukrainas kishin goditur fabrikën e mikroelektronikës Kremniy El në qytetin Briansk gjatë natës mes 18 dhe 19 tetorit.

Media opozitare ruse Astra raportoi më 19 tetor se dronët ukrainas goditën fabrikën dhe theksoi se ajo është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mikroelektronikës në Rusi dhe se Ministria ruse e Mbrojtjes është një nga klientët më të mëdhenj të saj.

Trump përballet me situatën e sikletshme në tubim, i ndodh e papritura

Ish-presidenti Donald Trump është përballur me një situatë të sikletshme gjatë një tubimi në Detroit.

Trump ishte duke mbajtur fjalim kur mikrofoni i tij u fik.

Një person i dha ish-presidentit një mikrofon tjetër për ta provuar, por as ai nuk funksionoi.

Ai tha se nuk do të paguante kompaninë që mori me qira pajisjet e tij të fushatës pasi mikrofoni i tij u ndal për rreth 20 minuta.

Për rreth 20 minuta, kandidati republikan ecte nëpër skenë duke pritur që t’ia rifillonte fjalimit.

Pasi mikrofoni filloi të funksiononte përsëri, Trump tha: “Tani çfarë ndodh është se nuk do të paguaj faturën për këtë kompani budallaqe që na ka marrë me qira këtë katrahurë. Ne do t’i padisim ata”.

Trump më parë është zotuar të mos paguajë një kompani kur një problem teknologjik ndodhi gjatë tubimit të tij, duke përfshirë në qershor kur ndodhi një problem me teleprompterin e tij në Las Vegas.

Ai e vazhdoi fjalimin e tij dhe paraqiti agjendën e tij ekonomike, duke thënë se administrata do të ulë taksat e korporatave dhe kostot e energjisë.

Kthesa e madhe nga Donald Trump, kandidati republikan udhëheq “frikshëm” garën në sondazhe përballë Kamala Harris

Ish-komantanti i UÇK-së ftohet në Hagë nga Specialja

Ish-komantanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Nerodimës, Shukri Buja ka udhëtuar për në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale.

Ai njoftoi në Facebook se ka udhëtuar “pa dëshirë”, dhe se është i detyruar të paraqitet.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë! Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshiren time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë”, shkroi Buja.

 

 

Ish-kryetari i Lipjanit tha se “bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg”.

“UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot. Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës”, shkroi Buja.

“Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarsinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!”, shtoi ai.

Konfirmohet, Megi Pojani në lidhje me futbollistin e njohur

Megi Pojani dhe futbollisti shqiptar Endri Çekiçi janë në një lidhje dashurie prej kohësh.

Edhe pse janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë, shpesh ata kanë qenë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre.

Së fundmi, Megi Pojani foli për lidhjen me futbollistin, duke treguar edhe pse nuk poston dhe nuk zbulon shumë për të.

“Kur e bën lidhjen publike ka disa pasoja. Unë po e them, shpresoj që të jetë hera e fundit që e sqaroj këtë, unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time.

 

 

Unë Megi Pojani, influencere, që reklamoj kremra fytyre, a e dini si mund ta shesh unë një të dashur! Domethënë ai kalon në mijëra filtrat e mi dhe unë e them publikisht, unë vajza e miratoj këtë për ju”, tha moderatorja në “Goca dhe gra”.

Tragjedi në SHBA, vdesin 7 persona

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një urë që lidhte tragetin me portin u shemb në ishullin Sapelo të Xhorxhias të shtunën e 19 tetorit.

Departamenti i burimeve natyrore të Xhorxhias, i cili drejton bankën e të akuzuarve, tha se të paktën 20 njerëz u zhytën në ujë kur u shemb rruga.

Incidenti ndodhi rreth orës 16:30 me kohën lokale (22:30 me orën shqiptare) në Marsh Landing Dock ndërsa turmat u mblodhën për një festë kulturore.

 

 

Shumë njerëz janë dërguar në spital dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar duke thënë se ai dhe gruaja e tij Jill vajtojnë për jetët e humbura.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen e vendkalimit, i cili lidhte një dok të jashtëm ku njerëzit hipin në traget.