Ky është moti për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi parashihet mjaft i freskët dhe vende-vende mund të ketë mjegull e cila do të zhduket paradite. Temperaturat do të shënojnë ulje krejtësisht të lehta dhe ajo maksimale pritet deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë me mjegull nëpër disa nga luginat e rajonit, ndërsa dita stabile dhe relativisht e ngrohtë.

Pa ndonjë ndryshim edhe ditëve të ardhshme. Do të vazhdojnë alternimet mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Temperaturat përsëri do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa reshjet do të jenë krejtësisht të pakta dhe të rralla./MeteoBallkan
E dhimbshme sa ska më: Pas burrit, humb jetën edhe bashkëshortja nga aksidenti tragjik në Rozhajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rozhajë të Malit të Zi, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Nga ky aksident tragjik mbeti i vdekur i riu nga Peja, Benjamin Lajqi, ndërsa me të në veturë ishte edhe bashkëshortja e tij.

Pasi po luftonte me jetën, tashmë është konfirmuar edhe vdekja e saj, Sabina Lajqi, e cila nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Forcat serbe u afruan afër pikave kufitare me Kosovën, Haradinaj del në ‘teren’

Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosovës, për të vizituar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë atje.

Haradinaj ka qëndruar te pika 1 te Kapija, pikërisht në vendin ku ditë më parë u panë forca seɾbe.

Këta pjesëtarë të Policisë, Haradinaj i quajti “heronj”.

Pikërisht 7 ditë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se forca seɾbe i janë afruar 50 metra kufirit me Kosovën.

“Seɾbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës.

Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtɾia e Seɾbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioŋeve” shkroi Kurti në njoftimin e tij.

 

 

E rëndë: Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku një person u gjet pa shenja jete, në një skaj të rrugës. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

 

 

Në anën tjetër, Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe sipas hetimeve fillestare, viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Krasniqi: Pse e duan njerëzit spektaklin ‘ Big Brother‘?

A u kujtohet çka u kam thënë, pse e duan njerëzit spektaklin “Big Brother!”

Spektakli “Big Brother” la pas vetes disa dilema të rrejshme të dy grupeve hipokrite: elitës intelektuale dhe asaj fetare. Këta shfaqen habi dhe pakënaqësi për publikun enorm të spektaklit ( spektakleve) dhe për përmbajtjet problematike. Moralizuan dhe e mbyllën dilemën e tyre, duke larë duart. Ndërsa e vërteta është si vijon: populli, më saktë kombi ynë, i vuan pasojat e izolimit, defetarizimit dhe të çmoralizimit komunist. I vuan pasojat e arsimit të dobët. I vuan pasojat e brutalitetit të qeverisjeve. I vuan pasojat e drejtësisë së munguar. I vuan pasojat e medieve klienteliste. I vuan më së shumti pasojat e hipokrizisë së elitave intelektuale dhe atyre fetare. I mbetur pa udhëzues dhe pa përfaqësim, shqiptari i braktisur kërkon azil dhe argëtim edhe në përmbajtje si “Big Brother.” Aty ka degraduar niveli i tij dituror dhe moral. Po kush e ka lënë në atë nivel? Në atë nivel e kanë lënë elita intelektuale dhe ajo fetare, me hipokrizitë e tyre. Elita intelektuale dhe ajo fetare më të shumtën flasin për gjërat që nuk i bëjnë vetë. Shpesh flasin për gjëra që nuk janë reale e as të dobishme. Ndërsa punë që janë të mundshme dhe të dobishme, kjo dorë intelektualësh nuk përpiqen t’i realizojnë. Njeriu i papërfaqësuar, krahas injorimit që i bëhet dhe mjerimit ku jeton, e ka edhe një problem madhor: nuk di kujt t’ia ofrojë besnikërinë. Të gjithë ia kanë me hile, të gjithë e gënjejnë. Për të mos iu djegë e vetmja kartë që ka në dorë, besnikëria, atë ua jep njerëzve që e përfaqësojnë mjerimin e tij: personazheve të një spektakli sadist. (9 maj 2023) Ripostim 11 shkurt 2024

Kurti lajmëroi heqjen e vizave me Bosnjen, i kundër-përgjigjet Dodik

Presidenti i Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar se Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe se për këtë arsye, nuk mund t’i njohë as dokumentet e saj.

Kjo deklaratë e Dodik vjen pak kohë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi nga Samiti i Berlinit se Kosova do t’i heqë vizat për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se përderisa Dodik nuk i lejon shqiptarët e Kosovës të hyjnë në Bosnje-Hercegovinë, nuk do të marrë asgjë në këmbim, raporton A2.

“Edhe po të ma japësh gjithë Gjermaninë, këtë nuk do ta marrësh. Ju ende mund të vini të merrni satelitët tuaj. Ata vazhdojnë të përpiqen të na japin leksione. Nuk funksionon kështu”, tha Dodik në një konferencë për shtyp në Sarajevë.

Bosnja është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën.

Hoteleria në Mitrovicë të Veriut: Shqiptarët në kafene, serbët i marrin me vete

Qytetarë të shumtë në Mitrovicë të Veriut po e shijonin këtë të shtunë, ndonëse pa diell.

Por këto pamje janë të pazakonshme për këtë pjesë të vendit, në këto 25 vjet të pasluftës, raporton Klan Kosova.

Shumica e këtyre qytetarëve që po i shijojnë kafetë këndejpari janë shqiptarë, ani se zona është e dominuar nga serbët.

Madje, vizitat këndejpari janë bërë edhe pjesë e pushimit të mërgimtarëve.

Gjithë kjo situatë e re është edhe falë hapjes së bizneseve të shqiptarëve në këtë zonë, shumica prej të cilave objekte hotelerike. Veçse këta pranojnë se myshterinjtë serbë ende nuk ndihen komodë t’i marrin shërbimet e tyre.

Ata thonë se serbët më së shumti marrin shërbime me vete.

Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, vjen lajmi i fundit

Boris Ruge, Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që tani nuk është situata që mund të flitet për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike, NATO.

Ai është shprehur se Kosova deri tani nuk është duke ecur drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe.

Ndër tjera, Ruge theksoi se NATO nuk ka hequr dorë nga mbështetja në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se janë me shpresë së ky proces do të vazhdojë tutje.

Rute është deklaruar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për të cilën, tha: “E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë”.

Për mundësinë e shtimit të numrit të ushtarëve në KFOR, numri dy i NATO-s potencoi se deri tani është i mjaftueshëm numri që kanë në terren.

Intervista e plotë:

Klankosova.tv: Duke e parë influencën e ruse në Ballkan, a besoni se është në interesin më të mirë të NATO-s që t’i ofrojë Kosovës anëtarësimin? Dhe a mendoni që Kosova është gati t’i bashkohet NATO-s?

Ruge:  Ajo që do të thoja është kjo: unë kam shërbyer në Kosovë dy herë. Herën e parë në vitin 1999, kur u vendos selia e parë e KFOR-it dhe kur trupat e parë të KFOR-it erdhën në Kosovë dhe pastaj gjatë viteve 2001 dhe 2002. Isha në Kosovë së fundmi në gusht dhe e di, bazuar në vizitat e shumta dhe kohën e kaluar në Kosovë se ka një qëndrim shumë pozitiv nga kosovarët në raport me NATO-n dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Njerëzit e vlerësojnë atë çfarë NATO dhe KFOR-i kanë bërë në 1998 dhe 1999 dhe përgjatë 25 viteve pasuese, kjo është e shkëlqyeshme.

Nuk mendoj se aktualisht jemi në një situatë kur mund të flasim për anëtarësim. Por e di që presidentja Osmani dhe të tjerët, kanë folur për Partneritetin për Paqe, dhe ajo natyrisht që do të ishte hapi i parë. Siç e dini, kjo është diçka që kërkon konsensus, duhet që 32 shtetet anëtare të NATO-s të votojnë për këtë dhe nuk jemi ende as ty. Nuk jemi duke lëvizur drejt Partneritetit për Paqe tani për tani. Por mendoj se fakti që përshtypja e popullit të Kosovës karshi NATO-s është kaq pozitive është, diçka që duhet ta kemi parasysh, ta vlerësojmë dhe është një hap i madh drejt së ardhmes.

Klankosova.tv: Kosova dhe Serbia deri tani janë për disa vite me radhë në një proces të dialogut. Si e shihni ju këtë proces, si është duke vazhduar?

Ruge: Besoj se kemi aranzhuar një rreth të ri bisedimesh për javën e ardhshme në mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Procesi po vazhdon prej kohësh tashmë dhe e kuptoj se ka frustrime sa i përket kësaj, por politikat tona në NATO na bëjnë ta mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe nuk kemi hequr dorë nga shpresa se procesi mund të vazhdojë tutje. Do ta potencoja faktin se të hënën e kësaj jave ne kishim Procesin e Berlinit i cili u mbajt në Berlin. Njëra prej ngjarjeve ishte avancimi i marrëveshjes për tregti të lirë, tani në tavolinën e CEFTA-s ulet Kosova që e zëvendëson UNMIK-un. Kjo i hapë rrugë një zone ekonomike në Ballkanin Perëndimor që është tejet e rëndësishme sepse asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është i madh mjaftueshëm sa të ekzistojë si i vetëm. Keni nevojë për qasje në tregje nga rrugë të ndryshme. Ky është shembulli se si mund të arrihet progresi. Kjo është mënyra si mendoj se do të vazhdojë ky proces, besoj se Z. Lajçak ka njoftuar tashmë largimin e tij në fillim të vitit të ardhshëm, kemi liderë të rinj në Bashkimin Evropian dhe procesi do të vazhdojë me një kastë të re karakteresh, por u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përfshihen në formë konstruktive në interes të qytetarëve të rajonit dhe të Kosovës, në veçanti.

Klankosova.tv: A shihni edhe ndonjë rrezik që të ketë edhe një Banjska 2 në Kosova?

Ruge: Ajo çfarë ka bërë NATO që nga ngjarjet e majit 2023 dhe incidenti në Banjskë në shtator 2023 është se kemi shtuar 1,000 trupa në kuadër të KFOR-it. KFOR-i është më i fuqishëm, ka më shumë kapacitete dhe prezencë të shtuar në veri të Kosovës, dhe mendoj se jemi në një situatë të mirë tani. Kemi raporte të mira me Policinë e Kosovës, marrëdhënie të mira pune me EULEX-in, kështu që jemi në formë të mirë. Dhe ne nuk komunikojmë vetëm me institucionet e Kosovës, por edhe me Qeverinë e Serbisë.

Klankosova.tv: Kryeministri Albin Kurti ka deklarata rreth Urës së Ibrit. Ai ka thënë se aty duhet të qarkullojnë edhe automjete dhe jo vetëm njerëzit. A duhet që Kosova të komunikojë me aleatët si NATO dhe BE-ja, dhe a i duhet Kosovës ta bëjë këtë gjë vetë?

Ruge: E kam njohur kryeministrin Kurti që nga viti 2002 kur kam shërbyer në Kosovë dhe kam respekt të madh për të. Kur flasim për Urën e Ibrit duhet të përsëris atë që kam thënë në gusht dhe atë që ka thënë Admirali (Stuart) Munsch, komandanti i komandës në Napoli, se nuk duam asnjë hap të njëanshëm sa i përket kësaj ure. E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë, kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, andaj presim që palët ta respektojnë këtë.

Klankosova.tv: A është në planin e NATO-s që të rrisë edhe më shumë numrin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it që është në Kosovë?

Ruge: Jo, nuk planifikojmë. Mendoj se kemi konsolidim të mirë aktualisht. Ne kemi sjellë trupa të forcës operacionale rezervë, po e shohim nga afër situatën, por në përgjithësi, sa i përket nivelit të forcës, ndjejmë se kemi atë çfarë na duhet për ta mbajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt.

Vlera e Bitcoin po shkon drejt kaq mijë dollarëve

Çmimi i bitcoin-it u rrit për herë të katërt në pesë ditë, dhe ekspertët presin që vlera të arrijë në 70 mijë dollarë, për shkak të rritjes së kërkesës për këtë kriptomonedhë.

Haim Baeha, një nga njerëzit kryesorë në fondin mbrojtës të kriptove AnB Investments tha se tendenca aktuale rritëse e çmimit të Bitcoin ka “moment të fortë”, që do të thotë se çmimi pritet të rritet më tej dhe thekson se, duke pasur parasysh gjendjen aktuale makroekonomike kushtet, ka më pak pengesa ose rreziqe që mund të parandalojnë rritjen e mëtejshme të vlerës, sipas Bloomberg.

Në orën 23:00 CET mbrëmë, vlera e Bitcoin ishte rreth 68,500 dollarë, megjithëse në një moment sot ishte 68,898 dollarë.

Investitorët derdhën më shumë se 1.8 miliardë dollarë në një duzinë fondesh amerikane të tregtuara që mbajnë Bitcoin këtë javë.

Ai shton gjithashtu se këto produkte investimi u miratuan për herë të parë në SHBA në janar, duke treguar se ato janë një opsion relativisht i ri investimi. Çmimi më i lartë i Bitcoin ishte në muajin mars, kur kjo kriptovalutë ishte 73,797 dollarë.

“Ka një krah të thyer dhe disa qepje në kokë” – Rakiq u rrah brutalisht…

Mjeku dhe politikani serb nga Kosova, Marko Jakshiq në një intervistë për gazetën nova ka deklaruar se është “sekret publik” se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur në Mitrovicë.

Sipas informacioneve të tij, Rakiq ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve në kokë dhe aktualisht po trajtohet në shtëpi.

“Po, ai u rrah. Është një sekret publik. Ai ka marrë ndihmë dhe është liruar për mjekim në shtëpi. Pse qeveria nuk e pranon publikisht është një pyetje tjetër. Ndoshta sepse është ‘nusja e tyre’. Ju e dini që unë kam qenë drejtor i spitalit dhe se shumë kolegë të mi punojnë atje. Pra, njeriu ynë është rrahur, ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve, para së gjithash në kokë. Thuhet se dy veta e kanë rrahur, por askush nuk thotë se kush janë ata”, pohoi politikani serb.

U raportua se Rakiq u rrah brutalisht, politikani serb nga veriu i Kosovës: Ka një krah të thyer dhe disa qepje në kohë

“Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se janë të përfshira disa marrëdhënie personale”, tha Jakshiq ndërsa theksoi se njerëzit janë të zemëruar me Listën Serbe.

Jakshiq iu përgjigj edhe pyetjes se nëse prapa sulmit qëndron terroristi Milan Radoiçiq.

“Nëse Milan Radoiçiq do ta bënte, do ta bënte shumë më lehtë në Beograd. Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se përfshihen disa marrëdhënie personale. Ai ka qenë në krye të Listës Serbe për një kohë të gjatë. Nuk e ka ndihmuar askënd, por sigurisht ka dhënë premtime. Edhe një gjë tjetër, njerëzit janë të zemëruar me Listën Serbe”, pohoi ai.

Drejtori shumëvjeçar i spitalit në Mitrovicë flet edhe për atë se çfarë fati e pret shëndetësinë dhe arsimin në veri të Kosovës dhe pse serbët i frikësohen Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Për ne, Asociacioni është i rrezikshëm sepse është një mashtrim i madh ndaj serbëve. Tani shëndetësia dhe arsimi janë ende në sistemin e shtetit serb. Drejtorët e spitaleve dhe qendrave shëndetësore emërohen nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë. Qeveria e Serbisë emëron anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Universitetit. Në rast të formimit të Asociacionit, gjithçka do të bie në juridiksionin e Asociacionit, i cili do të funksionojë në kuadër të sistemit juridiko-politik të Kosovës. Në këtë mënyrë shëndetësia dhe arsimi, de fakto do të kalojnë në duart e Prishtinës”, deklaroi Jakshiq.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se Rakiqin në spital e ka dërguar ish-bashkëpartiaku, Igor Simiq.

Ndërkohë, raportohet se dy hetues policorë e kanë vizituar Rakiqin në banesën e tij dhe i kanë kërkuar të kthehet në spital për të bashkëpunuar në hetimet lidhur me rastin, kërkesa të cilat ai i ka refuzuar.