Mustafa e pranon: Gjendja në veri është më ndryshe, qeveria Kurti i luftoi grupet kriminale

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri. Sipas tij, në veri tani është një gjendje tjetër, të cilën ai e quan si arritje të përkohshme, derisa edhe ngrit dilema se sa do të jetë e qëndrueshme kjo.

Përkitazi me këtë, Mustafa deklaron për KosovaPress, se mbyllja e strukturave paralele dhe ndalimi i qarkullimit të dinarit janë vendime të duhura. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk do të thotë se është shtrirë sovraniteti në veri, pasi gjendja po mbahet me kontrolle të rrepta të policisë dhe se komuniteti serb ende po shprehet kundër veprimeve të qeverisë dhe kundër kryetarëve aktual në katër komunat veriore.

“Kjo qeveri ka treguar se mund të evitojë ose heq barrikadat në veri dhe që mund të luftojë grupet kriminale që kanë vepruar hapur në veri, pasi të dyja i ka bërë. Tani a i ka bërë me marrëveshje apo pa konsultim të faktorit ndërkombëtar, është çështje tjetër. Ndërkombëtarët janë deklaruar se të gjitha ato janë bërë pa informimin dhe konsultimin e tyre. Mirëpo tani një gjendje tjetër është në veri sa i përket barrikadave…Mirëpo kjo nuk do të thotë se ne kemi shtrirë sovranitet, pasi kjo situatë po mbahet me polici, s’po mbahet atje me organe të pushtetit civil. Ne s’kemi atje organe të pushtetit civil, s’kemi funksionim të komunave. (Kryetarët e komunave) Janë atje dhe po kryejnë punën e tyre por populli s’po e kryen punën e vet pasi në pushteti demokratik duhet me qenë i qytetarëve që jetojnë atje… (Mbyllja e strukturave paralele, ndalimi i dinarit) Kanë qenë të duhura sepse vendimet kanë qenë edhe përpara. I kanë bërë veprimet dhe mendoj se veprimet janë të mira, pasi edhe ashtu dinari ka qenë i ndaluar, por ka funksionuar në hije”, thotë ai.

Duke vënë në pah sa e vështirë ka qenë liria e lëvizjes në veri, ish-kreu i ekzekutivit përmend një rast në vitin 2016, kur i ishte bllokuar rruga nga serbët lokalë, duke shkuar në Leposaviq.

Mustafa e pranon se tani ka liri më të madhe të lëvizjes në katër komunat veriore, mirëpo thotë se kjo duhet të shndërrohet një lëvizje që reflekton si sjellje normale dhe jo si demonstrim të forcës.

“(Lëvizja e lirë në veri) Gjithmonë ka qenë problem. Unë jam nis të shkojë në Leposaviq me ftesë të KFOR-it, pasi ata e kanë ndërtuar atë rrugë, por ne kur u nisëm na u bllokuan rrugët në veri. Ne kishim pakës problem të kthehemi dhe të dorëzohemi se pse s’po shkojmë. Unë u konsultova me përcjelljen, policinë dhe ne u futem në rrugë dytësore dhe mbërrijmë në kohë atje dhe u kthyem. Ka qenë gjithmonë problem…(Lëvizja e lirë tash në veri) Është lëvizje, por unë mendoj se ajo lëvizje nesër duhet të shndërrohet si një lëvizje që reflekton si sjellje normale. S’shkohet atje vetëm me demostru që je aty, edhe kryeministri edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Pushtetit Lokal, pasi ajo nuk krijon afërsi dhe përkrahje të qytetarëve. Gjërat duhet të kalojnë në normalitet dhe jo defilime populiste”, deklaron Mustafa.

Në anën tjetër, Mustafa kritikon kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të raporteve me aleatët, veçmas ShBA-në.

“(Aleatët) Ata po thonë që janë dëmtuar (raportet), ShBA-ja po thotë se janë dëmtuar, ndërsa qeveria jonë po thotë se s’janë dëmtuar. Ne duhet të jemi të qartë dhe të brengosur për vlerësime të tilla. Nëse partneri ynë ndërkombëtar thonë se komunikimi me qeverinë nuk është i mirë se veprimet e qeverisë po bëhen jashtë informimit tonë dhe jashtë përkrahjes sonë. Ndërkaq qeveria në anën tjetër thotë se çdo gjë është në rregull. Ne shohim se kryeministri ynë shkon në ShBA dhe askush s’e pranon nga Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi dhe të tjera”, thekson Mustafa.

Duke folur për qeverisjen katërvjeçare të qeverisë Kurti, ai thotë se e njëjta ka dështuar në zhvillimin ekonomik, investime kapitale dhe sigurim të investimeve të huaja.

Sipas tij, shtesat për lehonat, fëmijët janë politika afatshkurtra që s’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik.

“Po dëgjoj edhe shumë deklarata të qeverisë dhe njerëzve të partisë për luftën hibride. Unë mendoj se qeveria po bën luftë hibride ndaj qytetarëve dhe ndaj Kosovës me të dhëna të cilat nuk janë të sakta. Ne nuk kemi fare përparim në fushën e ekonomisë. Nuk mund të lavdërohet dikush se ne kemi bërë një mend dhe kemi rritë ekonominë e Kosovës. Kemi rritjet vjetore të bruto-produktit vendor, kur ai është 3-4 për qind. Ai është tepër i vogël që të na zvogëlojë diferencën në zhvillim me BE-në por edhe pesë vendet në rajon….Qeveria lavdërohet dhe tashmë ajo në një formë mund të lavdërohet se ne kemi ulur papunësinë. Papunësinë në fund të vitit të kaluar ne e kemi pasur diku 12,6 për qind. Nivel i ulët në krahasim me normë që kemi pasur përpara. Problemin tjetër e kemi që është shpërngulur popullsia. Neve tash po na dalin statistikat se nga vitit 2012 deri në vitin 2022 janë shpërngulur rreth 250 mijë qytetarë që janë shku dhe s’janë kthyer. Prej vitit 2018 deri në vitin 2022 janë larguar 150 mijë qytetarë. Janë shpërngulur mesatarisht në vit nga 31 mijë e 500 dhe s’janë kthyer fare në Kosovë”, potencoi ish-kryeministri Isa Mustafa.

‘Tmerrohen’ serbët, pasi u hakua billbordi shihet shqiponja dykrenare duke kap për fyti atë serbe

Serbia është zgjuar e tronditur këtë të shtunë.

Kjo pasi, siç raporton B92, në një billbord të qytetit të Valevës (Valjevo), Serbi, është shfaqur një imazh i cili paraqet flamurin serb në një çosh dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenare shqiptare në prapavijë të kuqe dhe me plisa në kokë, e cila e ka kapur për fyti shqiponjën serbe.

Fotografia është publikuar në Instagram në faqen “valjevo_live”.

“Billbordi në qendër të qytetit. Besohet se është hakuar dhe se kjo është një prej provokimeve”, shkruan në njoftim.

Ndërkaq, në komentet e këtij postimi, është paraqitur një person që pretendon se është pronar i billbordit në fjalë.

“Jam pronari i billbordit i cili mbrëmë është hakuar. Me të marrë vesh, e kam fikur të njëjtin, ndërsa rasti do të raportohet te organet kompetente”, ka shkruar ai.

E dhimbshme: Ky është i riu nga Peja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rozhajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rozhajë të Malit të Zi, ku një i ri nga Peja ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

I riu nga Peja i cili ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti është Benjamin Lajqi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët përmes postimeve në rrjetet sociale.

Aksident i rëndë në Rozhajë, humb jeten i riu nga Kosova

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur të premtën rreth orës 21:20 në Rozhajë të Malit të Zi.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Indeksonline ka mësuar se personi që humbi jetën është nga qyteti i Pejës, Benjamin Lajqi.

Bashkë me Benjaminin ishte edhe gruja e tij, që sipas mediave të huaja është në gjendje të rëndë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aksident tragjik.

‘Fenomen i rrallë’, vajzat i mbushin duart me shkronjën F, shkak biznesmeni Fisnik Syla

Biznesmeni i njohur, Fisnik Syla, është bërë një figurë qendrore në diskursin publik dhe mediatik, duke tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve me stilin e tij të jetesës dhe aktiviteteve të shumta në rrjetet sociale.

Pjesë e këtij trendi të ri është një fenomen befasues që ka marrë hov në Instagram, ku shumë vajza po e zbukurojnë dukjen e tyre duke mbushur duart me shkronjën “F” – shkronja e parë e emrit të tij.

Ky fenomen ka filluar si një mënyrë për të shprehur admirimin ndaj Fisnik Sylës, por ka evoluar në një sfidë të veçantë dhe një formë identifikimi mes ndjekësve të tij.

Në disa video të publikuara nga vetë biznesmeni, mund të shohim vajza të ndryshme që e realizojnë këtë veprim, duke krijuar një lëvizje që është bërë virale brenda një kohe të shkurtër.

Trendët e tilla shpesh reflektojnë një marrëdhënie unike midis figurave publike dhe ndjekësve të tyre, dhe Fisnik Syla nuk bën përjashtim. Ai është bërë një simbol i suksesit dhe luksit, dhe ndjekësit e tij femra e shohin si një frymëzim për të arritur standarde të larta në jetën e tyre.

Kjo ka nxitur shumë nga ato që të krijojnë një lidhje më personale me të, duke e përdorur shkronjën “F” si një mënyrë për të shprehur këtë admirimin.

Shiko videon:

Video KËTU

Pesë gjëra që duhet të dini për liderin e Hamasit

SHBA dhe liderë të tjerë botërorë po këmbëngulin sërish në arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza, pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

Ky i fundit, që besohej nga Izraeli të ishte arkitekti kryesor i sulmit të 7 tetorit, u vra gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, tha ushtria izraelite.

Hamasi ende nuk ka komentuar vrasjen e 62-vjeçarit, shkruan cnn.

Lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, i cili besohet të jetë një nga arkitektët e sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 dhe njeriu më i kërkuar nga Izraeli, u vra në Gaza të mërkurën, sipas ushtrisë izraelite.

Pesë gjëra që duhet të dini për Sinwarin

1. Sinwar lindi në një kamp refugjatësh në vitin 1962 në Khan Younis, në jug të Gazës. Familja e tij u shpërngul nga fshati palestinez Al-Majdal – tani qyteti izraelit Ashkelon – gjatë luftës arabo-izraelite.

2. Ai iu bashkua Hamasit në fund të viteve 1980 dhe u ngjit shpejt në radhët e tij. Ai themeloi degën e inteligjencës ndërkombëtare të sigurisë së Hamasit, Majd. Ai gjithashtu shihej nga disa si një udhëheqës politik pragmatik: Në vitin 2017, Hamasi zgjodhi Sinwarin si shefin politik të organit kryesor vendimmarrës, Byrosë Politike, në Gaza. Si udhëheqës politik i grupit, Sinwar u përqendrua në marrëdhëniet e jashtme të grupit, duke krijuar lidhje të rëndësishme me fuqitë arabe rajonale. Në muajin gusht, Sinwar u bë një nga udhëheqësit më të lartë të Hamasit pasi paraardhësi i tij, Ismail Haniyeh u vra në kryeqytetin iranian, Teheran.

3. Sinwar u burgos në Izrael pasi mori katër dënime të përjetshme në vitin 1988. Ai tha se kaloi vitet në burg duke studiuar armikun e tij, përfshirë mësimin e gjuhës hebraike përmes Universitetit të Hapur. Në vitin 2011, ai u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.

4. Në vitin 2015, Sinwar u cilësua si terrorist global nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian. Në vitet e fundit, ai është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

5. Në vitin 2018, nën drejtimin e Sinwarit, Hamasi nisi fushatën, “Marshi i Kthimit”, ku banorët e Gazës protestuan çdo javë pranë kufirit izraelit, duke kërkuar që Izraeli të heqë bllokadën e tyre dhe t’u japë palestinezëve të drejtën për t’u kthyer në fshatrat dhe qytetet e tyre stërgjyshore.

Në një intervistë të rrallë me një gazetar italian në vitin 2018, Sinwar shprehu gatishmërinë e Hamasit për të gjetur një zgjidhje politike, duke thënë se “një luftë e re nuk është në interesin e askujt”.

Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një kopje e Ibrahim Rugovës dhe e Hashim Thaçit.

Humolli tha se kopja është gjithmonë më e keqe se origjinali.

“Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli, në “DTP te Fidani” në Klan Kosova.

Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare, teksa tha se interes për këtë goditje ka vetëm shteti serb.

“Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mos respekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, deklaroi Humolli.

E dhimbshme: Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët, që treguan dhe orën e vendin e ceremonisë së varrimit.

I ndjeri u varros në fshatin e tij të lindjes, në Nekoc të Drenasit, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FOTO:

Kurtit i shkon në derë edhe zyrtari i Nismës, ‘i kërkon punë’

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti për të kërkuar punë.

Nga zyrtarët policor, Hasani u njoftua se kryeministri Kurti nuk gjendet në Kosovë.

“Arsyeja është se siç je i në dijeni para pak ditësh kryeministri Kurti në një takim me mërgimtarë në diasporë që ju ka thënë se kushdo që vjen dhe kërkon punë, dërgoni direkt tek unë, kam qenë në shumë vende dhe kushërinjtë më kanë sugjeruar që të vijë tek kryeministri me kërkuar punë se jam i papunë”.

“Erdha insistova që të takohem me të por nuk mujta. Unë i inkurajon të gjithë ata që janë papunë dhe të bëhet rendi deri tek ‘Xhamia e Llapit’ dhe me ardhë e me i adresuar shqetësimet e tyre”, u shpreh Hasani, teksa shtoi se do të insistojë që të takohet sërish me Kurtin.

Gjatë një takimi me mërgimtarë në Gjermani, kreu i ekzekutivit i inkurajonte ata që për “punë t’i drejtonte në Qeveri”.

“Kur iu thojnë po du me ardhë në Gjermani se në Kosovë s’ka vende pune, veç i çoni drejt te unë”, deklaronte Kurti.

Gjatë ditës së sotme, Zyrës së kryeministrit ia mësynë edhe dy studente për të kërkuar punë.

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit kërkon praktikantë, ftohen studentët të aplikojnë
Ekipin mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, ka publikuar një shpallje për të interesuarit që dëshirojnë të bëjnë praktikë.