Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që është raportuar këtë të hënë pasdite në Podujevë, ku një burrë është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.
Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 16:40, pranë mullirit në fshatin Sekiraqë, ku qytetarët kanë njoftuar autoritetet.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Valon Breznicën, i moshës rreth 35-40 vjeçare
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu, në vendngjarje po qëndrojnë njësitë e reagimit të shpejtë dhe hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, ndërsa disa persona janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.
Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të lajmeve Magazine në RTK, Blerta Foniqi-Kabashi, ka thënë se të premten, në fund të orarit, ajo dhe disa kolegë të saj kanë marrë një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohen nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ajo dhe kolegët Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, kanë kërkuar takim me menaxhmentin e RTK-së, por s’kanë marrë përgjigje.
“Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional”, ka shkruar ajo.Gazetarja ka shtuar se ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend, teksa ka thënë se “do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave tona, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale”.
Postimi i saj i plotë:
Reagim publik për përjashtimin arbitrar dhe censurën alarmante në RTK!
Të premten, në fund të orarit të punës, ne të poshtëshënuarit morëm një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohemi nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00. Lidhur me këtë situatë, kemi kërkuar edhe takim me menaxhmentin e RTK-së, por nuk kemi marrë përgjigje.Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional.
Vendimi arbitrar për ndërhyrjen në skemën programore, duke hequr tani Magazinën e orës 17:00 dhe muaj më parë Magazinën “Lajmet e fundit”, është edhe i paligjshëm, pasi skema programore mund të ndryshohet vetëm nga Bordi, ndërsa aktualisht RTK nuk ka Bord funksional.Ne, në vazhdimësi, jemi përballur me presion dhe akuza të pabaza nga eprorët, por asnjëherë ata nuk kanë pranuar t’i evidentojnë ato në mënyrë elektronike. Andaj, ushtrimi i detyrave tona të punës është bërë i vështirë, gati i pamundur.
Nisur nga këto, vendimi i fundit arbitrar ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik.Ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend.
Andaj, ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave tona, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale.Blerta Foniqi Kabashi
Meneta Zekaj NushiJehona Zhitia
Historiani Asdren Shala ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje duke e cilësuar atë si më të rrezikshme sesa Lista Serbe.
Shala në tone të ashpra në Kosova Today, u shpreh ndër tjera se Vetëvendosje ka bërë krim duke hedhur zollë në Kuvendin e Kosovës, dhe se kjo organizatë ka shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës.
”Vetëvendosje është më terroriste se Lista Serbe”.
”A e dini këtë? Po-po. Është më terroriste. E ka gjuajt me zollë kuvendin midis Prishtinës. A e shpallim tash krejt VV-në terroriste? Janë do individë që e kanë bo”.
”Kur e kanë arrestu Albin Kurtin, aty është gjetë armatim potencial enorm për krime. E kjo organizatë është në pushtet sot”.
”Antikushtetues m’thonë. Kush e ka shkelë në këtë vend më shumë se VV-ja kushtetutën? Asnjë parti, as Lista Serbe”.
”Vetëvendosja e ka gjujt me zollë kuvendin. Ma e rrezikshme është Vetëvendosja”.
Lëvizja Vetëvendosje është ajo që bashkëpunon me Listën Serbe.
Kështu ka deklaruar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, analisti Azdren Shala.
“Me Listën Serbe bashkëpunon Vetëvendosja. A ju kujtohet kur ndodhën barrikadat në veri? Atëherë, për ta menaxhuar situatën, shkuan në Bruksel për të arritur marrëveshje për deeskalim”.
“Besnik Bislimi me Petkoviqin bien dakord, këta protestues janë paqësor, dhe mjetet që janë përdor kanë qenë paqësore”, tha Shala, transmenton Klankosova.tv.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Hajkobillë të Prishtinës, ku një i ri ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë (lis).
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 16:46 është pranuar informacion nga Policia për një person që kishte mbetur i lënduar rëndë pasi një lis ishte rrëzuar mbi të në vendin e njohur si “Kodra e Hajkobillës”.
Menjëherë është njoftuar emergjenca dhe njësitë policore, ndërkohë që disa qytetarë po e shoqëronin të lënduarin drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjatë rrugës në fshatin Dabishevc, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Viktima është identifikuar si Lirim Gashi, rreth 31-vjeçar.
Për rastin janë njoftuar njësitë e hetimeve të Policisë si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët do të kryejnë veprimet e mëtejme.
Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.
Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.
Siç raporton Topchannel, Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.
Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”.
Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit.
Analisti politik, Visar Ymeri ka komentuar votën e deputetes Shqipe Selimi, kundër zgjedhjes së Donika Gërvallës kryeparlamentare.
Ymeri në “VV Show” u shpreh se, reagimi i Selimit ka qenë i duhur, edhe pse sipas tij erdhi vonë dhe jo aq sa do të duhej.
“Unë mendoj që reagimi i Shqipës ka qenë i duhuri edhe pse për mendimin tim jo sa u dasht dhe pak vonë, unë mendoj që Shqipja ka pas plotësisht të drejtë dhe legjitimitet të plotë me votu kundër Donika Gërvallës”, tha Ymeri.
Ai shtoi se Selimi nuk është dashur ta pranojë me qetësi Gërvallën as si ministre të Punëve të Jashtme.
“Nuk mendoj që Shqipja është dasht madje as me kaq qetësi me pranu Donika Gërvallën si ministre të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka të drejtë me ndryshu mendimin e vet, por nuk kam pa distancim nga këto deklarata të Donika Gërvallës”, u shpreh ai.
Duke folur për qëndrimet e Gërvallës, Ymeri tha se ajo ka ndryshuar perceptimin ndaj Rexhep Selimit.
“Donika Gërvalla mendon që ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje deri sa ka shku në Hagë, tash Donika Gërvalla mendon për këtë deputet që vjen nga bota e krimit”, deklaroi Ymeri.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur për ngjarjen që ndodhi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre pas kërkesës së këtij subjekti për një pauzë 10-minutëshe.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka pohuar se ishin të bindur se pauza do t’u jepej, por ajo nuk iu mundësua, njofton Klankosova.tv.
“Për çudi, një gjë e tillë nuk na u mundësua dhe u abstenua. Kemi qenë të bindur se do të na jepej një pauzë prej dhjetë minutash. Fatkeqësisht, siç e patë, një gjë e tillë u pamundësua dhe, në mënyrë arbitrare, u përfundua seanca. Unë mendoj se sot kryetari i Kuvendit ka mundur të ishte çështje e përfunduar, pra të ishte i zgjedhur.”
“Dhjetëminutëshin e kam kërkuar aty për aty, pra para se të vinte në votim kandidati i fundit që u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje. Me kërkesë të grupit tonë parlamentar, kërkuam një pauzë dhjetëminutëshe për një konsultë – t’i ftonim të gjitha grupet parlamentare për një propozim që e kishim. Normalisht, ajo do të mund të ishte një çështje e përfunduar edhe për nënkryetarët”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka ofruar bashkëpunim për të zgjidhur çështjen e ngërçit në Kuvendin e Kosovës, por sipas tij, ata nuk janë deputetë të kryetarit të LVV-së që të drejtohen nga ai sa herë që ai dëshiron për të votuar.
“Ne nuk jemi deputetë të udhëhequr nga Albin Kurti, ne jemi deputetët të Grupit Parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës dhe si tillë dhe normalisht nuk jemi të gatshëm aty të votojmë sa herë do Zotëri Kurti, apo sa herë të tjerëve iu teket të për diçka të tillë. Ne normalisht që e kemi ofruar edhe konsensusin edhe bashkëpunimin tonë pa u kërkuar fare vetëm që të dalim nga ky ngërç, por kur janë kaq të papërgjegjshëm dhe kur nuk e kanë vullnetin”.
“Ju e dini se si PDK-ja i është përgjigjur të gjitha kërkesave të tyre – qoftë kur takimi është ftuar nga z. Kurti, qoftë nga kryesuesi i seancës. Pra, kemi qenë jashtëzakonisht të përgjegjshëm. Sot, po ashtu, kemi qenë të bindur se do të merrnim një pauzë prej 10 minutash dhe do të diskutonim për çfarë kishim ne. Pastaj do të ktheheshim për të votuar dhe besoj se ajo do të ishte çështje e përfunduar”, ka thënë Tahiri.