Në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes panelistëve po diskutohen zhvillimet e fundit në vend, duke pëfshirë përgjimet e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin, mesazhet e Dejona Mihalit me ish-shefin e KEK’ut Nagip Krasniqi si dhe mesazhet e sotme të publikura mes Kusari-Lila dhe Igor Simiqit.
Gazetari Parim Olluri ka kujtuar kohën kur kryeministri Kurti ironizonte me kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit, kur kishte kërkuar rritjen e pagave për mësimdhënësit i kishte thënë ‘Më ndihmo si vëlla’.
Këtë kujtim, Olluri e bëri sot, kur u publikuan bisedat mes Kusari-Lila dhe Simiqin, të cilin e quajti ‘vëlla’.
“Janë disa probleme në komunikimin mes tyre, duke nisur prej takimit të Kurit që bohet me aminin e Raddojiqit. Na i dim deklaratat e tij publike qe nuk takohet me njerëz të listës Srpska. Ai vet I ka quajtur çetnikë deputetët e Listës Serbe kur ka qenë në opozitë edhe ka premtu që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me çetnikët e Listës Srpska dhe tash i pranon në takim, në zyrën e Kryeministrit.
Kusari Lila e quan vëlla Simiqin, dhe tash vëllain e saj ia mundëson me pas një takim me Kurtin. Neve na kujtohet qfarë ofendimi ka bo zoti Kurti Rrahman Jasharajt kur kërkonte ndihmë për rritjen e pagave të mësimdhënësve, ironizonte se si Jasharaj i thoshte ‘Më ndihmo si vëlla’. Kur ka interes Kurti e sheh si vëlla edhe Simiqin edhe Radojçiqin”.
Ndërsa, aktivistja Zana Avdiu thotë se me gjithë këtë komunikim, VV’në do ta quajnë tradhtarë.
“Këto mesazhe gjithë ky komunikim e shpërfaq më së miri vetëm fytyrën e VV’së. Qytetarët duhet me kuptu secili që vjen në pushtet duhet të bashkëpunoj me Listën Serbe, me serbët e Kosovës sigurisht jo me terroristët, dhe nuk është tradhtar. Edhe tash na kemi me I quajt tradhtarë, sepse ata (VV) e kanë ngrit këtë diskurs, e kanë kriju këtë atmosferë, këtë klimë dhe nën klimën e tyre këta janë tradhtar”, tha ajo.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thyer heshtjen një javë pasi u publikua audio-incizimi në të cilin dëgjohet duke komunikuar me terroristin Milan Radoiçiq dhe duke u koordinuar për votimin e ligjit për pagën minimale.
Kusari-Lila e ka pranuar se biseda në zyrën e saj nëpërmjet telefonit ka qenë e plotë teksa ka thënë se nuk e ka kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar gjatë vitit të kaluar.
“Në vitin e kaluar, i ka 15 muaj që ka filluar saga e të ashtuquajturës diskutim me Listën Serbe. Kur ka filluar publikimi i tyre kanë qenë 13 muajsh prej përfundimit të komunikimit me ta. Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar, ka qenë evidente që në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë”, ka thënë Kusari-Lila.
“Në momentin kur u publikua më 1 qershor e ka pasur vetëm një përshëndetje dhe synonte të hudhte poshtë faktin që unë e kam deklaruar se ka qenë vetëm një bisedë që e ka përçuar Simiq nëpërmjet interfonit, ndërkaq biseda që është publikuar ka pasur elemente të bisedës telefonike, do të thotë jo e njëjta, aty kam pasur dyshimin e parë se ajo është e manipuluar”, tha Kusari-Lila në KTV.
“Biseda që ka ndodhur në zyrë është këputur është ngjitur sipas dëshirës, dmth sipas objektivit që ka pasur portali për ta prezantuar temën në fjalë. Biseda në zyrën time bëhet pas votimit. Ky votim ka ndodhur më 14 qershor të vitit 2022”, ka thënë ajo.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se ajo çfarë po publikohet në media, ka qenë paralajmërim i LDK-së qysh më herët.
Haziri thotë se, u vërtetua që përveç shkrimeve që Mihali i bën për deputetër, kjo e fundit vendosë edhe kur “me ua marrë dritën popullit”.
“Muaj më parë kam paralajmëruar se nuk kemi parë asgjë dhe se në vazhdim do të shokohen “besimtarët” politikë të Kurtit.Tash kanë dalë në publik mesazhet dhe urdhërat e koordinuara të shoqes Mihali të VV-së, e cila jo vetëm që po kontrollon përmes shkrimit të fjalimeve të deputetëve të kësaj partie dhe po vendos se kur t’i bëjnë publike ato, por po vendos edhe kur t’ua marrë dritën popullit dhe kur t’ia lërë në terr”, tha Haziri.
Haziri tutje paralajmëron se ata që i besojnë Kurtit verbërisht, nuk kanë parë akoma asgjë, pasi sipas tij, javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë tronditës.
Haziri thotë se, do të dalin fakte që Kurti, të deleguarit e tij, me direktiva të Dejona Mihalit kanë futur duart në “magjen e popullit” dhe në “pasulin e ushtarit”.
“Unë përsëri po e them: “Besimtarët” politikë të Kurtit nuk kanë parë akoma asgjë dhe do të tronditen javët dhe muajt e ardhshëm se kujt i kanë dhënë besim.
Do të zbardhen deri në detaje se si të deleguarit e Kurtit, me direktiva të shoqes rekrutuese e kontrolluese, i futën duart në magjen e popullit dhe në pasulin e ushtarëve, duke ia vjedhur dritën qytetarëve të Republikës së Kosovës. Lavdi ju qoftë marria!”, tha Haziri për GazetaBlic.
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit.
“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.
“Ne do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet”.
“Situata është e përmirësuar dhe normale, nuk ka asnjë problem – ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale, sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.
Të paktën 29 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës mëngjesin e së martës.
Forcat izraelite shënjestruan disa zona duke përfshirë Khan Youni, kampin Nuseirat dhe kampin Jabalia. Gjatë vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë më shumë se 42,000 palestinezë në Gaza dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh.
Sulmi izraelit në Gaza ka komplikuar një krizë humanitare, me mungesa të rënda të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve mjekësore për shkak të një bllokade të zgjatur.
Përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe për të siguruar një shkëmbim të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar për shkak të refuzimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të rënë dakord për një ndërprerje të armiqësive.
Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më 26.07.2023.
“Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor Qendra, rruga “Luan Haradinaj” pa nr, Prishtinë për nënshkrimin e kontratës sipas orarit në listën e poshtëshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish e ka kritikuar dhe akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Haradinaj tha se Kurti e ka larguar Kosovën nga ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-në, për shkak të sjelljeve të tij.
Duke komentuar lëvizjet në veri të Kosovës, Haradinaj tha se janë të gjitha skenare të kryera në bashkëpunim nga Kurti dhe Vuçiqi.
“Kurti me dinakëri i ka ik kësaj kontrate dhe asaj të Europës. Kurti nuk është prit asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisë së tij. Kurti e largoi Kosovën, ndëshkohemi për shkak të sjelljeve të tij nga SHBA dhe aleatë të tjerë. Nuk do te ketë ma Kurti qeveri, por vetëm një kujtesë e keqe për Kosovën. Kosova di me i bërë zgjidhet e duhura, nuk do të ketë qeveri Kurti më”.
“Kurti dhe Vuçiç kanë marrëveshje, merren vesh me ndihmu njëri tjetrin. Sa herë Serbia lëviz trupa në veri, këto lëvizje bëhen me ndihmu Kurtin. Kur humb Vuçiç, bën lëvizje Kurti. Këto janë skenarë që ne i dimë dhe praktikohen që 20 vite. Kjo ja heq mundësinë Kosovën në ecjen përpara të anëtarësimit në Europë. Nuk besoj se Vuçiç ka ministër më të mirë se Kurtin. Është njeriu i Serbisë. Ky punon për Serbinë”.
Sot ka ndërruar jetë Arif Neziri nga Prekazi i Epërm i Skenderajt, i njohur për dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe për emocionet që përcolli përmes një interviste televizive, ku u shfaq duke luajtur futboll në fushat e Drenicës.
Baci Arif ishte shumë i dashur nga komuniteti dhe përmes fotove të realizuara nga Sefer Aliqkaj, që vërshuan rrjetet sociale, ai solli gëzim dhe emocion në zemrat e shumë njerëzve.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur për portalin DrenicaOnline, nipi i tij nga Llausha, Haki Zyhrani. Varimi i bacit Arif do të bëhet sot në vendlindjen e tij, në Prekazin e Epërm, në orën 17:30.
Të prehesh në paqe, baci Arif, dashuria jote për futbollin dhe emocionet që përcille do të mbeten të paharruara!
Janë publikuar katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, të cilat zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën Serbe.
Bisedat në WhatsApp dëshmojnë “kapitullimin” e LVV-së para Listës Serbe për kalimin e ligjeve në kuvend dhe për çështjen e energjisë elektrike në veri, ku Kusari-Lila e quan vëlla Simiqin.
Të dy merren vesh për caktimin e një takimi të Simiqit me kryeministrin Kurti. Kusari-Lila pranon ftesë për vizitë te Radoiçiqi në Kopaonik.
Mimoza Kusari-Lila po përpiqej të krijonte aleancë me Listën Serbe për çështje të agjendës legjislative të mazhorancës.
Për këtë qëllim, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kishte krijuar raporte miqësore me ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, me të cilin komunikonte përmes platformës WhatsApp.
Ajo, përpiqej t’i bashkërendonte veprimet me Listën Serbe për miratimin e ligjeve të rëndësishme në kuvend.
Në katër biseda të realizuara përmes WhatsApp-it, të cilat i ka siguruar Paparaci, Kusari-Lila dhe Simiq bisedonin edhe për vizitat e deputetëve të Listës Serbe te Millan Radoiçiqi në Kopaonik.
Këto biseda dhe të tjera janë në duart e Policisë së Kosovës.
Në bisedën e parë Kusari-Lila – Simiq, të realizuar më 29 janar të vitit 2022, Kusari-Lila pranon një përshëndetje nga Kopaoniku dhe një ftesë që pretendohej se i vinte nga Millan Radoiçiqi për vizitë në resortin turistik ku qëndronte ai, përtej kufirit me Kosovën.
“Ja një përshëndetje nga Kopaoniku [qesh]”, i shkruan Simiq, Kusari-Lilës duke i propozuar asaj që shkonte për vizitë në Kopaonik, ku Radoiçiq zotëron një hotel në të cilin qëndronte asokohe. “Pra, të jemi shëndosh dhe ti vjen këtu në mal”.
Kusari-Lila, e cila kishte krijuar raporte gati miqësore me Simiqin, aty për aty nuk e refuzon ftesën.
“Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së në Kopaonik [qesh]”, i përgjigjet ajo ftesës së Simiqit, tregon biseda e parë mes tyre.
“E pse jo?”, ia kthen Simiqi.
Nga ftesa për vizitën në Kopaonik, ata kalojnë direkt në temë. Bisedojnë për çështjen e energjisë elektrike në veri. Kusari-Lila e pyet ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për kohën se “kur do të gjejmë zgjidhje për rrymën në veri”.
Të dy bien në ujdi që të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
“Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në veri [qesh]”, i shkruan Kusari-Lila, Simiqit.
Simiq, ia kthen pozitivisht.
“Bën”, i përgjigjet Simiqi. “Mbaje në mend çfarë ke thënë”.
“Çfarë kam thënë?!”, pyet me habi Kusari-Lila.
“Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë”, përgjigjet sërish Simiq.
“Po natyrisht”, pohon ajo.
“U morëm vesh”, e mbyll bisedën Simiq.
Në një bisedë tjetër, Kusari-Lila dhe Simiq flasin për shqyrtimet e disa ligjeve në një seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.
Biseda, e zhvilluar më 8 shkurt të vitit 2022, dëshmon urgjencën e Kusari-Lilës për koordinim me Listën Serbe.
Shefja e deputetëve të LVV-së interesohet nëse deputetët e Listës Serbe do të shkonin në seancën që do të mbahej të nesërmen.
Simiq ia konfirmon vendimin e partisë për të mos marrë pjesë në seancë. I arsyetohet me shpjegimin se 12 deputetët e Listës Serbe ishin infektuar me koronavirus gjatë një vizite te Radoiçiqi në Kopaonik.
“Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?”, interesohet Kusari-Lila për vendimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe. “Vazhdimi është nesër në orën 11:00”.
“Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetëve”, ia kthen Simiqi, Kusari-Lilës.
Kusari-Lila e kupton se Radoiçiq, kryetari faktik i Listës Serbe, nuk po i lejonte deputetët të merrnin pjesë në seancë. Por, ajo insiston të informohet nëse dy deputetët e komuniteteve të tjera, Adem Hodza e Fadil Gashi, do të shkonin në seancë.
“Si bre 12 deputetë përsëri me koronë”, përgjigjet me habi ajo. “A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti? Më fal, Fadilin dhe Bajramin?”.
Simiq ia kthen: “Të gjithë për Zotin [qesh]”.
Në bisedën e tretë mes tyre, të dy merren vesh që të caktojnë një takim për Simiqin me kryeministrin Albin Kurti.
Simiq, i cili planifikonte të shkonte në takim në katër sy me Kurtin, e njoftonte Kusari-Lilën përmes mesazheve në WhatsApp se “kishte marrë dritën e gjelbër” për takim me kryeministrin.
Kusari-Lila ia konfirmonte se do të angazhohej që takimi të ndodhte. Më vonë, e njoftonte Simiqin për orën e takimit.
“Kolege, kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK”, e informon Simiqi, Kusari-Lilën.
“Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë”, i përgjigjet Kusari-Lila.
Pak kohë më vonë, gjatë asaj bisede, Kusari-Lila ia konfirmon Simiqit terminin e takimit me kryeministrin.
“Në orën 11:00 nesër te Kryeministri”, pohon ajo.
Në bisedën e katërt dhe të fundit mes tyre, dëshmohet se sa të afërta dhe miqësore ishte komunikimi mes Kusari-Lilës dhe Simiqit.
Kusari-Lila, e quan “vëlla” Simiqin, në një bisedë në maj të vitit 2022, në të cilin të dy diskutojnë për Projektligjin për Pagën Minimale.
Në këtë bisedë, të zhvilluar në maj të vitit 2022, rreth një muaj para se Projektligji i cili do t’i përjashtonte veteranët nga paga minimale do të votohej në lexim të parë Ligji për Pagën Minimale, Kusari-Lila dhe Simiq negocionin për seancën kur do të hidhej në shqyrtim ky projektligj.
“A do të jeni nesër në seancë? Duhet të bisedojmë. E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022 dhe projekt-propozimin për pagën minimale”, i kallëzonte Kusari-Lila, Simiqit për punimet e kuvendit.
“Kur?”, e pyeste Simiqi.
“Po nesër vëlla”, i përgjigjej ajo, ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe dhe i lutej atij ta informonte paraprakisht.
“Rreth orës 10:00 Vazhdimi i seancës. Të lutem bisedo dhe më lajmëro”, i shkruante Kusari-Lila, Simiqi.
Biseda e parë
Sllavko Simiq: Ja një përshëndetje nga Kopaoniku (qesh)
Sllavko Simiq: Pra, të jemi shëndosh, dhe ti të vjen këtu në mal
Mimoza Kusari-Lila: Shefja e grupit parlamentar të VV-së në Kopaonik (qesh)
Sllavko Simiq: E pse jo
Mimoza Kusari-Lila: Më herët kam shkuar në Mavrovë
(E pse jo)
Mimoza Kusari-Lila: Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në Veri (qesh)
Sllavko Simiq: Bën, Mbaj mend çfarë ke thënë
Mimoza Kusari-Lila: Çfarë kam thënë?!
Mimoza Kusari-Lila: Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë
Mimi: Po natyrisht
Sllavko Simiq: Po
Sllavko Simiq: U morëm vesh
Biseda e dytë
Mimoza Kusari-Lila: Hajde jam në zyre
(8. shkurt 2022)
Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?
Mimoza Kusari-Lila: Vazhdimi është nesër në orën 11:00
Sllavko Simiq: Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetë
Mimoza Kusari-Lila: (habitet) Si bre 12 deputetë përsëri me koronë
Mimoza Kusari-Lila: A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti ?
Mimoza Kusari-Lila: Më fal, Fadilin dhe Bajramin?
Sllavko Simiq: Të gjithë për Zotin (qesh)
Mimoza Kusari-Lila: Atëherë, shpresoj që do ta kaloni lehtë këtë virus
(nuk u realizua thirrja në orën 12:47)
Biseda e tretë
(18 prill 2022)
Mimoza Kusari-Lila: Eja te unë në zyre
Sllavko Simiq: Hajde, vetëm të kryej diçka dhe po vij
Sllavko Simiq: A bën?
Mimoza Kusari-Lila: Bën
(nuk u realizua thirrja në orën 15:08)
Sllavko Simiq: Kolege, Kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK.
Mimoza Kusari-Lila: Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë.
Sllavko Simiq: Në rregull
Mimoza Kusari-Lila: Në orën 11:00 nesër te Kryeministri
Sllavko Simiq: Në rregull
Biseda e katërt
Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko,
Sllavko Simiq; Përshëndetje
Mimoza Kusari-Lila: Gëzuar festën, vetëm edhe të kisha ditë se cila festë është sot
Mimoza Kusari-Lila: A do të jeni nesër në seancë?
Mimoza Kusari-Lila: Duhet të bisedojmë
Mimoza Kusari-Lila: E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022
Mimoza Kusari-Lila: Dhe projekt-propozimin për Pagën minimale
Sllavko Simiq: Kur
Mimoza Kusari-Lila: Dmth ajo që do të dyfishohet
(Sllavko Simiq: Kur)
Mimoza Kusari-Lila: Po nesër vëlla
Mimoza Kusari-Lila: Rreth orës 10:00
Mimoza Kusari-Lila Vazhdimi i seancës
Mimoza Kusari-Lila: Të lutem bisedo dhe më lajmëro
Sara Hoxha dhe Ledri Vula vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për arsye të raportit të tyre.
Në rrjet kanë qarkulluar pamje nga romanca e re e Ledrit ku shihet përkrahë Rina Zaitit.
Blogerja ka reaguar indirekt duke shlyer nga lista e miqve ish partnerin e saj, për këtë u komentua shumë nga ndjekësit.
Pas këtij veprimi Sarën përveç vajzës po e lidh edhe diçka me Ledrin, pasi ajo nuk ka shlyer ende fotot në ’instagram’ ku shihet përkrah reperit./kosovarja