11 tërmete të njëpasnjëshme në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në…

Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve.

Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete, me magnituda që variojnë nga 1.5 deri në 3.9 shkallë të Rihterit.

Tërmeti më i fuqishëm ndodhi sot në orën 20:50, me magnitudë 3.9. Lëkundjet janë ndier jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, veçanërisht në zonat e afërta me kufirin.

Haradinaj: Mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në shtetin e Gjermanisë.

Për dy ditë me rradhë Kurti ka takuar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti për qasjen e tij ndaj diasporës shqiptare.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri akuzoi Kurtin për gënjeshtra dhe mashtrime ndaj mërgatës shqiptare në prag të zgjedhjeve.

“Diaspora shqiptare është pjesë e atdheut dhe kontributi i saj për liri e për shtet ka qenë thelbësor. Por mërgata shqiptare nuk meriton të gënjehet e të mashtrohet kaq paturpësisht sa herë që afrohen zgjedhjet,” shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se Kurti duhet t’u tregojë të vërtetën bashkëkombësve për gjendjen aktuale në Kosovë.

Tërmet në Serbi, dridhjet dëgjohen edhe në Kosovë

Para pak minutash, Serbia është goditur nga një tërmet.

Dridhje të tokës janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës.

“Magnituta e tërmetit është 3.9 – 13km në verilindje të Vranjës në Serbi. të dielën, 13 tetor 2024 rreth orës 20:46”.

Ky termet ka ndodhur rreth 72km larg nga Prishtina.

 

Nesër i jepet lamtumira e fundit 34-vjeçarit nga Malisheva

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, transmeton Gazeta Imazhi.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Gazetës  Imazhi, që njoftuan se viktima është një i ri.

Gazeta Imazhi raportoi se bëhet fjalë për Visar Ramaj rreth 34 vjeçar, i cili humbi jetë tragjikisht përderisa ishte duke punuar.

LEXO EDHE: 

E trishtë: Ky është i riu që vdiq tragjikisht në Prizren

34-vjeçari do të varroset nesër më 14 tetor 2024, në ora 16:00, në varrezat e lagjes Ramaj, në Malishevë.

 

Ja kur pritet të lëshohet për qarkullim rruga e shumëpritur në Prishtinë

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka filluar asfaltimi në rrugën ‘’Nekibe Kelmendi’’.

Në një prononcim për Indeksonline, Krenar Xhaferi ka bërë të ditur se Mbrenda 10 dite finalizohet e gjithë rruga “Nekibe Kelmendi”.

“Mbrenda 10 dite finalizohet e gjithë rruga “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë. Sot kemi asfaltu shtresën e parë në këtë rrugë, janë edhe dy shtresa asfaltimi për ta finalizu në tërësi projektin e e rrugës “Nekibe Kelmendi”, ka thënë Xhaferi.

Sipas tij, kjo rrugë do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në lirimin e rrugëve, sidomos në rrethrrotullimin te Flamuri.

“Është para planit dinamik të punimeve dhe jamë shumë i lumtur që kjo rrugë po lëshohet në qarkullim që ka me ndiku jashtëzakonisht të lirohet shumë edhe pjesa e rrethrrotullimit poshtë te Flamuri, sepse një pjesë e madhe e komunikimit për atë pjesë është zhvendos në pjesën mbrenda qytetit”, ka thënë tutje Xhaferi./Indeksonline/

Ky është i dyshuari për rrahjen e Goran Rakiqit, çfarë e lidh me rastin Banjska?

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së shtunës në veri të Mitrovicës.

Sipas informacione të siguruara nga Paparaci, Rakiq dyshohet se është sulmuar nga Goran Vuçetiq, derisa ngjarja e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një kafene në veri, në rrugën “Sutjeska”.

Goran Vuçeviq është pronar i lokalit në të cilin ka ndodhur sherri.


Goran Vuçetiq

Paparaci mëson se, Goran Vuçetiq është vëllai i Vladimir Vuçetiq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Autoritetet kosovare patën siguruar informacione për Vladimir Vuçetiqin. Ai është pjesëtar i “Mbrojtjes Civile” dhe i “Brigadës së Veriut”, organizata që Kosova i ka shpallur terroriste. Policia ka gjetur prova në vendin e krimit, që dëshmojnë përfshirjen në sulm.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të akuzuarit me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”.

Sheremet Sejdiu, burrit që ja vranë katër djemë por mbetet njëri nga personat me virtyte të larta dhe karakter të fortë

Burri i fortë, Sheremet Sejdiu nga Çirezi, i njohur si Baca Sheremet nga qytetarët, është baba i katër dëshmorëve.

Një njeri me virtyte të larta dhe karakter të fortë, ai luajti një rol të rëndësishëm në betejën e 28 shkurtit 1998 në Çirez dhe Likoshan, duke kontribuar në lirinë e Kosovës me katër djemtë e tij, shkruan Jepi zë

Çdo ditë, dhe veçanërisht në përvjetorë, Baca Sheremet e përshëndet me krenari çdo vizitor në kompleksin e varrezave, ku prehen djemtë e tij të rënë për lirinë e atdheut.

Ai qëndron i fortë dhe burrëror, duke u bërë një simbol frymëzimi për brezat e rinj.

Fotografia e tij me bijtë e tij, të mbështjellur me flamuj kombëtar, ka motivuar shumë të rinj të bashkohen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e sakrificës për lirinë.

Baba Mondi: Jam vëlla i popullit të Izraelit

Nisur nga deklarata e kryeministrit Rama në OKB për transformimin e Qendrës Botërore Bektashiane në një shtet sovran, gazetarët e “The Jerusalem Post” i kanë marrë një intervistë ekskluzive kryegjyshit botërorë të bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ide ne Tiranë.

“Shteti shqiptar ka të drejtë të miratojë një ligj për këtë çështje. Pastaj, ne mund të shkojmë te komuniteti ndërkombëtar dhe të kërkojmë njohjen e tij. Ne duam të kemi status diplomatik në botë dhe të njihemi si Qendra Botërore e Bektashinjve. Ne jemi duke zhvilluar strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por së pari, qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë një ligj që ndryshon statusin tonë.”

Sipas “The Jerusalem Post”, nëse nisma kalon shpejt, Baba Mondi do të jetë kreu i parë i shtetit të ri. Gjatë intervistës ai është shprehur se e ka vizituar disa herë Izraelin.

“Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra.”

Nga ana tjetër në intervistën e tij, kreu i bektashinjve ka thënë se luftërat janë vepër e djallit.

“Disa kombe në botë shpenzojnë shumë para për ushtrinë. Por njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore, pa ushtri dhe luftëra, për të lejuar që çdo komb të jetë i pavarur. Luftërat dhe vrasjet nuk janë fetare. Ato janë vepra e Djallit. Njerëzit që punojnë sipas mënyrave të Djallit nuk janë njerëz.”

Sipas censit të vitit 2023, komuniteti bektashi në Shqipëri përbëhet nga rreth 116 mijë besimtarë të deklaruar, ose 4.8% e popullsisë.

Tuneli në Shqipëri mbyllet në 1 nëntor

Tuneli i Llogarasë që u hap gjatë muajit korrrik,  do të jetë në funksion të qarkullimit të mjeteve deri në fund të tetorit.

Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor bënë me dije se nga 1 nëntori, mjetet do të lëvizin vetëm nga Qafa e Llogarasë.

Të dhenat tregojnë se vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.Sikundër ishte thenë edhe më herët, tuneli do të ishte i hapur vetëm gjatë sezonit veror, për t’i dhënë një shfryrje trafikut drejt plazheve të jugut, raporton Vizionplus.

Punimet në tunel nuk koniderohen të përfunduara, ndërsa afati final sipas kontratës është muaji dhjetor. Ndërsa nga viti tjetër, lëvizja do të jetë me pagesë, 5 euro per një kalim.

SHBA do të dërgojë sistem antiraketë në Izrael

SHBA do të dërgojë një sistem antiraketë në Izrael si dhe një ekuipazh të personelit ushtarak amerikan për të operuar sistemin.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha:

Me urdhër të Presidentit, Sekretari Austin autorizoi vendosjen e një baterie Terminale të Mbrojtjes së Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD) dhe ekuipazhit të lidhur të personelit ushtarak amerikan në Izrael për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas sulmeve të paprecedentë të Iranit kundër Izraelit më 13 prill dhe përsëri. më 1 tetor.

Bateria THAAD do të rrisë sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore të Izraelit. Ky veprim nënvizon angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët në Izrael, nga çdo sulm i mëtejshëm me raketa balistike nga Irani. Është pjesë e rregullimeve më të gjera që ushtria amerikane ka bërë muajt e fundit, për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët nga sulmet e Iranit dhe milicive të lidhura me Iranin.”

Njoftimi i së dielës shënon sistemin e tretë THAAD që do të vendoset në rajon. Pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, Joe Biden autorizoi vendosjen e një baterie THAAD në rajon. Në vitin 2019, SHBA vendosi një bateri THAAD në Izrael në vitin 2019 për stërvitje dhe një stërvitje të integruar të mbrojtjes ajrore, tha Pentagoni.