Gazetari i njohur paralajmëron përgjime tjera: Deputeti Muja ka folur me Radojçiqin, i ka thënë ‘vëlla’

Gazetari Baton Haxhiu, në një shkrim autorial të publikuar, ka thënë se deputeti i VV-së, Armend Muja, ka pasur komunikim në telefon me Milan Radoiçiq.

Ai ka thënë se Muja i është drejtuar Radoiçiqit me “brate”.

Më poshtë shkrimi i Baton Haxhiut:

 

 

Komunikimi mes Armend Mujës dhe Milan Radojčićit:

Në një bisedë telefonike mbi katër minuta, Armend Muja, deputet i rëndësishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, i drejtohet kriminelit të njohur Milan Radojčić me përshëndetjen vëllazërore “brate”. Radojčić, në kthim, përgjigjet me të njëjtën ngrohtësi: “hajde hajde brate”.

Në këtë bisedë, Muja përpiqet ta bindë Radojčićin të ndërmarrë hapa për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, duke i theksuar se qeveria e Kosovës po përballet me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për këtë çështje. Përmes kësaj përpjekjeje, Muja e trajton Radojčićin si një faktor vendimtar në zgjidhjen e krizës politike.

 

 

Skandali arrin përmasa më të mëdha kur vetë Radojčić, përmend autostradën e veriut dhe rëndësinë e përfshirjes së tij në proceset e prokurimit si një ndër kushtet për kthimin e serbëve në institucione. Në vend që ta refuzojë ose ta kundërshtojë këtë kërkesë të papërshtatshme, Muja vazhdon të komunikojë pa asnjë hezitim.

Ajo që e bën këtë komunikim edhe më tronditës është momenti kur Radojčić, në një shenjë ironie dhe sfide, fillon t’i flasë deputetit Muja në gjuhën shqipe, ndërsa Muja, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj kriminelit, i përgjigjet në gjuhën serbe.

 

 

Ky komunikim është më shumë sesa një moment i rëndomtë politik. Ai zbulon një raport të dyshimtë midis një deputeti të Kosovës dhe një krimineli të sanksionuar, i cili ka luajtur një rol kyç në destabilizimin e rajonit dhe sabotimin e institucioneve të Kosovës. Ky është realiteti me të cilin duhet të përballet Armend Muja dhe gjithë ata që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre publike.

Kjo nuk është 99% e vërtetë – është 100% e vërtetë.

 

 

 

Trump pyetët nëse ka kontake me Putinin, bën veprimin e papritur

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është shmangur pyetjes nëse ka folur me Vladimir Putin që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

“Nëse e bëja, do të ishte e zgjuar”, tha Trump në përgjigje të pyetjeve të një gazetari të Bloomberg News në Klubin Ekonomik të Çikagos.

Gazetari i Washington Post, Bob Woodward, në librin e tij të ri të titulluar “Lufta”, argumenton se Trump ka komunikuar me Putinin disa herë në vitet e fundit.

Tërmet i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda

Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 19:54.

 

 

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 kilometra në juglindje të Lindos me një thellësi fokale 15 kilometra.

SHIKO EDHE :

11 tërmete të njëpasnjëshme në Serbi, dridhjet ndjehen edhe në…

Tërmet në Serbi, dridhjet dëgjohen edhe në Kosovë

“E përqeshnin Rrahman Jasharajn që thojke “nimom si vëlla”, i thonë Simiqit vëlla, marre, tradhtarë”- Olluri e Zana Avdiu komentojnë bisedat e përgjimet

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes panelistëve po diskutohen zhvillimet e fundit në vend, duke pëfshirë përgjimet e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin, mesazhet e Dejona Mihalit me ish-shefin e KEK’ut Nagip Krasniqi si dhe mesazhet e sotme të publikura mes Kusari-Lila dhe Igor Simiqit.

Gazetari Parim Olluri ka kujtuar kohën kur kryeministri Kurti ironizonte me kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, pasi ky i fundit, kur kishte kërkuar rritjen e pagave për mësimdhënësit i kishte thënë ‘Më ndihmo si vëlla’.

Këtë kujtim, Olluri e bëri sot, kur u publikuan bisedat mes Kusari-Lila dhe Simiqin, të cilin e quajti ‘vëlla’.

“Janë disa probleme në komunikimin mes tyre, duke nisur prej takimit të Kurit që bohet me aminin e Raddojiqit. Na i dim deklaratat e tij publike qe nuk takohet me njerëz të listës Srpska. Ai vet I ka quajtur çetnikë deputetët e Listës Serbe kur ka qenë në opozitë edhe ka premtu që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me çetnikët e Listës Srpska dhe tash i pranon në takim, në zyrën e Kryeministrit.

Kusari Lila e quan vëlla Simiqin, dhe tash vëllain e saj ia mundëson me pas një takim me Kurtin. Neve na kujtohet qfarë ofendimi ka bo zoti Kurti Rrahman Jasharajt kur kërkonte ndihmë për rritjen e pagave të mësimdhënësve, ironizonte se si Jasharaj i thoshte ‘Më ndihmo si vëlla’. Kur ka interes Kurti e sheh si vëlla edhe Simiqin edhe Radojçiqin”.

Ndërsa, aktivistja Zana Avdiu thotë se me gjithë këtë komunikim, VV’në do ta quajnë tradhtarë.

“Këto mesazhe gjithë ky komunikim e shpërfaq më së miri vetëm fytyrën e VV’së. Qytetarët duhet me kuptu secili që vjen në pushtet duhet të bashkëpunoj me Listën Serbe, me serbët e Kosovës sigurisht jo me terroristët, dhe nuk është tradhtar. Edhe tash na kemi me I quajt tradhtarë, sepse ata (VV) e kanë ngrit këtë diskurs, e kanë kriju këtë atmosferë, këtë klimë dhe nën klimën e tyre këta janë tradhtar”, tha ajo.

Kusari-Lila thyen heshtjen, flet për bisedën me Radoiçiqin

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thyer heshtjen një javë pasi u publikua audio-incizimi në të cilin dëgjohet duke komunikuar me terroristin Milan Radoiçiq dhe duke u koordinuar për votimin e ligjit për pagën minimale.

Kusari-Lila e ka pranuar se biseda në zyrën e saj nëpërmjet telefonit ka qenë e plotë teksa ka thënë se nuk e ka kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar gjatë vitit të kaluar.

“Në vitin e kaluar, i ka 15 muaj që ka filluar saga e të ashtuquajturës diskutim me Listën Serbe. Kur ka filluar publikimi i tyre kanë qenë 13 muajsh prej përfundimit të komunikimit me ta. Vitin e kaluar nuk e kam kontestuar vërtetësinë e materialit të publikuar, ka qenë evidente që në zyrë ka ndodhur biseda si e plotë”, ka thënë Kusari-Lila.

“Në momentin kur u publikua më 1 qershor e ka pasur vetëm një përshëndetje dhe synonte të hudhte poshtë faktin që unë e kam deklaruar se ka qenë vetëm një bisedë që e ka përçuar Simiq nëpërmjet interfonit, ndërkaq biseda që është publikuar ka pasur elemente të bisedës telefonike, do të thotë jo e njëjta, aty kam pasur dyshimin e parë se ajo është e manipuluar”, tha Kusari-Lila në KTV.

“Biseda që ka ndodhur në zyrë është këputur është ngjitur sipas dëshirës, dmth sipas objektivit që ka pasur portali për ta prezantuar temën në fjalë. Biseda në zyrën time bëhet pas votimit. Ky votim ka ndodhur më 14 qershor të vitit 2022”, ka thënë ajo.

Vjen paralajmërimi: Do të tronditeni, dëshmi të rënda për Mihalin dhe delegatët e Kurtit janë në rrugë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se ajo çfarë po publikohet në media, ka qenë paralajmërim i LDK-së qysh më herët.

Haziri thotë se, u vërtetua që përveç shkrimeve që Mihali i bën për deputetër, kjo e fundit vendosë edhe kur “me ua marrë dritën popullit”.

“Muaj më parë kam paralajmëruar se nuk kemi parë asgjë dhe se në vazhdim do të shokohen “besimtarët” politikë të Kurtit.Tash kanë dalë në publik mesazhet dhe urdhërat e koordinuara të shoqes Mihali të VV-së, e cila jo vetëm që po kontrollon përmes shkrimit të fjalimeve të deputetëve të kësaj partie dhe po vendos se kur t’i bëjnë publike ato, por po vendos edhe kur t’ua marrë dritën popullit dhe kur t’ia lërë në terr”, tha Haziri.

Haziri tutje paralajmëron se ata që i besojnë Kurtit verbërisht, nuk kanë parë akoma asgjë, pasi sipas tij, javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë tronditës.

Haziri thotë se, do të dalin fakte që Kurti, të deleguarit e tij, me direktiva të Dejona Mihalit kanë futur duart në “magjen e popullit” dhe në “pasulin e ushtarit”.

“Unë përsëri po e them: “Besimtarët” politikë të Kurtit nuk kanë parë akoma asgjë dhe do të tronditen javët dhe muajt e ardhshëm se kujt i kanë dhënë besim.
Do të zbardhen deri në detaje se si të deleguarit e Kurtit, me direktiva të shoqes rekrutuese e kontrolluese, i futën duart në magjen e popullit dhe në pasulin e ushtarëve, duke ia vjedhur dritën qytetarëve të Republikës së Kosovës. Lavdi ju qoftë marria!”, tha Haziri për GazetaBlic.

 

Mësohet koha kur do të hapet Ura e Ibrit

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit.

“Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.

“Ne do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet”.

“Situata është e përmirësuar dhe normale, nuk ka asnjë problem – ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale, sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.

Forcat izraelite sulmojnë sërish Gazën, vriten 29 palestinezë

Të paktën 29 palestinezë u vranë në sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës mëngjesin e së martës.

Forcat izraelite shënjestruan disa zona duke përfshirë Khan Youni, kampin Nuseirat dhe kampin Jabalia. Gjatë vitit të kaluar, Izraeli ka vrarë më shumë se 42,000 palestinezë në Gaza dhe ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh.

Sulmi izraelit në Gaza ka komplikuar një krizë humanitare, me mungesa të rënda të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve mjekësore për shkak të një bllokade të zgjatur.

Përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe për të siguruar një shkëmbim të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit kanë dështuar për shkak të refuzimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të rënë dakord për një ndërprerje të armiqësive.

Publikohet lista e kandidatëve që janë pranuar për tu bërë polic

Policia e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve të kualifikuar sipas konkursit të shpallur nga data 06.07.2023 deri më 26.07.2023.

“Kandidatët në listë duhet të paraqiten në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Stacioni Policor Qendra, rruga “Luan Haradinaj” pa nr, Prishtinë  për nënshkrimin e kontratës sipas orarit në listën e poshtëshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

KËTU ËSHTË LISTA

Haradinaj: Kurti punon për Serbinë, ka marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish e ka kritikuar dhe akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Haradinaj tha se Kurti e ka larguar Kosovën nga ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-në, për shkak të sjelljeve të tij.

Duke komentuar lëvizjet në veri të Kosovës, Haradinaj tha se janë të gjitha skenare të kryera në bashkëpunim nga Kurti dhe Vuçiqi.

“Kurti me dinakëri i ka ik kësaj kontrate dhe asaj të Europës. Kurti nuk është prit asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisë së tij. Kurti e largoi Kosovën, ndëshkohemi për shkak të sjelljeve të tij nga SHBA dhe aleatë të tjerë. Nuk do te ketë ma Kurti qeveri, por vetëm një kujtesë e keqe për Kosovën. Kosova di me i bërë zgjidhet e duhura, nuk do të ketë qeveri Kurti më”.

“Kurti dhe Vuçiç kanë marrëveshje, merren vesh me ndihmu njëri tjetrin. Sa herë Serbia lëviz trupa në veri, këto lëvizje bëhen me ndihmu Kurtin. Kur humb Vuçiç, bën lëvizje Kurti. Këto janë skenarë që ne i dimë dhe praktikohen që 20 vite. Kjo ja heq mundësinë Kosovën në ecjen përpara të anëtarësimit në Europë. Nuk besoj se Vuçiç ka ministër më të mirë se Kurtin. Është njeriu i Serbisë. Ky punon për Serbinë”.