“Pak a shumë e vërtetë”: Biseda ku Nagip Krasniqi ia konfirmon Dejona Mihalit përfshirjen e Martin Berishajt në dallavere me rrymë

Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kur në Kosovë kishte shpërthyer skandali për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në dallaveret me rrymë nëpërmjet kompanisë GEN, shqetësimi duket se ishte prezent në figurat e larta të Vetëvendosjes.

Në komunikimet që i ka siguruar Gazeta Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për këtë skandal energjetik. Ato ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut.

Madje, në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.

Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.

Mihali ia ka dërguar Krasniqit linkun e portalit Reporteri, përderisa reagimi i Nagip Krasniqit ishte i menjëhershëm.

“Pak a shumë e vërtetë”, thuhet në përgjigjen e Nagip Krasniqit, në bisedat të cilat i ka siguruar Nacionale.

Ajo që mbrohej me kërshëri nëpër media nga zyrtarët e pushtetit, del se nuk amnistohej edhe në komunikimet private.

Pra, Nagip Krasniqi, në bisedat private, ia konfirmon Dejona Mihalit, se përfshirja e Martin Berishajt në kompaninë GEN dhe përfitimet që kjo kompani ka marrë nga Kosova, janë “pak a shumë të vërteta”.

Bisedat për këtë temë, nuk ndalen.

Pas artikullit të parë, Dejona Mihali ia dërgon Nagip Krasniqit një deklaratë të Ramush Haradinajt, i cili kërkonte llogari nga Albin Kurti për skandalin me rrymë ku ishte i përfshirë Martin Berishaj.

Kjo nuk u përcoll me ndonjë reagim nga Nagip Krasniqi.

Në një tjetër shkëmbim mesazhesh në ‘Signal’, Dejona Mihalit e njofton Nagip Krasniqin për komisionin hetimor, dhe importin e rrymës.

Shkrimi i plotë në Nacionale.

Pas disa ditëve alarmuese për mungesë të shujtave për ushtarët, presidentja Osmani ndërmerr hapa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Këtë e ka konfirmuar në Tëvë1, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Ai ka thënë se takimi është zhvilluar vonë pasdite dhe nuk ka detaje.

Syla ka bërë të ditur se në takim nuk ka qenë komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në ShBA.

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka thënë ende asnjë fjalë për skandalit me ushqim të FSK-së deri më tani.

Ivica Daçiç i këndon Erdoganit “Osman Agën”, videoja bëhet virale në rrjet!

Zëvendeskryeministri, njëherazi edhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daci i rezervoi një përshëndetje mjaft të veçantë presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Numri dy i qeverisë serbe ka marrë mikrofonin e ka kënduar përpara kreut të shtetit turk këngën “Osman aga” në një drekë të shtruar në Pallatin e Serbisë pikërisht për nder të Erdoganit.

Në videon amatore, të shpërndarë në rrjetin social X, Daçic shihet duke kënduar në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesic, Zoran Gajic dhe Usame Zukorlic. Tavolina në të cilën janë ulur i ftuari i nderit nga Turqia Erdogan dhe homologu i tij serb  Aleksandar Vuçic, shfaqet vetëm shkurt në pamje. Të njëjtën këngë, duket se Dacic ia ka kënduar presidentit turk edhe gjatë vizitës së tij në Beograd në vitin 2017.

Daçic ka kënduar disa herë deri më tani në dreka apo darka të mbajtura për nder të disa shtetarëve të huaj gjatë ndalesave në Serbi, ndaj performance e tij është kthyer si gati në pjesë të pandashme të mbrëmjeve joformale me zyrtarë të huaj.  Erdogan zhvilloi të enjten dhe të premten një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Ai pohoi në Beograd se dy vendet kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i zhvilluar industritë e veta të mbrojtjes, ndërsa njoftoi gjithashtu se pjesë e bashkëpunimit të tyre do të jenë edhe dronët turq që do t’i dhurohen Serbisë. “Turqia dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa së bashku, por këta hapa janë formimi i përbashkët i një industrie të mbrojtjes, për të garantuar paqe”, ishte komenti i Erdoganit.

Video

 

Bekë Berisha: Qysh çohet burri me musteqe e pisket “baba”, e sheh baba i vet biologjik tu i thanë babë Kurtit

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i komentoi në Kuvend tubimet e kryeministrit Albin Kurti me shqiptarë në Gjermani.

Ai tha se 75 mijë shqiptarë e kanë pritur njëlloj edhe liderin e dikurshëm të Jugosllavisë, Josip Broz Titon.

”Shoku Tito qaty i ka mbledhë… nja 75 mijë shqiptarë kanë dalë e kanë pritë qeshtu. Edhe atij i kanë thanë babë”.

Atij ia ka marrë vëmendjen një person, që tha se i thoshte “babë” Kurtit.

“Po qysh çohet burri me musteqe e pisket ‘baba, baba’, e nuk e ka babë atë. E sheh baba i vetë biologjik tu i thanë babë dikujt, e ai duke e dështu shtetin”, tha Berisha.

“Sa duhet me pasë urrejtje, pezm, hidhërim njeriu për vendin e vet, me i thënë ‘baba’ Albin Kurtit”, tha ai.

“Më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, s’mund të iu durojnë”

Shefi i grupit parlametar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se më 28 nëntor sheshet e Prishtinës do të mbushen nga veteranë kundër kësaj Qeverie

S“Unë jam i bindur që kjo situatë nuk do të shkojë kështu. Shpejt vjen 28 nëntori, që është 27-vjetori i daljes publike të UÇK-së. Do të mbushen sheshesh me veteranë, sepse nuk do të munden më të iu durojnë”, u shpreh ai.

Këto komente Tahiri i bëri gjatë kohës kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për ushqimin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë seancë munguan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Time Kadrijaj: Kurti flet çdo ditë për luftë, atëherë kush do të luftojë, deputetët e LVV-së?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e akuzoi Qeverinë për “degradimin e insitucioneve të sigurisë”.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për situatën e furnizimit të FSK-së me ushqim, ajo tha se kryeministri Albin Kurti “po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me mund për 25 vjet”.

Ajo pyeti se kush do të luftonte në rast të ndonjë lufte, “nëse jo Policia apo Ushtria”.

“Dhe merreni me mend, një kryeministër që çdo ditë thotë ‘do të ketë luftë’. Atëherë kush do të luftojë? Nëse jo Policia, nëse jo Ushtria, a mundemi ne me llogaritë që këta deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë me shku me e mbrojtë atdheun. Kjo nuk do të ndodhë”, tha Kadrijaj.

Haradianaj:Albin Kurti është mashtrues, tradhtar e spiun i Serbisë që e lënë ushtrinë e tij pa bukë

Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ushtarët e FSK-së duhet të falënderohen për shërbimin ndaj atdheut.

Ai ka thënë se sot po diskutohet për diçka që është më shumë logjistike.

Më tutje Haradinaj ka thënë se ai është një mashtrues e tradhtar.

‘’I kam thënë mashtrues e tradhtar, por edhe spiun i Serbisë. Po ai i ka të gjitha këto, sepse ka lënë ushtrinë e tij pa bukë, ai punon në dëm të Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.

Kurti në Procesin e Berlinit: Kam vendosur njëanshëm ta lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari

Kryeministri Albin Kurti tha në samitin e Procesit të Berlinit se Kosova do ta lejojë njëanshëm lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës.

Kurti tha se Procesi i Berlinit për dhjetë vjet ka shënuar “progres domethënës”, por sipas tij “nevojiten më shumë veptime”.

“Një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha Kurti.

“Përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, shtoi ai.

Kurti foli për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), për të cilin tha se “është një nga të arriturat më të mëdha të këtij procesi”, ndërsa përmendi CEFTA-n.

“Një momentum i ri është fituar pas kapërcimit të ngërçit brenda CEFTA-s. Tash mund të përparojmë me një ritëm të ndryshëm, me barazi në qendër dhe qytetarët si përfituesit e fundit”, tha ai.

Kurti tha se zbatimi i Agjendës së miratuar të Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së “duhet të ndjekë qasjen e ‘garës për në majë’”.

Mësohet emri i viktimës në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në “Çarshinë e gatë” në Pejë.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Enver Musaj, 64- vjeçar nga Peja.

“Policia rreth orës 07:25 është informuar se në ‘Çarshinë e gatë’ në Pejë një person gjendej i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

I riu që vdiq dje nga aksidenti tragjik ishte nip i këtij ish-ministri

Si shkak i një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbi jetën i riu Andi Murati.

Në lidhje me vdekjen e tij ka shkruar edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Berisha njoftoi se Andi Murati ishte nipi tij dhe se humbja e jetës së tij ka tronditur të gjithë.

Ai theksoi se Andi do të mbetet gjithmonë në kujtime si një djalë i dashur dhe i ndershëm.

Postimi i plotë:


I tronditur nga humbja e jetës së nipit të familjes Andi Murati, në aksidentin e djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”!

Andi, do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si një djal i dashur dhe ndershëm dhe i respektuar në rrethin familjar e shoqëror.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Murati nga Peja, dhe gjithë miqëve, e atyre që njohën Andin tonë!
I përjetshëm kujtimi për Andin!

Rr. B..