Sulmohet brutalisht ish-kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq

Mbrëmë rreth orës 02:30, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është sulmuar brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, bëjnë të ditur burime të Ekonomia Online. Rasti ka ndodhur para banesës së tij, ku besohet se personat që e kanë sulmuar ishin duke e pritur.

Sipas të njëjtit burim, rasti nuk është raportuar në Policinë e Kosovës dhe duket se po tentohet të mbahet i fshehur.

Se PK nuk është në dijeni për këtë rast e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Rakiqi ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri.

Sipas burimeve, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit.

Mësohet se Rakiq, tashmë deputet në Parlamentin e Serbisë, i është thyer një dorë dhe i është qepur koka si pasojë e sulmit të mbrëmshëm.

Te njejtat burime bëjnë të ditur se dyshohet se e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e përçarjes mes Rakiqit dhe terroristit Milan Radojiçiq.

E trishtë: Ky është i riu që vdiq tragjikisht në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur , ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur.

Mësohet se i ndjeri është Visar Ramaj, i cili ndërroi jetë, pasi ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në fshatin Piranë ka rënë në kontakt me rrymën, përcjell Jepi zë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur gjatë ditës së shtune, ndërsa sot është njoftuar nga spitali i Prizrenit për vdekjen e pacientit.

Sondazhet zgjedhore në ShBA: Kush është përpara — Harris apo Trump?

Dy nga shtetet më të rëndësishme për muajin nëntor, Pensilvania dhe Arizona, tregojnë vështirësitë me të cilat përballen Kamala Harris dhe Donald Trump në javët e fundit të fushatës zgjedhore.

Sipas sondazhit të fundit nga New York Times/Philadelphia Inquirer/Siena College, në fakt, demokratja ka një avantazh të lehtë në Pensilvani, 50% kundrejt 47%, ndërsa republikani vazhdon të jetë përpara në Arizona, 51% kundrejt 46%.

 

 

Kujtojmë se ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president Donald Trump refuzoi një kërkesë nga Fox News për një tjetër debat me kandidaten demokrate dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Në llogarinë e tij në Truth Social, Trump, në të gjitha kapitujt, pretendoi se kishte fituar dy debatet e fundit, një kundër Presidentit Joe Biden dhe tjetrin kundër Harris më 4 shtator, duke shtuar se “nuk do të ketë revansh”.

E rëndë për familjen: Ky është i riu që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën duke punuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Emergjencës, që njoftuan se viktima është një i ri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Visar Ramaj rreth 32 vjeçar, i cili humbi jetë tragjikisht përderisa ishte duke punuar.

Siç mëson Sinjali, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar dje, ka rënë në kontakt me rrymën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

E dhimbshme: Ra në kontakt me rrymën, vdes i riu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar. Viktima vdiq mëngjesin e sotëm, ndërkohë që tashmë Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Emergjencës, që njoftuan se viktima është një i ri, rreth 32-vjeçar.

Siç mëson Sinjali, viktima dyshohet se derisa ishte duke punuar dje, ka rënë në kontakt me rrymën dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe Inspektorët e Punës për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lidhur me rastin, tashmë është iniciuar hetimi për veprën “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Kurti publikon pamje nga Mynihu: Schatz i themi vetëm atyre që e duan atdheun (Video)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë.

Ai ka thënë as çlirimi as pavarësia nuk do të arrihej pa mërgatën.

“Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve. Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet.”

Ai ka thënë se mërgimtarët janë thesarë të njohurive profesionale, mbështetjes politike dhe ndihmës për vendin.

“Fjala ‘schatz’ e kam mësuar prej juve që do të thotë thesar, ndonjëherë përdoret në Kosovë për t’iu përshkruar juve mërgimtarët në Gjermani. Unë do të doja të theksoj se mërgimtarët tanë i konsideroj me të vërtetë thesarë të njohurive profesionale, mbështetjes politike dhe ndihmës familjare për vendin tonë, atdheun tonë”, ka thënë ai.

“Ne në Kosovë që nuk e dimë gjermanishten por po e mësojmë nga pak, kemi filluar me i thënë njëri- tjetrit ‘schatz’, por ‘schatz’ i themi vetëm atyre që e duan atdheun fort edhe kontribuojnë”, ka shtuar ai.

 

 

Ky është personi i arrestuar që dyshohet se dhunoi një vajzë në Pejë

Një rast dhunimi është raportuar mbrëmë në Pejë, ku një vajzë e re ka denoncuar një ngjarje tronditëse pranë Policisë së Kosovës.

Sipas denoncimit të viktimës, ajo është marrë pa dëshirën e saj orës 23:00 në rrugën “Haxh Bajraktari” në Pejë.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari në këtë rast është Luan Kastrati, 26 vjeçar – tashmë i arrestuar nga Polica e Kosovës.

Viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka dërguar atë në shtëpinë e tij, ku është mbajtur gjatë gjithë natës. Ajo ka raportuar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin menjëherë pas denoncimit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është vendosur në ndalim policor për 48 orë.

Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të dielën, më 13.10.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokacione të Prishtinës do të ketë ndërprerje të rrymës, shkruan Gazeta Imazhi.

Ky është orari sipas lokacioneve në Prishtinë:

 

 

Njoftime për punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

NS 110/10[kV] Prishtina 6

Nga Dalja 10 kV PTK Dispeqingu do te nderprehet:

 

 

NS 10/04kV TS Dispeçingu (kodi: 19100014048) nga ora 07:00 deri në orën 19:00

Vendet: TS 048 Dispeqingu, KOSTT, Bankomati i BKT afër zyrave të KEDS dhe ATK.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente për siguri.

2.

 

 

NS 110/10[kV] Prishtina 6

Nga Dalja 10kV PTK Dispeçingu do të nderprehet:

NS 10/0.4kV TS Dispeçingu (S-kek) (kodi: 12000017168) nga ora 07:00 deri në orën 19:00

Vendet: TS 048 Dispeçingu, KOSTT, Bankomati i BKT afër zyrave te KEDS dhe ATK

 

 

Arsyeja: ndërprerje për siguri, ndërrimi i pikës furnizuese të ndërtesës KEDS.

Çfarë i ndodh trupit nëse mbani klimën lëshuar gjatë gjithë kohës?

Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim.

Ajri i kondicionuar siguron një mjedis më të rehatshëm dhe përmirëson përformancën e punës pasi lejon që një mjedis i freskët të funksionojë me efikasitet optimal.

Gjithashtu thuhet se ajri i kondicionuar ju ndihmon të bëni gjumë më të mirë dhe për rrjedhojë, më shumë produktivitet dhe gjallëri gjatë ditës, të gjitha për shkak të aftësisë së tij për të ulur temperaturën normale të dhomës.

Për më tepër, zvogëlon rrezikun e goditjes nga nxehtësia dhe dehidrimit pasi redukton djersitjen dhe lagështinë e përgjithshme. Shpesh sugjerohet që përdorimi i kondicionerëve redukton mundësinë e sulmeve të astmës pasi filtron ajrin dhe eliminon shumicën e ndotësve si poleni dhe alergjenët e brendshëm.

Ndonëse të gjithë këta faktorë i paraqesin kondicionerët si pajisje tepër të dobishme, mund të duket e habitshme për shumicën e njerëzve që ato në të vërtetë mund të kenë një efekt të dëmshëm në trupin e njeriut.

Disa nga efektet e dëmshme që shkakton ajri i kondicionuar janë:

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës për shkak të ambientit tepër të ftohtë të krijuar nga kondicionerët janë shumë të shpeshta. Ndërsa kondicionerët lëshojnë kimikate të paqëndrueshme, ndonjëherë kur AC-të përdoren në një hapësirë ​​të mbyllur për një kohë të gjatë, këto kimikate mund të grumbullohen, gjë që mund të çojë në dhimbje koke të tilla midis problemeve të tjera. Këto kimikate gjithashtu mund të çojnë në ndjeshmëri kimike për shkak të së cilës njerëzit mund të përjetojnë dhimbje të fytit, të përziera dhe simptoma të tjera të ftohjes.

 

Probleme me lëkurë

Përdorimi i tepërt i kondicionerëve çon gjithashtu në shterimin e ekuilibrit natyror të lagështisë së lëkurës me kalimin e kohës. Ndërsa ky ekuilibër natyror prishet, vajrat e mjaftueshëm nuk çlirohen nga gjëndrat në lëkurë. Si pasojë, lëkura bëhet e thatë dhe madje fillon të shfaqet me teksturë. Për një periudhë të gjatë kohore, procesi i plakjes së lëkurës përshpejtohet me dyfishin e normës normale për shkak të mungesës së hidratimit. Linjat e imëta janë gjithashtu shumë të zakonshme si rezultat i të njëjtave.

Dembelizëm

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj një mjedisi që është vazhdimisht me ajër të kondicionuar gjithashtu kontribuon në letargji. Temperatura normale e trupit të njeriut është 37℃. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta të mjedisit, pas një periudhe ekspozimi, trupi fillon të reagojë. Reagimi shpesh bëhet më i ngadalshëm dhe shenjat e plogështisë janë mjaft të dukshme. Përpunimi kognitiv gjithashtu ngadalësohet pak për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Sy të thatë

Një tjetër efekt shumë i përhapur i ajrit të kondicionuar është tharja e syve. Kondicionerët reduktojnë lagështinë atmosferike e cila çon në tharjen e shtresës së lotit të syve. Për shkak të uljes së temperaturës, gjëndrat në sy nuk funksionojnë siç duhet. Si rezultat, vajrat nuk sekretohen në sasi të përshtatshme, gjë që çon në tharje të syve. Për më tepër, kanalet e AC mund të veprojnë si një burim i baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë dëm për sytë.

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët në Gjermani, nga viti i ardhshëm…

Nga viti i ardhshëm pritet që të shtrejtohen biletat e trafikut publik në Gjermani.  Kështu që të gjithë ata që udhëtojnë me tramvajë,  autobus e trena rajonal,  do të pagujanë bileta me çmim më të shtrenjt.

Derisa bileta e njohur si “Deutschlandticket” tani kushton 49 euro,  nga viti 2025 do të kushtojë 58 euro.

E me këtë biletë e cila nga 2025-a do ta ketë një çmim më të lartë, mund të udhëtohet në trafikun publik, por edhe me trena rajonalë, në të gjithë Gjermaninë.