Ekskluzive: Ky është polici i Kosovës që u ndalua nga Serbia në Merdarë

Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas informacioneve të para, polici i ndaluar nga Serbia është pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sinjali mëson se polici i ndaluar nga autoritetet serbe në Merdarë është Lumni Berisha.

Aktualisht nuk dihet arsyeja e ndalimit të tij, por Sinjali do t’iu mbajë të informuar për detajet e rastit.

Kurti e Gërvalla, priten me nderime të larta nga mërgimtarët në Gjermani – PAMJE

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, janë mirëseardhur në Mynih të Gjermanisë, me pritje madhështore.

Gërvalla është ajo që ka ndarë disa foto nga kjo pritje, ku shihet numër i madh i mërgatës që kanë shkuar për t’i takuar krerët e shtetit të Kosovës.

Ministri Murati tregon sa është rritur rroga mesatare në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë një postim pas publikimit të raportit “Niveli I Pagave në Kosovë” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas të cilit paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2023 ishin 570 euro.

Murati ka thënë se rritja më e madhe e pagës mesatare ka ndodhur me Qeverinë Kurti, saktësisht 2023 dhe 2022.

“Paga mesatare bruto, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat, në 3 vitet e fundit është rritur për 104 euro, përderisa në qeverisjet e kaluara për 7 vite ishte rritur vetëm 94 euro. Rritja më e madhe e pagës mesatare ka ndodhur në vitet 2023 me 9.4% dhe 2022 me 7.6%, pra dy vitet e Qeverisë Kurti. Kjo demanton gjithë propagandën që kemi dëgjuar lart e poshtë nëpër studio televizive nga opozita, duke thënë se s’ka pasur rritje të pagave”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë rritur pagat në sektorin publik vetëm në kohë fushate zgjedhore.

“ Miti se me qeveritë e kaluara rriteshin pagat për të gjithë, bie përfundimisht. Përderisa është e vërtetë se në vite të caktuara kishte pasur rritje të pagave në sektorin publik me vendime në kohë fushate zgjedhore, të dhënat e dëshmojnë se kjo rritje ishte bërë në kurriz të sektorit privat. Kjo gjë shihet qartë në vitin 2014, kur pagat në sektorin publik ishin rritur me vendim qeveritar gjatë fushatës, mirëpo mesatarja në tërë ekonominë, përfshirë sektorin publik dhe privat, ishte rritur vetëm 4.4%”, ka shkruar tutje ai.

Telashet në FSK, Presidentja Osmani ndërrmer këtë veprim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Oka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencën e Kosovës, tha se Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së.

 

 

“Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina

“Realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror”, tha Kupina për Klan Kosova.

Programi 7-pikësh përfshinë këto elemente:

 

 

  1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
  2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
  3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
  4. Sigurimi shëndetesor.
  5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
  6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
  7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
  8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.
Aksident tjetër i ‘frikshëm’ në hyrje të Prishtinës, vetura del nga rruga dhe godet disa të tjera

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mengjesit në hyrje të Prishtinës.

Sipas pamjeve, një vetura ka dalur nga rruga ku ka goditur tri vetura të tjera, të cila kanë qenë të parkuara.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Indeksonline ka kontaktuar policinë, por deri në publikim të këtij lajmi nuk ka ende detaje të tjera.

Më poshtë mund të shihni pamjet.

Kryeministri i serbisë: Kam frikë se të hënën Kurti do t’i sulmojë…

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se ka frikë se më 14 tetor, kur do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, “do të ketë provokime të reja” nga Kosova “kundër serbëve”.

Ai ka përmendur mundësinë e ndonjë sulmi ndaj “institucionet tona të përkohshme” në Kosovë.

“Kam frikë se të hënën do të shihni ndonjë provokim të ri nga Prishtina, sepse njerëzit që janë veteranë të atyre ngjarjeve më kanë treguar se sa herë ka pasur një takim në nivelin e planifikuar, na ka ndodhur diçka e keqe në Kosovë. Shpresoj që kjo nuk do të ndodhë, por jam i shqetësuar se Kurti do të bëjë diçka atë mëngjes, si të sulmojë institucionet tona të përkohshme apo komunat në sistemin serb”, tha kryeministri serb Vuçeviq në radiotelevizionin e Vojvodinës (RTV).

Ai deklaroi se në Berlin do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por se nuk do të ketë takim bilateral me të, por do të jetë në një format ku do të jenë bashkë.

“Ndoshta as ai dhe as unë nuk do të jemi shumë rehat, por ne nuk jemi zgjedhur për të qenë rehat, por për të mbrojtur interesat e vendit tonë. Është shumë më keq të mungosh dhe të merren vendime për ne pa ne”, u shpreh Vuçeviq.

Ndër të tjera, ai tha se “është në interesin tonë të ruajmë paqen dhe stabilitetin politik në rajon dhe që Serbia të zhvillohet në paqe”.

Vuçeviq theksoi se Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, dhe se i njëjti ka arritur rezultate që nuk duhen nënvlerësuar, me pak a shumë sukses.

I pyetur nëse pret presion edhe më të fortë në periudhën e ardhshme, Vuçeviq është përgjigjur se me siguri e pret atë, kryesisht rreth Kosovës.

“Nuk mendoj se do të ketë më pak presion në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por mendoj se të gjithë e kanë parë që ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga politika jonë dhe se nuk do t’i vendosim ato. Besoj se jemi duke u përballur me shumë presione për Kosovën, dhe me këtë nuk po them se po ndodhin gjëra të këqija për Serbinë, vetëm po them se do të ketë presion”, tha Vuçeviq.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet këtë të hënë (14 tetor) dhe nikoqir do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

 

 

 

Qeveria mbajti mbledhjen e radhës, Kryeministri Kurti tregon vendimet që i mori, kryesisht rritjen e…

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka treguar për mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, që sipas tij solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme.

• Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:

• Pensioni bazik i moshës;

•︎ Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;

• Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;

• Pensioni familjar;

• Pensioni invalidor i punës;

• Pensioni i parakohshëm për Trepçën.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

• Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vdes roja në Parkun Industrial Trepça

Një burrë që po punonte si roje në Parkun Industrial Trepça, ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë, raporton Express.

“Mitrovicë Jugu  11.10.2024 – 03:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’, thuhet në raport.

E dhimbshme: Ky është punëtori që vdiq në vendin e punës

 

I riu shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në provincën e Frosinone.

Vetura me të cilën po udhëtonte i riu shqiptar ka dalë nga rruga, është rrotulluar disa herë dhe është përmbysur.

Ndërkohë, të lënduar mbetën tre shtetas të tjerë që udhëtonin me 32-vjeçarin, po ashtu shqiptarë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor.

Shqetësuese: Sfida e rrezikshme e TikTokut shfaqet edhe tek nxënësit në Kamenicë, 15 provuan të ngulfaten

Brenda një viti janë raportuar tri raste të një fenomenit të vetëlëndimit te disa fëmijë në Komunën e Gjakovës. Kjo tendencë në rritje ka ngritur shqetësim të madh te prindërit dhe mësimdhënësit, gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një dukuri e tillë është shfaqur edhe në shkollën “Avdullah Krashnica” në Kamenicë.

Drejtoresha e shkollës ka raportuar se disa nxënës kanë tentuar të ngulfaten si shkak i një sfide të rrezikshme në TikTok.

Sipas saj rreth 15 nxënës e kanë provuar këtë sfidë, duke tentuar ta lëndojnë veten.

Nxënësit që morën pjesë në këtë sfidë të rrezikshme kanë dhënë deklaratë para prindërve, ndërkaq rasti u lajmërua edhe në polici – që pritet të merren masat e nevojshme ligjore.

Kujtojmë se qasja e plotë në internet po rrit rrezikun për pasoja te fëmijët dhe rasti i fundit është ai që ndodhi në Fushë Kosovë e Lipjan, ku 20 fëmijë, të frymëzuar nga një lojë në TikTok u vetëlënduan.