E dhimbshme: Ndahet nga jeta infermierja e njohur

Infermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Leonora Kurti është ndarë nga jeta sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e hidhur e ka dhënë drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli.

Postimi i plotë:

Leonora, na lëndove të gjithëve sot!

Sapo mora lajmin e dhimbshëm që Leonora, infermierja jonë në QKMF Viti paska ndërru jetë.

Leonora, njeriu që aq shumë e ka dashtë jetën dhe me pozitivitetin e saj na ka mësu shpeshherë se si të pérballemi me sfidat, njeriu që na ka emocionu gjithmonë, sot na paska lënë.

Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe..

Do të na mungosh të gjithë stafit të QKMF.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën!


TË NGJASHME:

E trishtë: Vdes profesori i njohur

E dhimbshme: Vdes vogëlushi nga Mitrovica

Ja çka premton Abdixhiku para asambleistve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LumirAbdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit të pagave.

Para 209 asamblistëve të LDK-së, ai ka thënë se kjo do të bëhet që në javën e parë.

“Kemi mundësinë që qytetarëve tanë tu japim paga të larta e punë të dinjitetshme. koeficienti i pagave do të bëhet 150 që në javën e parë, e asnjë pension në vend nuk do jetë më i ulët se 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka folur edhe për reformat dhe transformimin e shëndetësisë.

“Fëmijët tanë, në shkollat tona, kanë nevojë për mësim gjithëditor, me ushqim të ngrohtë, përkujdesje shtetare ndaj edukimit të tyre e të ardhmes tonë. Këtë mësim, gjithëditor, fëmijët e Kosovës, bërësit e së ardhmes sonë do ta kenë! Ne do ta bëjmë! Spitalet tona kanë nevojë për transformim të shekullit të ri. Nga infrastruktura, tek sigurimet e menaxhimi shëndetësor. Popull i ri, nevoja të reja, modele të reja. Ky është synimi ynë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se familjet kosovare kanë nevojë për mbështetje financiare e shtetërore në përballjet e përditshme të tyre, me fëmijë, me banim, me kopshte e çerdhe, me kushte të mira të punës e me jetesë të lehtë.

“Të rinjtë tanë kanë nevojë për mundësi punësimi, për industri që ndërtojnë vet të ardhmen barabartë me secilin të ri e të re nëpër botë, nga teknologjia informative, tek sporti, kultura e vet muzika! Bizneset tona kanë nevojë për një qeveri që i mbështetë jo një që i shkelë. Një Qeveri që i konsideron ata patriot modern të Republikës”, ka thënë Abdixhiku.

Arrestohet politikani serb në veri

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale  ngacmim.

Zëvendësdrejtori i  Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani,  ka thënë për Indeksonline se Arsenijeviq me urdhër të të Prokurorit është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë. Elshani tha se Arsenijeviq e ka ngacmuar shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Visar Sylën, të cilit i ka fishkëllyer.

“Me urëdhër të prokurorit është bërë intervistimi  i Aleksandar Arsenijoviqit dhe  se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë për veprën ngacmim”, ka thënë Elshani.

Këta do të jenë banorët e Big Brother Vip Kosova?

Big Brother VIP Kosova 3 pritet që të fillojë brenda një kohe shumë të shkurtër.

E tashmë janë zbuluar disa detaje në lidhje me edicionin e sivjetmë, i cili nuk ka dyshim se do të jetë shumë interesant e me përplot befasi.

Edhe këtë vit, ky spektakël ka mbledhur figurat më të njohura nga bota e shoubizit shqiptar.

Media ka përmendur disa prej tyre, për të cilët aludohet se do të marrin pjesë, ani pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Veç Milaim Zekës në stolin e opinionistit do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira.

Kurse, disa nga banorët më të spikatur janë: këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.

Përveç tyne, konkurrentë të tjerë janë: Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Burim Vatovci e Drenusha Latifi.

Kjo natyrisht nuk është lista e plotë dhe as e konfirmuar e banorëve që garojnë për çmimin e madh.

Këto janë 9 marrëveshjet e reja të CEFTA-s

Moment historik për bashkëpunimin ekonomik brenda CEFTA-s po konsiderohet dita e sotme, pasi Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje novatore të dizajnuara për të transformuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.

Siç thuhet në një komunikatë të CEFTA-s, këto marrëveshje premtojnë përfitime reale, të prekshme – thjeshtimin e operacioneve të biznesit, krijimin e mundësive të reja të punës dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve.

“Vetëm disa ditë përpara Procesit të Berlinit që feston 10-vjetorin e tij, CEFTA po hedh një hap vendimtar drejt realizimit të vizionit të një Tregu të Përbashkët Rajonal. Të ankoruara në rregullat dhe praktikat më të mira të BE-së, këto marrëveshje do t’i afrojnë tregjet e CEFTA-s me Tregun Unik të BE-së dhe do të zhbllokojnë potencialin e Planit të Ri të Rritjes së BE-së”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

E Danijela Gaçeviq, Ushtruese e Detyrës së Drejtoreshës në Sekretariatin e CEFTA-s, u shpreh se CEFTA ka një rëndësi thelbësore për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, duke nxitur rritjen ekonomike dhe integrimin.

Me këto vendime, ajo tha se “ne po krijojmë një hapësirë ​​ekonomike më të fortë, më të unifikuar ku bizneset mund të rriten më shpejt dhe konsumatorët mbrohen edhe kur bëjnë blerje përtej tregjeve të tyre lokale”.

“Ky është një moment i rëndësishëm për CEFTA-n pasi ne po i afrohemi harmonizimit të plotë me tregun e BE-së. Përfitimet do të ndihen në të gjithë CEFTA-n. Kompanitë e vogla dhe të mesme do të fuqizohen për të eksportuar dhe për të përdorur sa më mirë tregjet digjitale, ndërkohë që të gjithë ne do të përfitojmë nga më shumë zgjedhje, çmim dhe cilësi më të mirë dhe mbrojtje më të fuqishme të konsumatorit”, deklaroi Gaçeviq, raporton Klankosova.tv.

Pikat kryesore në 9 Marrëveshje:

  1. Njohja e programeve të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë (OAE): Bizneset me përfitime doganore në tregjet e tyre vendase tani do t’i gëzojnë këto privilegje në të 7 tregjet e CEFTA-s. Kjo do të thotë procedura doganore më të shpejta dhe më efikase, duke çuar në kursime të konsiderueshme në kohë dhe kosto.
  2. Lehtësimi i E-Commerce: Një kuadër i unifikuar do t’u mundësojë bizneseve të shesin në internet pa probleme në tregjet e CEFTA-s, duke e bërë më të lehtë për konsumatorët të blejnë pa kufizime. Për më tepër, kjo vendos standarde për të mbrojtur konsumatorët kur blejnë online.
  3. Dorëzimi i pakove: Rregullat e reja thjeshtojnë dorëzimin e pakove ndërmjet palëve të CEFTA-s, duke rritur kontrollin rregullator duke futur standardet e BE-së për transparencën e çmimeve dhe cilësinë e shërbimit.
  4. Parandalimi i gjeo-bllokimit të pajustifikuar: Këto rregulla sigurojnë që dyqanet online nuk mund të bllokojnë aksesin në faqet e internetit, produktet ose shërbimet bazuar në vendndodhjen dhe origjinën e një konsumatori, duke lejuar blerje të pakufizuara nëpër tregjet e CEFTA-s.
  5. Aspekte të lidhura me tregtinë e të drejtave të pronësisë intelektuale (IPR): Standardet e harmonizuara të IPR do të mbrojnë si bizneset ashtu edhe konsumatorët nga mallrat e falsifikuara, duke nxitur inovacionin dhe duke mbrojtur tregun CEFTA.
  6. Krijimi i një Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Riskut: Shkëmbimi elektronik i të dhënave do të fuqizojë doganat që të synojnë dërgesat me rrezik të lartë në mënyrë më efektive, duke përmirësuar sigurinë tregtare dhe duke përshpejtuar lëvizjen e mallrave.
  7. Lehtësimi i tregtisë së shërbimeve nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë: Agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë do të kenë akses më të lehtë në të gjitha tregjet e CEFTA-s, duke krijuar mundësi të reja për rritje dhe duke tërhequr më shumë turistë në rajon.
  8. Mekanizmi i Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve (Protokolli Shtesë 7): Një mekanizëm i ri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare do të garantojë drejtësi dhe transparencë, duke rritur besimin e biznesit në zbatimin e rregullave të CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë.
  9. Lehtësimi i Sigurimit të Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta (Rekomandim): Proceset e thjeshtuara të sigurimit motorik do t’i lejojnë udhëtarët të lëvizin pa shqetësime nëpër CEFTA, pa shqetësime për mbulimin e sigurimit.

“Përveç kësaj, Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s ka miratuar tre vendime që synojnë reformimin e punëve të brendshme. Këto reforma prezantojnë Rregullore të reja të Procedurës për Komitetin e Përbashkët, përditësojnë Vendimin që rregullon operacionet e Sekretariatit dhe krijojnë organe të reja për të mbikëqyrur bashkëpunimin në fushat në zhvillim si shpërndarja e pakove, të drejtat e pronësisë intelektuale dhe kualifikimet profesionale”, ka thënë CEFTA në këtë komunikatë.

Konfirmohet, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën dhe të martën e javës së ardhshme në Berlin.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, në një konferencë për media.

“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, tha ai.

Për dhjetëvjetorin, Samiti i Procesit të Berlinit 2024 do të mbahet në Berlin më 14 tetor, me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, shkak punimet e KEDS-it

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët që furnizohen nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc do të mbesin pa furnizim me ujë deri në orën 17:00, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

KRU “Prishtina” njoftoi se KEDS-i është duke kryer punime teknike.

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Badoc, se kemi ndërprerje të energjisë elektrike në këtë Impiant si shkak i punimeve teknike nga KEDS. Sipas KEDS punimet do zgjasin deri sot në orën 17:00. Si pasojë do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë për zonat që furnizohen nga ITU Badoc”, thuhet në komunikatë.

Konsumatorët që furnizohen nga Badoci ende s’mund ta përdorin ujin për pije dhe ushqim për shkak të vlerave të larta të manganit në ujë.

Nis futja masive e produkteve serbe në tregun e Kosovës (Pamje)

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që ta zëvendësojë masën e sigurisë për mallrat serbe. Sipas këtij vendimi për momentin vetëm pika kufitare Merdar është e hapur për import të mallrave serbe.

Burime të afërta më Doganën e Kosovës kanë thënë për Indeksonline se deri në paraditën e sotme nuk ka patur fluks të mallrave pasi që shumë importues nuk kanë pasur informacione se do të lejohej importi, prandaj edhe s’kishte porosi.

Por burimet e Indeksonline të afërta edhe me pikën kufitare në Merdare thonë se në orët e fundit fluksi ka nisur të rritet në masë të madhe ngase porositë e para me mallra serbe tashmë janë bërë nga tregu kosovar.

Dogana ka shtuar kapacitete e saj dhe se çdo maune do t’i nënshtrohet kontrolleve të rrepta dhe se janë shtuar kapacitete më të mëdha në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të zhdoganimit të mallrave.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës e pati vendosur këtë ndalesë në korrik të vitit 2023, pas arrestimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia serbe.

Ata janë liruar më vonë, por masa ka mbetur në fuqi për mallrat përfundimtare, jo për lëndën e parë.

Video

 

Gjithçka që ndryshoj në Zvicër gjatë tetorit

1 tetor: Hyri në fuqi “Akti i vendbanimeve sekondare”

Rregulla të reja do të zbatohen për shtëpitë dhe ndërtesat e ndërtuara përpara votimit kombëtar për iniciativën e banesave dytësore, të mbajtur në 2012.

Akti Federal për Banesat Dytësore (LRS), i cili hyri në fuqi në janar 2016 si rezultat i këtij referendumi, ndalon ndërtimin e shtëpive të reja të dyta në komunat ku përqindja e banesave dytësore kalon 20 për qind.

Megjithatë, ai parashikon rregulla të veçanta për banesat e ndërtuara sipas ligjit të vjetër – pra, shtëpitë që ekzistonin ligjërisht përpara mbajtjes së referendumit për shtëpitë e dyta në 2012.

Sipas ligjit që hyn në fuqi më 1 tetor, pronarët e këtyre banesave ‘të vjetra’ nuk i nënshtrohen kufizimeve të vendosura në vitin 2016, që do të thotë se pronat e tyre mund të prishen, rindërtohen, rinovohen, shiten ose jepen me qira – përveç nëse legjislacioni kantonal parashikon më rreptë rregullat.

1 tetor: Ligji i ri për duhanin

Urdhëresa për produktet e duhanit dhe cigaret elektronike, të cilën Këshilli Federal e miratoi më 28 gusht, do të hyjë në fuqi më 1 tetor, në të njëjtën kohë me Ligjin për Produktet e Duhanit, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Ky i fundit synon të mbrojë popullsinë, veçanërisht të miturit, nga efektet e dëmshme të konsumit të duhanit dhe nikotinës.

Përveç cigareve tradicionale, ligji rregullon edhe cigaret elektronike dhe produkte të tjera që përmbajnë duhan dhe nikotinë. Mbrojtja nga pirja pasive e duhanit tani vlen për të gjitha kategoritë e produkteve.

1 tetor: Prezantohet qese e re e mbeturinave për të mbyllur një boshllëk në sistemin e riciklimit

Zvicra ka kosha riciklimi për të gjitha llojet e materialeve, përveç kutive të qumështit dhe lëngjeve të frutave, si dhe ambalazhe plastike për sallata, kos dhe ushqime të tjera – të gjitha këto ende përfundojnë në plehra ‘të rregullt’.

Por nga 1 tetori, konsumatorët në të gjithë Zvicrën do të jenë në gjendje të asgjësojnë dukshëm më shumë mbetje paketimi, të cilat do të përpunohen në material të ricikluar.

Organizata e quajtur RecyPac po planifikon një koleksion në të gjithë Zvicrën e kutive të pijeve dhe paketimeve të tjera plastike që aktualisht përfundojnë në mbeturina konvencionale.

Përpjekja mbështetet nga zinxhirët e shitjes me pakicë si Migros, Coop, Lidl, Aldi dhe Spar.

Në mënyrë të veçantë, RecyPac do të ofrojë çanta uniforme grumbullimi për shitësit me pakicë në të gjithë Zvicrën, të cilat do të jenë më të lira se çanta e taksuar (kantonale) në shumicën e zonave.

Gjatë gjithë tetorit: pushimet shkollore të vjeshtës

Pushimi i shkollës së vjeshtës në shumicën e kantoneve zvicerane bie një kohë në tetor dhe zgjat një ose dy javë, në varësi të kantonit.

Ky kalendar tregon se kur shkollat ​​publike do të jenë joaktive dhe për sa kohë, në çdo kanton.

Diku në tetor: Transportuesit e sigurimeve shëndetësore do t’ju informojnë për tarifat e vitit 2025

Kjo kohë është ndoshta periudha më e frikshme për banorët e Zvicrës – me përjashtim të kohës së taksave.

Ju tashmë e dini se primet e sigurimit shëndetësor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor (KVG / LaMal) do të rriten përsëri në vitin 2025, por jo saktësisht për sa.

Kjo do të zbulohet së shpejti: tarifat e sakta duhet t’u komunikohen mbajtësve të policave jo më vonë se 31 tetori – megjithëse ka të ngjarë të merrni letrën nga ofruesi juaj përpara kësaj date.

Një kujtesë: të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë në një sigurim më të lirë në 2025 duhet ta bëjnë këtë deri më 30 nëntor.

27 tetor: mbaron ora ditore

Një shenjë e sigurt se moti i ngrohtë dhe me diell ka mbaruar është që të duhet të ktheni orët prapa përpara dimrit të ardhshëm.

Të dielën, më 27 tetor, orët në Zvicër do të kthehen një orë pas në orën 3 të mëngjesit.

Kjo do të thotë se lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth një orë më herët.

Lajmi i mirë është se ne të gjithë bëjmë një orë më shumë gjumë. Lajmi i keq është se do të errësohet më herët në mëngjes dhe në mbrëmje./albinfo.ch/

Panik në avionin e ‘Turkish Airlines’, piloti ndërron jetë në mes të fluturimit

Një avion i Turkish Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente në qytetin e Nju Jorkut pasi piloti ndërroi jetë në mes të fluturimit.

Linja ajrore tha se kapiteni i aeroplanit, Ilcehin Pehlivan, ndërroi jetë gjatë fluturimit nga Seattle në Stamboll të mërkurën. Zëdhënësi i linjës ajrore, Yahya Ustun tha se ekuipazhi u përpoq për ta mbajtur në jetë pilotin, por fatkeqësisht humbi jetën para se të ulej avioni në tokë.

Sipas Shoqatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Turqisë, 59-vjeçari pësoi arrest atak në zemër.


TË NGJASHME:

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere