E shtuna tragjike: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e sotëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Më herët u raportua se personi i tretë që ka mbetur i vdekur nga aksidenti, është Shpat Shehu, mbiemri i të cilit nuk ishte konfirmuar më herët.

Për vdekjen e Shehut kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tij të cilët janë tronditur nga rasti.

LEXO EDHE:

E trishtë: Ky është 21 vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Badoc

Gjatë ditës u konfirmua se nga ky aksident tragjik të vdekur kanë mbetur edhe Rifat PacolliArdit Gashi.

E trishtë: Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në Badovc

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

 

 

Gazeta Sinjali ka mësuar shkaktari i këtij aksidenti dyshohet të ishte ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.

Të tre të rinjtë kishin nga 21 vjeç.

Aksidenti me tre të vdekur te Badoci, mësohet shkaktari që çoi deri te rasti tragjik

 

 

Ndryshon moti në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të nisë me diell dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 18-21 gradë.

Gjatë ditës së nesërme do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e lehtë deri në mesatare. Ndërsa gjatë së martës temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë celsius.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

 

PDK-ja zyrtarizon kandidatin e parë për deputet

Partia Demokratike e Kosovës dega në Istog ka zyrtarizuar kandidatin e parë për deputet nga kjo degë.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj.

Këtë e ka bërë të ditur nga nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë :

Istogu ka shansin ta ketë në Kuvend nje nga djemtë më të mirë të tij, Shasivar Haxhijaj, që sot e nominuam si kandidat për deputet në listen e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Jam shumë i lumtur për vendimin e degës së PDK-së në Istog dhe ne do të punojmë shumë, të bashkuar, për t’ia dhënë Istogut dhe Kosovës  deputetin që e meriton.

Shasivari ka jetuar dhe punuar për ndryshimet e mëdha për vendin duke qenë si luftëtar i UÇK-së dhe pas pavarësisë duke shërbyer ndershëm në pozita të ndryshme institucionale. Ai ka qenë përherë një krah i fortë për Istogun, duke sjellë projekte të rëndësishme në sport, kulturë, bujqësi etj.

Mbi të gjitha, Shasivari është një bashkëshort, baba e mik shumë i mirë.

Jemi krenar për ty, Shasivar!

LDK-ja prezanton një aderim, gruan që punon në zyrën e kryeministrit

 

A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar

Shumë udhëtarë besojnë se stjuardesat i zbehin dritat në aeroplan në mënyrë që pasagjerët të flenë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për këtë

Zbehja e dritave në aeroplan është e nevojshme për një arsye të rëndësishme sigurie.

“Dritat janë të zbehura në mënyrë që shikimi juaj të mund të përshtatet sa më lehtë që të jetë e mundur për t’ju ndihmuar të evakuoheni nga aeroplani në rast aksidenti”, tha Sue Fogwell, një stjuardesë e një aviokompanie.

Syrit të njeriut i nevojiten 10 deri në 30 minuta për t’u përshtatur plotësisht me errësirën. Zbehja e dritave i lejon pasagjerët të shohin më mirë dritat e dyshemesë që çojnë në dalje në rast evakuimi, transmeton Telegrafi.

Stjuardesat do të ndezin dritat edhe nëse bëhet fjalë për fluturim gjatë ditës në mënyrë që pasagjerët të mos jenë të “verbuar” kur zbarkojnë.

Ngritja e perdeve gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë rreziqet e jashtme, si zjarri, që mund të pengojnë evakuimin – tha piloti Patrick Smith.

Nëse ndodh ndonjë gjë gjatë ngritjes ose uljes, sytë tuaj do të përshtaten me dritën e jashtme, duke ju lejuar të reagoni më shpejt, raporton Travel and Leisure./telegrafi

E trishtë: Ky është 21 vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin tragjik në Badoc

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit, duke shkaktuar vdekjen e tre të rinjve. Sipas burimeve, viktimat janë identifikuar si Shpat Shehu, Rifat Pacolli dhe Ardit Gashi, të gjithë rreth 21 vjeç.

Gazeta Imazhi përmes burimeve të veta mëson se personi i tretë që mbeti i vdekur është edhe i riu, Shpat Shehu, mbiemri i të cilit nuk ishte konfirmuar më herët.

LEXO EDHE:

Pamje nga aksidenti tragjik në Badoc ku humbën jetën tre persona

Për vdekjen e Shehut kanë njoftuar familjarët dhe miqtë e tij të cilët janë tronditur nga rasti.

Aksidenti ndodhi pasi vetura e tyre humbi kontrollin dhe përfundoi në liqen, me dy nga trupat që u gjetën në ujë, ndërsa viktima e tretë u gjet e mbyllur në veturë. Shpejtësia e papërshtatur me kushtet e rrugës dyshohet të jetë shkaktari kryesor i kësaj tragjedie.

Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e të rinjve në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Aksidenti me tre të vdekur te Badoci, mësohet shkaktari që çoi deri te rasti tragjik

 

Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet në Bosnjë

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja në fshatin Donja Jablanica të dielën pas përmbytjeve më vdekjeprurëse të Bosnjës në vite që goditën vendin ballkanik të premten.

Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 20, 15 prej të cilëve në zonën e Jabllanicës, 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës.

Për shkak të përmbytjeve të së premtes, një gurore mbi Donja Jabllanicë u shemb dhe rrënojat mbuluan shtëpi dhe makina në fshat.

Përmbytjet pasojnë një thatësirë të pashembullt të stinës së verës, e cila shkaktoi tharjen e shumë lumenjve dhe liqeneve dhe dëmtoi bujqësinë dhe furnizimin me ujë të zonave urbane në të gjithë Ballkanin dhe pjesën më të madhe të Evropës.

Së shpejti Prishtina pa qen endacak, prezantohet plani

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka publikuar pamje të strehimores publike për qen endacak në qytetin e Prishtinës.

Brestovci është shprehur se kjo strehimore do jete nje qender banimi e perkohshme  per te gjithe qenet e pastrehe.

‘’Pas funksionalizimit të qendres se veterinarise e cila eshte e para dhe e vetmja publike ne tere teritorin e RKS, tani po i ofrohemi finalizimit te punimeve ne strehimoren publike te Kryeqytetit.Kjo strehimore do jete nje qender banimi e perkohshme per te gjithe qenet e pastrehe te cilet me pastaj nga ketu do shkojnë në adoptim tek ata qe shprehin interesim dhe i plotesojne kushtet per adoptim te nje apo me shume qeneve’’, është shprehur Brestovci.

Se shpejti Kryeqyteti do jete pa qen endacak ne hapsirat publike, ka shtuar më tutje Drejtori i Shërbimeve Publike.

“Ushtria jonë po ushqehet ashtu siç, vetëm armiku gëzohet”

Kohët e fundit, ushqimi i pjestarëve të FSK-së është bërë temë debati në opinionin publik.

Kritikat për ushqimin që po u servohet ushtarëve të FSK-së, janë ngritur si nga analistë dhe politikanë nga opozita dhe jo vetëm, transmenton Gazeta Imazhi.

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ushqimin që u servohet pjesëtarëve të FSK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se më këtë ushqyerje të ushtrisë sonë, vetëm armiku gëzohet.

 

 

Ai ka thënë se me këtë ushqyerje të ushtarëve tanë do të cenohet siguria.

“Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë”.

 

 

“Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer”, ka shkruar tutje ai.

Vitia: Kemi rritjen më substanciale të pagave në historinë e pasluftës në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se gjatë këtyre katër vjet të qeverisjes kanë përmirësuar kushtet për mjekët dhe infermierët, duke filluar me rritjen e pagave të mjekësve specialistë, të cilët sot nuk kanë pagesa mujore nën 2 mijë euro.

Sipas Vitisë, kjo është një rritje substanciale të pagave në gjithë historinë e pasluftës në Kosovë.

“Kemi pasur edhe dimension tjetër të këtyre investimeve, përmirësimi i kushteve për mjekët dhe infermierët në spitalet tona. Kemi pasur rritjen më substanciale të pagave në gjithë historinë e pas luftës në Republikën e Kosovës. Sot reflektohet me atë që specialistët e shumtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në spitalet e përgjithshme nuk kanë më rrogë bashkë me kujdestari dhe shtesat e tjera, të cilat në koordinim të plotë dhe duke falënderuar Ministrinë e Financave, sot nuk ka më rrogë të mjekëve specialistë nën 2 mijë euro, një rrogë e cila është një nga rrogat më të larta në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, ka thënë Vitia.

Ai ka theksuar se përveç kësaj, do të shtohen mbi 550 mjekë specialistë dhe infermierë.

“Qytetarëve tonë do t’i shtohen mbi 550 mjekë specialistë dhe infermierë, të cilët do të kontribuojnë për shërbime sa më cilësore. Synimi jonë është që të gjithë specialistët, të cilët jo për faj të tyre, deri tani kanë mbetur pa punë të kenë një vend pune meritorë në shërbim të qytetarëve të republikës. Është hera e parë në MSH që specializimet jepen në mënyrë të koordinuar, të projektuar, cilësore me monitorim të vazhdueshëm që specializantët e ri të bëhen specialist ë denjë të fushave të tyre në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar ai, shkruan KP.

Vitia ka theksuar se për katër vjet është premtuar buxhet për 40 milionë euro për listën e barnave, por MSH-ja ka arritur shumën prej 63 milionë eurosh.

Përse ju dhemb koka gjatë vjeshtës?

Shumë njerëz përjetojnë më shumë dhimbje koke gjatë vjeshtës në krahasim me periudhat e tjera të vitit.

Ndryshimet e motit mund të jenë përgjegjëse për një rritje të dhimbjeve të kokës të të gjitha llojeve. Njerëzit që vuajnë nga dhimbje koke grupore kanë më shumë gjasa t’i përjetojnë ato gjatë stinës së vjeshtës dhe një studim ka treguar se ka një lidhje midis ndryshimeve të temperaturës dhe këtyre llojeve të dhimbjeve të kokës, veçanërisht kur moti ndryshon nga i ftohtë në i ngrohtë. Është e qartë se mbajtja e ngrohtë gjatë të ftohtit dhe mbajtja e shënimeve se çfarë të presësh dhe kur po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me afrimin e vjeshtës.

Alergjitë mund të shkaktojnë dhimbje koke

Me ardhjen e vjeshtës, shumë persona që vuajnë nga alergjitë sezonale përjetojnë simptoma më të rënda. Disa prej tyre gjithashtu përjetojnë dhimbje koke ose migrenë. Sipas një studimi, 50% e njerëzve që vuajnë nga alergjitë mund të vuajnë edhe nga migrena.

Ekspozimi i reduktuar në diell është një nga shkaqet

Ndërsa temperaturat ulen, ne priremi të kalojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura. Zvogëlimi i ekspozimit në diell do të thotë më pak konsum i vitaminës D. Disa studime tregojnë një lidhje të qartë midis mungesës së vitaminës D dhe një rritje të dhimbjeve të kokës, duke sugjeruar se të dyja mund të lidhen drejtpërdrejt.

Stresi ndikon edhe te dhimbjet e kokës

Pavarësisht nëse po ktheheni në shkollë ose ngarkesa juaj e punës po rritet, stresi dhe mungesa e gjumit mund të jenë shkaktarë për dhimbje koke. Për më tepër, pushimet ose pushimet mund të kontribuojnë gjithashtu në dhimbje koke.

Merrni qetësues kundër dhimbjeve

Zgjedhja juaj e parë, pasi të jeni diagnostikuar me një dhimbje koke tensioni, është të përdorni një qetësues dhimbjeje në një mënyrë racionale. Ekspertët sugjerojnë që ilaçi ideal duhet të ketë efekt si në sistemin nervor qendror ashtu edhe në atë periferik, të veprojë shpejt dhe të sigurojë lehtësim efektiv nga cefalgjia (dhimbja e kokës nga tensioni), ndërkohë që tolerohet mirë nga trupi.