Parashikimi i motit për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e mëngjesit, pritet të ketë edhe mjegull në lokalitete.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-32 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 19°C.

Vdes vëllai i Jakup Krasniqit

Vëllai i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Azem Krasniqi, ka ndërruar jetë sot.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja Krasniqi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në fshatin e lindjes Negroc.

Derisa nuk dihet nëse në varrim di të marrë pjesë ish-kryeparlamentari, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Nuk mjaftoi djegia e karrigeve, deputeti i PD-së vjen me paralajmërimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka folur për protestën e thirrur nga opozita më datë 7 tetor në Tiranë dhe thotë se shqiptarët duhet të bëjnë atë që bëjnë berlinezët apo parisienët kur dalin e protestojnë sa herë mendojnë se u shkelen të drejtat.


Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Alizoti tha se Kuvendi u përket qytetarëve që me votat e tyre çojnë deputetët në sallën e Parlamentit, ndërsa u shpreh kritik për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare.

 

“Kush ua jep të drejtën këtyre të përjashtojnë deputetët deri në dy muaj? Ne merremi me estetikën, kur këtu nuk funksionon asgjë. Këtu kanë hallin e estetikës, e gjërave banale, në një kohë kur këtu kemi autokraci. Mua më shqetëson se si do të shkojë kombi shqiptar, jo këto gjërat estetike me sherre në Kuvend, që i kemi parë në plot vende. PD nuk e ka zgjedhur asnjëherë radikalizimin, ka folur, por nuk ka qenë radikale. Ku e merr kurajon që përjashton deputetët e opozitës, si mund të përjashtohen 24 deputetë, janë mijëra vota që këta deputetë përfaqësojnë”, tha Alizoti”, tha Alizoti.

Erdogan të enjten në Shqipëri, ja cilin shtet do ta vizitojë pastaj

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën javën e ardhshme.

Ai do të jetë në Shqipëri me 10 tetor dhe do të qëndrojë për disa orë, ndërsa më 11 tetor do të jetë në Serbi.

 

 

Në Tiranë, presidenti Erdogan do të pritet nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë një takim bashkë me kabinetet përkatëse, si vijueshmëri e zbatimit te marrëveshjeve.

Ky vend ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve të mëdha

Kroacia do të dërgojë 10 milionë euro ndihmë për zonat e përmbytura në Bosnje dhe Hercegovinë, është vendosur sot në mbledhjen e Qeverisë kroate.

Kjo ndihmë urgjente financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për nevojat e ndihmës së popullsisë në zonat e prekura nga përmbytjet, për të ndihmuar në rivendosjen e infrastrukturës dhe sigurimin e nevojave themelore për viktimat dhe të evakuuarit, njoftoi qeveria kroate.

Qeveria kroate i ngarkoi organet e administratës shtetërore që, në kuadër të kompetencave të tyre, të shqyrtojnë mundësitë dhe të ndërmarrin hapat e duhur për t’i ofruar ndihmë popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet, në përputhje me kërkesën për ndihmë ndërkombëtare.

Në njoftim theksohet se Kroacia merr pjesë aktive në dërgimin e ekipeve të shpëtimit dhe pajisjeve për rehabilitimin e terrenit dhe mbetet e gatshme për të gjitha format e tjera të ndihmës.

Ky është shteti që u godit nga një tërmet me magnitudë 5.7

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, ka njoftuar monitoruesi sizmik qeveritar GeoNet.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Bëhet e ditur se tërmeti goditi 25 kilometra në perëndim të Wellingtonit në një thellësi prej 30 kilometrave, shkruan Reuters.

GeoNet tha se më shumë se 37,000 njerëz e kishin ndjerë lëkundjen.

Megjithatë, nuk ka paralajmërim për cunami të mundshëm si rezultat i tërmetit.

Djali i Hashim Thaçit publikon foton emocionuese me gjyshin: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endrit Thaçi, djali i politikanit të njohur Hashim Thaçi, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut me një postim të veçantë në rrjetet sociale.

Ai ndau një foto me gjyshin e tij, duke shkruar: “Sot me gjyshin muhabet e ecje nëpër oborr. Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese. E shtunë diell në Burojë!”

Ky postim nuk është vetëm një pasqyrim i një momenti të bukur familjar, por gjithashtu një simbol i lidhjeve të forta ndërmjet brezave.

Endriti, duke ndarë këtë përvojë, tregon se si vlerat dhe mësimet e gjyshit të tij janë të rëndësishme për formimin e karakterit të tij.

Shiko foton:

Shkaqet e arrestit kardiak

Shkak i menjëhershëm i arrestit kardiak është në përgjithësi prishja e ritmit normal të zemrës (aritmia), shkaktuar nga probleme të sistemit elektrik të zemrës. Ndryshe nga muskujt e tjerë të trupit të njeriut të cilët kanë lidhjet nervore nga ku marrin stimulin që u duhet për funksionin e tyre, zemra ka stimuluesin e vet elektrik, një grup qelizash të specializuara të quajtura nodi i sinusit.

Nëse ndodh një problem në nodin e sinusit kjo sjell çrregullim të ritmit. Jo të gjitha aritmitë janë malinje, një pjesë e tyre janë serioze dhe mund të çojnë në ndalimin e funksionit të zemrës (arrest kardiak).

Shkaku më i shpeshtë i arrestit kardiak është një aritmi që quhet “Fibrilacioni Ventrikular”, ku impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta bëjnë dhomat e zemrës vetëm të dridhen dhe jo të kryejnë funksionin e tyre të pompimit të gjakut. Ndër shkaqet e tjera janë dhe brakikarditë (ulja e rrahjeve). Në 10% të rasteve këto janë aritmi ku ritmi i zemrës është shumë i ulët.

Sëmundjet kardiake që mund të çojnë në arrest kardiak

Aritmitë që rrezikojnë jetën në përgjithësi ndodhin në personat me probleme kardiake të mëparshme si:

  1. Sëmundja e arterieve koronare
  2. Ataku kardiak ose infarkti i miokardit
  3. Zmadhimi i zemrës
  4. Patologjitë Vaskulare
  5. Sëmundjet e lindura të zemrës
  6. Problemet elektrike të zemrës

Faktorët e rrezikut

Edhe faktorët e rrezikut për sëmundje koronare rrisin gjasat për arrest kardiak.

Ato janë:

• Historia familjare
• Hipertensioni
• Kolesteroli i lartë
• Obeziteti
• Diabeti
• Standardi i jetesës
• Përdorimi i alkoolit

Faktorët të tjerë janë:

• Arrest kardiak i mëparshëm
• Mosha
• Gjinia (meshkujt janë më të prekur)
• Përdorimi i drogave
• Historia familjare me probleme kardiake

Parandalimi

Nuk ka një mënyrë të sigurt për të ditur rrezikun e arrestit kardiak, por ndryshimi i stilit të jetesës, kontrolli i vazhdueshëm te mjeku ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. (Spitaliamerikan.com)

Haradinaj: Tregon shifrat se sa persona e kanë braktisur Kosovën në katër vitet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbi 211 mijë persona e kanë braktisur Kosovën në këto katër vitet e fundit.

Haradinaj thotë se qe katër vjet Kosova ka regres ekonomik e assesi progres dhe përkundër kësaj, Qeveria sipas tij, vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme.

“Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

7 hapat që ju ndihmojnë të largoni fryrjen e barkut!

Fryrja e përditshme është vërtetë e parehatshme. Zakonisht shkaktohet nga mos-shkarkimi normal i ujit ose i gazit që krijon një hapësirë në stomak duke ju dhënë ndjesinë se stomaku juaj është shumë i fryrë.

Nëse kjo gjendje është e përsëritur ju duhet të flisni me mjekun tuaj dhe të siguroheni se nuk është një problem gastrointestinal pasi mund të jeni duke vuajtur nga ulçera ose komplikacione të tjera.

Të tjera shenja më pak të rënda mund t’ju ndihmojnë në një diagnostikim më të qartë siç janë konstipacioni apo kapsllëku ose irritimi i zorrëve.

Por nëse ju jeni të sigurtë se është thjesht një fryrje këto janë 7 hapat që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë:

Shmangni pijet e gazuara
Zëvendësojini me ujë të freskët
Shmangni ushqimet e kripura. Kripa e tepërt mban ujë.
Kufizoni alkoolet që vijnë nga sheqernat siç janë sorbitoli dhe maltiloli që gjenden zakonisht në ushqimet pa sheqer dhe në çamçakëzat me më pak sheqer, pasi mund të përmbajnë gaz dhe mund t’ju përkeqësojnë shqetësimet.
Kufizoni ushqimet që përmbajnë gaz, siç mund të jenë brokoli, lakra e Brukselit, lulelakra, fasulet. Kur t’i hani provoni të merrni një suplement që trupi juaj të mund t’i tresë lehtësisht.
Mos e teproni me sasinë e fibrave në dietën tuaj. Fibrat janë shumë të rëndësishme, por nëse ju konsumoni shumë, atëherë mund t’ju shkaktojnë fryrje. Për të qenë të sigurtë rriteni sasinë e tyre gradualisht dhe konsumoni shumë ujë.
Shmangni vaktet që janë të pasura në karbohidrate dhe yndyrna të tepërta. Zëvendësojini me porcione më të vogla përgjatë ditës dhe ushqehuni çdo 4-5orë.
Përfshini proteinat në çdo vakt në racione të vogla. Proteinat mund të veprojnë si diuretikë të vërtetë dhe t’ju shpëtojnë nga uji i tepërt