PDK: Kosova çdo ditë më pak tërheqëse për të bërë biznes, nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme e as ti mbajmë ato ekzistuese

Arben Mustafa, koordinator për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka thënë se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.

Sipas Mustafes, në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Ai tha se nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Ky fakt shqetësues tregon se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.

Pra, jo që nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.

Rënia e numrit të bizneseve është në të njëjtën linjë me rënien e vazhdueshme të investimeve të sektorit privat dhe përkeqësimin e deficitit tregtar në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë.

Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë trend degradimi, që po reflektohet në përkeqësimin e standardit të jetesës së çdo qytetari!

Koha për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Kosovë po vije!

Kica-Xhelili, pushtetit: Argumentet iu kanë rënë në atë se ku po ulet Abdixhiku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka vlerësuar të plogësht nivelin e kritikave të pushtetit që, sipas saj, “janë reduktuar në atë se ku po ulet Abdixhiku”.

Kjo referuar një fotografie të Abdixhikut ulur përballë partiakëve të vet, ku singullarizohet në paraqitje e që ishte kritikuar gjerësisht si një imazh prej autoritari.

“Argumentet kundër Lumir Abdixhikut qenkan reduktuar në atë se KU ULET në takime të partisë… A na falni, ju lutem, që nuk po ju pyesim ku të ulemi, se ishim pak të zënë duke u marrë me të ardhmen?✌🏼”, ka shkruar Kica-Xheli.

Ahmeti: Bashkësia ndërkombëtare do bëjë presion që mos të ketë më Qeveri Kurti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare që të mos ketë më një Qeveri Kurti.

“Uën mendoj se do të ketë dhe presion nga bashkësia ndërkombëtare për këtë punë, për mos e pasë dhe një Qeveri Kurti”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani”.

Ndër të tjera, Ahmeti shton se Vetëvendosja nuk pranon të hyjë në koalicion nëse kryeministri Albin Kurti, nuk do të jetë më në këtë post.

“Opozita është në garë që Vetëvendosja të mos e arrij numrin e votave për të krijuar një qeveri vetë. Nëse nuk i arrin, atëherë VV-ja do të kërkojë koalicion me ndonjë parti që ato do t’i thonë, këçyrim, po, por jo me qenë ti kryeministër. Ju e dini se ai ishte duke e prishur një Vetëvendosje për këtë, pra ëtë nuk e pranon”.

Kurti në Poloni, flet për marrëdhëniet me Serbinë

Në ditën e tretë të qëndrimit në Poloni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me opinionbërës, personalitete të jetës publike dhe zyrtarë polakë: nga politika, media dhe rrethet e studiuesve. E pranishme e veçantë ishte edhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Polonisë, zj. Henryka Mościcki-Dendys, që përcjellë më së afërmi Kosovën.

Në këtë bashkëbisedim, kryeministri i njohu pjesëmarrësit me rrugëtimin historik të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, etapat shtetndërtuese, sfidat e shumta me të cilat vendi është përballur përgjatë viteve të para dhe pas luftës, për të mbërritur deri tek aktualiteti dhe progresi ekonomik e demokratik që po njeh vendi.

Ai diskutoi dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë, sulmin dhe aktin e tyre të agresionit të Banjskës, mosgatishmërinë e Serbisë për ecjen tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, eskalimet e kërcënimet e tyre të vazhdueshme në terren e mbështetja e kriminelëve e terroristëve si Millan Radoiçiq.

Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe tema të tjera si prioritetet e presidencës polake të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, perspektiva e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt procesit të integrimit në BE, efektet në rajonin tonë e veçanërisht në Kosovë që derivojnë nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe lidhjet e ngushta ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

Në Zveçan vendosen tabela në shqip, serbisht e anglisht

Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur shenja në rrugë në tri gjuhë, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Një nga tabelat me përshkrimin “Mirë se vini” është vendosur në rrugën Zveçan-Mitrovicë.

Më herët kur ishin vendosur shenja në Veri të Kosovës ka pasur diskutimet rreth mënyrës se si duhej të shkruheshin. Komisioneri për gjuhët, Slavisha Mlladenoviq, në mars të këtij viti kishte thënë se zëvendësimi i tabelave duhet të bëhet në frymën e multietnicitetit dhe përbërjes etnike të popullsisë në veri të Kosovës, duke sugjeruar vendosjen e gjuhës serbe si të parë.

Foto: Kosovo-Online

 

Vuçiq: Nuk do të ketë konflikt në Kosovë, edhe pse Kurti provokon çdo ditë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se në Kosovë nuk do të ketë konflikte, edhe pse siç thekson ai, kryeministri i Kosovës Albin Kurti provokon çdo ditë.

Vuçiq u tha gazetarëve duke komentuar deklaratën e ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, se përveç konfliktit në Lindjen e Mesme, ai i frikësohet krizës së Kosovës – se Kosova është një front potencialisht shpërthyes.

“Crusetto është njeri i zgjuar, por nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, tha Vuçiq.

“Nuk parashikoj luftëra për Serbinë. Është koha për të jetuar në paqe dhe përparim. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, deklaroi tutje Vuçiq.

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Përfundon dëshminë dëshmitari i 95-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten ka filluar dëshminë dëshmitari i 95-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar, i cili mban kodin W01158, është duke dëshmuar në seancë të mbyullur dhe pritet që si e tillë të përfundojë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, flasin nga Specialja

 

Nëse keni shikimin e mprehtë ndihmoni burrin të gjejë qenin e tij të humbur (fotot)

Një tjetër iluzion optik kërkon vëmendjen tuja për të ndihmuar burrin të gjejë qenin e tij, të zhdukur mes morisë së objekteve në figurë.

Iluzioni i veshtirë kërkon punën tuaj për të hequr shqetësimin e burrit për kafshën e tij.

Iluzionet optike mund të zhvillojnë aftësitë tuaja konjitive dhe të përqendrimit, prandaj nëse nuk e zbuloni dot gjeni përgjigjen në fotogaleri.

Të tjera iluzione zbavitëse ju presin nëse shfletoni galerinë e imazheve

Izraeli e konfirmon: Kemi eliminuar kreun e qeverisë së Hamasit dhe dy komandantë të tjerë

Në një sulm të koordinuar në veri të Gazës, Izraeli ka vrarë kreun e qeverisë së Hamasit në Gaza, Rawhi Mushtaha, së bashku me dy komandantë të tjerë të lartë të grupit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh. Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se sulmi ndodhi më 3 tetor, por Hamasi e mbajti ngjarjen të fshehtë për të mos ulur moralin e ndjekësve të tij.

Sipas IDF-së, tre liderët e Hamasit ishin strehuar në një strukturë të fortifikuar nëntokësore, e cila shërbente si qendër komande në veri të Gazës. Kjo ndërtesë u shkatërrua plotësisht nga sulmi ajror i Izraelit. Mushtaha njihej si bashkëpunëtor i ngushtë i Yahya Sinwar, një tjetër lider i lartë i Hamasit, i cili kishte rol kyç në planifikimin e sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Pas këtij sulmi të Hamasit, Izraeli nisi një ofensivë të ashpër në Gazë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, deri më tani në konfliktin e fundit janë vrarë më shumë se 41,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Izraeli pretendon se Mushtaha kishte një ndikim të madh në strategjitë ushtarake të Hamasit dhe ishte një nga drejtuesit kryesorë të operacioneve të grupit.

Liburn Aliu bën një rikujtim: Me neve s’ka tenderë për Radojçiqin, se lëmë më as në veri!

Liburn Aliu ka hedhur poshtë akuzat se pushteti i Vetëvendosjes u jep tender kompanive të afërta me Milan Radojçiqin.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se me pushtetin e Vetëvendosjes, Radoiçiqi s’ka vend as në veri, e lëre më tenderë për kompanitë e tij.

“RIKUJTIM: Përveç që nuk kemi lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radojçiqit, ne ua kemi shkëputur edhe ato ku ajo ka qenë në konsorcium.
Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vetë Radojçiqi është në listë zezë.
Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyrë të kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri”, shkruan Aliu në reagim.

TË NGJASHME:

Musliu: Radojiçiqi ka ikë si zotëri para syve të Qeverisë