div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-538 category-paged-538 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ndërron jetë nëna e ish-deputetit të PDK-së, Hisen Berisha

Ka ndërruar jetë Ryve Zeneli – Berisha, nëna e komandantit dhe bashkëluftëtarit të njohur, njëherëshit edhe ish-deputet i PDK-së, Hisen Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Berisha.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 23 korrik 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Rashkoc.

Bashkëluftëtarët e interesuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit janë ftuar të mblidhen deri në orën 13:30 në Qendrën Sportive/Restorantin “Arlindi & Argjendi” në Kodër të Becit.

Vdekja tragjike e punëtorit në Skenderaj, Nura njofton se nuk do të ketë program muzikor për qytetarët

Kryetari i Komunës së Skenderajt ka dalë me njoftim për qytetarët se sot nuk do të ketë program muzikor në kuadër të festivalit ”Mërgata Fest”, shkruan Gazeta Demos.

Kjo për arsye të vdekjes së punëtorit Robert Veliu, i cili vdiq tragjikisht duke punuar sot në Skenderaj.

”’Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë,

Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet.

Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, shkruan Nura.

E rëndë: Vdes i riu nga Malisheva

Ka ndërruar jetë i riu nga Malisheva, i cili u godit ditë më parë nga një automjet, shkruan Gazeta Demos.

I ndjeri, Shkodran Morina nga fshati Burim i Malishevës, nuk mundi t’i përballojë plagëve të marra që i ishin shkaktuar nga ky aksident.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur mediat lokale në Malishevë.

E dhimbshme: Vdes edhe një punëtor në vendin e punës

Një person dyshohet ka ndërruar jetë në vendin e punës në një objekt banesor në Skenderaj.

I njëjti dyshohet se kishte sulm kardiak.

Gazeta Insajderi, ka provuar të marrë edhe një konfirmim nga Policia por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

IHMK-ja: Kosova në rrezik ekstrem nga temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka njoftuar për rreziqet e temperaturave të larta që po mbizotërojnë këto ditë.

“Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizim me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushte moti jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja ka thënë se sa i përket motit, Kosova gjendet në zonën e kuqe, e cila llogaritet me rrezik ekstrem.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Ky njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë vjen pas vdekjes së dy punëtorëve të ndërtimit, të hënën në Gjakovë.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta. Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Tragjedia në Gjakovë – Ky është punëtori i dytë që vdiq në vendin e punës, ishte ushtar i UÇK-së

Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën sot gjatë punës në një punishte në qytetin e Gjakovës. Sipas informacioneve të para, të dy viktimat janë rreth moshës 50-vjeçare, shkruan Insajderi.

Njëri nga personat që ka vdekur ishte Hazir Jakupi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vëllai i dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku.

“Lajmi tragjik për vdekjen tënde të hershme na preku shumë, bashkëluftari im Hazir Jakupi do të kujtojmë përherë si luftëtar lirie, njeri i urtë dhe shokë i ditëve me të vështira”, shkruan një bashkëluftëtar i tij.

I vdekur në këtë rast ka mbetur edhe Daut Bajraktari.

Vëllai i Agonit: Çdo vendim tjetër përveç paraburgimit për policët na shtyn të mendojmë për opsionet tjera
Alban Zejnullahu, vëllai i Agon Zejnullahut, tha në Kosova Live në T7 se shpresojnë që Gjykata Themelore do të marrë sërish vendim për paraburgosjen e policëve.

“Shpresojmë që Gjykata Themelore në Lipjan do të vendosë njëjtë masën siç ka qenë dhe prapë do ta caktojë masën e paraburgimit ndaj atyre që e vranë vëllanë tonë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se ndonjë vendim tjetër do t’i shtynte ata si familjarë që të mendojnë “për opsionet tjera”.

“Përndryshe, çfarëdo vendimi tjetër, përveç neve si familje që na i rihapë plagët e vuajtjes, na shtyn me mendu edhe për opsionet tjera. Andaj u lutemi të gjithëve, sidomos këtyre institucioneve, i lusim, me gjithë qenien po e them, që drejtësia të vijë në vend”, tha ai.

Gjykata e Apelit, tha në një komunikatë për shtyp sot se i ka kërkuar Themelores që “t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.

Koci paralajmëron protestë para Kuvendit: Situata tash ka eskaluar…

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar një protestë para Kuvendit të Kosovës të hënën.

Ai, në një deklaratë për Kanal 10 të hënën në mëngjes, tha se protesta para seancës së sotme konstituive do të jetë befasi.

“Kjo do të jetë në vargun e protestës time. Unë mendoj që situata tash ka eskaluar, ka kaluar çdo kufi. Protesta do të jetë befasi, interesante”, tha ai.

Ai tha se me këtë sjellje politike, po “rrënohen sukseset e Kosovës”.

“Këto veprime tashmë nuk janë politikë, por edhe parapolitikë. Nuk po mundem me besu që kjo mund të na ndodhë”, tha Koci.

Qytetari shkon me ujë të hoxhallarëve te Kuvendi: Ndoshta i bën hajër Kurtit

Një qytetar ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë më interesante sot para Kuvendit të Kosovës.

Derisa po tentonte të lëshonte një çantë në shkallët e parlamentit, ai u pengua nga sigurimi, transmeton Klankosova.tv.

Ai, në çantë kishte një bostan, për të cilin tha se kryeministri në detyrë ka gënjyer për bashkimin kombëtare, për një frut të tillë.

“Duhet me e refuzu, mos me lanë mu fut në parlament”, u shpreh ai.

Derisa ai shtoi se ka marr ujë te disa hoxhallarë në Shqipëri, për t’i bërë hair Kurtit.

Tragjike: Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve të para, fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 8 dhe 10 vjeç, shkruan Topchannel.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.