Kurti: Kemi përkrahje sikurse në pranverën e 2021-ës, por më 9 shkurt të gjitha partitë fillojnë nga zero

Kryetari i LVV-së dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij ka folur edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë se LVV-ja gëzon përkrahje të madhe qytetare dhe se do të synojë të arrijë edhe gjysmë milioni vota në zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë Kurti ka thënë se duhet pasur parasysh se në zgjedhjet e reja të gjitha partitë fillojnë nga pika zero dhe se duhet punuar për të arritur numrin e votave që VV kishte marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 e ndoshta edhe më shumë.

Kurti ka thënë se në zgjedhje do të shkojnë bashkë me GUXO dhe Alternativa dhe se synimi është të fitohet një shumicë e qëndrueshme.

“Në zgjedhjet e ardhshme fillojmë nga vija zero. Të gjithë duhet të punojmë t’i mbledhim rreth gjysmë milioni vota. Të mos llogarisim se i kemi ato vota të 14 shkurtit 2021. Të gjithë partitë fillojnë nga zero”, ka deklaruar Kurti.

Reshjet e fundit në vend, IHMK tregon nëse Kosova rrezikohet nga vërshimet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar mbi rrezikshmërinë e vërshimeve në vend pas motit jo të mirë aktualisht, duke dhënë detaje nga sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Duke paraqitur sasinë e reshjeve të shiut në shumë komuna, IHMK thotë se nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin vendi nuk është i rrezikuar nga vërshimet.

“Sipas sektorit të hidrologjisë, lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare”, shton IHMK.

Tutje IHMK bën të ditur se reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

“Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike”, thuhet tutje në njoftim.

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni “Kasandra” është në…

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media ka publikuar të dhënat mbi sasinë totale të reshjeve që kanë rënë në vendin tonë.

Sipas këtyre të dhënave, më së shumti reshje ka pasur në Malishevë, pastaj Junik dhe Istog, transmeton Telegrafi.

“Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte: Malishevë 52mm ( l/m²) Junik 36mm. Istog 36mm. Prizren 33mm. Drenas 29mm. Gadime (Lipjan)27mm. Ferizaj 24mm. Viti 23mm. Prishtinë 22mm. Kamenicë 21mm. Mitrovicë 20mm. Gjakovë 15mm”, theksohet në komunikatë.

IHMK njofton se nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.

“Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.

“Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës  dhe elementeve tjera meteorologjike’, vijon njoftimi./Telegrafi/

Edhe një deputete e VV-së i del kundër qeverisë: S’ka bërë punë të mirë…

Deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani, e ka kritikuara Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me Projektkodin Civil.

Ajo ka bërë me dije se ministria, e cila drejtohet nga Albulena Haxhiu, nuk ka bërë punë të mirë me këtë kod, shkruan Gazeta Imazhi.

Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Ujkani ka thënë ministria e Drejtësisë është dashur të analizojë në detaje kodin dhe të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar të partisë në pushtet.

“Ky projektkod ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Haxhiu ka thënë se ka shpenzuar shumë energji për të kaluar këtë projektod dhe nuk ka kaluar. Kjo çështje duhet parë edhe në aspektin e përbërjes së popullsisë, se çfarë mendojnë, në çfarë vlera besojnë. Nëse e marrim një krahasim me vendet e rajonit, kush e ka implementuar para nesh? Çfarë alternative është dhënë që të dilet nga kjo problematikë? Çdo sukses apo dështim i faturohet ministrisë së linjës. Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë punën e mirë sepse është dashur të analizojë në detaje dhe të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar”, ka thënë ajo.

Aksident te xhamia e Llapit në Prishtinë, goditet karroca me fëmijë – PAMJE

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë.

Konkretisht, tek xhamia e Llapit në veturë ka goditur karrocën me fëmijë.

Nuk raportohet ende për të lënduar, pamjet i keni më poshtë.

 

 

Ujkani: Në degë secili lufton për vete, nuk e kam përkrahjën e plotë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka treguar se në degën e VV-së në Vushtrri nuk ka unitet.

Sipas saj aty secili “lufton” për interesat e veta.

“Nga dega ku unë vij në Vushtrri secili lufton për interesa të veta, nuk e kam pas përkrahjen e plotë nga ata”, tha Ujkani në KTV.

Në fund, Ujkani deklaroi se vendimi për të ardhmen e saj politike do të varet nga qytetarët e Vushtrrisë.

Ndryshe, ajo ka konfirmuar se do të jetë kandidate për deputete me VV-në edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 dhe u shpreh se nuk do të ndërrojë qëndrim sa i përket votimit të Projektkodit Civil.

Policia jep detaje për rastin e djeshëm të zyrtarit policor që plagosi nënën nga pakujdesia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera për rastin e djeshëm ku një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij me armë.

Policia thotë se viktima u dërgua për tretman, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacion policor.

“Prishtinë  04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”.

E rëndë: Një i ri aksidentohet me motoçikletë, ndodhet në rrezik për jetën

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të premten në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, ku për pasojë mbeti i lënduar një motoçiklist. Vozitësi pësoi lëndime të rënda trupore dhe aktualisht po trajtohet në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 17-vjeçar, gjendja e të cilit është kritike dhe i njëjti ndodhet në rrezik për jetën.

I mituri dyshohet se e shkaktoi aksidentin teksa ishte duke lëvizur pa helmetë motoçikletën – ku goditi një veturë dhe u përplas në një shtyllë e më pas përfundoi jashtë rrugës.

Si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë, 17-vjeçari u transportua nga Prizreni për në QKUK.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Parashikimi i motit për sot

Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe me kohë pas kohe me riga të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Rritet numri i njerzëve te vdekur nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

Deri më tani, trupat e 16 viktimave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës në Hercegovinë, ndërsa shërbimet e shpëtimit janë në kërkim të personave të zhdukur.

Tre njerëz kanë humbur jetën në Fojnicë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Mbrojtja Civile e kësaj komune në Bosnjën qendrore.

“Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka. Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) shpalli “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në këtë entitet pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës në Hercegovinë dhe Bosnjën qendrore.