Kurti: Pas liberalizimit s’pati rritje të ikjeve nga Kosova, por shumë qytetarë po kthehen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në  një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se ka dalë ashtu siç ishte parashikuar për aspektin e emigrimit.

Sipas Kurtit, pas liberalizimit nuk është rritur numri i kosovarëve që e kanë lëshuar vendin përgjithmonë dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz që po kthehen në Kosovë.

Në fjalën e tij Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të investojnë në Kosovë për të fituar.

 “Liberalizimi i vizave njëmend ua lejon qytetarëve që të jenë afër vendeve perëndimore dhe të kalojnë kohë në shtete ku kanë familje, miq, apo mundësi shkëmbimi profesional, por padyshim pa u zhvendosur përfundimisht. Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin”.

“Përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen. Me këtë rast unë bëj thirrje edhe njëherë mërgatës tonë që për dallim prej para tri dekadave kur ju thoshim kontribuoni duke sakrifikuar, tash ju themi investoni për të fituar. Ata janë pjesë e zhvillimit edhe rritjes sonë dhe ne dëshirojmë që këtë po ashtu ta rrisim e ta zhvillojmë”, ka thënë Kurti.

Detaje të reja: Personi i plagosur në Mitrovicë është një 38-vjeçar

Pak më parë u raportua për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Sinjali mëson se personi i plagosur, rreth moshës 38-vjeçare, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës ku edhe po trajtohet.

Ndërkaq, personi i dyshuar nuk është arrestuar akoma.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia ka pranuar informacion për plagosje në rrugën “Shemsi Ahmeti”, një person rreth moshës 38-vjeçare është  i plagosur, ai është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, aty po trajtohet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat e nevojshme për hetimin e rastit”, kathënë ai për Sinjalin.

Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri

Një incident ka ndodhur para disa minutave në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është rreth moshës 38-vjeçare dhe për momentin është duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.

 

 

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Ai tha se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke zhvilluar procedurat e nevojshme për hetimin e rastit.

Kusari – Lila: Askush përveç Kurtit nuk do të realizonte atë që u realizua në veri

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se asnjë qeveri nuk do të arrinte atë që në veri ka arritur qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

Këtë, Kusari – Lila ka thënë se e bazon në përvojën e saj politike dhe institucionale.

Këto deklarata ajo i bëri të shtunën, gjatë takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qytetarët na e kanë thënë qartë, e duam shtetin e fortë, e duam barazinë, i duam këta kufij të Kosovës që iu garantoj, nga gjithë përvoja ime politike dhe institucionale, bash asnjë Qeveri përveç kësaj në krye me Albin Kurtin, nuk do të kishte mundur të realizonte atë që është realizu në veri të vendit”, ka thënë ajo.

Qentë kafshojnë drejtorin e Neurologjisë në oborrin e QKUK-së

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, është sulmuar të premten në mesditë nga qentë endacakë.

Ai po shkonte në një klinikë tjetër për konsultime kur i janë turrur një tufë e qenëve duke e kafshuar në pjesë të ndryshëm të trupit.

Fotografitë që ka siguruar PortaliMagazina.com tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën ka përfunduar Drejtori i Neurologjisë, i cili ka marr trajtim shëndetësor dhe po vazhdon ende të kurohet.

Prezenca e qeneve endacakë ka shtuar edhe më shumë pasigurinë e stafit shëndetësorë në QKUK të cilët janë të rrezikuar sa herë që dalin nga klinikat ku ata punojnë.

Disa punonjës kanë thënë se sfidë për ta është, sidomos kujdestaria natën, kur ka më pak prezencë të njerëzve në oborr dhe qenë janë më agresivë.

Përleshje në Prishtinë mes disa personave, ndërhyn Policia

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka konfirmuar Ahmeti.

“Besnikëria i takon qytetarëve”, Kurti godet deputetët që iu larguan, jep paralajmërim për ata që synojnë të garojnë në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për mospajtimet që kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Në fjalën e tij Kurti duket hapur që iu referohet dy deputetëve të larguar nga partia, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ndonëse nuk i përmend me emra.

Kurti ka paralajmëruar kandidatët që do të synojnë të futen në listën për deputetë të VV-së që ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë.

“Ia kemi borxh qytetarëve që ta pranojmë atëherë kur bashkëpunimi s’ka funksionuar dhe idetë s’na kanë bashkuar. Shpresoj që kandidatët dhe deputetë e ardhshëm ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë para se t’i futen garës. Besnikëria i takon qytetarëve, së dyti i takon edhe parimeve e kauzës politike të cilën e ndajmë me bashkëaktivistet politik me të cilët futemi në garë bashkërisht”, ka thënë Kurti.

Tutje kreu i VV-së ka thënë se s’mund të marrësh vota për të realizuar qëllim të përbashkët dhe më pas të degradosh në synim individual.

“Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët, për ta degraduar atë në synim individual, duke braktisur mënyrën me të cilën je futur në garë”, ka thënë Kurti.

“Transformime të tilla duhet të kritikohen dhe problematizohen në organizatën tonë”, ka thënë Kurti.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit të UÇK-së

Sot, më 5 tetor 2024, me dhimbje të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e nënës Fazile Voca Haliti nga fshati Balincë i Vushtrrisë, në moshën 74-vjeçare. E ndjera ishte bashkëshortja e dëshmorit të UÇK-së, Ismet Haliti, pjesëtar i Brigadës 142 ZOSH.

Fazile Voca Haliti ishte një grua e fortë dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj. Me krenari dhe besnikëri të pashoqe, ajo kishte dhënë fjalën se nuk do të derdhte asnjë lot për bashkëshortin e saj, të cilin e humbi gjatë luftës. Për 26 vite, askush nuk i kishte parë asaj lot në sy, duke mbajtur qëndrimin e një heroinë që përjetoi dhimbjen me dinjitet dhe krenari për sakrificën e burrit të saj.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Balincë të Vushtrrisë. Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në Vushtrri shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Haliti dhe të afërmit e saj.

Kujtimi për bashkëshorten e heroit dhe nënën e veteranit të UÇK-së, Agim Haliti, do të mbetet i përhershëm.

Ngushëllime të sinqerta familjes Haliti nga Balinca, familjes Voca nga fshati Maxherë i Mitrovicës dhe gjithë atyre që e nderuan dhe respektuan gjatë jetës së saj.

SHFD-UÇK-së, Dega Vushtrri

Nga viti i ardhshëm WhatsApp s’do të funksionojë në disa modele të Iphone-it

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsApp-in në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsAppi pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.

Kurti godet deputetët që iu larguan, jep paralajmërim për ata që synojnë të garojnë më 9 shkurt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka folur edhe për mospajtimet që kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës për çështje të caktuara. Kurti në fjalën e tij ka thënë se këto mospajtime kanë qenë të koncentruara më shumë tek disa, shkruan Gazeta Express.

Në fjalën e tij Kurti duket hapur që iu referohet dy deputetëve të larguar nga partia, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, ndonëse nuk i përmend me emra.

Kurti ka paralajmëruar kandidatët që do të synojnë të futen në listën për deputetë të VV-së që ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë.

“Ia kemi borxh qytetarëve që ta pranojmë atëherë kur bashkëpunimi s’ka funksionuar dhe idetë s’na kanë bashkuar. Shpresoj që kandidatët dhe deputetë e ardhshëm ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojnë para se t’i futen garës. Besnikëria i takon qytetarëve, së dyti i takon edhe parimeve e kauzës politike të cilën e ndajmë me bashkëaktivistet politik me të cilët futemi në garë bashkërisht”, ka thënë Kurti, raporton Gazeta Express.

Tutje kreu i VV-së ka thënë se s’mund të marrësh vota për të realizuar qëllim të përbashkët dhe më pas të degradosh në synim individual.

“Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët, për ta degraduar atë në synim individual, duke braktisur mënyrën me të cilën je futur në garë”, ka thënë Kurti.

“Transformime të tilla duhet të kritikohen dhe problematizohen në organizatën tonë”, ka thënë Kurti.