div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-547 category-paged-547 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Incidenti skandaloz në AIP, dy zyrtare të shtetit u rrahën mes vete për një burrë

Një histori tipike për skenar telenovelash spanjolle ka eskaluar në rrahje mes dy zyrtareve të shtetit, brenda një institucioni po ashtu shtetëror të Kosovës. Incidenti i dhunës fizike ka ndodhur dje paradite në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se dy zyrtare shtetërore janë rrahur dje mes vete. Dyshimet janë se gjithçka ndodhi për një burrë, që po ashtu sipas informacioneve është zyrtar shtetëror në një ministri tjetër.

Gjithçka nisi kur njëra prej tyre, zyrtare e një Ministrie shkoi në vendin e punës së tjetër, në AIP, dhe e sulmoi atë fizikisht.

Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që rastin po e trajtojnë si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Më datë 30.04.2025, rreth orës 10:15 është pranuar informata për një sulm fizik në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar palët e përfshira, dhe dyshimet janë ngritur se ngjarja ka rrjedhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që palët kishin mes vete. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, ka konfirmuar për gazetën Reporteri.net, zëdhënësi Agron Borovci.

Gazeta Online Reporteri.net, të enjten, ka provuar të kontaktojë përmes telefoni me Drejtoreshën e Përgjithshme të AIP, Lumnije Demi, për ta konfirmuar rastin, mirëpo e njëjta s’është përgjigjur në thirrjen e mediumit.

Mediumi ka dërguar pyetje edhe në adresë të AIP, që drejtohet nga Krenare Sogojeva Dërmaku, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje, duke pasur parasysh se dita e sotme është ditë pushimi.

Gërvalla akuzon PDK-në, LDK-në e AAK-në për “unitet të plotë” me Listën Serbe

Pasi u dështoi propozimi që votimi për kryeparlamentar në Kuvend të bëhet në mënyrë të fshehtë, deputetja Donika Gërvalla, i ka quajtur “humbës” partitë tjera.

Ajo ka akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në për bllokadë, duke përmendur këtu edhe Listën Serbe.

“Bllokada vazhdon. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të gjithë së bashku, kundër votimit të fshehtë për Kryetar të Kuvendit, si mundësi për zhbllokim të proceseve. Mes tyre dhe Listës Serbe unitet i plotë, ndaj deputetëve të tyre mosbesim total. Humbës të dobët”, ka shkruar Gërvalla.

Dorëheqje e papritur në SHBA?

Këshilltari Kombëtar i Sigurisë i SHBA-ve, Mike Waltz, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e tij, sipas raporteve nga mediat ndërkombëtare.

Po ashtu, zv/këshilltari i tij, Alex Wong, do të largohet nga posti i tij, thonë këto raporte, transmeton klankosova.tv.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk do të japë komentime lidhur me burimet anonime.

Ky zhvillim ndodh disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë grupi ku zyrtarë të lartë kishin planifikuar sulme ushtarake në Jemen, në praninë e një gazetari që ishte shtuar aksidentalisht në bisedë.

Ky është largimi i parë i një anëtari të rëndësishëm të administratës gjatë mandatit të dytë të Trump-it.

Vjen paralajmërimi: Prokuroria e Hagës po përgatitet për dënimin e krerëve të UÇK-së

Insistimi i Prokurorisë së Hagës që krerët e UÇK-së të mos lirohen nga paraburgimi, ka shtuar reagimin e ashpër të mbrojtjes.

Në parashtresën e fundit, avokatja e Jakup Krasniqit, përmend dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Në këtë dokument, thuhet se me zhvillimin e fundit, bie ndesh edhe prezumimi i pafajësisë, dhe minimi i të drejtave të njeriut.

“Jakup Krasniqi tashmë ka pësuar katër vjet e gjashtë muaj ndalim. Ky privim i zgjatur i lirisë peshon rëndë kundër ndalimit të vazhduar, sidomos pas së drejtës themelore për të qenë i pafajshëm i supozuar dhe gjatësisë së jashtëzakonshme të kohës të cilën ai tashmë e ka vuajtur pa dënim. Ndalimi është përjashtimi, jo rregulla, dhe duhet të jetë masë e zgjedhjes së fundit. Ndalimi i vazhduar i z. Krasniqi në këto rrethana mund të perceptohet si dënim preliminar, që bie ndesh me prezumimin e pafajësisë dhe do t’i minojë mu të drejtat që e formojnë themelin e një gjykimi të drejtë”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit të cilën e ka parë Nacionale.

Dënimi i mundshëm dhe minimi i të drejtave të njeriut ka ardhur si rezultat i refuzimit për lirim të përkohshëm.

Sipas avokates, paraburgimi tashmë është krejtësisht i panevojshëm pasi dëshmitarët dhe provat e Prokurorisë së Hagës kanë përfunduar.

“Rrethanat tani kanë ndryshuar thelbësisht. Prokuroria ka thirrur dëshmitarin e saj të fundit dhe arsyetimi kryesor për vazhdimin e paraburgimit – domethënë, rreziku që Z. Krasniqi mund të ndërhyjë te dëshmitarët e Prokurorisë – nuk ekziston më në asnjë formë konkrete ose të besueshme. Nuk ka dëshmitarë të tjerë për të ndikuar. Çdo pretendim se Z. Krasniqi mund të pengojë procedurat duke ndërhyrë te dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë, ose në ndonjë çështje që do të ngrihet nga Mbrojtësi i Viktimave, është tërësisht spekulativ, i mungon çdo bazë faktike dhe është i pamjaftueshëm për të justifikuar privimin e tij nga liria e tij më tej. Mbështetja e vazhdueshme në hamendësime të këtij lloji do të ishte joproporcionale dhe e pajustifikueshme”, thuhet më tutje në parashtrimin e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Mbrojtja përmend edhe sfidat e Jakup Krasniqit në paraburgim, përfshirë moshën e shtyrë.

“Rrethanat personale të Z. Krasniqi kanë evoluar ndjeshëm dhe meritojnë konsideratë të dhembshur. Së pari, ai tani është 74 vjeç dhe [I REDAKTUAR] në katër vjet e gjysmë të fundit, [I REDAKTUAR]. 2 Paneli është në dijeni të [I REDAKTUAR]. Kohët e fundit, [I REDAKTUAR]. 4 [I REDAKTUAR] nuk janë thjesht ndihmëse – ato shkojnë në zemër të [I REDAKTUAR] për të marrë pjesë në mënyrë kuptimplote në mbrojtjen e tij, veçanërisht në kushtet e paraburgimit të zgjatur. Që nga fillimi i paraburgimit të tij kanë lindur dy nipër e mbesa. Z. Krasniqi tani kërkon të kthehet në familjen e tij me dinjitet dhe të kalojë kohë kuptimplote me familjen e tij në rritje – një nxitje që vetëm sa forcon motivimin e tij për t’iu përmbajtur çdo kushti që Paneli mund të vendosë”, thuhet më tutje.

Mbrojtja e Kadri Veselit ka insistuar se Prokuroria e Hagës po synon në çdo formë që t’i mbajë në paraburgim të akuzuarit, dhe kjo përbën shkelje.

Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka propozuar 7 masa konkrete të cilat Krasniqi është i gatshëm t’i zbatojë në arrest shtëpiak, vetëm që të lirohet dhe të qëndrojë pranë familjes.

Kundërshtime në pretendimet e Prokurorisë së Hagës ka pasur edhe mbrojtja e Rexhep Selimit. Sipas avokatëve, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë që Rexhep Selimi mund të arratiset, ose ka synim të ndikojë në prova dhe dëshmitarë.

Të gjitha ekipet mbrojtëse, njëzëri, kritikojnë faktin se pavarësisht që kanë përfunduar dëshmitarët e Prokurorisë dhe janë dorëzuar të gjitha provat, klientët e tyre nuk po lirohen

Përfundon takimi Krasniqi-Kurti – zbulohet çfarë u diskutua

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurti ia kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit, por tha se nuk ëshë i bindur se ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Ai tha se kanë shkëmbyer “idetë dhe diskutimet sa i përket konstituimit të Kuvendit”.

“Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se qëndrimi PDK-së s’ka ndryshuar.

“Krejt çka ka ndodh sot është e qartë. I kam thënë: zotni, ndërroje kandidaten nëse e ke përnjëmend me e konstituu Kuvendin”, tha ai.

Ai tha se s’i ka përmendur emra që PDK-ja do të mund t’i votonte për kryetar të Kuvendit, por përsëriti se “Albulena Haxhiu s’kalon”.

Krasniqi tha se LVV-ja se ka mundësinë dhe duhet ta mundësojë konsituimin e Kuvendit sa më shpejt, por tha se kandidati “nuk mund të imponohet”.

“Edhe z.Kurti i thashë që do të ishte mirë me mendu për kandidatë apo kandidatura të tjera”, tha Krasniqi.

Krytetari i PDK-së tha se “nënkryetarët as që diskutohen”, pasi “janë çështje të ndara”.

Memli Krasniqi i shkon nesër Albin Kurtit në takim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të shkojë nesër në takimin e thirrur sot nga Albin Kurti.

“Duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese për takim”, ka shkruar Krasniqi.

“Në këtë frymë, e inkurajoj z. Kurti që të reflektojë me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një Qeveri legjitime e funksionale”.

“Në këtë kontekst, gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”.

“Natyrisht, për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi kjo është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta dhe e përcaktuar qartë”.

E konfirmon Përparim Rama: Unë do të jem sërish kandidat për Prishtinën – Glauku është për filozofi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e konfirmoi ekskluzivisht në Pressing në T7 se do të kandidojë sërish si kandidat për të parin e Prishtinës, nga radhët e LDK-së.

A do të jeni sërish kandidat për komunën e Prishtinës, e pyeti Ramën autori i Pressing-ut, Leonard Kërquki?

“Po patjetër që unë”, tha Rama ekskluzivisht në Pressing, transmeton Express.

E keni definuar me Lumir Abdixhikun, e pyeti Kërquki?

“Po është e definuar. Unë do të jem kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit”, u shpreh Rama.

Kërquki: Përfolet që kandidat për Prishtinën do të jetë Glauk Konjufca

Rama: Glauk Konjufca është djalë i mirë, por ai nuk ka asnjë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të proceseve e projekteve. Njeri nëse don me folë gjëra filozofike kënaqesh, histori, mirëpo me kry projekte madhore më vjen keq por nuk ka kapacitet.

Kërquki: Uran Ismaili ka qenë partner i juaji, dalja e PDK-së nga qeverisja e ka zbeh edhe qeverisjen e juaj…

Rama: Nuk mendoj që e ka zbeh qeverisjen dalja e PDK-së, ne kemi pas bashkëpunim të sinqertë për një periudhë kohore…

Sami Lushtaku “shpërthen”: PDK nuk guxon kurrë me Vetëvendosjen – Kurti po luan me fatin e vendit!

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës , njëherësh nënkryetar i Komunës së Skënderajt, e ka mohuar në mënyrë kategorike një koalicion të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Lushtaku ka thënë se PDK në asnjë mënyrë nuk guxon që të bëjë koalicion me VV-në.

“Jo. Unë mendoj që PDK-ja me Vetëvendosjen në asnjë mënyrë nuk guxon me qenë bashkë. Ato fyerje që  ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosje, d.m.th na ndanë një oqean mes veti. Nuk ka shancë. Unë jam i qartë, Partia Demokratike nuk guxon me shku me Vetëvendosjen. Nuk e lejon elektorati i saj. Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë shancë.”, tha Lushtaku për Periskopi.

Sipas tij e vetmja vetmja zgjidhje është që të shkohet në zgjedhje. Ai tha se PDK nuk frikësohet nga zgjedhjet e reja.

“Jo absolut jo. Unë mendoj që PDK ka arsye me shku në zgjedhje, me ju tregu qytetarëve që ky është i papërgjegjshëm dhe ky luan me fatin e këtij vendi. Mënyra qysh është sjellë Albin Kurti, mendoj që qytetarët duhet me ia tregu vendin.”, shtoi tutje Lushtaku

Vdiq profesori i njohur

Ka vdekur Mufail Salihaj, profesor, doktor, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, të cilët treguan se Salihaj e la këtë botë, sot.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe kolegët se me datën 30.04.2025 ndërroi jetë: bashkëshorti, babai, vjehrri dhe gjyshi ynë i dashur: Prof.Dr Mufail Salihaj”.

 

 

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e fshatit Mollopolc, komuna e Shtimes

Ftesa e Kurtit për takim – LDK e thotë troç vendimin e saj”

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë pjesë në këtë takim. 

“Megjithatë, as kryetari Abdixhiku dhe askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në këtë takim. Pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës është në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe nuk është objekt diskutimi me asnjë parti tjetër. Për me tepër nënkryetarët votohen në pako nga Kuvendi, sipas praktikës së deritanishme”, ka thënë Bajrami.

“Ndërsa zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është çështje e marrëveshjes politike mes partive që synojnë të krijojnë shumicën dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për një marrëveshje të tillë”, ka shtuar Bajrami.