Publikohet video e rrallë e Kadri Veselit i rrethuar nga forcat serbe në vitin 1998

Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala, ka publikuar një video të rrallë të Kadri Veselit, teksa ishte i rrethuar nga forcat e armatosura serbe në vitin 1998.

Kadri Veseli së bashku më shok shihet në video në malin e fshatit Lubisht, gjersa tërhiqet nga vendi ku janë të rrethuar, përcjell IndeksOnline.

VIDEO

Bedri Hamza dëgjon qytetarët e Gjakovës, kërkon nga ta propozime për shqetësimet e tyre

 Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të ndryshme shoqërore në programin e tij qeverisës, ka vizituar Gjakovën.

Ai u ka thënë qytetarëve se dëshiron t’i dëgjoj ata, siç është shprehur, për të marrë propozime nga ta, për shqetësimet e tyre.

“Dua t’ju dëgjoj juve, të marr propozime, të shoh se cilat janë preokupimet. Dua të qeveris me juve që nesër Kosova me i pas punët më mirë”, është shprehur Hamza.

Ndërkaq, në ditët në vazhdim, Hamza pritet të zhvillojë punëtori tjera në qytete të ndryshme të Kosovës për të siguruar një gjithëpërfshirje në programin e tij qeverisës.

Hamza gjithashtu i ka ftuar qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, ëëë.bedrihamza. info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

Dita e Unitetit të Gjermanisë, Kurti: Diaspora jonë e fortë, dëshmi e gjallë e miqësisë mes nesh

 

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit të saj.

Në një postim në platformën X, Kurti ka thënë se kjo ngjarje historike “feston ribashkimin, lirinë dhe lidhjet kulturore që bashkojnë vendet tona”.

“Pas më shumë se katër dekadash ndarjeje të Luftës së Ftohtë dhe me presionin e kancelarit gjerman Helmut Kohl, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev ra dakord për një Gjermani të bashkuar brenda NATO-s, duke çuar në ribashkimin e Gjermanisë në këtë ditë në vitin 1990”.

“Diaspora jonë e fortë në Gjermani është një dëshmi e gjallë e miqësisë, kontributit dhe vlerave të përbashkëta mes nesh. Gëzuar për bashkëpunimin dhe unitetin e vazhdueshëm!”, ka thënë Kurti.

PDK: Kosova çdo ditë më pak tërheqëse për të bërë biznes, nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme e as ti mbajmë ato ekzistuese

Arben Mustafa, koordinator për financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka thënë se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.

Sipas Mustafes, në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Ai tha se nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

Ky fakt shqetësues tregon se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes.

Pra, jo që nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë.

Rënia e numrit të bizneseve është në të njëjtën linjë me rënien e vazhdueshme të investimeve të sektorit privat dhe përkeqësimin e deficitit tregtar në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë.

Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë trend degradimi, që po reflektohet në përkeqësimin e standardit të jetesës së çdo qytetari!

Koha për zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Kosovë po vije!

Kica-Xhelili, pushtetit: Argumentet iu kanë rënë në atë se ku po ulet Abdixhiku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka vlerësuar të plogësht nivelin e kritikave të pushtetit që, sipas saj, “janë reduktuar në atë se ku po ulet Abdixhiku”.

Kjo referuar një fotografie të Abdixhikut ulur përballë partiakëve të vet, ku singullarizohet në paraqitje e që ishte kritikuar gjerësisht si një imazh prej autoritari.

“Argumentet kundër Lumir Abdixhikut qenkan reduktuar në atë se KU ULET në takime të partisë… A na falni, ju lutem, që nuk po ju pyesim ku të ulemi, se ishim pak të zënë duke u marrë me të ardhmen?✌🏼”, ka shkruar Kica-Xheli.

Ahmeti: Bashkësia ndërkombëtare do bëjë presion që mos të ketë më Qeveri Kurti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se do të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare që të mos ketë më një Qeveri Kurti.

“Uën mendoj se do të ketë dhe presion nga bashkësia ndërkombëtare për këtë punë, për mos e pasë dhe një Qeveri Kurti”, tha Ahmeti në “DPT te Fidani”.

Ndër të tjera, Ahmeti shton se Vetëvendosja nuk pranon të hyjë në koalicion nëse kryeministri Albin Kurti, nuk do të jetë më në këtë post.

“Opozita është në garë që Vetëvendosja të mos e arrij numrin e votave për të krijuar një qeveri vetë. Nëse nuk i arrin, atëherë VV-ja do të kërkojë koalicion me ndonjë parti që ato do t’i thonë, këçyrim, po, por jo me qenë ti kryeministër. Ju e dini se ai ishte duke e prishur një Vetëvendosje për këtë, pra ëtë nuk e pranon”.

Kurti në Poloni, flet për marrëdhëniet me Serbinë

Në ditën e tretë të qëndrimit në Poloni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me opinionbërës, personalitete të jetës publike dhe zyrtarë polakë: nga politika, media dhe rrethet e studiuesve. E pranishme e veçantë ishte edhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Polonisë, zj. Henryka Mościcki-Dendys, që përcjellë më së afërmi Kosovën.

Në këtë bashkëbisedim, kryeministri i njohu pjesëmarrësit me rrugëtimin historik të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, etapat shtetndërtuese, sfidat e shumta me të cilat vendi është përballur përgjatë viteve të para dhe pas luftës, për të mbërritur deri tek aktualiteti dhe progresi ekonomik e demokratik që po njeh vendi.

Ai diskutoi dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë, sulmin dhe aktin e tyre të agresionit të Banjskës, mosgatishmërinë e Serbisë për ecjen tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, eskalimet e kërcënimet e tyre të vazhdueshme në terren e mbështetja e kriminelëve e terroristëve si Millan Radoiçiq.

Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe tema të tjera si prioritetet e presidencës polake të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, perspektiva e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt procesit të integrimit në BE, efektet në rajonin tonë e veçanërisht në Kosovë që derivojnë nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe lidhjet e ngushta ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

Në Zveçan vendosen tabela në shqip, serbisht e anglisht

Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur shenja në rrugë në tri gjuhë, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Një nga tabelat me përshkrimin “Mirë se vini” është vendosur në rrugën Zveçan-Mitrovicë.

Më herët kur ishin vendosur shenja në Veri të Kosovës ka pasur diskutimet rreth mënyrës se si duhej të shkruheshin. Komisioneri për gjuhët, Slavisha Mlladenoviq, në mars të këtij viti kishte thënë se zëvendësimi i tabelave duhet të bëhet në frymën e multietnicitetit dhe përbërjes etnike të popullsisë në veri të Kosovës, duke sugjeruar vendosjen e gjuhës serbe si të parë.

Foto: Kosovo-Online

 

Vuçiq: Nuk do të ketë konflikt në Kosovë, edhe pse Kurti provokon çdo ditë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se në Kosovë nuk do të ketë konflikte, edhe pse siç thekson ai, kryeministri i Kosovës Albin Kurti provokon çdo ditë.

Vuçiq u tha gazetarëve duke komentuar deklaratën e ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, se përveç konfliktit në Lindjen e Mesme, ai i frikësohet krizës së Kosovës – se Kosova është një front potencialisht shpërthyes.

“Crusetto është njeri i zgjuar, por nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, tha Vuçiq.

“Nuk parashikoj luftëra për Serbinë. Është koha për të jetuar në paqe dhe përparim. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, deklaroi tutje Vuçiq.

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Përfundon dëshminë dëshmitari i 95-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten ka filluar dëshminë dëshmitari i 95-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar, i cili mban kodin W01158, është duke dëshmuar në seancë të mbyullur dhe pritet që si e tillë të përfundojë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, flasin nga Specialja