Nëse keni shikimin e mprehtë ndihmoni burrin të gjejë qenin e tij të humbur (fotot)

Një tjetër iluzion optik kërkon vëmendjen tuja për të ndihmuar burrin të gjejë qenin e tij, të zhdukur mes morisë së objekteve në figurë.

Iluzioni i veshtirë kërkon punën tuaj për të hequr shqetësimin e burrit për kafshën e tij.

Iluzionet optike mund të zhvillojnë aftësitë tuaja konjitive dhe të përqendrimit, prandaj nëse nuk e zbuloni dot gjeni përgjigjen në fotogaleri.

Të tjera iluzione zbavitëse ju presin nëse shfletoni galerinë e imazheve

Izraeli e konfirmon: Kemi eliminuar kreun e qeverisë së Hamasit dhe dy komandantë të tjerë

Në një sulm të koordinuar në veri të Gazës, Izraeli ka vrarë kreun e qeverisë së Hamasit në Gaza, Rawhi Mushtaha, së bashku me dy komandantë të tjerë të lartë të grupit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh. Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se sulmi ndodhi më 3 tetor, por Hamasi e mbajti ngjarjen të fshehtë për të mos ulur moralin e ndjekësve të tij.

Sipas IDF-së, tre liderët e Hamasit ishin strehuar në një strukturë të fortifikuar nëntokësore, e cila shërbente si qendër komande në veri të Gazës. Kjo ndërtesë u shkatërrua plotësisht nga sulmi ajror i Izraelit. Mushtaha njihej si bashkëpunëtor i ngushtë i Yahya Sinwar, një tjetër lider i lartë i Hamasit, i cili kishte rol kyç në planifikimin e sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Pas këtij sulmi të Hamasit, Izraeli nisi një ofensivë të ashpër në Gazë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, deri më tani në konfliktin e fundit janë vrarë më shumë se 41,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Izraeli pretendon se Mushtaha kishte një ndikim të madh në strategjitë ushtarake të Hamasit dhe ishte një nga drejtuesit kryesorë të operacioneve të grupit.

Liburn Aliu bën një rikujtim: Me neve s’ka tenderë për Radojçiqin, se lëmë më as në veri!

Liburn Aliu ka hedhur poshtë akuzat se pushteti i Vetëvendosjes u jep tender kompanive të afërta me Milan Radojçiqin.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se me pushtetin e Vetëvendosjes, Radoiçiqi s’ka vend as në veri, e lëre më tenderë për kompanitë e tij.

“RIKUJTIM: Përveç që nuk kemi lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radojçiqit, ne ua kemi shkëputur edhe ato ku ajo ka qenë në konsorcium.
Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vetë Radojçiqi është në listë zezë.
Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyrë të kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri”, shkruan Aliu në reagim.

TË NGJASHME:

Musliu: Radojiçiqi ka ikë si zotëri para syve të Qeverisë

E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re nënoficieri i FSK-së

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arsim Vishesella, ka ndërruar jetë sot.

 

 

Lajmin e ka bërë të ditur vet FSK-ja, duke deklaruar se Vishesella ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

 

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënat Bashkim Jashari, i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.

Vishesella ishte ish-pjesëtar i UÇK-së, për të vijuar më pas kontributin edhe në FSK, shkruan IndeksOnline.

 

 

“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Skënderbeu ” në Ferizaj, me datë 04.10.2024  nga ora 10:00-11:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet  nga ora 14:00 në varrezat e veteranëve në Komunën e Shtimes” thuhet në njoftim.

ARTIKUJT E NGJASHËM:

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku i njohur, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

 

LDK-ja prezanton një aderim, gruan që punon në zyrën e kryeministrit

Visar Azemi ka njoftuar aderimin e Ibadete Mehmetit në LDK. Në njoftim bëhet e ditur se zonja punën si zyrtare e lartë për planifkim strategjik në kryeministri.

“Ibadetja është e lindur dhe e rritur në Ferizaj. Ka mbaruar studimet ne Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar gjithashtu edhe në Fakultetin Juridik. Po aty, aktualisht është duke vazhduar studimet postdiplomike në të Drejtën Komerciale dhe Kontrata.
Krahas zhvillimit akademik e intelektual, ajo ka një angazhim e përvojë të gjatë pune në media, institucione financiare e shtetërore. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, ka punuar si gazetare në “Radio Ferizaj”, gazetën lokale “Fer Pres” dhe në “Radio Tema”. Pastaj, si studente në vitin 2003, është punësuar në “Kasa Bank”, tashmë “NLB Bank”, në Ferizaj. Karrierën në sistemin bankar nga viti 2008 e ka vazhduar në bankën TEB në Ferizaj, për t’u transferuar tutje nga viti 2013 në Prishtinë. Pas afro 14 vjetësh eksperiencë në institucionet financiare, në vitin 2016, Ibadetja punësohet në zyrën e kryeministrit, ku aktualisht shërben si zyrtare e lartë për planifkim strategjik.
Profili i saj si juriste dhe ekonomiste dhe përgatitja profesionale e përvoja e bujshme, janë jashtëzakonisht të dobishme për lidhjen tonë. LDK-ja është derë e hapur për kuadrot si Ibadetja dhe angazhimi i përbashkët në këtë kohë është kontribut që u duhet vendit dhe të ardhmes së tij.
Ibadete Mehmeti është e martuar dhe është nënë e dy vajzave dhe një djali.
Suksese në rrugëtimin e përbashkët, Ibadete! Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e Azemit.

 

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

I mungoj LDK-së disa vite, ish-kryetari i Prishtinës propozohet për deputet

 

“Merkato e bujshme” nga Limaj, stomatologu i njohur aderon në NISMA

Dikur shok me Vuçiqin tani me shqiptarët, ky është ish-kryetari i Zubin Potokut që i’u sulmua shtëpia

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë të pabanuar në Zubin-Potok.

Bëhet fjalë për objektin e ish-kryetarit, Stefan Vulloviq.

Ky akt, sipas kryetarit aktual të Zubin-Potokut,  Izmir Zeqiri, po bëhet si shenjë hakmarrjeje, transmeton Indeksonline

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish-kryetarit të Komunës së Zubin-Potokut dhe apeloj tek organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësisë…. sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, ka shkruar ai në Facebook

 

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

Mbrëmë u sulmua prona e ish-kryetarit të Zubin Potokut

E rëndë: Bie një e re nga kati i tretë i shtëpisë

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e rëndë është regjistrua mbrëmë në qytetin e Mitrovicës, ku dyshohet se një grua ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë.

32 vjeçarja ka pësuar lëndimet të rënda trupor dhe se po e vazhdon mjekimin në spital.

Sinjali mëson se gruaja gjendet në rrezik për jetën, pasi ka pësuar lëndimet të rënda dhe se po vazhdon trajtimin në QKUK.

Në anën tjetër, me urdhër të prokurorit rasti po cilësohet si vetëvrasje në tentativë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

Cikloni “Kasandra” prek Kosovën, këto pjesë janë me të rrezikuara të vërshohen

Një ciklon i frikshëm pritet të kalojë kah Ballkani. Ky ciklon i quajtur “Kasandra” pritet ta prekë edhe Kosovën, ku do të ketë reshje të shumta të shiut.

Në disa pjesë mund të ketë edhe vërshime.

Meteorologu Mendim Rugova, në Klan Kosova ka folur rreth mundësisë së vërshimeve.

Rugova tha se parashihet që të ketë reshje të shumta dhe se zonat me të prekura janë ato bregdetare.

Zonat më të goditura janë Shqipëria veriore dhe Mali i Zi.


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Kosova në prag të rikthimit të mallrave nga Serbia, pas presionit të Gjermanisë

“Ne po punojmë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm”. Kështu iu përgjigj Qeveria e Kosovës pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është duke shqyrtuar kërkesën e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia.

Ambasada gjermane në Kosovë konfirmoi për REL-in se “ka pasur shumë bisedime mes zyrtarëve gjermanë dhe kosovarë për këtë temë”, sepse, siç tha, “Gjermania do që të arrijë rezultate sa i përket CEFTA-s në samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit”.

Kërkesën për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë e bëri i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në fillim të shtatorit, me shpjegimin se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, ose Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Ai tha se, për shkak të kësaj ndalese, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit – një nismë që synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor.

Sa eksporton Kosova në vendet e CEFTA-s?

Nga viti 2019 e këndej vlera e produkteve që Kosova ka eksportuar në shtetet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ka arritur në rreth 1.6 miliardë euro. Përveç Kosovës, pjesë të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Image

 

Qeveria e Kosovës mori vendim për t’i ndaluar importet e mallrave nga Serbia në mes të korrikut të vitit 2023, për, siç tha, arsye sigurie.

Atëkohë, policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës. Edhe pse ata, ndërkohë, u liruan, vendimi për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia mbeti në fuqi.

BE-ja ka deklaruar në disa raste se një vendim i tillë i autoriteteve të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim të Kosovës me BE-në.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha më 1 tetor, në një konferencë përgatitore me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, se dy javët e ardhshme janë vendimtare për mbajtjen me sukses të samitit të Procesit të Berlinit.

“Varet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje për zbatimin e CEFTA-s. Ka ende punë për ta arritur këtë”, tha ajo.

Ekspertët mbështesin heqjen e masave që ndalojnë importet nga Serbia

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia është marrë për arsye sigurie më shumë se një vit më parë dhe se është koha që të shqyrtohet seriozisht shfuqizimi i tij.

Ai thotë se ky vendim rrezikon jo vetëm punën e CEFTA-s, por edhe Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, për të cilin u ra dakord në vitin 2020.

“Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj, është e rëndësishme që të largohen të gjitha pengesat, jo vetëm nga Kosova… Ne kemi probleme edhe me eksportimin e mallrave në Serbi, sepse ajo nuk e njeh dokumentacionin fitosanitar të Kosovës”, thotë Rafuna.

Me të pajtohet edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu, i cili thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të “eksperimentojë” në bashkëpunim ekonomik rajonal.

Sipas tij, Kosova duhet ta kuptojë rëndësinë e integrimit ekonomik evropian dhe ajo nuk e ka “luksin” ta bllokojë bashkëpunimin rajonal me vendime politike.

Rafuna: Investitorët e shohin rajonin si një treg

Rafuna, i cili është edhe kryetar i bordit drejtues të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor, thotë se të gjitha nismat rajonale janë të rëndësishme, andaj çdo pengesë që ndikon në funksionimin e tyre, duhet të hiqet.

“Ne jemi një vend i vogël, jemi një treg i vogël dhe të gjithë investitorët e shohin rajonin si një treg. Është e rëndësishme që mes nesh të mos ketë pengesa. Ato nuk janë mesazh i mirë për investitorët”, vlerëson ai.

Tregu në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rreth 18 milionë banorë.

Qëndrim të ngjashëm shpreh edhe ekonomisti Gërxhaliu, i cili shton se CEFTA ka një rëndësi të madhe për biznesmenët, për shkak të përfitimeve doganore dhe plasimit të mallrave.

Ai nënvizon se edhe Procesi i Berlinit është një iniciativë e rëndësishme, nga e cila përfitojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se Kosova, në asnjë mënyrë, nuk duhet të lejojë që të përjashtohet.

“Nuk mund të presim investime të huaja nëse nuk ka stabilitet politik. Ai stabilitet politik nuk mund të arrihet nëse nuk kemi pjesëmarrje aktive në të gjitha nismat rajonale”, thotë Gërxhaliu.

Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 në Berlin, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel, si një kontribut në perspektivën e zgjerimit të BE-së.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë pjesë e Procesit të Berlinit: Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Disa nga marrëveshjet e nënshkruara mes këtyre vendeve, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë: marrëveshja për njohjen reciproke të kartave të identitetit, të diplomave universitare, të kualifikimeve profesionale, pastaj bashkëpunimi në fushën e transportit, energjisë, ekologjisë, digjitalizimit dhe në roaming.

Kosova është anëtare e CEFTA-s që nga viti 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar që ky përfaqësim i Kosovës të ndryshohet, ndërsa Gjermania ka ofruar “zgjidhjen” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.

Sarrazin i tha Rrjetit Ballkanik të Kërkimeve – BIRN, më 23 shtator, se pranë emrit të Kosovës do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi këtë javë Gjermaninë, ku kërkoi mbështetjen e këtij vendi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, BE-ja dhe NATO-ja.

Përmes një postimi në platformën X, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë tha se e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale, ashtu si edhe të normalizimit të marrëdhënieve të saj me Serbinë.

 

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë së mërkurës dëshmitarja Stamena Jeliq ka dëshmuar përmes video-lidhjes. Sipas ZPS-së, në gusht të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së e morën bashkëshortin e dëshmitares, Marko Jeliq, nga shtëpia e tyre në Rahovec i cili që prej atëherë është i zhdukur.

Dëshmitarja e 94-t e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kur u pyet për një deklaratë të dhënë kohë më parë për MUP-in serb, e mohoi ta ketë dhënë atë deklaratë.

Po ashtu këtë javë gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se janë edhe 65 dëshmitarë për t’u thirrur në gjykatë si dhe 54 dëshmi për t’u pranuar me shkrim, por ky numër mund të zvogëlohet në të ardhmen.

Duke iu përgjigjur kërkesës së trupit gjykues, ZPS-ja deklaroi se data e synuar e 1 prillit 2025 për përfundimin e çështjes së tyre është e arritshme. Ata gjithashtu deklaruan se përditësimi i tyre i radhës mbi numrin e dëshmitarëve do të bëhet deri më 1 nëntor të këtij viti.

ZPS-ja shprehu synimin e saj për të thjeshtëzuar dëshminë e të paktën 7 dëshmitarëve, duke i kthyer potencialisht disa prej tyre në deklarata me shkrim ose duke përjashtuar të tjerët fare.

Gjithashtu, palët biseduan për përshpejtimin e procedurave dhe diskutuan aspektet e ardhshme, siç janë mocionet sipas Rregullës 130 dhe kohëzgjatja e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.

Trupi gjykues ka shpallur edhe orarin e modifikuar të seancës së planifikuar më 21 tetor, e cila do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30.