div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-549 category-paged-549 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
BIK: Në haxh veç përmes neve ose do të keni pasoja me gjobë atje deri në 2500

Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, nëpërmes së cilës i ka njoftuar gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra Bashkësisë Islame të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit në këtë letër thuhet se Këshilli i Lartë i Dijetarëve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ka nxjerrë një fetva drejtuar të gjithë myslimanëve për ndalesën e kryerjes së haxhit pa leje ‘kjo me qëllim të realizimit të objektivave të së mirës së përgjithshme dhe të mos dëmtimit të haxhilerëve të rregullt’.

Gjithashtu në këtë letër thuhet se ai ka njoftuar se në rast të mos zbatimit të kësaj fetvaje, do të ketë pasoja me gjobë për të gjithë ata që tentojnë të kryejnë haxhin pa leje, si dhe ndalim të hyrjes në Mbretërinë e Arabisë Saudite për një afat të pacaktuar.

Dështon sërish Albulena Haxhiu, bien numrat për VV-në

Ka dështuar sërish tentimi për të votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

Edhe këtë herë, partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun. Ajo nuk mori votat e mjaftueshme.

“54 vota ‘për’- 44 kundër dhe tre abstenime”- ishin votat në këtë tentim. Një votë ‘për’ më pak nga seancat e kaluara.

Seanca e radhës është thirrur për te enjten në ora 10:00.

Vdes veprimtari i njohur nga Juniku

Ka ndërruar jetë Agim Maka, veprimtari i njohur nga Juniku, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e tij ka njoftuar Ruzhdi Shehu, kryetari i komunës së Junikut.

Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, komuna e Junikut sot ka organizuar një mbledhje komemorative, në ora 12:00 në Sallën e Asamblesë Komunale.

Familja Maka dhe Komuna e Junikut njoftojnë se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Junik, Gacafer.

Musliu: Kandidatura e Haxhiut për kryeparlamentare përbën kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se kandidimi i Albulena Haxhut për kryetare të Kuvendit nuk është thjeshtë një bllokim i procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka bërë me dije se një kandidaturë e tillë është një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se kjo krizë do të sjell pasoja për vendin.

“Kandidatura e Albulenës për Kryetare të Kuvendit nuk është thjesht një bllokim i procesit të konstituimit të institucioneve; ajo përbën një kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet. Kjo situatë, e cila reflekton një krizë të thellë politike, ka pasoja të gjata për stabilitetin institucional dhe për zhvillimin e Kosovës, duke krijuar një hendek mes institucioneve dhe nevojave të popullit. Me një veprim të tillë, po ndihmohet që stagnimi të bëhet normë, duke e vendosur vendin në një rreth vicioz të dështimeve”, ka shkruar Musliu.

Shqetësuese për qytetarët, shtrejtohet buka edhe në Prishtinë, ja sa u shit një bukë sot

Pas Gjakovës ku çmimi i bukës është bërë 70 centë edhe në disa furra në Prishtinë nga 50 centë çmimi për një bukë është ngritur në 60 centë, ndërsa byreku po kushton 1.50 centë. Barrën e shtrenjtimit të rrymës, që ende as nuk është në fuqi, po e paguajnë qytetarët ndërsa nga institucionet nuk u tha se kanë një plan për zbutjen e kësaj situate.

Ngritjen e çmimit të bukës nga e premtja e ka nisur Gjakova, nga 60 centë buka është shtrenjtuar për 10 centë, pra 70 centë.

Karvani i shtrenjtimit të çmimit të bukës ka arritur edhe në disa furra në Kryeqytet. Në disa prej tyre, një bukë sot është shitur 60 centë, ndërsa një byreku kushton 1.50 centë.

Shtrenjtimi i çmimit të rrymës është faktori kryesor, dhe kjo na u konfirmua nga pronarët e furrave të cilët nuk deshën të identifikohen.

Për barrën me të cilën po përballen qytetarët, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk është deklaruar.

“Sot është dita e pronësisë intelektuale, prita që po më pyet për ditën e pronësinë intelektuale….”, deklaroi Hajdari.

Që institucionet nuk janë në hap me ngritjen e çmimeve e dëshmon edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

“…Autoriteti është duke monitoruar me kujdes zhvillimet në sektorin e prodhimit të bukës. Aktualisht, jemi në fazën e mbledhjes së informatave, me qëllim të vlerësimit nëse rritjet e çmimeve janë rezultat i:

 

 

faktorëve të ndryshëm ekonomikë (rritje kostosh prodhimi, çmime më të larta të energjisë, lëndës së parë etj.), apo

ndonjë praktike të ndaluar, si marrëveshje të bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve konkurrente për rritjen e çmimeve (e ndaluar sipas nenit 5 të ligjit për konkurrencën]”, thuhet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Edhe për çmimin e bukës por edhe të kafes nëpër kafene Autoritet i Konkurrencës thotë se është në proces të grumbullimit të informacioneve, inspektimeve e nëse lind nevoja edhe të hetimeve për të gjetur shkeljet e mundshme.

Përkundër interesimit, nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës nuk u shprehën të gatshëm të flasin për prodhimin e grurit e miellit si dhe ndikimin që vërtetë ka tek furrtarët shtrenjtimi i rrymës që përcillet nga ta si furnizues./RTV Dukagjini

Kurti jep detaje, ky është propozimi i tyre për kryeparlamentar nesër

Një ditë para vazhdimit të seancës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë sinjale se edhe nesër propozimi i tyre, Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, s’do të ndryshojë.

Në hapjen e zyrave të reja të Postës së Kosovës në Leposaviq, Kurti duke qeshur ka thënë se ndoshta do t’u dërgojë partive një letër me kërkesën që ta votojnë Haxhiun

“Nashta me ua cu ka një letër edhe partive opozitare “votone Albulenën”, ka thënë Kurti duke qeshur.

Seanca nesër do të vazhdojë në orën 10:00. Nuk dihet nëse VV i ka siguruar numrat për Haxhiut. Në të gjitha votimet e deritashme, ajo ka marrë vetëm 57 vota nga 61 sa nevojiten.

Partitë qe disa herë i kanë kërkuar VV’së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë. VV po instiston në emrin e Haxhiut.

Ndërron jetë ish-komandant fytyra

Ka ndërruar jetë njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121, Naser Shala i njohur si “Ftyra”.

Kështu ka njoftuar familjari i tij Fatmir Surdhaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Shala ishte edhe kryeshef i Agjencisë së Pronës

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë daja e bashkëluftëtari im.

Naser Bislim Shala- “Ftyra”

Njëri ndër ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova, i organizuar në UÇK me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin, bashkëluftuar i komandant Kumanovës, Fatmir Limajt, Haxhi Shalës, Ajet Kastratit e shume luftarëve dhe dëshmorëve të kombit.

Naseri si epror i shtabit brigades kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së, me devotshmëri të lartë e heroizëm të pashoq qëndronte me shokët luftëtar nëpër vijat e para të frontit.

Njihej me nofkën e luftës “FTYRA” ishte shumë i dashur me shokët dhe besnik në çdo rrethanë luftarake të kohës.

E kam pasur fatin të ishim bashkë nip e dajë në vijat e para të frontit me forcat armike, por, “Ftyra” qëndronte heroikisht bashkë me shokët.

E paq të lehtë dheun e Kosovës dajosh, e ke krye detyrën për atdheun me përkushtim sipas edukimit të nanës Qamile e Dajës Bislim që na i vranë forcat serbe, më 1998.

Ngushëllime Familjes Shala, miqve, farefisit, bashkëluftarëve e shoqërisë.

Lavdi jetës e veprës tënde atdhetare daja im bashkëluftëtari im “Ftyra” i UÇK-së!/

Sot varroset 15 vjeçarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmë, familja jep njoftimin

Dje më 27 prill 2025, në moshën 15-vjeçare, ka ndërruar jetë Rahime (Mentor) Geci.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 28 prill 2025, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Geci në Llaushë të Skenderajt.

Familja Geci ka shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e më të dashurës së tyre.

Zbulohet “misteri” i flamurit që u vendos tek “Rrethi me Flamur” në Prishtinë

Instituti ‘Friedrich Ebert Stiftung’ ka bërë të ditur se flamuri i vendosur tek rrethi kryesor i Prishtinës, i njohur si “Rrethi me Flamur”, simbolizon jelekun e punës së punëtorëve.

Nga ky institut bëjnë të ditur se flamuri kombëtar është zëvendësuar me këtë flamur në nder të Ditës Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve, shkruan Insajderi.

SHIH EDHE:

Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune.

Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune.

Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet në postimin e institutit.

Tragjike: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin tragjik në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda si pasojë e vetaksidentit tragjik që ndodhi në fshatin Vogovë të Gjakovës është i ri nga fshati Krum i Shqipërisë, Musli Pavdeja.

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00, kur automjeti me targa shqiptare, ku ndodheshin tre persona, doli nga rruga dhe përfundoi në ujë, pasi goditi anësoret prej betoni të urës në fshatin Vogovë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, një nga të rinjtë humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët u dërguan me lëndime të rënda në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Njësitë policore dhe ekipet e emergjencës kanë reaguar me shpejtësi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal janë duke vazhduar.