Vuçiqit i është bërë Kurti ‘shibël në sy’, ja çfarë deklaron tani

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar protestën e qytetarëve shqiptarë në Preshevë kundër diskriminimit. Të hënën shqiptarët e Luginës kanë protestuar për herë të dytë kundër diskriminimit që po përjetojnë në Serbi. 

Vuçiq ka ndërlidhur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me protestën. Ai ka folur për gazetarët nga New Yorku.

“Po ankohen sepse forcat e Kurtit nuk arritën të bëjnë qeveri të pavarur, mbi të gjitha në Bujanoc dhe ky është problemi kryesor i tyre. Kështu funksionon demokracia, ne nuk kemi problem me këtë, askush nuk i ka rrahur e as ngacmuar. Serbia është vend demokratik, ne do të vazhdojmë të sillemi kështu”, ka thënë Vuçiq, raporton “Tanjug”.

Vuçiq ka folur edhe për paralajmërimet e emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin se Kosova mund të ndëshkohet nëse nuk e heq bllokimin e mallrave nga Serbia.

“Gjermania nuk i kërcënon shqiptarët, askush nuk i kërcënon, shqiptarët i kërcënojnë të gjithë me atë që nuk duan qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Shqiptarët nga Kosova, natyrisht nga Prishtina dhe do të shohim se si do të zhvillohet”, tha Vuçiq, ndërsa tha se do të takohet në New York me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Presidenti serb tha se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në maj.

Qeveria merr vendim, kjo rrugë në Kosovë merr emrin e Heroit Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës të hënë ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka marrë vendim që rruga Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, të emërohet me emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë më 24 shtator të vitit të kaluar në sulmin terroristë në Banjskë.

Në këtë mbledhje është marrë vendim që Gëzim Paci të bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

Të gjitha vendimet e Qeverisë:

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.
Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.
Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.
Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.
Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.
Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike në orët e vona, merr këto vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

Emëruar Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.

Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.

Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.

Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

Alarmante: “Këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA”

Rënie të eksproteve dhe prodhimit, importe më të shtrenjta dhe rritje të çmimeve në Kosovë, këto janë disa nga pasojat e mundshme në rast të përjashtimit të Kosovës nga CEFTA.

Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka alarmuar teksa ka përmendur mundësinë që Kosova të përjashtohet nga CEFTA.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo do të shkatonte rënie të eksportëve dhe të prodhimit.

Po ashtu ka deklaruar se një përjashtim i tillë do të ndikonte në rritjen e çmimeve për shkak të importeve më të shtrenjta.

“Përjashtimi i mundshëm nga CEFTA do të nënkuptonte izolim tregtar dhe ekonomik, që do të shkaktonte: rënie të eksporteve dhe të prodhimit importe më të shtrenjta dhe rritje të mëtejme të çmimeve në Kosovë, dhe dekurajim total të investimeve, sepse askush nuk dëshiron të investojë në një ekonomi të izoluar”.

“Nga izolimi aktual, pa njohje, pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe nën sanksione të BE-së, po rrezikojmë të ecim drejt një izolimi edhe më të theksuar ekonomik e diplomatik. Kah po shkon ky shtet?”, ka thënë ai.

Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia.

Po ashtu ka deklaruar se një përjashtim i tillë do të ndikonte në rritjen e çmimeve për shkak të importeve më të shtrenjta.

“Përjashtimi i mundshëm nga CEFTA do të nënkuptonte izolim tregtar dhe ekonomik, që do të shkaktonte: rënie të eksporteve dhe të prodhimit importe më të shtrenjta dhe rritje të mëtejme të çmimeve në Kosovë, dhe dekurajim total të investimeve, sepse askush nuk dëshiron të investojë në një ekonomi të izoluar”.

Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!

Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave publike të destinuara për parkimin e veturave.

Kjo rregullore është zbatuar edhe nga Komuna e Vushtrrisë, e cila kishte miratuar Rregulloren për menaxhimin e parkingjeve publike.

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët duket se janë ‘dakord’ të paguajnë këtë lloj takse.

Një qytetar i Vushtrrisë ka publikuar një foto në Facebook ku shihet se një qytetar ka hequr ‘felnen’ së bashku me bllokuesin e vendosur nga kompania që mirëmbajnë parkingjet.

Ai ka vendosur gomën rezervë të veturës për t’i shpëtuar gjobës.

Pas këtij veprimi, janë vërshuar komente nga qytetarët në rrjetet sociale./Gazeta Imazhi/

Ky është moti për nesër

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shtim të vranësirave të cilat vetëm në disa lokalitete mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh kalimtar shiu të karakterit lokal. Në shumë vise nuk priten fare reshje. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe ajo maksimale mund të shkojë deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të martën parashihen të mbajë mot me diell dhe shtim apo dendësim të madh të vranësirave në Shqipëri nga deti do të fillojnë rrebeshet e shiut të cilat do të përhapen në shumë vise tjera të Shqipërisë. Lokalisht priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në shumë vise të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Rrebeshe shumë të pakta priten thellë në jug të Shqipërisë, shumicën absolute të territorit të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe veriut të Malit të Zi. Rrebeshet më intensive priten në veri-veriperëndim të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi.

Preket vëllai i Afrim Bunjakut – Këto ishin fjalët e fundit të heroit me vëllain e tij, para sulmit në Banjskë

Nesër, më 24 shtator 2024, bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, ku i vrarë mbeti rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Vëllai i Afrim Bunjaku, Muj Binjaku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live” në Top Channel, rrëfeu i prekur telefonatën e fundit me të vëllain dhe momentin kur mori vesh se kishte ndërruar jetë.

“Ishte një rast i rëndë, humbëm njeriun më të mirë, por jemi krenar që kishim vëlla Afrimin. Jemi shumë krenar që falë Zotit dhe popullit shqiptar, po na mban shumë.

Unë ndodhem aktualisht në Kosovë, edhe familja e vëllait jetojnë në Kosovë.”, u shpreh Muj Bunjaku.

Teksa u pyet se si e mori vesh lajmin e hidhur për të vëllain, ai u përgjigj duke thënë se “Ishte mëngjesi i datës 24 shtator, ora 05:30, kur më ka marrë në telefon djali i xhaxhait që jeton në Gjermani dhe më ka thënë që ‘kanë plagosur rëndë Afrimin’. Ishte shumë rast i rëndë. Mirëpo përkrahja ishte shumë e madhe nga shqiptarët kudo, i falënderoj se përkrahja ishte shumë e madhe, nga do anë.

“Jeta… është e vështirë t’i kthehesh normaliteti, është rast i rëndë. Afrimi nuk ishte vetëm i yni, por i të gjithë shqiptarëve.

Nesër bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta e Afrimit. Do të ketë homazhe në varreza dhe tubim në Prishtinë. Ishalla vjen drejtësia në vend, autorët të dorëzohen para drejtësisë.

“Kam qenë shumë i lidhur e Afrimin, vetëm një vëlla kam pasur. Telefonata e fundit ka qenë një ditë përpara, kemi qenë shumë të lidhur.  E ka marrë në tel i ka thënë ‘mos të zgjova nga gjumi?’. “Jo, jo”, mu përgjigj. I kam thënë që situata s’ka qenë e mirë  dhe të ruhet, dhe ka thënë “s’kanë ku shkelin në tokën time, është e imja. Ishalla qoftë rasti i fundit ky i vëllait tim”.

Osmani takohet me Clintonët: Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar ish-presidentin e ShBA-së Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Osmani i ka falënderuar ata “për gjithçka që kanë bërë për Kosovën”.

“Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm!”, tha Osmani.

E para e shtetit po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo në New York, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së.

Vjosa Osmani, ka takuar disa liderë botërorë gjatë këtyre ditëve, duke tentuar avancimin e raporteve mes Kosovës dhe vendeve tjera.

Tha se prindërit ishin kundër mbulesës së saj, reagon nëna e vajzës pas deklaratës së drejtorit

Një 18-vjeçare është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

Drejtori i shkollës,“Bedri Pejani”, Musa Nikqi, në një intervistë dhënë për IndeksOnline, ka thënë se 18-vjeçarja nuk është përjashtuar nga shkolla, por ka vendosur vetë që të largohet. Duke shtuar se prindërit e vajzës ka qenë të njoftuar, por që sipas tij 18-vjeçarja nuk i ka dëgjuar as prindërit edhe pse ata ka qenë kundër.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar nënë e vajzës, ku tha për Indeksonline, se pretendimet e tij janë të pavërteta, duke shtuar se Nikqi është mundur ta bind vajzën e saj të heqë mbulesë.

“Nuk është e vërtetë që unë si prindi i vajzës kam qenë kundër mbulesës së vajzës time siç e ka cekur ai në komunikaten e tij. Nuk e di nga ku e ka shpikur këtë gjë ose vetem po e përdor për të arsyetuar vetveten, përkundrazi ai është munduar që të bind vajzën për të hequr mbulesën dhe ka insistuar që edhe une t’i ndihmoj për ta bindur”, ka thënë ajo për IndeksOnline.

Tutje ajo, ka thënë që vajza është e vetëdijshme për veprimet e saj, dhe do ta përkrahë në vendime e saj.

“Vajza ka arritur moshën dhe është e vetëdijshme për veprimin e saj pa ndikim të askujt, me vullnetin e saj të lirë. Une qendroj pas vajzës time dhe e perkrahi në çdo hap të saj, është bindja e saj e personale dhe e drejta e saj. Kjo është shpifje e drejtorit!

Po ashtu, ai nuk ka të drejtë të flas për jetën time personale”, është shprehur nëna e vajzës.

Nëna e Faton Hajrizit emocionon me rrëfimin thotë se birin e saj e vrau shteti

Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti.

Ajo në Frontal në T7 tha se kur Fatoni ka qëndru në burg e kanë ditë që është i sigurtë.

“Fatonin shteti na e ka vra. Fatoni nuk u ikë prej shtëpisë, Fatoni u ikë prej shtëpisë së shtetit. Kur Fatoni u kan në burg e kena ditë që është i sigurtë”, tha ajo.

VIDEO