div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-551 category-paged-551 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Albin Kurtin e pret burgu, dy herë u gjobit financiarisht”

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dënuar edhe me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të paraqitej në Prokurorinë Speciale për intervistim si dëshmitar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Kjo është hera e dytë që dënohet financiarisht Kurti, ndonëse për herën e parë që ishte dënuar shefi i Qeverisë kishte bërë ankesë.

 

Në rast se sërish, ish-kryeministri Albin Kurti e refuzon ftesën e Prokurorisë për të dëshmuar, sipas njohësve të ligjit, ai mund të burgoset për një muaj.

Avokati Arbër Jashari për “Front Online” ka folur lidhur me gjobën e dytë të shqiptuar nga Gjykata për mosprezencën e kreut të LVV-së Albin Kurti në ftesat e Prokurorisë, ku ai ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit.

Jashari tha se Prokuroria mund ta ftojë sërish për intervistë, ose mund të heqë dorë nga marrja e deklaratës së tij, duke e lënë për një fazë më të vonshme.

 

“Prokuroria mund ta ftoj serish në intervistë, ose mund të heq dorë nga marrja e deklaratës se tij, duke e lënë për ndonjë fazë të me vonshme, nëse kjo do të konsiderohej si relevante”, shprehet ai.

Në rast se Kurti ftohet përsëri dhe nuk paraqitet, Jashari thotë se ai mund të përballet me shoqërimin me dhunë dhe burgimin.

Sipas avokatit, burgimi mund të zgjasë deri një muaj, derisa dëshmitari të pranojë të dëshmojë, ose derisa dëshmia të bëhet e panevojshme.

“Në rast se z. Kurti ftohet serish nga ana e prokurorisë, dhe ai nuk paraqitet, atëherë mund të përballet me pasoja me të rënda, siç janë shoqërimi me dhunë dhe burgimi. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon te dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura te përfundojë, por jo me shumë se nje (1) muaj. Kjo, bazuar ne nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale”, theksoi avokati Jashari.

Avokati Xhevdet Smakiqi është prononcuar për “Front Online” në lidhje me çështjen e dëshmitarit Albin Kurti, i cili ka refuzuar ti përmbahet ftesave të Prokurorisë.

Ai ka thënë se, megjithëse neni 132 i Kodit të Procedurës Penale parashikon një gjobë prej 250€ për dëshmitarët që refuzojnë të dëshmojnë, kjo nuk e mundëson gjyqtarin të vendosë gjobën më shumë se një herë.

“Edhe pse neni 132 i Kodit të Procedurës Penale nuk e saktëson se sa herë dëshmitari refuzues mund apo duhet të gjobitet me 250€ kur refuzon ftesat e Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatës, kjo dispozitë nuk i garanton gjykatës apo gjyqtarit të procedurës paraprake diskrencion të pa kufizuar që ta dënon me gjobe disa herë dëshmitarin Albin Kurti”, shprehet ai.

Smakiqi ka shtuar se gjyqtari në këtë rast nuk ka të drejtë të aplikojë përsëri masën e gjobës, pasi dëshmitari, Albin Kurti, ka sfiduar publikisht ftesat dhe ka refuzuar të paguajë gjobën.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake i kësaj çështje konkrete penale ku dëshmitari refuzues Kurti publikisht ka sfiduar PSRK-ne në dy ftesa për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, ka deklaruar publikisht se nuk do ti përgjigjet ftesave ka kanosur verbalisht që prokurorët të vijnë në zyrën e tij nëse kanë guxim, ka refuzuar pagesën e gjobës në këto rrethana gjyqtari i çështjes nuk mund te provoj me masën e njëjtë”.

Ai ka sugjeruar që, duke pasur parasysh veprimet e Kurti-t, gjyqtari duhet të vendosë për burgimin 30 ditor, duke i dhënë fund abuzimit me sistemin dhe duke ruajtur besimin e publikut në drejtësi.

“Gjyqtari nëse vazhdon me keqpërdorë diskrecionin e paragrafit të nenit 132 të KPPRK-së e privilegjon dëshmitarin dhe dorëzohet para sjelljes anarkiste të dëshmitarit dhe kjo shemb besimin e publikut në drejtësi. Kjo qasje e gjyqtarit mund te konsiderohet edhe shmangie nga guximi profesional për ta zbatuar saktë nenin për ti caktuar dëshmitarit refuzues burgimin 30 ditor”, tha ai.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, është deklaruar për “Front Online” rreth pasojave ligjore për dëshmitarët që refuzojnë të dëshmojnë, si në rastin e kreut të LVV-së, Albin Kurti.

Ajo tha se sipas Kodit të Procedurës Penale, nëse një dëshmitar vazhdon të refuzojë të dëshmojë pas shqiptuarjes së gjobave, ai mund të burgoset.

Demolli-Nimani gjithashtu ka nënvizuar se ky kod nuk parashikon përjashtime për zyrtarët e lartë publik, duke thënë se ata janë të detyruar të dëshmojnë si çdo qytetar tjetër.

“Paragrafi 1 dhe 2 i nenit 132 i Kodit të Procedurës Penale e parasheh qartë se nëse edhe pas gjobave të shqiptuara, dëshmitari vazhdon të refuzojë të dëshmojë, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por nuk mund të zgjas më shumë se 1 muaj. Ky kod nuk parasheh përjashtime për zyrtarët e lartë publik”, deklaroi ajo.

Paralajmërohet burgimi i Kurtit, ose…

Jashari tha se Prokuroria mund ta ftojë sërish për intervistë, ose mund të heqë dorë nga marrja e deklaratës së tij, duke e lënë për një fazë më të vonshme.

“Prokuroria mund ta ftoj serish në intervistë, ose mund të heq dorë nga marrja e deklaratës se tij, duke e lënë për ndonjë fazë të me vonshme, nëse kjo do të konsiderohej si relevante”, shprehet ai.

Në rast se Kurti ftohet përsëri dhe nuk paraqitet, Jashari thotë se ai mund të përballet me shoqërimin me dhunë dhe burgimin.

Sipas avokatit, burgimi mund të zgjasë deri një muaj, derisa dëshmitari të pranojë të dëshmojë, ose derisa dëshmia të bëhet e panevojshme.

“Në rast se z. Kurti ftohet serish nga ana e prokurorisë, dhe ai nuk paraqitet, atëherë mund të përballet me pasoja me të rënda, siç janë shoqërimi me dhunë dhe burgimi. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon te dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura te përfundojë, por jo me shumë se nje (1) muaj. Kjo, bazuar ne nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale”, theksoi avokati Jashari.

VV e konfirmon: Kemi pranuar të bëjmë ministre Duda Baljen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se në negociatat ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetes boshnjake,  Duda Balje me ka pasur pajtim për t’i dhënë asaj pozitë të ministres.

Deputeti Rexhaj ka theksuar se është një hap i rëndësishëm që krejt deputetët janë takuar dhe janë arritur disa marrëveshje, përfshirë pranimin e Baljes në kabinetin qeveritar.

 

“Krejt deputetët i kemi taku, e kemi pranuar me bë edhe ministre Duda Baljen, por unë mendoj që këtu është duke ndodhur diçka për herë të parë, krejt minoritetet iu kanë bashkangjitur qeverisë. Tash mundën me pas vullnet politik deputeti apo deputetja, që unë nuk mundem me paragjyku,” ka thënë ai në Kanal 10.

“Edhe 100 komandant”, Rama e uron Thaçin për ditëlindje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia dedikoi një postim në Facebook, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili është në paraburgim në Hagë.

Rama ia uroi Thaçit ditëlindjen e tij, i njëjti i mbushi sot 57-vjet.

“Edhe 100 komandant”, ka qenë urimi i Ramës për Thaçin.

Për vetëm 3 muaj VV-ja shpenzoi rreth 2 milionë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

E siç duket sipas raportit për vetëm tre muaj partia në pushtet shpenzoi hiq më pak se 1 milonë e 734 mijë e 872.59 euro.

Derisa buxheti i VV-së nga janari e deri në mars ishte 335 mijë e 998.31 euro.

Përplasja me Ramën, deklarohet Sejdiu: U ndjeva…

Ish nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka folur për përplasjen që pati sot me kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, për Planin Zhvillimor.

“U ndjeva jashtëzakonisht keq, sjellja ke e keqe, intimiduese”, tha ai në T7.

“Kryetari e kish thirr seancën prapë për të martën që ta kalojë këtë dokument. Nëse kalon duhet me i dërgu krejt komentet brenda 30 ditëve”, tha ai.

“Pa konsultim publik është brengosëse. Nuk kemi pa që ka marrë feedback prej qytetarëve”, shtoi ai.

Sejdiu pati kritika edhe sa i përket arsimit në kryeqytet.

“A ka digjitalizim?…Shkollat që janë përfundu u patën nis në mandatin e kaluar”, tha ai.

Refuzimi për t’u paraqitur në Prokurori, merret ky vendim ndaj Kurtit

Deputeti Albin Kurti është dënuar sërish me gjobë prej 250 eurosh nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të tij për t’u paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të dëshmuar në cilësi të dëshmitarit për Aferën e Rezervave Shtetërore.

Media “Kallxo.com” raportoi se gjobitja e dytë e Kurtit erdhi si pasojë e mosbindjes së këtij të fundit ndaj urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Kurti para tre javësh ishte dënuar për herë të parë me 250 euro nga Gjykata, ndërsa pyetur nga gazetarët për komentim, pati thënë “më dënojnë mua kështu nganjëheër, por ju mos u mërzitni”.

Haliti: PDK më penalizoi kur e votova Glaukun për kryeparlamentar, tash po e lypin

Ish-nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti duke folur për kushtëzimet që po i bëjnë partitë opozitare për emrin e kryetarit të Kuvendit të propozuar nga LVV-ja, ka thënë se nuk mund të jep emra të përveçëm.

Por, ai ka kujtuar se ishte penalizuar nga partia e tij, që kishte votuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Haliti thotë se të njëjtin tash po e kërkojnë për kandidat për kryeparlamentar.

“Në zgjedhjet e kaluara, unë jam penalizu nga PDK- ja , pse e kam votuar Glauk Konjufcën. Kam pas një deklarim publik lidhur me këtë. Tash këta pe lypin Glaukun. Dil Glauk se ty të votojmë, ndoshta ka qenë e i mirë….Por emra të përveçëm nuk dua me përmend, sepse i takon LVV-së”, ka thënë Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi të mërkurën pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se partia e tij do ta votonte “një kandidate ose kandidat që nuk ka histori të përçarjes”.
Por, Haliti ka thënë se nuk beson se LVV do të ndryshojë kandidaten e tyre.

“Aq sa e njohë këtë parti në mënyrën se qysh ka funksionu dhe si funksion, në qoftë se duhet t’i themi hiqe Albulenën, ata e qesin. Nëse ka marrëveshje mos me qenë Albulena, mund të mos jetë.

Por me deklarata publike nuk e heqin dhe unë po besoj që nuk kanë me heq”, tha ai.

Publikohet video e momentit kur grupi terrorist serb fillon sulmet në Banjskë – PAMJE

Janë publikuar për herë të parë pamje ekskluzive nga ndërhyrja e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ku ky njësi ishte forca e parë që reagoi ndaj grupit të armatosur serb.

Pamjet tregojnë momentet e para të mbërritjes së autoblindës së njësisë speciale në zonë, përballë një grupi prej mbi 100 terroristësh serbë të pozicionuar në fshatin Banjskë.

Reagimi i Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë nuk u ndal vetëm me pozicionimin fillestar.

Përkundrazi, njësia vazhdoi shkëmbimin e armëve me grupin e armatosur në mënyrë të organizuar dhe profesionale, për rreth pesë orë pa ndërprerje – që nga orët e para të mëngjesit deri në zbardhje të ditës.

Pamjet e publikuara dëshmojnë përballjen e afërt me terroristët, ku luftimet janë zhvilluar nga një distancë prej vetëm disa metrash, duke vënë në pah përkushtimin dhe vendosmërinë e pjesëtarëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të Republikës së Kosovës.

Avokati i të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika: Klienti im deri në tre të mëngjesit ka qenë më të fejuarën

Musa Kongjeli, avokati i ish-pjesëtarit të FSK-së, Rilind Murati, ka deklaruar se klienti i tij nuk është i përfshirë në vrasjen e policit, Muhamed Lika me 1 prill 2025.

Avokati pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se Murati është deklaruar i pafajshëm nga aktakuza.

“Duke u bazuar në ato provat që deri tani i kemi, konsideroj që klienti im nuk është i përfshirë fare në këtë vepër penale, mirëpo prokuroria pretendon që ai ka qenë një nder anëtarët e grupit”, tha avokati .

Tutje, ai tha se në atë orë Murati ishte me të fejuarën e tij.

“Klienti im thotë se prej orës 10:00 të mbrëmjes deri në tre të mëngjesit ka qenë më të fejuarën e tij. Ne e kemi kërkuar masën e arrestit shtëpiak” shtoi tutje ai.