Ky është moti për sot

Për sot parashihet të mbajë mot me diell. Në orët e hershme të mëngjesit mund të krijohen kushte për brymë dhe mjegull në zona të caktuara.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.

Vjen paralajmërimi: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit

Rrahmani dhe Korenica sot e zyrtarizojnë bashkimin me AKR-në dhe PD-në

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, nuk do të jenë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata sot do ta zyrtarizojnë bashkimin me koalicionin AKR- PD dhe një liste intelektualësh.

Rrahmani dhe Korenica, nga ora 11:00 do të mbajnë edhe një konferencë për media, ku edhe pritet shpallja e kalimit në “Listën për familjen”.

Këto vende do të jenë pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 01.10.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

1.

Nga NS 35/10[kV] Besia do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Luzhan (kodi: 10013011) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Prugovci-1 te Villa Natyra, Verbovcët,  Lupqi i Poshtëm, Vranidolli Tenezhdolli, Kazerma e FSK në Vranidoll.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga NS 35/10[kV] Besi do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Rimanisht-Lahovitë (kodi: 10013012118) nga ora 10:00 deri 14:30

Vendet: fshati Rimanisht.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave 04kV.

3.

Nga NS 35/10[kV] Besi do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Ambulanta Besi (kodi: 10013012113) nga ora 16:00 deri 18:30

Vendet: Besi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllës 04kV.

Pejë

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (Kodi: 50000009) prej orës 10:30 deri në  ora 15:00

Vendet: rrugët: Fadil Nimani (një pjesë), Fatos Ademaj (një pjesë), Fusha e Pejës,  Gani Daci (një pjesë), Ramë Geci, Selmon Lajqi (një pjesë), Tranzit (një pjesë) dhe Zhuj Selmani; fshatrat: Bllagaj, Katundi i Ri (një pjesë), Llabjan, Lluga e Drinit (një pjesë), Nabergjan, Nakëll, Qunguri, Qyshk (një pjesë), Treboviq, Vitomiricë (një pjesë) dhe Zahaq (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga Stabilimenti 10[kV] Klina do të ndërprehet:

Dalja  10[kV] Volljaku( kodi: 52000102 ) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Deiq (një pjesë), Volljakë dhe Zajm.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të dëmtuara- lokacioni  Deiq- Zajm.

Ferizaj

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Suhadolli (Kodi: 41000020) prej 10:30 deri në  ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Fushas (Llugë), Hashanët (një pjesë), Jeta e Re (Topliqan) (një pjesë), Lagja e Re, Lepi/Lepina, Lipjan, Fushas (Llugë), N.Naselje (Lipjan) (një pjesë), Radevë, Skulla/Skulanevo dhe Suhadoll.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

2.

Nga NS 35/10[kV] Shtërrpca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gotovusha Brodi (kodi: 40044005 ) nga ora 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovcë (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushice dhe Viqë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve.

Arsyeja: Mirembajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe izolatorëve.

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10 [kV] Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Petrova  (kodi: 41046002) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Ahmet Shtimja (dhe Sheshi), Imer Devetaku (një pjesë), Kompleksi Memorial Raçak, Qesta e Reçakut, Sheshi UÇK (një pjesë), Skender Salihaj (një pjesë); fshatrat: Mollopolc, Petrovë, Reçak dhe Shtime (një pjesë).

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave nën tension.

Mitrovicë

1.

Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Novolani (kodi: 73000005 ) nga ora 10:30 deri në ora  15:00

Vendet: fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Këto vende do të mbesin pa rrymë të Martën

“Budalla e hajvan”, eskalon situata në studio mes Nexhmedin Spahiut dhe gazetarit

Profesori Nexhmedin Spahiu ka ofenduar live gazetarin Ardian Gaxherri në një paraqitje në Klan Kosova.

Spahiu ishte i lidhur virtualisht në studio, ku po fliste për kombet e ndryshme që kanë etni e gjuhë të njëjtë.

Ai përmendi raste pozitive, si ai i Gjermanisë e Austrisë, vendeve arabe, etj. Por, përmendi edhe raste negative si ai mes Koresë së Jugut e të Veriut

Më pas erdhi reagimi i gazetarit Gaxherri.

“Po duhet ta bëni dallimin në mes shtetit dhe kombit”, tha ai.

Pastaj, Nexhmedin Spahiu e ka fyerë atë duke i thënë “budalla e hajvan”.

Moderatorja e emisionit e ndëpreu direkt lidhjen e Spahiut duke ia ndalur fjalën.

https://fb.watch/uWPOsXotjf/

Matoshi tregohet i ashpër: Budallenjtë dhe injorantët janë në pushtet!

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka qenë mjaft kritik me qeverinë e Albin Kurtit për qasjen e tij në raport me aleatet e Kosovës e në veçanti me Amerikën.

LEXO EDHE:

Në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se vendi po qeveriset nga budallenjtë, raporton Gazeta10.

“Po e dëshmojnë se budallenjtë dhe injorantët po e drejtojnë shtetin. Injuranca është fatkeqësia me e madhe e kombeve sepse janë shumicë”, ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se amerikanët po e shohin Vjosa Osmani si mundësi e mirë bashkëpunimi për t’i quar proceset përpara.

Matoshi politikanit serb: Ti mbaj dinar sa t’dush, po këtu monedha e vetme është euro

Bajqinovci paralajmëron për rrezikun e një sulmi të ri: “Rreth 800 ushtarë serbë në pritje për të hyrë në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me një kërcënim të mundshëm të sigurisë në Kosovë, duke deklaruar se rreth 600 deri në 800 ushtarë serbë profesionistë po stërviten në Serbi dhe janë të gatshëm për një vendim për të hyrë në territorin e Kosovës. Gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani”, Bajqinovci vuri në dukje rrezikun e përsëritjes së një sulmi të ngjashëm me atë që ndodhi së fundmi në Banjskë, duke theksuar se ky zhvillim duhet të merret me shumë seriozitet.

“Kosova është përgatitur përballë një sulmi të tillë,” theksoi ai, duke nënvizuar se institucionet vendore po i kushtojnë rëndësi maksimale këtij kërcënimi. Sipas tij, ushtarët serbë po stërviten në bazat ushtarake në Kopaonik, ku numërohen më shumë se 40 baza të vendosura, dhe ata janë në pritje për të realizuar një plan për aneksimin e veriut të Kosovës.

Bajqinovci paralajmëroi se ndërhyrja e forcave serbe mund të shkaktojë destabilizim, por shtoi se Kosova dhe partnerët ndërkombëtarë janë të përgatitur për ta përballuar këtë kërcënim.

“Grupet terroriste serbe po trajnohen e zhvillojnë aktivitete në serbi, ekziston rreziku të përsëritet sulmi terrorist në Kosovë”

Policë dhe mësues pa rroga, Çitaku me kritika të ashpra ndaj Kurtit për mosekzekutimin e pagave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosekzekutimin e pagave ndaj sektorit publik. Pagat parashihet të dalin në ditën e fundit të muajit.

Çitaku ka thënë se kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë së Qeverisë, si dhe të profesionalizmit.

“Ne duhet të kujtojmë që sot qindra mijëra shërbyes publikë, policë, mjek, mësues, ushtarë nuk i kanë marrë pagat e tyre. Kjo shpërfaq në mënyrë shumë brutale shkallën e lartë të papërgjegjësinë, mungesën totale të llogaridhënies brenda Qeverisë, mungesën e profesionalizmit dhe ndoshta çka është më tragjikja shpërfaq një shkalla të lartë të mungesës së empatisë, ndjeshmërisë”, ka thënë Çitaku në T7.

Ajo ka thënë se sonte shumë qytetarë janë në ankth për pasigurinë e tyre financiare.

Çitaku kritikoi Kurtin edhe për deklaratat e tij kundër mediave dhe ish-qeverive, dhënë në një organizim të internacionales socialiste në SHBA.

“Kryeministri duhet ta di që në New York na përfaqëson të gjithëve”, ka deklaruar Çitaku.

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë

18-vjeçares me shami i ndalohet përsëri mësimi në Pejë

Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se 18-vjeçarja A.D. është penguar përsëri të hyjë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’.

Agusholli, bërë të ditur se arsyeja e kësaj ndalese është për shkak të vonesës së një e-maili nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë, ku në atë email ishte pergjigjja ndaj pyetjes së DKA-së drejtuar MASHT-it, lidhur me ligjshmërinë e vazhdimit të mësimit të saj.

LEXO EDHE:

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto dy vendime

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

“Njoftimi nga DKA u përcoll pasdite në shkollë, dhe tani gjithçka është e qartë.

U bëj thirrje të gjithë akterëve të zbatojnë qëndrimet e MASHTI-t, që nuk paraqesin asnjë pengesë për vazhdimin e mësimit të nxënëses.

Ndërkohë ju lus, të gjithë të interesuarit qofshin ata media apo akterë të tjerë të interesuar të ndihmojnë në këtë proces, t’a lejojnë familjen dhe vajzën të vazhdojnë mësimin dhe jetën e tyre private pa asnjë shqetësim”, ka shkruar Agusholli.

Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia e përbashkët

Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që iu është bashkuar sanksioneve të shteteve ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Ai e ka përmendur edhe Serbinë e cila ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

“Lufta në Ukrainë është luftë që ndodhi pas 100 viteve në Evropë. Por kjo nuk do të thotë nëse ne nuk jemi të përfshirë nuk jemi të afektuar. Ne jemi veçanërisht të cenueshëm nga agresioni rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë. Lidhjet nuk janë pothuajse historike apo fetare. Dy vende që janë thellësisht të orientuara nga ekonomia dhe ideologjia”.

“Rusia ka shumicën e aksioneve në kompanitë energjetike serbe dhe investimet ruse në Serbi u rritën 8 herë më shumë që nga pushtimi i Ukrainës. Por ndikimet dalin për tej energjisë, përfshijnë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale”.

“Serbia është shteti i vetëm evropian i cili ka refuzuar të vendos sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. Po ashtu nuk ka ngritur asnjë kundërshtim edhe për ndonjë luftë tjetër të Rusisë që ka nisur, përfshirë edhe luftën në Gjeorgji, dhe invazionin në Ukrainë të vitit 2014. Ky bashkëpunim po ashtu ka thirrur edhe prezencën e Kinës, e cila është partneri kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së”, ka thënë Kurti.