Tahiri: Bedri Hamza do ta nxjerrë vendin nga humnera

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë ka thënë se edhe në një vjetorin e sulmit në Zveçan të Banjksës vitin e kaluar, Kosova vazhdon me qenë nën saksione.

Ai tha edhe pse dihet që njerëzit që kanë kryer sulmin e 24 shtatorit janë të afërt me presidentin serb, Serbia asnjë ndëshkim të vetëm se ka marrë.

“Një vit sulmi në Banjskë ku kemi humbur një polic, heorin Afrim Bunajku dhe fatkeqësisht vendi ynë vazhdon, me qenë i izoluar me sanskione dhe Serbia se ka marrë asnjë ndëshkim të vetëm, sado simbolik, e që realisht do duhej të ishte i madh sa i përket këtij sulmi. Edhe pse njerzit që e kan kryer këtë sulm e dimë mirë se janë njerët të afërt me presidentin e shtetit serb, dhe vazhdojmë ne t’i kemi masat e njëjta në fuqi”, tha Tahiri para gazetarëve.

Tahiri i PDK-së, tha se është mirë që jemi në fund të mandatit të Qeverisë Kurti, dhe vitin tjetër ai tha se me Bedri Hamzën, vendi do të jetë pa sanksione, e prioritet do të jenë qytetarët.

“Fatkeqësisht dëmet për Kosovën vazhdojnë të jenë të mdhaja, vendi vazhdon në sanksione, e Serbia vazhdon të amnistohet. Vetëm një gjë e mirë është këtu jemi në fund të mandatit, dhe vitin e ardhshëm, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza do ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe nga kjo humnerë. Do të ketë agjendë zhvillimore, agjendë që do ta ketë prioritet koston e qytetarit dhe do vazhdojë ta nxjerrë Kosoven nga sanksionet”, shtoi tutje shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

“Kosova pas 9 shkurtit do ta ketë nje qeveri te re, të udhëhequr nga Bedri Hamza”, tha ai.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë humbur kredibilitetin, e humbur besimin e miqve”, tha tutje ai.

Dëshmitari thotë se porosia e miqve ishte t’i përshëndesë krerët e UÇK-së, por kush janë ata?

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë ka dëshmuar dëshmitari i 89-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) Demush Krasniqi i cili mban kodin 03885 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Demush Krasniqi tha se ka porosi nga miqtë dhe shokët e tij që t’i përshëndeste krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kur e kam marrë ftesën për të ardhur këtu e për të dëshmuar si i ish-UÇK-së kam pas shumë mysafirë, me kanë përcjellë shumë veteranë e në mesin e tyre kisha edhe të fshatrave përreth dhe porosia e tyre ishte që unë personalisht t’i përshëndes krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe deputetin Rexhep Selimin. Ma dhanë këtë porosi miqtë, shokët që unë këtë ta përcjelli dhe se di a mund ta përcjelli ashtu siç me kanë porositur”, tha dëshmitari Krasniqi.

Më pas, lidhur me këtë prokurori pyeti dëshmitarin se kush ishin këta miqtë që e porositën në këtë lloj mënyre. Dëshmitari tha që ata që e përcjellën për të ardhur në Hagë.

Tutje, prokurori pyeti se a iu kujtohen emrat e atyre personave që ia dhanë këtë porosi si dhe a i thanë atij se çfarë duhet të dëshmojë.

“Ishin miq të mi. Ishte dëshira ime që ta përcjelli këtë mesazh”, tha dëshmitari duke shtuar se ai vetë e kishte bërë publike që do të shkonte në Hagë.

Me kaq përfunduan pyetjet e prokurorit për dëshmitarin, mirëpo përpara kësaj, atij iu prezantua një dokument në të cilin ishte emri i tij ku shkruhej ‘Vërejtje për shkak të mungesave’.

“E kisha familjen në Malet e Turjakës. E kisha nënën, gruan dhe gjashtë fëmijë në male dhe ne nganjëherë u detyrohesha të shkoj t’i vizitojë se a kanë ushqim dhe si po jetojnë aty. Nganjëherë vonohesha për t’u kthyer tek shokët e me siguri ka qenë kjo vërejtje e imja. Isha më i vjetri në njësitë dhe për të qenë të ndërgjegjshëm të tjerët e t’i respektojnë rregullat më jepnin mua vërejtje si Demush Laci ta merrni vërejtje që është vonuar e nuk ka ardhur me kohë”, tha dëshmitari Krasniqi.

Dëshmitari tha se atij i ka mbetur nofka ‘Demush Laci’ për arsye se në fshatin e tij ishin edhe tre Demusha të tjerë.

Ai tha se nuk e din se kur është krijuar Qeveria e përkohshme por që e din se një gjë e tillë kishte ndodhur.

Mesazhe famëkeqe nga Daçiq që dëshmojnë se politika e Millosheviqit vazhdon ende në Serbi

Në këtë ditë të vitit 1987, në Beograd filloi seanca e tetë dyditore e Komitetit Qendror të Serbisë.

Historianët do të thonë se ishte fillimi i shpërbërjes përfundimtare të RSFJ-së. Domethënë, pasi Sllobodan Millosheviqi u bë në krye të Komitetit Qendror të Serbisë më 28 maj 1986 me ndihmën e Ivan Stambolic, Millosheviqi u mor me të në seancën e tetë.

Ishte një akt i vënies nën kontroll të celulës më të madhe dhe më me ndikim të KQ të Serbisë. Ivan Stamboliq jetoi edhe katër vjet dhe kur shpalli kandidaturën kundër Sllobodan Millosheviqit, siç e kishte përcaktuar gjykata, me urdhër të tij u likuidua.

Siç intepretohet në Sebi, ky ishte një ‘triumf’ politik për Sllobodan Millosheviçin, pas të cilit filloi agresioni kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe qindra mijëra viktimave të regjimit serb.

Duke folur në Beograd pak ditë më parë, presidenti dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se në atë ditë, “udhëheqja shtetërore serbe për herë të parë që nga viti 1918 u rreshtua në anën e Serbisë, jo të Jugosllavisë”.

“Edhe sot është aktuale ajo temë: qëndrimi ndaj çështjeve shtetërore dhe kombëtare. Pra, seanca e tetë vazhdon ende, por Serbia do të fitojë. Një nga shtyllat kryesore të asaj lufte është SPS dhe lidershipi aktual shtetëror i Serbisë”, tha Daçiq.

Nuk ka dyshim se Daçiq është ende adhurues i politikës serbe të madhe të mësuesit të tij që përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, por është gjithashtu dëshmi se asgjë nuk ka ndryshuar në Serbi që nga koha e kasapit ballkanik Sllobodan Millosheviq. /Vijesi

“Trima kanë qenë, trima kanë shku”- Rrëfimi heroik i motrës së Adem dhe Hamëz Jasharit, e cila vdiq sot

Hava Jashari-Gashi, motra e Adem dhe Hamëz Jasharit, kishte rrëfyer takimin e fundit me Hamzën një javë para se të binin heronj që të dy për vendin.

Në rrëfimin e saj për RTK-në, e bija e Shaban Jasharit tregonte se gjatë gjithë jetës në këtë familje kryefjalë ishte atdhedashuria.

Brenda dhomës ku kalonte pjesën më të madhe të kohës, e kishte të vendosur fotografinë e dhembjes e të krenarisë.

Për më shumë se 2 dekada, Hava i kujtonte çdo ditë heronjtë e saj, që tash si të tillë i njeh e gjithë Kosova dhe jo vetëm.

“Ja dhashë një parë çorapa. Ami tha motra jem le t’më qëllojnë, se me dalë në mal i mathi. Edhe s’ma rroki qaq fortë, thashë pse më tha ashtu? Kur u ba një javë ditë… Por, njeri po u përforcojke edhe… Ja fillum qisaj pune, të lumtë ata janë mbetë në histori, trima janë kanë boll, trima janë shku, trima kanë me mbetë”, kishte thënë ajo në rrëfimin e saj.

Motra e madhe e familjes legjendare Jashari, ka vdekur sot.

Nuk ndalet Haradinaj: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mij euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim serioz për largimin masiv të ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë dy vjetëve të fundit. Sipas postimit të tij në Facebook, mbi 11% e ushtarëve kanë lëshuar FSK-në vetëm në vitet 2023 dhe 2024.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se vetëm në vitin 2023, 257 pjesëtarë kanë lëshuar FSK-në, ndërsa në vitin 2024, numri i largimeve ka kaluar 200. Haradinaj vuri në dukje se shumica e ushtarëve që largohen përmendim kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme si arsye kryesore.

“Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që qeveria po i bën ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018,” tha lideri i AAK-së. Ai shtoi se edhe pas katër vjetëve të qeverisjes aktuale, numri i pjesëtarëve të uniformuar mbetet nën 4,000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është neglizhuar pothuajse plotësisht.

Duke ftuar rininë t’i bashkohet FSK-së dhe duke inkurajuar pjesëtarët aktualë të qëndrojnë, Haradinaj premtoi përmirësim urgjent të gjendjes financiare dhe kushteve elementare të punës për ushtarët. “Qysh në muajt e parë të qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”, u zotua politikani kosovar.

18 vjeçarja nxënëse shembullore në Pejë largohet nga shkolla për shkak të shamisë, Maliqi: Nagavci ta shfuqizojë udhëzimin që shkakton përçarje

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi, ka kërkuar shfuqizimin e udhëzimit administrativ që ndalon uniformën fetare në shkolla.

Në një konferencë për media pas përjashtimit të një nxënëseje në Pejë për shkak të bartjes së shamisë, Maliqi ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të ndërmarrë masa ndaj këtij institucioni arsimor.

Ai ka thënë se një nxënëse është përjashtuar nga shkolla “Bedri Pejani” në Pejë, me vendim të drejtorit të shkollës. Sipas tij, drejtori ka thënë se “vetëm jam duke e zbatuar udhëzimin administrativ”.

Fillon dëshminë Demush Krasniqi në Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 89-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) Demush Krasniqi i cili mban kodin 03885 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace. Sipas përmbledhjes së lexuar nga prokurori, i njëjti kishte qenë i pranishëm kur ishin liruar Cen Desku dhe Jakup Kastrati.

“Dëshmitari 03885 u kyç në njësitin Lumi në Balincë të Malishevës rreth majit të 1998-ës. Më pas, shërbeu si anëtar i Policisë Ushtarake në Brigadën 122 përfshirë edhe Zonën e Dragobillës. Dëshmitari 03885 ka qenë në Dragobillë me Fehmi Kryeziun dhe Skënder Hotin kur një veturë me shenja të UÇK-së mbërriti me dy ushtar që u prezantuan si pjesëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe i kërkuan dëshmitarit 03885 dhe të tjerëve të shkonin dhe të thërrisnin dy persona që të merrnin pjesë në një mbledhje me OSBE-në. Dëshmitari 03885 dhe të tjerët morën Jakup Kastratin dhe Cen Deskun nga një takim dhe i shoqëruan tek vetura. Kastrati dhe Desku hyn në veturë. Një veturë tjetër u shfaq më pas dhe të dyja veturat u larguan së bashku. Dëshmitari 03885 ka qenë i pranishëm kur Kastrati, Desku dhe të tjerët u liruan rreth një muaj pasi i kishin marrë prej Dragobillës”, tha prokurori.

Tutje, prokurori tha se Krasniqi do të jep dëshmi edhe sa i takon rolit të tij në UÇK, vijave të raportimit të njësive të UÇK-së etj.

“Dëshmitari 03885 po ashtu jep informata sa i takon rolit të tij dhe të tjerëve në UÇK si dhe konstruktuarës, veprimtarive, kompetencave dhe Zonave të Përgjegjësisë dhe vijave të raportimit të njësive të UÇK-së përfshirë njësitin Lumi, Brigadën 121 dhe 122 si dhe njësitë e Policisë Ushtarake të UÇK-së”, tha prokurori.

“I qëndroj mbrapa”, tha dëshmitari kur u pyet se deklaratat që ka dhënë për Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe ZPS-në a pasqyrojnë realitetin.

Tutje, dëshmitarit iu tha se në deklaratën për Prokurorinë kishte thënë se kur u kyç në Policinë Ushtarake ia dhanë një mantel të zezë me një emblemë.

Ai pohoi se iu ishte dhënë një kartelë që tregonte se ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas kësaj, iu prezantua nja fotografi për të cilën dëshmitari tha se ngjasonte me kartelën që ai e kishte.

Në prova materiale u pranuan të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët për autoritetet e hetuesisë.

Para se të fillojë dëshminë e tij, Demush Krasniqi kërkoi nga gjyqtari fjalën duke thënë se dëshiron që të prezantoj një rregull të familjes se tij.

“Dua të ua prezantoj një rregull të familjes sime a bën?. Ngjarje familjare…”, tha dëshmitari.

Për këtë, kryegjyqtari Charles Smith III tha se nuk ka kundërshtime por ta bëjë këtë gjë pasi t’i përfundojë prokuroria pyetjet e tyre.

“Nuk kemi kundrështim, por të mbarojë Prokuroria me pyetjet dhe pasi të përfundojë prokurori mund ta bëni deklaratën tuaj”, tha kryegjyqtari.

Sipas kryegjyqtarit, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjas rreth gjysmë dite e që nga kjo kohë, gjysmë ore i ka kërkuar Prokuroria për pyetjet e veta. Ndërsa, mbrojtja ka parashtruar se i duhen rreth dy orë e 30 minuta për kundërpyetje.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se ka ndryshime në orarin e seancës të se enjtes. Ai tha se pushimin e drekës do ta bëjnë vetëm për një orë duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 14:00 e që seanca e pas pushimit do të zgjasë vetëm deri në orën 15:00.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit përveç Hashim Thaçit i cili është i pranishëm përmes video-lidhjes.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sarrazin: Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe

Ndërsa Gjermania përgatitet të presë samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor, duke shënuar 10 vjetorin e platformës së lidhur me BE-në për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, i dërguari gjerman në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar Kosovën dy herë në një mision për të sqaruar problemet me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA.

Në një intervistë për Balkan Insight, Sarrazin ka thënë se Kosova rrezikon izolim më të thellë për shkak të ndalimit të importeve serbe.

“Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon të ndalojë importet serbe”.

Më 5 shtator, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Sarrazin, në vizitën e tij të dytë në Kosovë brenda një afati të shkurtër kohor, i kishte kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të heqë ndalimin e vendosur në qershor 2023 për importin e produkteve të vendit.

“Në këmbim të heqjes së ndalimit, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA-s nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, por do të përfaqësohej vetë”.

Megjithatë, emri i saj do të shkruhej si Kosovë*, që të çonte në një fusnotë ku thuhet se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur përfundimisht sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke reflektuar refuzimin e Serbisë për ta njohur atë si shtet të pavarur.

Vendet që do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 23.09.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

 

 

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Në TS 35/10 kV Parku i Biznesit

 

 

Nga dalja 10 kV Komorani do të ndërprehen TS-at:

TS 10/04kV Komoran te Vilakët (kodi: 16023007103) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

TS 10/04kV Komoran te Berishët (kodi: 16023007104) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

TS 10/04kV Komoran te Mulakët (kodi: 16023007105) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

 

 

Vendet: Te Vilakët, Berishët dhe Mulakët.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive- pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.2.

Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërpritet:

Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

 

 

Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërpritet:

 

 

Dalja 10kV Llapushnik (kodi: 16100028) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

Vendet: Berisha, Novosella dheKleçka.

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie,ndërrimi i një shtylle të aksidentuar afër stabilimentit në Komoran.

3

 

 

Nga TS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërpritet:

Dalja 10kV Komorani (kodi: 16023007) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Komorani, Komoran -Lagjja e Koperativës, Komoran Zogaj, Komoran Ibriqet, Zabel i Lartë, Ujësjellësi Prishtina Komoran, Vukovc (një pjesë), Llapushnik (një pjesë) .

Arsyeja: Ndëprerje për siguri- ndrërimi i një shtylle 12/1000 të aksidentuar afër stabilimentit në Komoran.

 

 

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërpritet:

 

 

Dalja 10kV Vrella (kodi: 54000002) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Sine, Gorijeq, Rr.Rexhë Murati, Rr.Bajram Gashi, Cërrcë, Lubozhdë, Vrellë, Izet Shatri VrellëStupë, Studenicë si dhe BRRE Hc Istog.

Arsyeja: Mirembajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

2.

 

 

Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Fusha e Pejës (kodi: 50000009) prej orës 08:30 deri në ora 12:30.

Vendet: Bajraktaret, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, LLabjan, Bllagaj

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

 

 

3.

Nga TS 110/10(20)kV Istogu do të ndërpritet:

Dalja 10kV Istogu 1 (kodi: 54000008) prej orës 08:00 deri në ora 13:00.

Vendet: Istogu i Poshtëm, Muzhevin Arifaj, Muzhevin Blakaj, Muzhevin Gateri, Muzhevin 1, Ukaj,Dragolevci i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevin Balaj Kabashte Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevin Jahaj Dragolevc e Reja, si dhe HC” Burimi” Istog.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

Prizren

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërpriten:

Dalja 10kV Korisha (kodi: 31000010) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

Vendet: Lubizhda I, Lubizhda II, Lubizhda III, Gani Zekaj, Lagjja Ahmetaj, Kamila, Bosch, Eda, Grupi i Bizneseve.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve dhe energjizimi i TS-it, sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërpritet:

Dalja 10kV Drenica (kodi: 41048001) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Pjesë e Rrezez( Leletiqit) Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shalë dhe  Krojmirë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive- pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe ndërrimi i izolatorëve.

****
Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Fshatrat- Magure (kodi: 41048002) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Magure, Medvevc, Dobrajë, Rreze, Blinaje, Qylage, Poturovc, Torine, Poturovc dhe Gllanicë.

Arsyeja:  Projekte investive, punimi në trafoshtyllë-projekti Dobrajë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10 kV Mitrovica II do të ndërpritet:

Dalja 10kV Koshtova (kodi: 70000005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Koshtovë, Vinarcë i Ulët, Vinarcë i Epërm, Gushafcë, Koprivë, Broboniq dhe Gradevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive- pastrimi i trasesë dhe vendosja e shtyllave 10 kV.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërpritet:

Dalja 10kV Ura e Terezive (kodi: 81000004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj Kushavec, Muhadër, Pnish, Rogovë, Smaq dhe Ujëz.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet:

Dalja 10kV Ratkoci (kodi: 82081006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc, Xërxe (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie – vendosja e shtyllës  9/1000.

3.

Në TS 35/10 kV Malisheva

Nga dalja 10 kV Bellanica do të ndërpriten TS-at:

TS 10/04kV Senik (kodi: 82082005016) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

TS 10/04kV Nuhi Zylfija (kodi: 82082005017) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

TS 10/04kV Senik II (kodi: 82082005018) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

TS 10/04kV Lladrovci I (kodi: 82082005019) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

TS 10/04kV Lladrovci II (kodi: 82082005020) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

TS 10/04kV Lladrovci I ri (kodi: 82082005025) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

TS 10/04kV Lladrovci IV (kodi: 82082005030) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

TS 10/04kV Senik Pompa (kodi: 82082005041) prej orës 10:00 deri në ora 11:00.

Vendet: Senik dhe Lladroc.

Arsyeja: Ndërprerje per shkaqe sigurie, ndërrimi i një shtylle të aksidentuar afër stabilimentit në Komoran.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Gjilani II do të ndërpritet:

Dalja 10kV Kufca (kodi: 60061006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Kufca, Stanishor, Mellci, Strazhë, Kosmata, Draganca, Manastiri, Mozgovë, Makreshi iUlët dhe i Epërm, Draganci i Vjetër.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive- ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

****

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërpritet:

Dalja 10kV Pozhorani (kodi: 61065014) prej orës 10:30 deri në ora 13:30.

Vendet: Fshati Pozhoran dhe fshati i Ri, Ramjan.

Arsyeja: Për realizimin e punimeve sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

Mbyllet manastiri në Banjskë, kjo është arsyeja

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorë nga sot deri më 26 shtator.

Në njoftim thuhet se kjo do të bëhet “për arsye të sigurisë dhe që të ruhet paqja, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”.

Ndonëse nuk është përmendur në njoftim, më 24 shtator bëhen 1 vit nga sulmi i armatosur i terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në mesin e tyre edhe Milan Radojçiq.